Faleminderit
Mehmet Musa: Një shekull e gjysmë në istikame për çlirim e bashkim kombëtar!
E marte, 10.11.2020, 09:00 PM
Një shekull e gjysmë në istikame për çlirim e bashkim kombëtar !!!
Shkruan:
Mehmet Musa
Brez pas brezi, tre, katër breza e më shumë, në truallin e gërvallajve,
pranë oxhakut,në shtëpinë përdhese, të mbuluar herë me kashtë e herë me
dërrasa, nëna e gërvallajve me ninullat e saja, që në djep, i
këshillonte,porosiste, edukonte duke u kënduar fëmijeve; rritu biro e lufto për
lirinë e Atdheut. Nëse nuk mund t'a fitosh lirinë,lerua amanet femijëve të tu e
ata femijëve të tyre që kurrë të mos e ndalin luftën çlirimtare deri sa t‘i
sjellin lirinë Atdheut. Të biesh për Atdhe, do lindësh prapë e do hyshë e
radhitësh me emërat e mëdhenj që janë të pavdekshëm. Mos e kurseni edhe pikën e
fundit të gjakut për këte tokë,këte vend e këte dhe,që rënkon me qindra vjet
nga çizmet e pushtuesve të poshtër e të egër.
Kështu qëndruan në këmbë ,me gishtin në kamëz e çdo here në front nëpër
luftëra vëllezërit ; Dinë e Sakë Fazlia e pas tyre bijtë e tyre Bardhosh
e Hajdar Dina e deri të Hysen ,Jusuf e Bardhosh Bardhoshi, Hysen, Jusuf,
Bardhosh e Avdyl Gërvalla, nga Duboviku. Ata luftuan kundër perandorisë osmane
e kundër xhonturqëve te rinj,në mbështetje të Hasan Prishtinës e, të Lëvizjës
kaçake që ishte e prirë nga Azem Bejtë Galica.
Kështu qëndroi edhe Bardhosh Dina i Dinë Fazlisë, tërë jetën e tij kaçak,
kundër Serbisë së parë, Austrohungarisë e Sërbisë së dytë. Kështu qëndroi
edhe Hysen Bardhoshi i Bardhosh Dinës me vëllezër Jusufin, Bardhoshin e
Avdylin, çdo here në këmbë, kundër bishave të egra te karpateve e kundër klikës
së Tito-Kardel-Rankiviçit e tradhtarëve të vendit.
Tani e ka radhën nëna Ajshe Gërvalla, e cila u bë nuse e Bardhosh Dinës
,ende pa i mbushur 15 pranvera. Me 10 nëntor të vitit 1941,truallit të
Bardhosh Dinës i lindi një pushkë lirie, sot 79 vite më parë lindi Hysen
Gërvalla.
Pushtuesit ndërroheshin njëri pas tjetrit,si thuhet edhe në këngën
folklorike:
Shum pushtuesit Atdhe në tye jan ndërrue,
me vjedhë popullin me robnue
hynte njani e dalke tjetri
shum ma i zi i riu se i vjetri.
Dinë Fazli Gërvalla gjyshi i Hysenit, ishte shquar si strateg lufte dhe
ishte dalluar si luftëtar trim dhe i pashoq në luftën e Nikshiqit,ne vitin
1879-1880,krahas trimave si Rexhë Alia, Demë Isufi e shumë trimave të
tjerë nga Rugova e Dukagjini.
Ai u shqua edhe në luftërat e zhvilluara kundër malazezëve për mbrojtjen
e kufirit në Plavë, Guci, Grudë, Tutinë, Smilevicë Tregu i Rie e
Rozhajë.
Çdo here mëshkujt e këtij oxhaku i ke gjetur me armë në dorë kundër bishave
të egra malazeze, e kundër ushtrisë çetnike të Drazha Mihajloviçit, sidomos
Hajdar Dinën e Bardhosh Dinën e Hasan Idrizin, e më vonë Mujë Hasanin.
Kur Turqia u shporr nga Shqipëria, vendin tonë e coptuan fuqitë e mëdha dhe
më shumë se gjysmën e Shqipërisë ia aneksuan mbretërisë sebo-kroato-sllovene,
ndërsa Bardhosh Dina në shenjë mospajtimi me këto vendime ,qëndroi vet i pesti,
për tre vjet në mal. Për ushqimin, e veshmbathjen në mal kujdesej trimi Hasan
Idrizi e mashkujt tjerë të Gërvallajve,
Ai, jo rrallë eshtë arrestuar e tortururar nga xhandarmëria serbe të
cilët donin të mësonin se ku ndodheshin këta trima, por kurrë fjalë nga goja e
këti trimi nuk doli kundër vëllezerve të tijë që ishin kaçak në mal,
Kjo ndodhi deri ne vitin 1915, kur Shqipëria u pushtua nga Austrohungaria.
Gjatë terheqjes në drejtim të Rugovës e Çakortit ushtria malazeze
vrau sa mundi gra e fëmijë shqiptar,në fshatin Strellc i Ulët. Vetëm Feriz
Haxhisë i kan djegur kullën dhe i kane vrare 23 anëtarë të familjës.
Me të dëgjuar Bardhosh Dinë kaçaku mori martinën dhe zbriti në Strellc ku u
ngujua në kullën e Demir Alisë të Dautajve dhe nga një frengji e saj zmbrapsi
një ushtri të tërë kriminale ,ate malazeze.
Paria e Gjakovës me të mesuar këte ngjarje mobilizoi 500 vullnetarë dhe i
shkuan në ndihmë trimit të vetmuar që po perballej me një ushtri të tërë.
Në krye të vullnetarëve trima qëndronin Osman Aga i Rashkocit, Maxhun
Nimani i Becit e Dinë Xhemaili i Gllogjanit (gjyshi i Ismail Haradinaj).
Ata sëbashku, me një trimëri e burrëri të pashoqe, i shkaterruan çetnikët
malazez, dhe duke i ndjekur këmba këmbës i përzunë, ata që kishin ngelur
gjallë, nga Raushiqi, Bjellopoja e, nëpër Kapishnicë dhe i përzunë ata,
përtej qafës së Çakortit.
Dëshmia më e saktë që i gjithë farefisi i Dinë Fazlisë ishte në mbikqyrje
të vazhduesheme e të panderprerë nga pushtuesit, eshtë fakti që në vitin
1921 „reforma agrare“ i konfiskoi tërë pasurinë,duke sjellë ne trojet e tyre
një kolon malazez , Dushan Shaliçin,vëllai i grues së Ali Shukriut.
Veshtiresitë e jetës së nënë Aishes ishin të pamasë,jo vetem nga pushtuesit
nazifashitë dhe,skamja e mjerimi që i kishte shkaktuar serbia e dytë,duke i
marrë çdo pëllëmbe toke por edhe nga nevoja për të rritur, ushqyr dhe
edukuar femijët e sajë, sidomos kur kishte edhe një femijë të porsalindur.
Pas Hysenit nëna Aishe pati edhe tre femijë të tjerë; Jusufin,Bardhoshin
dhe Avdylin, të cilët të edukuar me frymen e atdhedashurisë qëndruan
gjithënjë në ballë të luftës kundër armiqve që kishin robëruar vendin
tonë.
Mundi, djersa, sakrificat e gjaku që derdhën këta trima duke qëndruar
burrërishtë, përballë hasmit i kalojnë kufitë e Dukagjinit, Kosovës së
AVNOJ-it, e do të jenë të mirenjohur anë e këndë Shqipërisë natyrale.
Në vitin 1950 kaçaku i maleve Bardhosh Dina ndërroi jetë dhe para se të
vdiste i la amanet gruas së tijë, që të kujdesej për bijtë e sajë dhe ti
edukoje me frymën e atdhedashurisë.
Ai i tha se shpirti i tij do të prehej i qetë në varr, vetem atëhere
kur gjithe trojet shqiptare të bashkoheshin në një shtet të vetëm, me emerin
Shqipëri,atëhere kur edhe djemtë e tij do te merrnin token që u kishte marre
koloni Dushan Shaliqi. Deri atëhere djemtë kurrë nuk duhet të nderpresin, për
asnjë arësye luftën e tyre kundër zaptuesve serbo-sllave.
Pas këtyre fjalëve kaçaku i panënshtruar i Dukagjinit Bardhosh Dina mbylli
sytë.
