E diele, 13.10.2024, 06:08 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ilmi Veliu: Hamit Emini - Shitova

E marte, 19.05.2020, 02:33 PM


HAMIT EMINI-SHITOVA

Në shenjë kujtimi, nderi e respekti, në 8 vjetorin e ndarjes nga jeta të Hamit Eminit-Shitova

Nga Dr. sc. Ilmi VELIU

Dita e 20 Majit 2012, mbeti si një ditë zije e dhimbjeje për familjarë, miqë, shokë e afaristë, erdhën e na nderuan ditën e varrimit nga të gjitha trojet shqiptare; Shqipëri, Kosovë, Pollogu e Shkupi; Manastiri, Dibra e Struga dhe të gjithë bashkëvëndasit  nga Kërçova me rrethinë.

Por unë, si bashkëvëndas dhe shok gyrbeti i tij, po edhe si historian e i burgosur politik; jam i detyruar që përpara gjeneratave të reja, të rikujtoj një pjesë biografie të atijë shpirti të mirë, patriot, i dashur e humanitar, e që sot eshtë krejt i heshtur dhe ne ta përkujtojmë.

Fati i hidhur i popullit tonë e ndoqi edhe familjen e Hamitit, prandaj për të siguruar kafshatën e gojës, në moshën 18 vjeçare merr rrugën e gyrbetit drejt Vjenës e që më vonë të arrijë në ShBA – Chikago, ku u takuam dhe punuam bashkë për disa vite. Në dosjen time përshkruhet në hollsi aktiviteti dhe veprimtarija jonë kombëtare për kohën që kimi qenë në Amerikë si antarë të organizatës , , Rinija Kërçovare, , po edhe Lëvizja Popullore e Kosovës-dega Chicago. Humanizmi dhe aftësia  shumë e madhe e Hamitit bënë që ai të avancojë në punë e afarizëm por dëshira dhe plani për avancimin e çështjes kombëtare shqiptare ishin në rend të parë dhe kjo e detyron që ai të shkoi në Zvicër, ku angazhohet në Lëvizjen Popullore të Kosovës dega në Diasporë.

Pasi e provoi gyrbetin dhe ruajti e grumbulloi ca mjete finansiare, vendos të këthehet në vëndin e të parëve dhe të themelonte disa biznese ku u tregua shumë human e i suksesëshëm. Me fillimin e pruralizmit politik, Hamiti si shumë të tjerë filloi të përkrahë dhe financojë Partitë Shqiptare që u paraqitën në atë fillim; me të vetmin qëllim të avancimit të qështjes shqiptare. Finansoi e ndihmoi hapjen e Shkollës së Mesme Drita po edhe Universitetin e Tetovës.  Ai e pati te burgosur politik  vëllaun e tij Veliun, por që na kujtonte e ndihmonte finansiarisht edhe neve të tjerëve që ishim të burgosur bashkë me vëllaun e tijë. Trazirat shkatërruese të vitit 97 në Shqipëri nuk e lanë anësh as shpirtin fisnik të Hamitit, pastaj ndihmat e mëdha për kosovarët në Luftën e Kosovës dhe luftën e Vitit 2001. Me qëllim për idenë kombëtare Hamiti ndihmoi financiarisht disa autorë kërçovarë për botimin e veprave te tyre, si; Riza Sadiku për librin e Hasan Kaleshit dhe Historia e Ballit Kombëtar; Ilmi Veliu, Historia e Skënderbeut dhe Sulltana e Qafës.

Tiparet e fisnikërisë e të humanizmit e shoqëruan gjatë viteve, duke përkrahur afarsitët

Shqiptarë që nga Manastiri, Struga, Dibra, Korça e qytete tjera.

Popullit tonë të vuajtur nuk i kan munguar dhe nuk do i mungojnë shqiptarë që do përkrahin  avancimin ekonomik dhe arsimimin njëkohësisht, por Hamiti ishte i dalluar.

Ai kishte respekt dhe dashuri te madhe ndaj te gjitha organizatave shqiptare jashta vëndit, duke filluar nga , , Shoqata Kërçovare, , në Bukuresht ku antar ka qenë edhe gjyshi i tij e deri te të gjitha shoqatat e sotëme në Diasporën Shqiptare, e sidomos Komuniteti Shqiptaro-Amerikan Chikago.

Zoti e shpërbleftë...............20.05.2020



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora