Faleminderit
Sylejman Morina: I tillë ishte Jeremija, shpirti i mirë i Arbanasit
E merkure, 19.08.2020, 06:51 PM
I tillë ishte Jeremija, shpirti i mirë i Arbanasit
“Tek Zoti janë çelësat e ngjarjeve dhe asgjë
në tokë nuk ndodh pa Zotin” (Ivica
Mateshiq-Jeremija)
Nga Sylejman
Morina
Në shtratin   e
spitalit  të qytetit të Zarës, i  pushuan dhimbjet e mëdha  luftëtarit, shkrimtarit, komandantit, diplomatit, arbnesh Ivica Mateshiq-Jeremija. Për atë  dita e parë e 
verës kishte qenë dita e fundit 
në këtë botë të përkohshme. Shpresat e 
familjes,  miqve,
bashkëluftëtarëve u shuan me lajmin  e
trishtuar, se  shpirti i mirë  i Abneshit të Zarës  nuk do të jetë  në mesin e tyre. Sëmundja, në tre muajt e
fundit e kishte shkatërruar trupin e tij dhe nuk ia lejoi të takohej me ta.
Këtyre u mbetej  vetëm të  pranonin 
ngushëllimin dhe t’i ruajnë kujtimet e pa harruara  që i kishin për të. Nëna, Marija,  e kishte 
përjetuar  plagosjen e të birit në
frontet e luftës(Maslenica), ajo në fushëbeteja 
ia kishte menduar vdekjen, por vdekja e luftëtarit  ndodhi në spitalin e qytetit në moshën 61
vjeçare. Jeremija edhe më parë ka pasur probleme  me shëndetin, që herë pas here sëmundja  nuk e linte të qetë. Lexuesit e
vëmendshëm  të  shkrimeve të tija, kanë mundur të hetojnë, se
nga e enjtja  e 19. 03. 2020, penda  e shkrimtarit, arbnesh mr. Ivica
Mateshiq-Jeremija ishte ndalur, nuk vazhdojnë  shkrimet 
e  kolumneve në “Zadarski List”,
e  dora e tij kishte  pushuar për gjithmonë. Ai  nuk ishte pjesëmarrës   në promovimin  e veprës 
së tij  “Branitelji iz Zadarskih
Arbanasa u Domovinskom Ratu” e cila mbeti e fundit përfundimisht. 
Promovimi ishte caktuar 
në qershor  për  festën e arbneshve, por sëmundja nuk ia
kishte mundësuar pjesëmarrjen  as për një
çast  të shkurtër. B.Kotllar më njoftoi
,se “Miku ynë, Ivica Mateshiq është shumë rëndë i sëmur. Mjerisht vepra“Branitelji
iz Zadarskih Arbanasa u Domovinskom 
Ratu”, për të cilën kam kontribuar, nuk ka përjetuar promovimin meritor,
pikërisht për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.” Tani gjithçka më
ishte bërë e qartë.  Vepra iu kishte
kushtuar luftëtarëve  arbneshë,  pjesëmarrës në luftën për mbrojtjen e shtetit
të ri të Kroacisë, në të cilën edhe  9
djelmosha  kishin rënë dëshmorë. Në këtë
luftë disa arbnesh edhe kanë  pasur
pozita të larta ushtarake, si Ivica. M.Jeremija dhe brigadieri Danijel Kotlari.
Arbneshët e dëshmuan lojalitetin e sinqertë nda atdheut tyre Kroacisë. Si shumë
vepra tjera, edhe  ky  projekti i gjashti në radhë është  financuar nga vëllezërit Peroviq,
humanistë  të përkushtuar që në
vijimësi  i financojnë veprat të cilat
kanë lidhshmëri me arbneshët. Po ashtu 
nuk duhet  harruar  punën 
e  madhe të bërë  nga 
Bernardi  në përgatitjen teknike
të kësaj vepre, me dizajn të veçan të. Ideja për këtë vepër kishte qenë e Bernardit dhe e vëllezërve
Peroviq, siç ka theksuar  edhe vetë  Jeremija.