Pas kësaj, për nëne Aishenë e cila ishte vetëm 24 vjeç ,hallet e jetës u
rënduan akoma më shumë. Tani shpresë e vetme i ngeli Hyseni i cili ishte vetëm
9 vjeç e Jusufi 5 vjeç, Provokimet dhe raprezaljet e OZN-ës, e UDB-së, të
nxitura edhe nga koloni Dushan Shaliç që kishte uzurpuar 6 hektarë e 33 arë
tokë duke u lënë pronarëve, vetëm 4 arë oborr. Me qenëse Bardhosh
Kaçaku i kishte vrarë edhe vëllain e tij Peren, Dushani, duke pasur frikë
se kur djemtë e tij të rriteshin mund t'a vrisnin edhe ate vet,bëri çmos që t‘i
largonte nga vendlindja tyre me çdo kusht, Hysen Gërvallën dhe nënën Ajshe me
fëmijtë e saj. Nga trajtimi mizor e provokimet e panumërta,ditën e natën ,siç
dinë t'i bejnë vandalët serbomalazez edhe ndaj fëmive të mitur sidomos në vitët
1956, 1957, 1958, nëna Aishe me bijtë e sajë, në një natë të errët maji të
vitit 1959, me ndihmën e vëllait të sajë Lush Buzhala, ikën me tren në drejtim
të Sllovenisë, në qytetin e Jesenicës.
Dikush i kishte sugjeruar nënës Ajshe që të ikte në Turqi,ku mund të
sigurohej se për shkak të fesë atje nuk do ti ngucte njeri. Aishe Gërvalla i
ishte përgjigjur personit që i bëri këte sugjerim ,se feja e jonë nuk eshtë në
rrezik por,gjaku i arberit e kombi ynë i pergjysmuar eshtë në shënjestër për tu
çfarosur.
Pas kësaj,Nëna Aishe, në moshën 33 vjeç, Hyseni 18 vjeç, Bardhoshi 8 vjeç e
Avdyli 4 vjeç, pas 48 orëve arritën në Slloveni.
Në marrëveshje me dajën Lush ,një djalë e kishin lënë në Kosovë,që mos tu
humbet fara,sepse dheut të huaj nuk i dihet, Kështu, Jusufin që ishte 12 vjeç,
vendosën t'a lënë në Atdhe.
Zemra e nënës Aishe u nda përgjysmë. Sytë e saj nga Kosova e deri në
Slloveni nuk u terën kurrë nga lotët për birin e saj, Jusufin që e kishte lënë
nën qiellin e hapur prane dajës Lush.
Në Slloveni filloi një jetë tjetër. Atje nuk vërehej në rrugë e shkollë,
policia dhe organet e UDB-ës. Te sllovenët nuk kishte ndikim thuajse fare
politika e Beogradit, me perjashtim, aty-këtu, të ndonjë oficeri ushtrie.
Tashti Hysen Gërvallës i ra mbi supe barra për të mbajtur nënën dhe
për të rritur vëllezërit e tijë. Atij i takoi të bëhet zot shtëpie pa qenë
akoma në moshë madhore. Shkritorja e hekurit s‘kishte të drejtë ta pranonte
Hysenin në punë si punëtor krahu, por me ndihmën e një gruaje shpirtmadhe që
bënte pjesë në këshillin e rekrutimit të punëtorëve, u punësua si punëtor
krahu edhe pse ishte shum i ri, pë rzbrazjën e një vagoni prej 25 tonë argjilë
në ditë, si normë dite!
Mosha e re, ende pa mbushur 18 vjeç, ishte kapitull i veçantë dhe i
vështirë për Hysen Gërvallën, të cilit i duhej të ishte në ballë të
vështersive dhe sakrificave që diktonte koha. Ai kishte si shok e këshilltar të
jetës nënën Aishe, e cila e kishte edukuar që në djep me ndjenjat e
patriotizmit e të atdhedashurisë.
Ajo vashë e re, kishte veçori dalluese nga nuset e kohës, bile thoshin se
as Rushë Rexha nga malësia e Gjakovës nuk i afrohej asaj. Ishte e matur,e
kthjellte nga mendja, trimëreshë dhe e guximshme, e shkathtë dhe intelegjente.
Ajo zotëronte dy gjuhë të huaja, turqishten dhe kroatishten. Ishte e sinqertë
dhe e vendosur për ti edukuar djemtë në rrugën pa kthim prapa drejt
luftës çlirimtare dhe lirisë, si dhe për ti rritur jetimët e sajë nëpër rrugat
e mërgimit. Shkurt, e thënë shqip, ajo ishte edhe më burrë se shum burra të
kohës. Me rrogën e parë që mori Hyseni ,veç gjërave elementare për të
jetuar e ushqyer, me porosi te nenës, bleu një radio stacioni i vetem i së
cilës ishte i fiksuar të Radio Tirana e cila degjohej rregullisht, çdo ditë dhe
ditë pushimi.
