Faleminderit
Azgan Haklaj: 21- vjetori i renies së Sali Çekajt "Veteranit"
E diele, 19.04.2020, 02:00 PM
Kosharja Meka Dhe Jeruzalemi i Lirisë Dardane
Në
rrasat e gurët e saj u nënshkrua ngadhënjimi i UÇK-së së Lavdishme
Tropoja
Oaz i lirisë, Kryeqytet i luftës për çlirimin e Kosovës
In memorium në 21-
vjetorin e renies së Sali Çekajt "Veteranit"
Nga
Azgan Haklaj
Sa
herë të flas për Betejën e Koshares kam prapë për të thanë, për madhështinë e
saj, qëndresën titanike të misionarëve të Kombit, ngadhënjimin e UÇK-së së
Lavdishme mbi ushtritë konglemorate sllave, nënshkrimin e kësaj lavdie në
rrasat e gurët e saj, me gjakun e deshmorëve, ashtu si nënshkrimi i Kuranit mbi
rrasat e Mekës.
Rrasat
e gurët e lirisë në Koshare janë shëmbëlltyrë e Gurit hyjnorë të Qabesë së
Adamit, Ibrahimit dhe Ismailit.
Gurët
e lendinave të saj të kujtojnë Murin e Lotëve në Jerusalem, Shkëmbim e Golgotës
së Krishtit, Kupolën e Shkëmbit nga i cili Muhameti udhëtoj për në parajsë.
Të
kujtojnë Tempullin e mbretit David, vendin ku Abrahami ishte i gatshëm ta
flijonte të birin Isakun për Përendinë.
Muri
i Lotëve simblizon rezistencën e hebrejëve ndaj babilonasëve, sirianëve,
filistinëve, romakeve, otomanëve, jordanezëve.
Ai
është simbol i përndjekjes, shfarosjes dhe holokaustit nazist, ku miliona
hebrejë humbën jetën, dhe miliona të tjerë u vranë nga Stalini.
Edhe
Bjeshkët e Koshares gurët e lëndinave të saj, varri i Omerit aty janë deshmi
autentike të betejave të Kreshnikëve të Jutbinës Mujit dhe Halilit me krajlitë
serbe.
Mali
i Shkelzenit është deshmitar i dyluftimit të Gjergj Elez Alisë me bajlozet e
detit.
Aty
janë arkivuar legjendat e Kreshnikëve të Jutbinës.
Ashtu
siç ka parë dhe dëgjuar Krishtin Mali i ullinjëve, siç janë dëshmitarë pllakat
e gurta për trupin e tij shtrirë mbi to, edhe gurët e Koshares e të Shkëlzenit,
malet e lisave, pishave, aheve, zogjtë e shqipet në qiell kanë parë e degjuar
dylyftimet e kreshnikëve tanë me krajlitë serbe dhe me bajlozët e detit.
Çdo
gur, lis e pishë e Koshares, orët e malit, zanat dhe shtojzovallet janë
dëshmitarë të heroizmave të dragojëve të Lirisë Dardane përballë demave të
tërbuar sllavë për çlirimin e një populli që kishte sakrifikuar për lirinë si
Krishti dhe i vendosur si Muhameti, me besim Abrahamian tek Zoti, që mbijetuan
si hebrejtë për më shumë se 23 shekuj, në përballje me shumë pushtues.
Me
dt 9-të prill të vitit 1999-të filloi Beteja Homerike që shembi kufirin mes
shqiptarëve.
Ajo
kishte rreth 40 ditë që pregatitej dhe zgjati deri në çlirimin e Kosovës, për 70-të
ditë, një luftë frontale përballë një ushtrie me forca të mëdha, teknikë dhe
armatime shumë më të fuqishme se UÇK-ja.
Por
UÇK-ja kishte idealin, motivin, forcën, drejtësinë hyjnore të Kauzës për
çlirimin e Kosovës dhe besimin tek Zoti për realizimin e saj.
Kjo
betejë u udhehoq e finalizua nga një strukturë e mirëfilltë ushtarake, që i
parapriu një pregatitje ushtarake, dhe u drejtua nga kuadro e oficerë elitë.
Kishte
të kompletuar njesitë me efektivë, armatim, municion, logjistikë të gatshëme
për luftë, vëzhgim të terrenit e precizimin e forcave përballë, plazinim dhe
përpilim të planit ushtarak, bazuar në manuale e doktrina standarte me elementë
të Natos.
Drejtimi
i veprimeve luftarake bëhej nga një hierarki e mirëfilltë ushtarake me moton:
"Eprorët
në ballë të luftimit - ejani pas nesh".
Beteja
e Koshares është përballje me front të rregullt për gjatë gjithë periudhës.
Ajo
ishte betejë mbarëkombëtare, betejë e bashkimit, në të cilën merrnin pjesë
bijtë e bijat nga të gjitha trojet arbërore, nga Diaspora, të gjithë faktorët
politikë të Kosovës.
Ishte
betejë internacionale sepse në mbështetje të saj kishte anglezë, gjermanë,
francezë, algjerianë, boshnjakë, nga të cilët pati të plagosur dhe deshmorë, e nga ana tjetër në
ushtrine konglemorate jugosllave pati dhe oficerë rusë, paramilitarë e
mercenarë sllavë që i lanë kockat aty.
Beteja
e Koshares ishte e kordinuar në përfeksion me Zonën Operative të Rrafshit të
Dukagjinit të drejtuar nga Ramush Haradinaj dhe në akord të plotë me Naton.
Gjenerali
Klark ka shkruar në kujtimet e tij, në librin "Të bësh luftë
moderne":
"Kishim
vëzhguar se si kishte hapur UÇK-ja një korridor, i cili në verilindje çonte në
Kosovë, nëpërmjet Fshatit Koshare.
Lufta
e vazhduesheme aty shpesh i detyronte forcat serbe të dilnin në terren të hapur
dhe na mundësonte ne t'i sulmonim ato".
Kjo
betejë ngjalli besimin e ngadhnjimit të UÇK -së mbi zhupanët e Serbisë dhe
zgjoj shpresën tek populli i Kosovës për çlirim dhe kthimin në trojet e veta.
Ishte
betejë frontale dhe luftimet ishin ballë për ballë, e jehona e pushkëve nuk
pushonte në shi dhe në borë për rreth 24 orë.
Kjo
betejë i zbatoj standartet ndërkombëtare si me të vrarët ashtu dhe me robërit e
luftës.
Ajo
ngjalli shpresën për liri, theu kufirin ndërshqiptarë, e shkuli piramidat e
shtetit jugosllavë dhe mundi ushtritë sllave me forcën e armëve.
Pjesa
e çliruar u mbajt nën kontroll dhe serbët nuk arritën të rimarrin asnjë
territor të humbur pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme me mbi 5000 forca
ushtarake në terren.
Me
dt 11-të ra në Rrasën e Koshares njeri prej hartuesve të platformës së
"Operacionit Shigjeta", poeti dramaturgu, i pari që shembi piramidën,
Komandant "Katana" Agim Ramadani.
Me
16 prill në Rrasën e Koshares ra Fadil Maloku nga Juniku.
21-vite
më parë me dt 19-të prill në Betejën e Koshares ra njeri prej hartuesve të
operacionit, figura poliedrike shumë dimensionale, juristi, politikani,
intelektuali, oficeri gueril Komandant "Veterani", Sali Çekaj, i cili
bëri gjithça mundi për çlirimin e
Kosovës.
Ai
ra për të mbetur në pavdekësi në Rrasë të Koshares.
Vepra
e tij u derdh në bronz dhe në këngë.
"M'ka
rritë nëna n'zhguna veku
Ma
thonë emrin Sali Çeku
I
thonë Sali Çeku trimit veteran
I
këndon dyfeku një këndim dardan
Jo
nuk e ndal hapin ky kollos i Kombit
Jo
nuk e ndal vrapin ka bekim prej Zotit."
Bashkë
me Salihun, atë ditë ranë në Altarin e lirisë edhe 13-të deshmorë, nga këta 7-
të në Rrasë të Koshares dhe u plagosën 19-të luftëtarë.
Luftën
e vazhduan shokët e idealit duke korrur suksese të jashtëzakonshme.
Brigada
e 138-të që mori emrin e Agim Ramadanit nën drejtimin e strategut Rrustem
Berisha u ba barrikadë pathyeshme.
Prilli
ishte i përgjakshëm, kudo binin trimat por nuk i lëshonin Istikamet sepse në
këtë betejë maratonë menjëherë vinin shokët e idealit.
Me
dt 11-të maj e gjithë Ushtria Jugosllave ishte urdhëruar që me çdo kusht të
merrej Posta e Koshares dhe gjithë territori deri në kufijtë ekzistues, por pas
shumë përleshjeve të përgjakshme për disa ditë, pandërprerë, ushtritë
konglomerate sllave që kishte dhe oficerë rusë e paramilitarë sllavë u thyen
keq e u kthyen të mundur dhe të turpëruar, më bisht ndër shalë.
I
gjithë maji ishte tragjik, luftë e vazhduesheme për më bilanc triumfues të
UÇK-së.
Pozicionet
strategjike të fituara me mund e sakrificë mbaheshin me stoicizëm.
Me
dt 16-të maj ra në Rrasë të Koshares Abaz Thaçi, nga Drenica.
Me
dt 31 maj ranë aty ku toka puthet me qiellin, 2305 m mbi nivel të detit, në
Rrasë të Zogut, Xhemajl Fetahu nga Peja dhe Milazim Shala nga Deçani.
Luftimet
vazhduan edhe në qershor, deri në çlirimin e Kosovës dhe Kosharja qëndroj Kala
e pathyeshme.
Në
Rrasat e saj u nënshkrua ngadhënjimi i lirisë.
Ajo
do pagëzohet në histori si Qabeja e triumfit të ëndrrës, e Lirisë Dardane.
Në
Betejën e Koshares ranë për të mbetur të pavdekshëm në Panteonin e Kombit
113-të deshmorë.