Lajmin për vdekjen e Jeremijes e kishin pritur me
pikëllim, jo vetëm  arbneshët,
shqiptarët  dhe bashkëqytetarët zaras,
bashkëluftëtarët kudo që ishin, si edhe 
ata që kishin lexuar veprat e tija. Mjetet kroate të informimit  qendror apo lokale i kishin  njoftuar me kohë  opinionin 
për vdekjen e tij,duke ofruar të dhëna konkrete për personalitetin e
Jeremijes.
Vetë përcjellja mortore madhështore, me nderime
ushtarake  dhe me pjesëmarrje të
qytetarëve tregonte  respektin e  tyre që kishin pasur   ndaj 
personalitetit të Jeremijes. Kjo dëshmoi 
se zgjedhja si qytetar i vitit i qytetit Zarës më1994 nga anketimi i
gazetës “Narodni List “nuk kishte qenë rastësi. Sigurisht,  mos të ishte gjendja pandemisë,  numri i pjesëmarrësve do të ishte edhe më i
madh. Në mbledhjen komemorative  në
sallën solemne të Universitetit  Zarës
dhe në varrim kishin  marrë pjesë edhe
personalitete të larta ushtarake,politike e kulturore. “Sot po qan familja, arbneshët e tu
dhe tërë Zara  jote. Krenar që të patëm,
me lot në sy,  i kishte thënë fjalët  shoku i fëmijërisë dhe miku, ish komandanti
Danijel Kotlar. Shumë prekëse kishte qenë  fjalimi lamtumirës  i 
bashkëluftëtarit, Zhupanit Bozhidar Login  shprehur në mënyrë elektronike..,pasi ishte
në  izolim shtëpiak . Në emër të lidhjes
së shkrimtarëve të cilës i kishte takuar 
edhe Jeremija,  kishte folur  Marijan 
Bilosniq i cili pos tjerash kishte thënë : ” Ka një kuptim simbolik për
mua. Mateshiq është shkrimtari i fundit mitik. Secila nga librat dhe tekstet e
tij ishte një falënderim. Pas gjitha roleve të tija në jetë,mbetet për ne  poeti Jeremia dhe lavdia e fjalëve të tij”.
Në varrim kishin marrë 
pjesë edhe gjenerali i njohur Ante Gotovina,brigadieri Danijel Kotlar,
Koloniel Mihovil Zubçiq. kol. Danijel Telesmaniq Did. gjen. major Mladen Fuzul,
major Joshko Pula, major  Elvis Kuriq,
etj .Nga institucionet  shqiptare kishin
marrë pjesë Ambasadori i Kosovës në Kroaci,Gëzim Kasapolli dhe atasheu ushtarak
kol. Skender Hoxha dhe   zonja Elvira
Isufi, Ministre Fuqiplotë në Ambasadën  e
Republikës se Shqipërisë në Kroaci, si dhe personalitete tjera.
Lufta e kishte bërë  Jeremijën 
shkrimtar
Jeremija, ishte një luftëtar vullnetar që nga orët e para
(1991), i ishte bashkuar forcave mbrojtëse kroate, si dhe shumë arbneshë  tjerë, me qëllim çlirimin e një pjese të
okupuar të Kroacisë nga serbo- çetnikët. Në këtë luftë  të drejtë 
mbrojtëse nuk kishte munguar as pjesëmarrja e kontributi  i shqiptarëve, qoftë duke dezertuar nga JNA
(APJ) apo duke iu bashkuar  me vullnet
ushtrisë kroate, si ushtar apo si kuadro ushtarake. Me këtë fitore historike të
ushtrisë kroate, me fitoret e Ushtrisë Boshnjake, me  triumfin e UÇK-së, në  Koshare e Pashtrik, u thye miti serb  për ushtrinë e pamposhtur serbe, përfunduan
këngët e trimërisë  me guslla, tani
filluan këngët e vajtimit..
Aty ky bien dëshmorët  ajo tokë 
bëhet e bekuar!
