Faleminderit
Eduard Dilo: Ndërroi jetë shqiptarja e madhe Lume M. Juka
E diele, 10.05.2020, 10:43 AM
NE NEW YORK, NDERROI
JETE SHQIPTARJA E MADHE ZONJA LUME M. JUKA
Nga
Eduard M. Dilo
Me
hidherim, trishtim e tronditje shpirterore, mesova se ka nderruar jete Zoja
Lume M. Juka, profesoreshe e nderuar, moter
ne shpirt dhe bashkepunetora e mike e afert e Nanes sone Terese. Krejt bota shqiptare dhe Kombi yne
humbi nje intelektuale dhe patriote te shquar, nje grua e rralle, aq sa te
huajt ketu ne N.Y. kur bisedonin me te, e pyesnin plot gezim e dashuri: "
na duket sikur takuam e biseduam Nanen Terese;
ju lutem kush jeni ju, si e keni emrin?". Ajo me thjeshtesine, butesine, miresine dhe driten qe reflekton ne ata syte
e saj plot embelsi, u pergjigjej:
"Jam
Shqipetare, ashtu si ishte dhe Nana Terese, ngjaj si duket me te, se jemi nga
nje vend, e duke qene per shume kohe prane Saj kam -si duket - dicka te marre
prej Saj!"
Zoti
e kish sjelle qe une te bisedoja e
takohesha shpesh, te takohem e te degjoj mrekullite e dala nga zemra e kesaj
Zonje, qe nuk nderon vetem Shkodren qe e
lindi, por krejt Kombin tone. E kompletuar me nje kulture qe do t'a kish zili
gjithkush, ishte aq e pervuajtur sa dhe
e ditur; ishte vete MIRESIA, si ka
qene motra e saj, Shkencetarja Shqiptare Prof. Dr. Safete S.
Juka, apo vellezerit e saj, Burhan e Fiqiret.
U nda nga jeta, duke lene mbrapa vetem shembell e drite-dritesie. Tere
jeten ja perkushtoi me zemer e shpirt vetem Kombit, mori pjese kudo dhe
kurdohere ne gjithe aktivitetet ku percillte dhe predikonte me urtesi e miresi
vec dashurine e pa kufi qe kish per Atdhene. Ishte e thjeshte dhe teper
modeste, kurre nuk beri dicka per tu dikur e rene ne sy, por vec bente ate qe
ja thosh zemra e shpirti, mbrujtur e edukuar ne shtepi vetem me ndjenje
atdhetare. “ Patriotizmin dhe dashurine per Kombin e quante detyre, dhe nuk
kerkoi kurre shperblim e perfitim prej tij”.
Bota shqiptare sot eshte me e heshtur, eshte ne zi se humbi nje nga
intelektualet e pakta qe ka ne gjirin e saj. Te prehesh ne Paqen e Zotit mikja
jone e madhe Zoja Lume M Juka. Do te jeshe e pa harruar ne kujtimet tona, qe te
deshem e na deshe aq shume. Zoja Lume, ne biseda me tregonte fjalet e vellait te saj te madh, Prof Burhan
M Juka. E folmja e saj ashtu urte e bute
si vetem Ajo Zoje Engjellore dinte te fliste me tingellojne dhe sot ne kete
dite kur mesova per humbjen e saj, e plot dhimbje po I shkruaj.
Thojshe:
"Vdekja
asht gjaja ma e sigurta per cdo njeri. Gjithashtu edhe ma e thjeshta. Sejcili
prej nesh do t'a perballoje. Por kur? e si? Kerkush se di. Kur te vije me me
marr, vdekjen t'eme, ju lutem, mos e bani tragjike, tue u zhyte ne zi, ne
trishtim, ne vaje- ne disprim. Vizita ngushellimi, ceremoni, fjalime, funeral e
lajmerime neper gazeta, televisione ose internet te mos bahen. Perse me i
trazue e me i detyrue miqet e te njoftunit me thure lavdata e fjale te bukura
perpara arkivolit t'em? ....
Vetem
Zoti na shef e na njeh si jena me te vertete. Vdekja per mue asht si me shkue
n'udhetim.
Kur
mos te me shofin e zanin mos te m'a ndigjojne ma ne telefon e pyesin: "Ku
asht? - "Iu pergjegjeni: "Ka shkue ne nji udhetim pa kthim". Nji
lajm vdekjeje asht gjithmone trondites.... Pra, sa ma qetesisht, i vini ne
dijeni se un nuk jam ma ne ket bote...."
NGA DITARI I PROF. LUME
M. JUKA PER SHENJTOREN NEN’ TERESA
Ne
keto dite te trishtuara, per humbjen e Z. Lume M. Juka, e ndjej si
domosdoshmeri te sjell pjese nga Ditari i saj plot vlere, dhurate Familjes
Dilo-Sheperi. Ditari i saj, shkruar thjeshte, cilter, me nje shkrim te qarte e
te bukur, ka shume Hyjni, se shkruan per Hyjneshen me origjine shqiptare, Shen’
Tersen e nderuar dhe respektuar nga mbare njerezimi:
E
marte, 2 Qershor 1981
Jam
në dhomen e vogel ku ka me fjete Nana Teresa sonte. Po Asht e vertete. S’mund te ju besoj syve te mij. Zemra me rreh me nji gezim e mirenjohje te pa pershkrueshme. Duhet te shkruej dicka qe te me mbesin,
perndryeshe kam me kujtue se kam kene anderr.
Ode sa grimca. Nji shtrat hekuri. Nji dyshek i holle, ma fort jorgan
se dyshek. Shume ma i ngushte e
ma i shkurte se shtrati... mbulue me nji carcaf te vjeter e nji batanie (
jamulli)te lehte.
Ne
mur : nji Kryq I bame me dy dega, ose dy krande te thata. Nji lutje e shkurte n’ anen e dritares ( vue
aty sigurisht nga murgeshat). Ne paca kohe kam me e kopjue). Nji drase me kater kambe:(
tavolina e saj ku shkruen kur ka kohe ). Nji moter posa’ vuni siper saj tashti
ne nje gastare cfardohi, njo drandafile te keputun ne kopshte.( kan nji kopesht
te vogel. Kur mrrina te dieln m’u duk si me u kthye ne Shqipni, asht i rrethuem
me mure te nalta e ka dy manda mbushe me kokrra, qe kane me u pjek
perseshpejti. Bare e drandofile. Ne
midis statuti i Zojes Bekume. Zogjet qetesisht cicrojne e kendojne). Cka ka
tjeter? Vare ne mur nji kalendan fale prej ndokujt, e sigurisht e fale
gjithashtu nji komon i vjeter me dy syza te shtrembta te cilat patjeter me mezi
cilen e hapen...
N’ket
ode flene ndoj murgeshe ose aspirante, ose “ come and see”kujt t’i takoje, kur
s’asht N. Teresa ne NY. Simbas nji
rregulli qe paskan M.M. cdo muej nderrohen dhomat: here here te takon me fjete
ne dormitore ne podrum, here per toke, here n’ode ne vedi. Para se te vinte
N.Teresa aty kishte fjete Sn.Mirmala : per toke ne dyshek te holle te cilin -
diten- e mblidhte ne nje qoshe. E pashe,
se mue me thane sot me ja goditi shtratin N.T... U shendova persetepermi: Me i godit shtratin
nji Shenjtneshe Shqiptare.... M’u duk si me me dhane Zoti nji mission prane
vendit t’em. Cili mund te jete?...