Faleminderit
Pjetër Meta: Dhe një lis i madh i Nikaj Mërturit ra…
E enjte, 16.07.2020, 08:57 PM
DHE NJË LIS I MADH I NIKAJ MERTURIT RA…
(Në
nderim të profesor Murat Gecaj, i cili është ndarë sot nga jeta)
Profesori
dhe enciklopedisti i Nikaj Merturit, prof.dr. Murat Gecaj është shuar. Largimi
i tij nga kjo jetë ka pikëlluar çdo Nilkaj- Merturas, çdo person, intelektual,
student, publicist, historian, arsimtarë dhe njeri i letrave që e ka njohur. I
dashur, i urtë, komunikues, ndihmëtarë i pakursyer, i zellshëm për në punë,
familjarë i shkëlqyer, bashkëpunues dhe i pakursyer për të zbuluar historinë e
trevës ku u lind, një eksplorues i paepur në qindra punë dhe shënime kritike,
publicistike, libra dhe paraqitje të tjera shkrimore. Murat Gecaj do të na
mungojë të gjithëve. Lamtumirë miku dhe biri i Nikaj- Merturit! Në këtë moment
të dhimbshëm dhe pikëllues, po ju sjell një jetëshkrim për profesor Murat
Gecin, i cili së shpejti do të botohet në librin kushtuar Nikaj- Merturit.
***
Një
tjetër intelektual të cilit nuk i pushoi pena, sot e kësaj ditë që prej vitit
1963, përmbi 55 vite është Murat Gecaj, nga fshati Currajt i Epër të fisit të
Nikajve. Ai lindi në fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës më 29 mars 1940. Filloren
e shtatëvjeçaren i mbaroi në qytetin Bajram Curri, kurse të mesmen në shkollën
ushtarake “Skënderbej”. Në shtator të vitit 1958, filloi studimet e larta në
Universitetin e Tiranës, dega gjuhë-letërsi, ndërsa në vitin 1960 dërgohet në
Bashkimin Sovjetik, në Universitetin “Zhdonov” në Petërburg. Pas dy vitesh, kur
u prishën marrëdhëniet midis dy shteteve erdhi përsëri në Tiranë dhe në vitin
1963, mbaron fakultetin me vlerësimin “shumë mirë” për gjuhë-letërsi. Menjëherë
pas studimeve emërohet redaktor në gazetën javore për fëmijë “Pionieri”. Në
vitin 1966 deri në vitin 1973, transferohet në Tropojë si drejtues i sektorit
të kulturës. Në vitin 1974 rikthehet në Tiranë si redaktor për arsimin dhe
kulturën e traditat në gazetën e përditshme “Bashkimi” dhe në vitin 1980 deri
në vitin 2002, redaktor në gazetën arsimore e kulturore “Mësuesi”, botim i
Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, ku dhe doli në
pension.
Prodhimi
intelektual i Murat Gecajt ka filluar që në shkollën e mesme dhe është i
pandërprerë edhe sot në moshën 78-vje?are. Ai është
përqendruar në fushën e arsimit, të kulturës, historisë, traditës atdhetare,
folklorit dhe në fushën e kërkimeve shkencore.
Në
kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në vitin 1972, iu delegua mbajtja e
një prej kumtesave më të rëndësishme të kongresit. Në fjalorin Enciklopedik
Shqiptar, ka të depozituara si autori i disa zërave për arsimin e shtypin
(Tiranë 1985 e 2010 ribotim). Ka qenë bashkautor e redaktor letrar i veprës
“Historia e Arsimit” (Tiranë 2002) dhe bashkautor në botime të tjera arsimore,
historike, folklorike etj. ka redaktuar e recensionuar disa libra të publikuara
në Kosovë, Shqipëri, Preshevë e Suedi. Ka drejtuar e recensionuar punë
shkencore të studentëve të kursit pasuniversitar për pedagogji pranë Fakultetit
Histori- Filologji.
Krijimtaria
letrare dhe jo vetëm e Murat Gecajt zë vendin kryesor në aktivitetin e tij më
jetëgjatë në fushën e letrave. Ai ka botuar 17 libra publicistikë e studimorë,
ku një vend të rëndësishëm në tematikën e tyre zënë mbresa, kujtime, studime
për Tropojën. Ai botoi në vitin 2000 librin “Si e pashë unë Kosovën”, në vitin
2001 librin “Nëpër udhët e shkollës shqipe”, në vitin2002 “Pishtar të parë të
normales së Shkupit”, jetëshkrimin “Ëndrrat e grisura të jetës sime”, 2010
pjesa e parë e 2018, pjesa e dytë. Pa numëruar botimet e tjera të shumta, më
duhet të bëj një koment për librin jetëshkrim “Ëndrrat e grisura të jetës
sime”. Ai libër është testament artistik, i vlefshëm jo vetëm për familjet e
brezat, por edhe për cilindo që dëshiron të mësojë ?’është jeta e si duhet të ballafaqohemi me të për ta
përballuar. Me një vërtetësi të habitshme artistike i përshkruan peripecitë e
jetës, mundësitë e arta e mbresëlënëse që iu krijuan në periudha të ndryshme dhe
dështimet e tyre nga prapaskenat e njerëzve, kur ai ishte i ri në moshë, i
papërvojë dhe nuk mjaftonte inteligjenca e tij për t’i kapur mundësitë e
krijuara para djallëzive e forcës së pozicionit të tjerëve që të kishin në
dorë. Falë vitalitetit, karakterit, zotësisë e aftësive krijuese, vendosmërinë
e këmbënguljes profesionale, duke mos lënë për asnjë çast studimin e
krijimtarinë që në moshë të vogël, Murati me zotësi e pasion prej gazetari,
arriti që t’i thyente barrierat absurde, duke treguar kështu dinjitetin e
njeriut të nderuar e të respektuar shoqërisht e profesionalisht gjatë të gjitha
periudhave që nga fillimet e para për shkollim universitar, e deri në përfundim
të aktivitetit si studiues, redaktor e krijues. Për një periudhë kohe Murati ka
punuar në mësimdhënie, pedagog në Fakultetin Histori-Filologji, pranë
Universitetit të Tiranës.
