Faleminderit
Fran Gjoka: Jet? e gdh?ndur n? vepra
E marte, 01.12.2020, 08:47 PM
IN MEMORIEM
JETË E GDHËNDUR NË VEPRA
-
HOMAZH RRETH JET?S DHE KRIJIMTARIS? S? SHKRIMTARIT DHE GAZETARIT T? SHQUAR NURI DRAGOI -
NGA
FRAN GJOKA
Nj?
nga figurat m? t? shquara t? gazetaris? shqiptare dhe nj?herit edhe t? fush?s
studimore shqiptare, ishte edhe shkrimtari dhe gazetari i njohur Nuri Dragoi, i
cili u nda nga jeta koh?t e fundit, duke l?n? nj? emër të respektuar,
bibliotek? t? pasur me libra dhe nj? num?r t? konsideruesh?m artikujsh
studimor? dhe problemor? t? botuar. Krijues i spikatur dhe gazetar i sprovuar,
autor i veprave me vlera t? r?nd?sishme letrare dhe historike. Gazetar prej
gati tridhjet? vitesh, kryeredaktor p?r nj? koh? t? gjat? i gazet?s s? njohur
“Republika”, autor shkrimesh n? shum? nga organet tona t? shtypit, por edhe
autor studimesh dhe librash monografik? me shum? vlera. Krijimtarin? e tij e ka
përshkallëzuar në mënyrë interesante, në fillim monografi për figura të
spikatura të krahinës së tij Përmetit dhe më pas një lib?r voluminoz prej tre
vëllimesh për vendlindjen e tij t? dashur, Dëshnicën. Pak koh? m? von? botoi
nj? lib?r me mjaft vlera “Eshtra që akuzojnë”, i cili p?rshkruante rastin
tronditës të zhvarrimit të eshtrave në Kosinë të Përmetit. Shum? shpejt Nuri
Dragoj do t? paraqiste para lexuesit librin tjet?r monografik “Kasëm Trebeshina
dhe prapaskenat e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”, i cili pati nj?
jehon? t? konsiderueshme mediatike. E gjithë vepra e Nuri Dragoit i kushtohet
jetës shqiptare, dukurive të saj e në veçanti i kushtohet historisë së largët,
por edhe asaj të sotme, kulturës, dokeve, traditave, figurave e personaliteteve
të saj, me ato të rangut të trevës së Deshnicës e deri te ato kombëtare, u
kushtohet luftrave, punës, përplasjeve, brengave, halleve, vuajtjeve, por edhe
mbarësive e qëndresës së pashembullt të popullit tonë ndaj rrebesheve të
historisë. Vepra publicistike e Nuri Dragoit ka tipar kryesor të vërtetën
historike dhe reale t? jetës, ka realizmin dhe vërtetësinë. Ajo nuk mbështetet
në hamendje, trillime e mashtrime. Kjo cil?si e bën veprën e Dragoit të
besueshme, të thjesht?, t? kapshme dhe bindëse. Dragoj, n? k?t? rast, ka marrë
në shqyrtim një temë sa të vështirë, aq edhe të ndërlikuar. Por vepra që e b?ri
t? njohur p?r trajtimin e ??shtjeve nd?rkomb?tare
qe “Prapaskenat e Konferencës së Londrës", botuar n? vitin 2013. Çështja
shqiptare ka qenë gjithnjë e pranishme dhe çështje e shtruar për zgjidhje në
kancelaritë perëndimore, pasi gjithmonë janë bërë plane, janë kurdisur
prapaskena dhe janë marrë kurdoherë vendime në dëm të interesave jetësore dhe
kombëtare të popullit tonë. Pikërisht këtij problem, që mbetet aktual edhe sot
në ditët tona, i kushtohet libri historik i studiuesit tashmë të mirënjohur
Nuri Dragoj “Prapaskenat e Koferencës së Londrës 1912–1913”, botuar nga SHB
“ICEBERG” pak vite më parë. Megjithëse në këtë material tejet serioz dhe të