Gjaku
i tyre rrodhi nga Rrasat e Zogut dhe Koshares bashkë me lumin e Erenikut për të
njomur lulëkuqet e Junikut e Gjakovës, karajfilat e Lirisë së Kosovës.
UÇK-ja
e lavdishme e realizoj ëndrrën shekullore të Kosovës për liri, shkuli piramidat
dhe gurët e kufirit vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve.
Pritjen
e gjatë, por edhe prognozën për përmbushjen e saj na e sjell ma pathos kënga
brilante e interpretuar nga znj Fatmira Breçani "Mjeshtër i Madh", me
tekst të z Hamit Aliaj "Mjeshtër i Madh", kompozuar nga Skender
Doshlani "Mjeshtër i Madh", e cila ishte pregatitur për Festivalin
Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1988-të, por u ndalua nga pushteti
diktatorial i Enver Hoxhës.
"Kapërceva
Erenikun e u nisa për në jetë
Karajfilat
që mi fale po i ruaj tash 100- vjet
O
moj lulëkuqja e Gjakovës
O
sa m'ka marrë malli për ty
Në
mes nesh një lumë me valë
S'po
na len me u pa me sy
Emrin
tënd ja'u kam m'sue zogjëve
Të
gjithë zogjtë emrin t'a dinë
Karajfilat
që mi fale
I
kam mbjellë në liri.
U
mbush qielli me karajfila o moj e mira nga Gjakova
Emrin
tënd ja'u m'sova zogjëve, mos kujto se
të harrova".
Në
inagurimin e Shtatores së Sali Çekajt në Deçanin legjendarë të Haradinajve
Presidenti Rugova në pershëndetjen e tij e vlerësoj shumë Betejën e Koshares
dhe çmoi lart rolin dhe kontributin e Sali Çekajt.
Rugova
çmoi shumë mbështetjen e Tropojës për
çlirimin e Kosovës.
Ai
tha se Tropoja në shekuj ka qenë djep i patriotizmit dhe nacionalizmit.
Ajo
ishte në shekuj kështjellë e pamposhtur, barrikadë e invadorëve të ndryshëm.
Tropoja
është Oaz lirie theksoi Rugova në fjalën e tij.
Ai
vleresoi Betejën e Koshares dhe thyrjen e kufirit.
"Kosova
ka liri se pati Koshare.
Mirënjohje
për Tropojën tha Presidenti".
Sigurisht
që ndihesha krenar për kontributin e shquar të vendlindjes time në historinë
shumë shekullore, në betejat për liri e çlirim kombëtar për gati dy shekuj.
U
ndjeva krenare atëherë, e këtë krenari dhe emocion e percolla në pershëndetjen
time për të pranishmit si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por e ndiej
edhe sot kur po shkruaj për kontributin
e Tropojës dhe djemëve të saj për çlirimin e Kosovës.
Mirënjohje
për deshmorët tropojanë Bilbil Breçani, renë në Koshare dhe Fatmir Doçi renë në
Smolicë.
Mirënjohje
për luftëtarët e lirisë nga Tropoja Zaj Çela, Feriz Trezhnjeva, Rakip Sadikaj,
Rexhep Kërtoçi, Besim Kuçana, Hysni Neziri, Xhevahir Selmani, Avdyl Trezhnjeva,
Avdi Sallahi, Ali Çeka, Vendim Demaj, Halil Demaj, Shpend Demaj, Skender Agaj.
Mirënjohje
për gjakun e derdhur e plagët e Zajës, Hysniut e Shpendit.
E
si mos të ndihesha unë krenar atëherë e sot për djaloshin nga Tropoja, tmerrin
e serbëve Rakip Sadikaj "Bresheri i Zi", kordinatoi i artilerisë dhe
këshilltari i Komandantit Rrustem Berisha e bashkëpunëtori i ngushtë i
Kalorësit të Lirisë Ramush Haradinaj.
"Bresheri
i zi" ishte bërë tmerr për armikun.
Kur
në radiolidhje kerkohej nderhyrja e "Breshërit të bardhë" për ne dhe
i "Zi" për serbët, forcat sllave i kapte paniku dhe jepej komanda
"Në strehim", njësoj si- kur goditej nga aeroplanët e Natos.
Beteja
e Koshares është unike, simotër e Betejës Spartane të Termopileve përballë
ushtrive perse të Kserksit, simotër e Betejës së Qerbelasë .
Ajo
pati mbeshtetjen e fuqishme të Tropojës e cila u ba "Kryeqytet" i
luftës për çlirimin e Kosovës në vitet 1997-të -1999-të dhe
"Kryeqytet" i mikpritjes e cila priti 20000 vëllezër e motra të
Kosovës.
Alpet
e kanë çmimin" Nobel" për bukurinë.
Natyrisht
Tropoja e ka çmimin "Nobël" për historinë e saj të lavdishme.
Tropoja
është "Nderi i Kombit".
Nderim
për herojtë e gjallë dhe të vdekur të kësaj beteje,
113-të
deshmorët e saj prehen në lendinat e Koshares.
Nderim
respekt e mirënjohje për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Atdheut.
Lavdi
deshmorëve të Kombit.