Faleminderit
Nue Oroshi: Tash e 10 vjet pa nacionalistin e Shqipërisë Etnike Kapidan Ndue Gjon Marku
E marte, 05.01.2021, 11:02 AM
Tash e 10 vjet pa nacionalistin e Shqipërisë Etnike Kapidan Ndue Gjon Marku
Nga
Nue Oroshi
Para
dhjetë viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u nda nga jeta për të mos
vdekur kurrë Kapidan Ndue Gjon Marku udhëheqësi i Blokut Kombëtar Independent
dhe nacionalisti atdhetar i cili një jetë të tërë punoj e veproi që Shqipëria
të jetë perëndimore e demokratike dhe jo në dorë të klyshave të Rusisë.
Kapidan
Ndue Gjon Marku ishte një simbol i qëndresës shqiptare,ishtë një uragan i
nacionalizmes i cili për rreth shtatë dekada qëndroj i pathyer,në rrugën e
shenjët kombëtare,duke vazhduar me devotshmëri rrugën kombëtare të kapidanave
të Mirditës për gjashtë shekuj histori.Kapidan Ndue Gjon Marku për asnjë moment
nuk u thye,edhe atëherë kur me pushkë në dorë udhëhoqi Mirditën në luftë kundër
bolshevizmit pansllavist,edhe atëherë kur më propozimin e vëllait Kapidan Mark
Gjon Markut ishte caktuar që ta vazhdoj qëndresën e nacionalizmës shqiptare në
mërgim,të cilën qëndresë e vazhdoj me përkushtimin më të madh një herë në Itali
duke themeluar Organizatën Politiko-Kombëtare Blokun Kombëtar Independent,dhe
duke ndihmuar përmes luftëtarve të ndryshme luftën në malet e Mirditës të
udhëhequr nga dy vëllëzërit e ti kapidan Mark Gjon Marku dhe kapidan Llesh Gjon
Marku.Edhe pas rënies heroike të dy vëllezërve Kapidan Ndou vazhdoj ta udhëheq
nacionalizmen shqiptare,duke u vendosur në shtetin më mik të shqiptarëve në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ai u shqua me pedantëri edhe përpos angazhimit
në Blokun Kombëtar Independent bëri edhe shumë shkrime dhe botoj shumë artikuj
me vlerë të madhe kombëtare duke e diskredituar haptas komunizmin në Shqipëri
dhe duke dhënë fakte të pamohushme për luftën e Nacionalizmes shqiptare në
mbarë Shqipërinë Etnike të udhëhequr nga Komandanti i përgjithshëm i kësaj
lufte legjendari Kapidan Mark Gjon Marku.Kapidan Ndue Gjon Marku në vitin 2002
në New York e shkroj një libër enciklopedik për Mirditën me titull´´Mirdita
Dera e Gjomarkut Kanuni´´, libër që është baza kryesore e shkrimit të Historisë
së Mirditës në të ardhmën,apo brumi faktografik për një histori të mirëfilltë
të Mirditës, e jo histori të fallsifikuar,siç e kanë bërë dhe po e bëjnë
komunistët.
Kapidan
Ndue Gjon Marku,la gjurmë të pashlyshme në mbrojtjen e nderit,burrnisë dhe
tokës Arbnore e mbeti në historinë shqiptare si njëri ndër burrat më të mëdhenj
që dha kombi ynë gjatë historisë shumëshekullore.