plotë trajtohen çështje tepër të rëndësishme, që ngërthejnë një hark kohor
vetëm prej dy vitesh, pasqyrohen të gjitha përpjekjet e patriotëve dhe
politikanëve tanë të kohës për ta bërë të njohur emrin e Shqipërisë në arenën
ndërkombëtare dhe për ta respektuar atë si shtet të pavarur si dhe përpjekjet e
fuqive të mëdha jo vetëm për ta lënë në harresë lavdinë e këtij vendi, por çka
është më e keqja, për ta coptuar atë. Me shumë të drejtë autori ndalet për të
analizuar mbledhjet dhe konferencat që firmosën aktin tragjik të copëtimit të
trojeve shqiptare, ato akte që në mënyrë tërësisht të padrejtë hodhën “shpatën
e rëndë” të Demokleut mbi trojet tona, duke ndarë jo vetëm trojet, por edhe
kombin tonë në pesë pjesë. Aktin më të turpshëm do ta ndërmerrte mbledhja e
ambasadorëve të Fuqive të Mëdha e 29 korrikut të vitit 1913, që vendosi
copëtimin e trojeve tona, pa marrë parasysh vullnetin e sovranit të sapodalë
nga lufta e egër pesëshekullore. Në këtë periudhë të vështirë, populli ynë
vuante plagët e rënda të luftës, ai kishte nevojë për ndihmë dhe përkrahje dhe
jo për një trajtim të tillë mizor siç po ia bënin Fuqitë e Mëdha këtij kombi
nga më të lashtët në Ballkan, megjithatë patriotët tanë të sprovuar në situata
të tilla të vështira, ditën t’u dilnin zot fateve të kombit. Është meritë e
studiuesit Nuri Dragoj që p?rmes dokumentash të pamohueshme analizon dhe vlerëson
me kujdes figura të tilla të spikatura si Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj
Gurakuqi, Fan Noli etj., por edhe rolin e pazëvendësueshëm të patriotëve të
mëdhenj si Sefulla Vllamasi apo Mehdi Frashëri. Mjeshtria e spikatur e
studiuesit Nuri Dragoj pasqyrohet në çdo rresht, në çdo faqe, në çdo detaj të
librit, ai ka ditur të ndërthurë me kujdes përshkrimin me faktet historike, të
kaluarën me të sotmen si dhe të shprehë qëndrimet dhe ndjesitë personale për
këta çështje kombëtare madhore për kombin tonë. Kështu autori krijon vizione të
qarta historike kur pasqyron ngjarje para dhe pas Shpalljes së Pavarësisë së
vendit, luftën për të konsoliduar
shtetin e ri shqiptar në familjen e madhe europiane.
Lëvizjet
patriotike janë të shumta, ngjarjet po ashtu, kryengritja e gushtit 1912, që
kishte përfshirë gati gjithë Shqipërinë, Memorandumi me 24 kërkesa i
kryengritësve, Luftra Ballkanike e 8 tetorit 1912, kur Serbia do të sundonte
krahinën e Sanxhakut, etj., por edhe përpjekjet e popullit shqiptar për të shijuar
pak ditë liri ishin të mëdha. Në krye të këtij kombi të varfër ishin vënë
patriotë dhe atdhetarët e vërtetë që dinin t’u dilnin zot fateve të Atdheut.
Dhe Autori ndalet tek figura emblematike e lëvizjeve për pavarësi Isa Boletini,
një nga udhëheqësit e lëvizjeve dhe pjesëmarrjes në Qeverinë e Përkohëshme të
Vlorës të Dhjetorit 1912. Ishin pikërisht këta patriotë që u bënë ballë planeve
ogurzeza të gjashtë Fuqive të Mëdha që aso kohe thuajse bënin ligjin në Europë.
Ishte Londra, Moska, Berlini, Roma, Vjena dhe Parisi që kurdisnin plane dhe
lëshonin vija sipas dëshirës mbi hartën e Shqipërisë, dyshimet mbi Pavarësinë e
saj etj., të cilat studiuesi në mënyrën më të saktë dokumentare na e jep p?rmes
bisedës së bërë nga Fairfax Cartëright (1857–1928) ambasadori britanik në Vjenë
dhe ministrit të jashtëm austriak, Kontit Leopold Berchtold, në mëngjesin e 26
tetorit të vitit 1913, kur dhe nisin tratativat e famshme të masakrës
territoriale të Shqipërisë, kur propozimet për copëtimin e tokave shqiptare,
aneksimi i Sanxhakut, Plavës e Gucisë, Kosovës e deri edhe në portin e
Shëngjinit, kalonin sa në një kancelari në tjetrën, derisa përfundonin në
dosjet famkeqe të ministrit të jashtëm të Anglisë, Edëard Grey (1862–1933), një
nga aktorët më të rëndësishëm të masakrës territoriale shqiptare të viteve
1913.
Studiuesi
i njohur Nuri Dragoi, përmes dokumenteve historike përshkruan takimet, bisedat,
mbledhjet dhe konferencat ku gatuhej e ardhmja e Shqipërisë, ku bëheshin plane
për copëtimin e saj. Më 17 dhjetor 1913, do të hapte punimet Konferenca e
Londrës, në të cilën do të merrnin pjesë ata burrat më të rëndësishëm të
kontinentit të vjetër, që do të coptonin trojet tona dhe do të vendosnin për
fatet e këtij kombi të sapodalë nga lufta pesëshekullore. Ishin kasapët e Europës:
Edëard Grey – ministër i jashtëm i Anglisë, Raymond Paincore, ministër i
jashtëm i Francës, Leopold Bercitold, ministër i jashtëm i Austro – Hungarisë,
i cili qe ndoshta ndër të vetmit që mbrojti çështjen shqiptare, ndoshta sepse
më vonë mendonte të hartonte plane në kurriz të saj, Sergei Sozonov, ministër i
jashtëm i Rusisë, Antonio Markjuis, ministër i jashtëm i Italisë, Eleftherios
Venizelos, ministër i jashtëm i Greqisë, të cilët historia i dënoi dhe vazhdon
t’i dënojë për terrorin që u bë para 100 vjetësh në këta troje.
Dhe
në ballë të luftës për njohje të qeverisë shqiptare dhe ruajtjen e tërësisë
tokësore të vendit tone qenë patriotët tanë, bijtë më të mirë të këtij populli,
që luftuan dhe sakrifikuan për çështjen kombëtare. I tillë ishte edhe patrioti
korçar, Nikolla Noga, i cili sapo dëgjoi se Konferenca e Ambasadorëve të
Londrës do të shpallte njohjen e qeverisë shqiptare, pati brohoritur: -Rroftë
Shqipëria! Plagët e shpirtit tim u shëruan! Tashti le të vdes! Zoti i madh na
paska falur një vdekje të ëmbël! Dhe kishte dhënë shpirt patrioti i madh më 24
prill 1913. Kështu edhe atdhetari i shquar, Dhimitër Zografi, apo delegatët
shqiptarë të Konferencës së Londrës, që bënë historinë, mbrojtën çështjen tonë
kombëtare përballë Fuqive të Mëdha. Ndonëse emrat e tyre rrallë ishin
artikuluar në të kaluarën, ata mbetën të pavdekshëm në mbrojtjen kombëtare.
