Faleminderit
Lekë Mrijaj: Prelat Nderi mons. Nikollë Mini, mbetët një figurë madhore
E premte, 15.05.2020, 12:21 PM
Prelat Nderi mons. Nikollë Mini, mbetët një figurë madhore në rrafshin kombëtar, fetar e kulturor
(Analizë
përmbledhëse në kuadër të njëzet e tetë vjetorit të kalimit në amshim të prelat
nderit, mons. Nikollë Mini)
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Mons.
Nikollë Mini, kapelan i Shenjtërisë së Tij, Papës Palit VI, sot, njezët e tetë
vite më parë kaloi në amëshim. Ai, si një meshtar e Prelat Nderi, mbetët një
figurë madhore në rrrafshin kombëtar kishtar e kulturor, i cili perveq misionit
të tij meshtarak ishte jo vetëm në sherbim të kishës e grigjës së tij kishtare,
por edhe në sherbim të kauzës kombëtare për të drejtën sovrane e lirinë e
popullit shqipëtar në pergjithësi, gjë qe veprimtarin e tij e njohin shumë
breza të vjetër dhe të mesme të ditëve të sotme në mbarë Republikën e Kosovës.
Ai,
ishte një misionar mendjemprehtë, ndërtues e rregullues infrastrukturash të
kishave, kulturolog dhe organizator i rinisë katolike, mjeshtër i korit
kishtar, gojtar e orator i spikatur, publicist tejët i guximshëm me vlera
shumëdimensionale.Veq tjerash, mons. Nikolla, në korrik të vitit 1962,
(s'bashku me dr. don Gasper Gjinin) ishte autor i flepalosjes "Zani i
Zojës së Crnagorës" dhe i katekizmit me titull "Besimi katolik",
e bashkthemelues i revistës fetare-kulturore dioqeziane "Drita" (s'
bashku me imz. Nikë Prelën e imz. Mark Sopin) nga e cila revistë dolën shumë e
shumë numra dhe botime të reja që do të thotë se motoja e tyre ishte mbrojtja e
identitetit të pergjithshëm kombtarë dhe fetarë.Mons. Nikolla, pasi ishte
njohës shumë mirë i muzikës sakrale dhe bënte interpretimin e saj, ai e bëri
pergatitjën - botimin i librit: "Kantuali Kishtar Shqiptar", libër i
cili është shtypur në Ferizaj me lejën e imz. Nikë Prelës, (+ ipeshkëv i
Kosovës), libër i shtypur me 26 prill 1974 me rastin e kremtes së "Nënës
së Këshillit të Mirë".
Për
ti dhënë lexuesve shqiptar një pasqyrë kronologjike të shtjellimit të librit në
kuadër të ikjës së tij në amshim, në cilësin e publicistit po jap një
përmbledhje të shkurtër të trajtuar në librin e tij: "Kantuali Kishtar
Shqiptar".
Ky
libër është i llojit të vetëm i kësaj fushe të dijes, për faktin se deri në
vitin 1974 nuk kishte shkruar askush në Kosovë (e Trojet Tona Etnike Shqiptare)
ndonjë monografi të tillë për artin e muzikës kishtare që do të thotë se mons.
Nikolla, ishte i pari i cili e bëri një botim të tillë i cili titullohet:
"Kantuali Kishtar Shqiptar" që është një enciklopedi e llojit të vet
gjatë asaj kohe, nga i cili mund të njoftohesh e të mësosh për shumëçka rreth
rrafshit studimor e muzikor.
Fillim
libri: "Kantuali Kishtar Shqiptar", nisë me një parathënie mjaft
koncize nga + dr. don Gaspër Gjini, (famullitar i kishës katolike në Shkup) i
cili veq tjerash shton se: "Kaherë është ndie ndër ne nevoja për një
përmbledhje këngësh kishtare, të cilat këndohen si në meshë, ashtu edhe në
raste të ndryshme liturgjike. Mirëfilli dihet se Kisha prej fillimit ka
përcjellë ritet fetare me këngë dhe melodi, të cilat shprehin shpirtin e një
epoke apo të një populli. Në këtë lëmi ne shqiptarët jemi tepër të varfër.