Jeremija, gjatë luftës ishte i pakënaqur me  pikëpamjet e zotërinjve që flisnin për  luftën nga distanca,  e disa edhe kishin qenë  skeptik 
për  mundësinë e fitores ndaj
çetnikëve, si dhe nga informimi sipërfaqësor 
i një pjese të shtypit për rrjedhat 
e luftës. Ai në këto rrethana 
filloi  të shkruante  nga fushëbetejat nën dritën e qirinjve, në
copa letre të cilat i botonte në gazetën “ Narodni List”. Në intervistën e
realizuar me të, në vitin  2010 ishte
shprehur: “Po mos të ishte  lufta,
Jeremija nuk do të ishte shkrimtar.”. “Në shkrime, ai është gjithashtu kritik
ndaj atyre që nuk iu përgjigjën thirrjes për të mbrojtur atdheun, sepse ata që
shkuan në luftë shpesh u tallën për idealizmin e tyre”.
Kujtimet nga lufta  ishin frymëzim i pashtershëm i krijimtarisë
së tij, si dhe devijimet e deformimet shoqërore 
në kundërshtim me  idealet e
dëshmoreve, luftëtarëve të gjallë, të sëmurëve 
e invalidëve. Ai shkroi për t`ia pasqyruar
gjeneratave të reja, se liria kishte kushtuar 
me gjak të dëshmorëve, me trupa të copëtuar luftëtarësh, me gjymtyrë të
humbura maleve, me invalid që në trupat e tyre i mbajnë plumbat e armikut, me
trauma të pashërueshme ,vuajtje e tmerre 
qytetaresh  pleqsh, grash e fëmijësh,  me shkatërrime ekonomike me pasoja
shumëdimensionale. Aty ku toka laget me gjakun e dëshmorit  ajo bëhet e bekuar!
Nuk duhet harruar të kaluarën, e cila atdheun  e bënë 
edhe më të dashur.. e lirinë më të çmuar.
Si askush 
tjetër  me shkrime  e mbrojti luftën e drejtë dhe të pastër të
luftëtarëve kroat, të akuzuar gjëja për krime 
lufte nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte.(Gjykata e  Hagës) qasja 
e së cilës që të fajësoheshin e barazoheshin  viktimat 
me agresorët që e gjakosen Evropën në dekadën e fundit të sh.20 !!.
Kriminelët e masakrave të shumta, gjenocidit, dhunimeve,
kampeve, shkatërrimeve,si dhe hajnat e kufomave (nga  Kosova) mos të mbeteshin të vetëm, por të
përfshihen edhe ata që i bënë rezistencë agresionit, që mbrojtën lirinë e tyre,
pragun  shtëpive, popullin,   të shpallën fajtorë. !!
Jeremija, në shkrime e 
në takime të ndryshme, në vijimësi kërkoi  kushte më të mira  për familjet 
e dëshmorëve, invalidëve e luftëtarëve. Atë e brente fakti se me qindra
luftëtarë kishin bërë vetëvrasje,  se
luftëtarëve  nuk duhej vetëm t’u
sigurohet një pension  dhe të ishin
larg  nga rrjedhat shoqërore  e të mbeteshin në margjina të shoqërisë,
sepse shumica e tyre kishin qenë të rinj nga mosha.
Veprimtaria Letrare
Jeremija  që nga
viti 1994 deri në 2020  i ka të botuara
11 vepra. Vepra e parë ishte ”Krizh Moje Braqe” Mirëpo veprimtaria e tij është
më gjerë :ka shkruar skenarë filmash,tekste për DVD, disa edhe  në bashkëpunim me Sergjo Nikpalin dhe Drago
Mariqin. B.Kotlarin. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar Ushtarak
në Bracciano - afër Romës, ishte 
shpërblyer tri herë për skenarët (2006, 2OO7 dhe2008).