Pra, kështu filloi jeta e nënës Aishe rrugëve të Sllovenisë,me bijtë e sajë
jetima, por kurrë të nënshtruar e kurrë të gjunjëzuar para çdo vështersie e
fortune.
Veç vështersive e vuajtjeve në dheun e huaj, ajo kishte edhe ndonjë çast
gëzimi që vlen të permendet. Ky gëzim ishte një letër nga Jusufi, i cili
e njoftonte se kishte përfunduar klasën e shtatë dhe se në fund të qershorit të
vitit 1961 do të vinte për pushime në Slloveni dhe se shpenzimet e udhetimit do
t'ia paguante daja Lush.
Ishte takimi i parë i Jusufit me vëllezërit e me nënën Ajshe pas afër dy
viteve.
Atë ditë Hyseni nuk kishte shkuar në punë,e kishte marë ditë të lirë
,ndërsa nëna Aishe duke pregatitur drekën nuk mund t'i ndalte lotët...
Jusufi kishte marrë gitarën e tijë të dashur,por edhe ca libra e vizatime
për fëmije. Njëra nga ato ishte e piktura e Gjergj Kastriotit, e vizatuar nga
Jusufi me dorën e tij.
Këte pikturë ai e vuri në ballë të dhomës së pritjes, e ajo qëndroi atje
gjate tëre kohës sa ishin në Slloveni.
Një tjetër ngjarje e gezueshme ishte edhe martesa, në shtator të vitit
1962, e djalit te madh,Hysenit,me Hedijen,vajzënn e Ukshin Rugoves .
Dasma u bë në Slloveni, fizikisht, por me mendje e shpirt të gjysma e
Shqipërisë që rënkonte nën çizmën e kekurt të fashistëve serbo-malazezo-maqedon.
Pas plenumit të Brioneve, kur klika e Aleksander Rankoviçit ra nga
pushteti, ajo që ishte shumë largëpamëse, vendosi ashtu siç bëjnë burrëreshat e
rralla, mori vendim që ti' kthejë shpinën luksit të mërgimit dhe të kthehej së
bashku me bijtë e saj të kullat e rrezara të Bardhosh Dinës, e bindur se guri i
rëndë peshon në Dubovik, ajo e mori këte vendim të rëndësishem jo për të bërë
sehir, e qëndruar duarkryq, por për të vazhduar luftën me të gjithë forcën dhe
të gjitha mjetet, që toka e zaptuar nga Dushan Shaliqi t'i këthehej të zotit,
që trojet shqiptare të okupuara nga serbosllavia, t'iktheheshin Atdheut.
Për t'u jetësuar kjo endërr e moçme, nëna Aishe ishte e bindur dhe e
vetëdishme se duhej, përpjekje, angazhim, organizim, sakrificë por besa edhe
gjak. Ajo nga të gjitha këto nuk trembej e nuk hamendej!
Ardhja në Atdhe e Hysen Gërvallës me vëllezër e gëzoi pa masë Jusufin i
cili tani kishte triumfuar, në shkencë, kishte mbaruar fakultetin e
gjuhë-letësisë, si dhe përgadiste magjistraturën mbi veprën e Nolit, pastaj
ishte i kompletuar si rrallë kush, ishte poet, kompozitor, këngëtar, shkrimtar,
publicist, gazetar e piktor.
Hysen Gërvalla nga mësimet e nënës,si dhe përpjekjet e tija në terren
si dhe ,historia e lavdishme që kishte dëgjuar për babain e gjyshin e tij
kaçak,tashti ishte i kalitur dhe kompletuar si një kuadër i pashoq dhe luftetar
lirie.
Humorin e kishte trasheguar nga gjyshi tij Din Fazlia,ndërsa urtësinë,
mençurinë, vendosëshmerinë,guximin ,trimërinë dhe bujarinë i kishte kultivuar
ne jeten e tij të cilat kishin bërë që Hysen Gërvalla të radhitej ndër
burrat e rrallë e të veçante të Dukagjinit.