Sipas studiuesit Dragoj, në delegacion bënin pjesë Rasih Abedin Dina, Mehmet
bej Konica dhe Filip Noga. Faik Konica ishte dërguar nga “Vatra” dhe Fan Noli
nga Kisha Ortodokse e Amerikës. Janë të njohura ngjarjet që rrodhën në vitet e
mëvonshme, sepse trojet shqiptare u copëtuan, marrëdhëniet e Shqipërisë me
fqinjtë u acaruan akoma më shumë, madje edhe sot e kësaj dite mbetet në fuqi
Ligji i Luftës me Shqipërisë, apo tendencat agresive të fqinjëve tanë veriorë,
kujtojmë këtu edhe çështjen e pazgjidhur të Çamërisë, që sot e kësaj dite
zvarritet e zvarritet pa fund. E të gjitha këto janë pasoja të kësaj
Konference, që veprimtarinë dhe vendimet e saj i analizon aq bukur dhe me
kujdes i mirënjohuri Nuri Dragoj, i cili ka krijuar tashmë profilin e tij të
studiuesit me shumë vepra të këtij lloji. Në këtë vepër autori ka shënuar
arritje të rëndësishme në fushën e studimeve, sepse me faktet e shumta,
dokumentet e shfletuara, dëshmitë e analizuara sjell para lexuesit të dhëna të
reja historike rreth synimeve të Konferencës së Fshehtë të Londrës dhe synimeve
për copëtimin e Shqipërisë, por më e keqja është se këto synime dashakeqe janë
gjallë edhe sot, prandaj edhe libri i Nuri Dragojt është një apel kundër këtyre
synimeve të shteteve europiane. Pena e tij ka nxjerrë libra me vlera, që u
shërbejnë shqiptarëve vetëm për të mirë, që ua thellojnë njohjen për historinë
e kulturës tonë, që ua rritin krenarinë për vendin dhe personalitetet
shqiptare. Nuri Dragoi ishte qetë,
fjalëpak, me sytë që vetëm qeshnin e shprehnin shumë dashuri për të tjerët, mbase për botën mbarë, i
palodhur, i papërtuar. Kërkonte, kërkonte me durim të jashtëzakonshëm nëpër
arkiva e biblioteka atë që e shqetësonte
për çështjen kombëtare dhe atë të vendlindjes së vet, Përmetit, për ta hedhur
më pas në libra, që të mbetej e shenjtë ikonë apo gor në murin e lartësuar të
historisë së kombit. I thjeshtë në madhësinë e shpirtit të vet altruist, idhtar
i së vërtetës dhe i ndershmërisë,, larg papajtueshmërisë me vlerat e të
tjerëve, ai punonte, punonte dhe shpesh harronte që duhet të kujdesej edhe për
veten. Nuk e njihte egoizmin dhe egocentrizmin,
dhe kjo është arsyeja që unë sot po shkruaj për të si për njeriun e
vlerave shumëhapsinore,, si njeriun që e
donte atdheun dhe vendlindjen e tij, si njeriun që e donte përparimin dhe
nderin e Shqipërisë së vogël dhe asaj të vërtettës, Shqipërisë etnike. Kjo e
bën edhe më të paharruar kujtimin e tij. Veprat e këtij autori burojnë nga
jeta, historia, kultura e shpirti i shqiptarëve. Kësisoj ato do të mbeten
përherë të lakmueshme për lexuesit, do të zbukurojnë gjithnjë bibliotekën e
tyre. Publicistika e Nuri Dragoit është e mbështetur në të vërtetat jetësore,
në të dhëna e dëshmi të bollshme dhe prandaj është bindëse, tërheqëse,
informuese, formuese dhe e përvetësueshme kënaqshëm nga lexuesi. Kështu, një
nga librat e tij të fundit, “Eshtrat që akuzojnë…”, na bind më së miri se
autorit i rrihte zemra fort për çdo veprim të lig, për sjellje fyese dhe
përbuzëse që u ndodhin shqiptarëve, të kryera nga politika mesjetare shoviniste
të fqinjëve ose të veprimeve të papërgjegjshme të politikanëve të vendit tonë
të kohëve të ndryshme. Le t? mbetet ky shkrim modest nj? homazh p?r jetën dhe
vepr?n e pavdekshme studimore dhe krijuese t? shkrimtarit t? shquar dhe
shum?dimensional, Nuri Dragoj. Kuptohet, që është e veshtirë, që brënda një
shkrimi të sjellësh në mënyrë të plotë para lexuesve figuren
infiklopedike dhe vepren e gjërë e të gjithanashme të një përsonaliteti të tillë si Nuri Dragoi. Do
të duhen që figura e shkrimtarit e historianit te talentuar te një modeli të cilësisë dhe dashurisë
njerëzore te ndriçohet në thellësi e gjërësi në të ardhmen, jo thjeshtë si
shfaqje respekti dhe vlerësimi ndaj tij por edhe si një ndihmesë në shërbim të
brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë. Kjo e ben edhe më të paharruar
kujtimin e tij.