Stili  i
veçantë  i të shkruarit, më fjali të
shkurta, më aq thellësi  e ndjeshmëri
shpirtërore e vazhdonte  ta pasqyronte
luftën dhe me pendë t’i mbronte vlerat e luftës .Nuk lejonte të harrohen  ata që e kishin mbrojtur Kroacinë,pa shkrimet
e tija  shumë personazhe do  ishin 
mbetur  të panjohura.  Ishte i guximshëm dhe kundërshtar  i pa kompromis  ndaj të pavërtetës dhe devijimeve sociale,  politike e morale. Në kolumnet e tija ka
shumë  rimë që tingëllojnë sikurse  të ishin 
poezi. E këto e bënin që 
dallohet  Jeremija  nga 
shkrimtarët tjerë  kroat, si dhe
nga përmbajtja e temave dhe mesazhi i tyre. Jeremija, ishte një kronist i luftës,
për  të cilën  shkroi ashtu, siç e kishte parë e përjetuar
thellë shpirtërisht zhvillimet e saj. Ai i përshkroi  me 
korrektësi, vuajtjet, tmerret dhembjen 
nga humbja e shokëve, por edhe krenarinë 
nga trimëritë dhe fitoret 
madhështore të  gardistëve.
Pjesët   e Kroacisë që nuk e kishin  përjetuar luftën dhe nuk kishin pësuar  shkatërrime 
sikurse, Vukovari, Zara, Gospiqi e Dubrovniku  nuk i kishin perceptuar fitoret e kontributin
e luftëtarëve njësoj, sikur  pjesët e
çliruara.
Personalitet i gjithanshëm
Ka pasur funksione të 
ndryshme, shoqërore, 
politike  ushtarake-kolonel, Shefi
i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Ministrisë së Mbrojtjes, Atashe
ushtarak në Itali, Maqedoni që ka 
mbuluar Shqipërinë dhe Kosovën. Jeremijes  iu 
kanë ndarë mbi 15 shpërblime 
ushtarake e civile,Nga kryetari republikës nderohet me medaljen  "Danice hrvatske s likom Marka
Maruli?a" (1998), dy herë i shpërblyer nga Papa është dekoruar edhe nga
Republika e Shqipërisë-  me
Shqiponjën   e Artë, më 2017 nga  Forca e Sigurisë së Kosovës , me Medalje për
Bashkëpunim Special nga Forcën e Sigurisë së Kosovës- 2016. Në një takim u
kishte thënë të pranishmëve,  “Kur duhet
të vendosni për  diçka, gjithmonë mendoni
për ata njerëz( Dëshmorët) dhe nuk do të gaboni. Ju mendoni  atë se çfarë 
ata menduan dhe ndërgjegjja juaj është e pastër. Ju nuk do të gaboni
nëse vendosni mënyrën si ata  menduan”
Kontakti me  Jeremijen
Ishte atashe ushtarak në Ambasadën Kroate në Itali, kur e
kisha realizuar një  intervistë, me  të cilën e kisha  botuar në 
disa gazeta  të përditshëm të
Kosovës “Koha Ditore” ,”Zëri” dhe në dhe në disa gazeta tjera. Lidhjet tona e
që nga ajo kohë asnjëherë nuk janë shkëputur . Në Zarë jemi  takuar 
edhe  gjatë promovimit të veprës
sime ,  “Arbneshi nuk harrohet”(2018),ku
edhe  ia dhurova  një kopje, të cilën e pranoi me kënaqësi. Ai
tha:” edhe unë  juve t`iu dhuroj një
vepër timen” . Më  dhuroi veprën  “Pjesma Garde hrvatske" (Kënga e Gardës
Kroate).Priste  me pa durim që një
vepër  e tija  të promovohet në Prishtinë,  dhe aty 
të takoheshim (pjesë e letrës së tij).”sp di kur vi n
Prishtin  , ma kurvi ju kame sire  leni bot falminder
Ivica ( kam mendua me prezentua
librin t ri n Prishtin para se iki n shpi spodi a kame pat kov prse kam n t
brambt dit pak problem me shndet).
Kjo dëshirë i mbeti e parealizuar që para njerëzve të
gjakut tij ta promovojë  veprën.(për mos
realizimin e kësaj  mund të dijë më shumë
prof.Bardh Rugova)
Jeremija,
gjithherë  ishte i respektuar nga  arbneshët, qarqet fetare, politike, ushtarake,
kulturore, ishte shtyllë  edhe në
organizimet  kulturo –fetare të  arbneshve. Ai bashkëpunoi  me shumë krijues arbneshë, si dhe me  shoqatat kulturore arbneshe  dhe bibliotekën e Arbanasit  me shoqatën e shqiptarëve të Zarës, si dhe me
shumë intelektualë shqiptarë.