Në luftë për Atdhe në këte familje çdo gjë bëhej me plan dhe marreveshje,
duke i shoshitur dhe matur mirë gjërat në prapavijë. Për këte aresye u
vendos që, për shkaqe sigurie dhe nevoje, Bardhoshin t'a dërgonin në përendim,
në Gjermani, me qëllim që të kontaktonte grupe dhe individe që e urrenin dhe e
luftonin Jugosllavinë fashiste dhe të organizonte ndihmen materiale për
luftën.
Bardhoshi u vendos në rrethin e Stutgartit me punë të përkohëshme. Me mund,
djersë e sakrifica formuan organizatën “Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës
dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi“ organizatë kjo që e shtriu
aktivitetin e sajë atdhetar në të gjitha trevat shqiptare në ish-Jugosllavi.
Në vjeshtën e vitit 1979, do të shkonte në Kosovë për vizitë kasapi më i
madh i shqiptarëve, krimineli Tito.Për këte aresye,organet represive jugosllave
që sherbeheshin ,për fat të keq edhe nga shqiptarët llakej të autoriteteve
shteterore deshën të arrestojnë vëllezërit Hysen e Jusuf Gërvalla , nga
survejimet e udbashëve që mjerisht ishin shqiptar ,por me ndihmën e dashamirëve
të tijë Jusufi u shpëtoi kthetrave të UDB-ës dhe,u arratis të vëllai,
Bardhoshi, në Gjermani,ndërsa trimin Hysen Gërvalla e burgosin dhe pasi e
torturuan e dënuan me 3 vjet burg.
Në gjykatë, fjala e fundit e të akuzuarit Hysen Gërvalla ishte;”Jam i pa
fajshëm,dhe deklaroj se çdo shqiptar që përpiqet për çlirimin dhe bashkimin
kombëtar që mund të burgosët,eshtë i pafajshëm.Fajtore jane ata shqiptarë që
propagandojnë dhe mbrojnë “bashkim-vllazerimin” me sllavët e jugut,gjë çka nuk
ka funksionuar kurrë dhe, nuk do të bëhet kurrë realitet. E drejta eshtë në
anën tonë dhe ne do të fitojmë.”
Në natën e zezë dhe ditën e kobëshme,të 17 janarit të vitit 1982 ,duke mos
mundur të përballojnë aktivitetin e tyre çlirimtar UDB-a organizoi
atentatin kundër tre çlirimtarëve: Jusuf Gërvalla,Kadri Zeka e Bardhosh
Gërvalla.Për të shkaterruar psiqikisht Hysen Gërvallen,që e kishin në
burg,organet e sigurimit në SUP-in e Pejës, e njoftuan për vrasjen e vëllezërve
të tij në ora 1:00 pas mesnatës,një orë e gjysëm pasi ishte kryer atentati në
Gjermani.
Sipas dëshmitarit Sadik Kuqi, i cili ndodhej në burg,në dhomë me Hysen
Gërvallën,gardiani serb Nebojsha e detyroj një gardian shqiptar që së bashku të
shkojnë të dera e dhomës së burgut dhe ta njoftonin Hysenin për vrasjen e dy
vëllezërve. .Siç deklaron Sadiku ,Hyseni menjëhere na zgjoi të gjithëve, 6
vetave që ishim në dhomë,duke na thënë:”zgjohuni burra ,se sonte pas mes nate
jam njeriu më i lumtur në botë .Dy vëllezërit e mij, nga sot, janë deshmorë
të Atdheut.Ata ranë për çlirim e bashkim kombëtar”,Pas këtij
njoftimi ai filloi të kendojë këngën “Për Memedhenë,për Memedhenë.”
Kur gardianët panë qëndrimin burrërorë të Hysen Gërvallës i cili,jo
që nuk u çmend por ja filloi këngës ata u zverdhën në fytyrë dhe u zhdukën
sikur mos të ishin,ndërsa ne në dhomë tërë natën nuk fjetëm, Në vend që
ne t'i apim gajret Hysen Gërvallës që kishte humbur dy vëllezër,ai na jepte
neve gajret.
