Faleminderit
Halil Gashi: Iku nga jeta dhe një veprimtar i orëve të para
E enjte, 07.01.2021, 08:05 AM
Iku nga jeta dhe një veprimtar i orëve të para
Nderë
dhe respekt për jetën dhe veprën e juaj
Thuhet
se fortunat e jetes I godasin LIsat e mëdhënj , kështu I ndodhi kësaj mërgate
të organizuar pranë këtij Klubi, ku në këto pak më shumë se tre vite të fundit
, nismëtarët dhe më të shquarit në organizimet dhe veprimet në rrafshin
kombëtar pranë këtij KLubi ikën në
amshim . Para tre vitësh nga ne u nda Hyzri Rekaj, njeriu që I priu këtij klubi
për shumë vite dhe ia doli që në dallgët e trazuara ta mbaj të bashkuar dhe të
fortë në të gjitha rrafshet ketë mëgatë . Më pas në amshim hiku edhe Vllai I Hyzriut Nebih Rekaj , kryetari
parë I këtij Klubi, dhe pas tyre në
amshim ju bashkua edhe veprimtari I orve të para të këtij KLubi Malush Ademaj,
kurse dje këtij vargu të kolosve në amshim ju bashkua edhe Hamdi Gashi njëri nga veprimtarët e orëve të para.
Shkruan
Halil Gashi
Nismetarët
e themelimit të Klubit të parë të punëtorve shqiptar “ Emin Duraku”në Dyseldorf
të Gjermanisë ,në vitin 1978 ishin dhe mbetën
heronjët e asaj përiudhe që filuan vendosmerisht rrugëtimin e tyre për
Kosovën Republikë , për Kosovën e lirë dhe të pavarur . Ata u
poqën herët më idetë e bashkëkohnikve të tyre Jusuf e Barrdhosh Gërvalla dhe
Kadri Zeka, të cilët se bashku më
diasporën e atyre viteve fuqishëm
protestuan në Qëndrat Evropiane si në
Zyrih, Frankfurt e Bonë , Zhenevë e Bruksel duke trokitur më të drejtë në
ndergjegjen ePërendimit i cili për shumë
vite kishte lënë në mes të Europës një popull
pa drejtësisht të ndarë nga trungu I tijë dhe të robëruar në prangat serbosllave .
Thuhet
se fortunat e jetes I godasin LIsat e mëdhënj , kështu I ndodhi kësaj mërgate
të organizuar pranë këtij Klubi, ku në këto pak më shumë se tre vite të fundit
, nismëtarët dhe më të shquarit në organizimet dhe veprimet në rrafshin
kombëtar pranë këtij KLubi ikën në
amshim . Para tre vitësh nga ne u nda Hyzri Rekaj, njeriu që I priu këtij klubi
për shumë vite dhe ia doli që në dallgët e trazuara ta mbaj të bashkuar dhe të
fortë në të gjitha rrafshet ketë mëgatë . Më pas në amshim hiku edhe Vllai I Hyzriut Nebih Rekaj , kryetari
parë I këtij Klubi, dhe pas tyre në
amshim ju bashkua edhe veprimtari I orve të para të këtij KLubi Malush Ademaj,
kurse dje këtij vargu të kolosve në amshim ju bashkua dje edhe Hamdi Gashi njëri nga veprimtarët e orëve të para.
Një
telefonatë nga Rifat Hamiti mësuesi I
shkollës shqipe dhe veprimtari I dalluar në Dyseldorf dje më bëri më dije se
Hiku në amshim Hamdi Gashi I cili për
disa dekada kishte punuar në gazetën
Reiniche Post në radhitjën
kompjuterike . Nuk doja të besoja , por zëri që dridhej I përzir më vaj më bëri që ti besoi Lajmit të
hidhur të Rifatit.
Në
ato qaste filluan të më sillën verdollë në kokë kujtimët që kisha më te për më shumë
se pesë vite sa isha pranë kësaj Qëndre KUlturore. Hamdiu ishte I angazhuar për
kontakte të Klubit e më pas Qëndrës Kulturore
më palën Gjërmane , përmes tijë merrnim lejet në polici për organizim të
protestave,paraqitnim kerkesat tona në Qeverinë e Landit dhe në Bundestag
,përmes tijë I dolëm që të dergojmë Avionin e parë në Rinas më ndihma për
popullatën e zhvendosur të Kosoës nga lufta .
Hamdiu ishte alfa dhe omega në takimet senzibilizuese që I mbanim më palën
gjermane për luftën në Kosovë, për
grumbullimine ndihmave dhe shumë organizime që kishim bashkë më popullin
gjerman, ku më ka mbetë në kujtesë
organizimi I protestës më Nënat GJermane
kundër luftës dhe masakrave që bëntë Serbia në Kosovë. Ishte e
pazavënsueshëm angazhimi I tijë më klubin e futbollit FC Kosova I cili garonte
ne Kreis Liigen e Dyseldorfit dhepërmes
këtij klubi dhe suksesve që I arrinte afirmohej edhe çeshtaj e Kosovës. Ishin
këto disa nga më të veqntat që mu kuajtan për shokun dhe mikun tim Hamdi Gashi.
Ka
dikun dhjetë ditë që u degjova më te herën
e fundit më telefon , si zakonisht ishte I hareshem por edhe I brengosur për atë që po ndodhë në
skenën politike Kosovare, nuk I pelqenin ndasitë në mes shqiptarve , pa
pjekuria politke dhe rrugaqëria në politikë e shqetsonin tejmase.Ishte dhe
mbeti si gjithmonë Institucionalist,
luftetar I pa epur për ndertimin e shtetit të Kosovës dhe rrumbullaksimin e shtetësisë se Republikës se Kosovës . Vazhdonte të
luftonte matrapazët në mërgatë të cilët akoma po vazhdojnë ta mashtrojnë dhe ta shfrytzojnë mërgatën
shqiptare për një grusht vota apo një grusht euro. Vazhdonte të ishte I
hidhëruar për atë se Shteti I Kosovës
bëri shumë pak apo më mirë të themi nuk bëri as gjë për mërgatën
shqiptare e cila Kosovës I dha krejtë
qka pati në luftë dhe në paqë .
Dhe
ekrejt në fund një shpërthim I Aortës
për pakë minuata e dergoi në amshim duke na lënë më të varfër edhe për
një veprimtar të orve të para të mërgatës shqiptare , numri I të cilëve po bie
nga dita në ditë.
Jam
krenar dhe mburrëm që isha një përiudhë bashkë më këta kolos të mërgatës
shqiptare .
Hamdi
pusho I qetë, ti ia lave më nderë
borgjin Atdheut.. Lavdi jetës dhe veprës se Hamdi Gashit.