Bashkëpunimi  me  komunitetit shqiptar të Zarës
Aktivisti i njohur
e  intelektuali Mr.Vesel Leka, i cili ka
bërë një punë shumë të madhe  e të
çmueshme në organizimin dhe fuqizimin  e
shqiptarëve të Zarës, ndërlidhjen  e
shoqatës së shqiptarëve me shoqatat e arbneshve, si dhe ndërlidhjen e
këtyre  të fundit   me institucionet e  Shqipërisë dhe Kosovës. Poashtu  kontribuon në organizimin e  mësimit të 
gjuhës shqipe për nxënësit shqiptar të shkollave  fillore e të mesme të Zarës, ka organizuar vizita
me arbnesh  në trojet shqiptare, si dhe
vizitën  zyrtare  në Shqipëri 
me  kolektivin e shkollës fillore
të Arbanasit “Kruno Kërstiq” , ku ishin takuar edhe  me 
Presidentin Meta.
Me  rastin e vdekjes së Jeremijës, ai u shpreh:
Ishte vdekje e madhe  ishte një vdekje e
madhe . IvicaMateshiq- Jeremia, e?shte? arbneshi ne? mesin e te? paktëve qe? e
ndjente veten sikur nje? Shkodran i ardhur rishtas ne? Arbanas te? Zarës. Ai e
mbante te? gjalle? jo vetëm identitetin kulturor e politik te? Arbanasit, por e
freskoi akoma me? fuqishëm bashkëpunimin ne? mes te? emigracionit shqiptar dhe
atij  arbanas. Mjaftonte një  telefonate?, 
ai te? ishte ne? mesin tone? për ndonjë? aktivitet kulturore? ose ne?
shoqërimin e delegacioneve nga Kosova e Shqipëria. Ai e kishte te? forte? edhe
imazhin e një? komandanti për çlirimin e Kroacisë? bashkë edhe me arbe?neshë
te? tjerë? te? shumte?. I kishte edhe përgjegjësitë? tjera diplomatike gjë? qe?
ndikonte fort ne? vendimmarrje jo vetëm   
për mjedisin ku jetonte. Me iniciativën tone?, ai pranoi te? ishte
konsull i Shqipërisë? ne? Zare? dhe ka pritur për konkretizimin e saj. Ai e
ndjente veten se ne? damarët e tij rrjedh gjak shqiptari dhe ne? misionet
diplomatike e ushtarake e ka mbrojtur çështjen shqiptare përballë? përfaqësuesve
civil e ushtarak te? huaj. Ai i ka paraqitur edhe aktivitetet dhe veprimtaritë?
tona ne? shtypin periodik te? Zarës. Ai e fliste mire? gjuhën arbneshe e shqipe
dhe tregonte ngjarje gazmore dhe batuta pandërprerë?. Me vdekjen e tij, te?
gjithë ne e ndjejmë? veten te? plagosur rëndë? ne? ecjen tone? te? mëtejme, për
t’i realizuar ende shume? nevoja kulturore e njerëzore për  këtë? komunitet arbnore? qe? mban mbi supe
ende peshën e shumë ngjarjeve për kaq vite e shekuj. Arbneshët  do ta 
tejkalojnë  dhembjen, por  Jeremija 
do të  mbetet inspirim  i përhershëm 
për  të ngritur  dinjitetin 
dhe krenarinë arbneshëve, në mësimin e
gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë, zhvillimin  e aktiviteteve  politike 
e kulturore, duke  luajtur një
rol  ndërlidhës  mes Zarës, arbneshve dhe  institucioneve të Kosovës dhe atyre të
Shqipërisë. Po ashtu në organizimin e vizitave 
vëllazërore e studimore me arbnesh në Kosovë e Shqipëri.