Autorësia
e tij në fushën e studimeve e të botimeve për arsimin e kulturën si dhe për
shkencën është e njohur në lidhjen e vazhdueshme periodike me revistat “Studime
Filologjike”, “Kultura popullore”, “Revista Pedagogjike”, “Të drejtat e
njeriut”, “Perla”, “Univers”, “Pajtimi” etj. Ai ka shkruar e botuar studime e
shkrime në të gjitha revistat e gazetat e tjera të Shqipërisë e Kosovës në
gazeta e revista në Nju Jork, Zvicër, Hollandë, Greqi, Suedi, Itali, Mali i Zi
etj.
Punimet
shkencore, historike dhe të mendimit pedagogjik, janë kërkuar të lexohen në
simpoziume e aktivitete të ndryshme në Prishtinë, Shkup, Preshevë, Ulqin Nju
Jork, Salerno-Itali, Boras-Suedi etj.
Murat
Gecaj, si intelektual i pavarur dhe aktiv, njihet si veprimtar i dalluar, duke
u bërë pjesë e redaksive të revistave e gazetave brenda e jashtë vendit. Që nga
viti 1990 është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të
Shqipërisë dhe anëtar i “Bordit të vlerësimeve të botimeve letrare e
publicistike”, pranë Ministrisë së Arsimit.
Në
vitin 1992, mbajti disertacionin dhe mori gradën “Doktor i Shkencave
Pedagogjike”.
Në
vijim e vlerësim të punës së tij shkencore, historike, letrare të folklorit, të
pedagogjisë etj në vitin 1996 iu dha titulli shkencor “Profesor i asociuar”.
Edhe
sot ai mban detyra të tjera shoqërore pa lënë pas dore krijimtarinë. Murati
është përgjegjës seksioni në Institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare,
është anëtar i shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës me qendër në Nju
Jork, është “Anëtar nderi” i shoqatës së shkrimtarëve e artistëve e krijuesve
shqiptarë, në Suedi “Papa Kelmendi XI-Albani”.
Për
aktivitetin e tij letrar, studimor, historik, pedagogjik e të gazetarisë është
nderuar me Dekoratën “Naim Frashëri” dhe dy herë me urdhrin “Naim Frashëri”.
Është nderuar me “Medaljonin e Skënderbeut”, nga komuna e Çairit- Maqedoni. Për
librin “Si e pashë unë Kosovën” (2000) nga shoqata e të rënëve të kombit shqiptar,
mori ?mimin “Nderim për Kombin”. Për punën e
aktivitetin letrar- gazetaresk është vlerësuar me disa “Mirënjohje” në
Shqipëri, Kosovë, Shkup, Filadelfia (SHBA), Salerno- Itali etj.
Është
bashkautor i 12 librave, shkrimeve, studimeve, redaktimeve letrare etj.
Që
nga viti 1963 Murat Gecaj ka bashkëpunuar me Radio-Tiranën për emisione të
arsimit, për tradita e botime letrare. Gjithashtu ka bashkëpunuar në emisionet
e radios “Blu Skaj” të Prishtinës, Radio-Gjakova, Radio- Kukësi,
Radio-Mitrovica, Radion “Dituria” në Suedi, “Zëri i Amerikës”, Radio-Moska etj.
Në
tre vitet e fundit, Murat Gecaj ka një bashkëpunim të frytshëm dhe aktiv me
shkrime të ndryshme me tematikë për arsimin, traditën në 18 faqe internet, nga
“Fjala e lirë”, në Londër “Zemra Shqiptare”, Oxford Angli, “Bota e re” Nju Jork
e në të gjitha vendet e tjera të Evropës e Amerikës ku shkruhet shqip.
Murat
Gecaj njihet nga të gjithë si njeri i qetë, i vëmendshëm, shumë shoqëror,
bashkëpunues, i ngrohtë e shumë inteligjent, nga i cili mund të mësosh. Ai ka
qenë dhe mbetet një familjar model, jo vetëm si krijues e gazetar, por edhe si
intelektual të kompletuar, për të cilin krenohet shoqëria, fshati e krahina e
tij.
PJETËR META
Publicist dhe shkrimtar