Pas tre vjetëve të vuajtjës së denimit,Hysen Gërvalla u lirua nga burgu,por
nuk e lanë të qetë asnjëhere , jo OZNA e UDBA, por punëtorët e sigurimit
serb me kombësi shqiptare nga SUP-i i Pejës.Ata e provokonin,i bastisnin
shtepinë e kërrcënonin ditën e natën deri sa e detyruan të braktisë Atdheun dhe
të vendosët në Zvicër.Kësajë radhe duke e lënë nënën Ajshe në Dubovik,e cila
nuk prëtoj e nuk nguroj ditën e natën ti mbajë dyert e kullës hapur për
luftëtarë lirie e bijë që kishin për ideal rrugën e bijve të sajë tani dëshmorë
Jusufit e Bardhoshit,ishin të shumëta vizitat që i bëheshin kësajë
lokemadhëje,nder të tjerë edhe Nuhi Berisha e Enver Topalli me shokët e
tyre.Dalja e Hysen Gervallës në Zvicër,ishte një ndihmë e madhe për
bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në këte vend.Fillimisht ai i caktoi
detyrë vetes që ti pajtoje ngatrresat e mosmarveshjet ndër shqiptarët.Aty
ku hynte Hysen Gërvalla nuk kishte mundësi që të mos shtrihetjdora e pajtimit.
Ai u mor edhe me organizimin e demonstratave në çdo qytet të Europës, në
përkrahje të luftës së drejt që bënte populli shqiptar në ish-Jugosllavi për
liri e bashkim kimbëtar.Edhe në Zvicër,dyert e Hysen Gërvallës ishin të hapura
për bashkatdhetar ditën e natën,demonstratat zakonisht bëheshin ditëve të
shtune,e çdo të premte një ditë para demonstratës në mbrëmje më ka rastisur ta
takoj nipin e dashur të Hysen Gërvallës,flamurtarin e të gjitha demonstratave
në mërgim të pavdekshmin Rrustem Mahmutaj i, cili një natë para çdo demonstrate
kalonte bashk me dajën e tij të dashur Hysen Gërvalla.
Në vitin 1998-1999, kur filloi lufta e armatosur në mes forcave
okupuese serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e sidomos pas 6,7 e 8
marsit kurë bien për të mos vdekur kurrë, 58 antar të familjës Jashari si dhe
komandanti legjendar Adem Jashari,rroli i Hysen Gervallës ishte i madh.Ai u
angazhua në mbledhjen e ndihmave financiare për Atdheun dhe në punën e madhe
për ngritjën e moralit atdhetar e luftarak në mesin e të rrinjëve. Kështu edhe
në këte luftë të UÇK-së , gjaku i dëshmorëve të Atdheut i Nuredin Gërvallës dhe
luftëtarit të luftës së dytë botërore Mujë Hasan Gërvalls u bë bashk me gjakun
e Jusuf e Bardhosh Gërvallës,për ti nxjerrë njëhere e përgjithmonë nga trojet
tona bishat e egra të karpateve.
Pas luftës së fundit, Hysen Gërvalla i kalonte muajte e pranverës, verës e
vjeshtës pranë kullës së Bardhosh Dinë Kaçakut,në Dubovik ,në
freskinë e ajrit te Bjeshkëve të Nemuna,duke kujtuar jetën e tijë të
bujshme plot sakrifica në shërbim të tokës së arbërit,duke bërë përpjekje që me
sa më pak dhimbje ta kujtojë moshën e re të Jusufit e Bardhit që ranë për
të lindur përseri njëri 36 vjeç e Bardhi 31 vjeç. Kujtonte vuajtjet nëpër të
cilat kishte kaluar ky kreshnik kurrë i ndalur, kurrë i lodhur e kurrë i
gjunjëzuar, që gjatë tërë jetës së tijë kishte luftuar vetëm për kapuç të
bardhë e jo për kapuç të madh.
Nuk di se ç'duhet të bënte më shumë për Atdheun
familja e Gervallajve që në natën e errët në mes 15 dhe 16 shtatorit 2018 dite
e diele,të ,,shpërblehej” nga hienat e nëntokës shqiptare, në mes të natës,
sikur me 17 janar ,duke e sulmuar me bresheri plumbash dhe, të shkrepin
breshëri plumbash kullën dhe truallin e Hysen Gërvallës. A thua kush e di pse?
I zemëruar dhe i pezmatuar tej mase sot, Hysen Gërvalla, numëron vitet e
pleqërisë në Zvicër, dhe sot me 10 nëntor ai mbush plot 79 vjet.
Gëzuar ditelindjën Hysen Gërvalla!
Lumë Atdheu ynë që të pat djalë o Hysen Gërvalla!
Lavdi dëshmorëve të Atdheut!
Isniq me, 10 nëntor 2020