Megjithatë, gjatë shekujve, duke falënderuar mbledhësve dhe përpunuesve të
panjohur, dhe ndër ne është pasuruar deri diku melosi kishtar, janë përvetësuar
meloditë e huaja duke dhënë një modalitet më të afërt melosit dhe shpirtit
tonë, prandaj edhe populli i njeh për të vetat. Me dashuri të madhe filloi ketë
punë të pamiradijshme fort e nevojshme mons. Nikollë Mini, famullitar i
katedralës së Prizrenit, i cili gjithë here është treguar si adhurues i muzikës
kishtare. Dhe, në vazhdim të parathënies, + dr. don Gaspri, tha se: "Ja
tani përgatiti këtë përmbledhje të bukur, të cilën në Vitin Shenjtë ia dedikon
popullit të dashur shqiptar. Në radhën e parë janë përmbledhur këngët që me
shekuj këndohen ndër ne, disa janë harmonizuar nga Monsinjori, e ka disa edhe
origjinale që rrjedhin nga ata, të cilët dojnë dhe nderojnë Kishën. Në botimin
e këtij libri na ka drejtuar dashuria ndaj kishës dhe popullit tonë. Shpresojmë
se nëpërmjet të këngëve të tija besimtaret tonë edhe më tepër kanë për ta
njohur dhe dashuruar bukurinë shpirtërore, Perëndinë, i cili është gurra e çdo
bukurie, o si dikur tha muziktari dhe besimtari i famshëm Josef F. Haydn ,,Duke
menduar në Perëndinë zemrën ma kaplon një gëzim aq i madh, sa që çdo send në
mua fillon të këndojë dhe të këndojë! Jemi të vetëdijshëm dhe për të metat që
ka ky libër, sikurse çdo vepër njerëzore. Prandaj çdo vërejtje dhe ndihmë ka
për të qenë një udhëzim më përmirësimin e edicioneve të ardhshme. Qoftë në
nderë të Hyut, Nënës sonë qiellore, shenjtërve, si edhe për shëlbim të
shpirtërave" , tha + Dr. don Gaspër Gjini famullitar i Shkupit.
Libri
i mons. Nikollë Minit "Kantuali Kishtar Shqiptar", ngërthen në vete
këtë përmbajtje të renditur: Pjesa e parë: De Angelis (Mesha Korale), me pjesë
O Zot, Lumtëri, Shenjt dhe O Qingji i Hyut. Pjesa e dytë: Në Këngët e Meshës,
autor i se cilës është kompozitori Jozef Haydn (1732-1809), kompozitor i njohur
Austriak me pjesët Në Fillimi, në “Lumni” I, në “Lumni” II, dhe në ”Besoj”.
Pjesa e tretë: Ardhja, kemi këngët “Eja shpejto”, “Drejt prej qielle”, “Nana
Shejte”, “Nanë e Mesijes”, “Qe, o Mari”, “Bini lule”, “O Nazaret” dhe “O Mari
nanë”....
Sidoqoftë,
vlen të potencohët se ky libër në fjalë është i strukturuar mirë dhe ka një
përgatitje të mirë superiore dhe profesionale, që do të thotë se vertetë
meriton të lexohet e të studiohet nga të gjithë kulturdashësit e kësaj fushe të
dijes së muzikës...
Biografia e Prelat
Nderit, mons. Nikollë Minit
U
lind në Ferizaj, më 9 korrik 1924, nga babai Kola dhe nënë Monika Kajtazi-Mini.
Pas shkollimit fillor, shkollimin e mesëm e vazhdoj në seminarin e Prizrenit e
pastaj në Seminarin e Shkodrës e të Zagrebit, ku kreu në tersi studimet
filozofike e teologjike. U shugurua për meshtar në vitin 1950 (përnjëherë me
Don Milorad Defarin, misionar kroat i mirënjohur ndërmjet shqiptarëve me emrin
Dom Mila). Mons. Nikollë Mini meshën e parë shuguruese të meshtarit e kremtoi
me 2 korrik 1950 në kishën “Zemra e shenjtë e Jezusit” në Shkup.Shërbimin
meshtarak që në fillim e nisi në Shenjtërorën e "Zojës së Crnagorës"
në Letnicë, duke vazhduar në kishën e " Shen Rrokut" Novoselë të
Gjakovës, pastaj në kishën "Zoja e Vogël" në Bec të Gjakovës, kishën
e "Zojës së Madhe" në Zym të Hasit, kishën e "Shen
Nikollës" në Velezhë të Prizrenit e së fundi në katedralen e Prizrenit.Ishte
për shumë kohë edhe këshilltar dioqezan. Nga vitet 1967-69 e kreu detyrën e
Delegatit ipeshkëvnor të dioqezës.
Mons.
Nikollë Mini, me 12 korrik 1970 në Prizren, ka realizuar edhe një intervistë me
Shen Nënë Terezën i cili me shënjtreshën kishte një afërsi familjare.
Ndërroi
jetë më 15 maj 1992 para Elterit Shenjtë perderisa celebronte meshën shenjte,
duke vulosur kështu thirrjen e tij meshtarake e përkushtimin themelor të tij
shpirtëror ndaj kishës dhe grigjës, për të cilët ishte përpjekur e shkrirë
gjithë jetën e tij sa ishte gjallë, për t'ia siguruar vehtës së tij Lumninë
Qiellore pranë Atit e Birit e Shpirtit Shënjt!
Mons.
Nikollë Mini, si Prelat Nderi i dioqezës sonë, atdhetar dhe patriot me vlera
shumëdimensionale është përfshirë edhe në Fjalorin në ASHAK pikërisht në
Enciklopedinë e Kosovës - Fjalorin Enciklopedik të Kosovës i cili gjëndet i
radhitur në faqe 142 të numrit rëndor të fjalorit 3712 (hulumtimi i gjetur-
L.M.).
Në
përmbyllje, të analizës përmbledhëse në kuadër të njezët e tetëvjetorit të
kalimit në amshim, Prelat Nderit, + mons. Nikollë Minit, i deshirojm pushim të
qetë nën ombrellën e hyjnisë qiellore. U lut për ne shqiptarët dhe pushoftë në
paqe!