Faleminderit
Mehmet Musa: Shqiponja e Bjeshkëve të Nemuna!
E hene, 14.12.2020, 10:25 PM
Shqiponja e Bjeshkëve të Nemuna!!!
Shkruan
Mehmet Musa
Në
gjysmën e dytë të shekullit që shkoi, gjysmën e Shqipërisë së okupuar nga
serbosllavia e karakterizojnë ngjarje tragjike,
të dhimbëshme, trishtuese e të mjerushme. Vrasje të panumërta te
shqiptareve, me gjygj e pa gjygj,
tortura e zhdukje fizike nga më të ndryshmet, shpërngulje masive, të
shqiptarëve muslimane në shkretetirat e Anadollit e të shqiptarëve te krishtere
në viset përendimore të serbosllavisë, ne Kroaci e Slloveni.
Me
miratimin dhe marreveshjen direkte të Tito, Kardelit dhe Rankoviçit, pas
vitit 1945, sidomos pas mbledhjes nga
data 8 e deri me 10 korrik, 1945 në Prizren, ku me shumicën e delegatëve
shqiptar(shikojeni dokumentin e tradhetisë) u vendos që Kosova dhe krahinat e
tjera shqiptare të hynë në gjirin e Sërbisë federale.
Formacionet
ushtarake te Drazha Mihajlovicit dhe ato çetnike, qe kishin venë nga një yll në
kapelë, dhe vetquheshin partizan,
filluan të spastronin terrenin.
Ata
e filluan me 782 mësues, arsimtare e profesore, që duheshin eleminuar dhe
zhdukur nga faqja e dheut e, pastaj vazhduan me nacionalistët irredentistë e
seperatistë që kishin qenë përkrahës të kryengritjes së armatosur
në Drenicë që e udhëhoqi gjenerali i pavdekshëm Shaban Polluzha.
Në
këte mënyrë, ata, dalë-ngadale, filluan
të shkulin me rrënjë çdo gjë që ishtë shqiptare në gjysmën e Shqipërisë së
okupuar.
Fatkeqësisht
e tërë kjo ndodhi sepse populli ynë fatëkeq ishte i ndarë në dy tabore, ku
pjesa dërrmuese u radhit në përkrahje të okupatorit të ri serbosllav, duke perkrahur parrullen e bashkim -vllazerimit
të stisur nga okupatori për interesat e tija dhe një pjesë, shumë e shumë më e vogël, u radhit në krahun e të mundurve por, kurrën
e kurrës të te nënshtruarve!
Për
të kryer sa me më sukses, këte spastrim
etnik, këte etnocid e genocid në ballë të piramidës ishte vënë sektori i OZN-ës
dhe ai i UDB-ës,
Shefat
që udhëhiqnin këto akte makabre ishin serbe e malazeze si, Jovë Bajati, kapetan
Mujashi, Branko Zhuvali, Vojë Sllaviçi,
Vujë Vujvodiçi, e më i zi se këta ishte shqiptari Musa Gjakova, në stacionin e policisë, në Gjakovë.
Me
udhëzimin e akademisë së shkencave serbe,
që kjo Golgote të kishte nje sukses edhe me të madh, u mor vendimi që të gjithë puntorët e
sigurimit serbo-malazeze të zevendësoheshin me shqiptarë servilë dhe me
te vertetë, keta servilë që iu dha arma në dorë, u treguan 7 here më serb
e malazeze.
Praktika
e zevendesimit të punëtorëve të sigurimit nga servilët dhe kolaboracionistet
shqiptarë duhej të aplikohej sipas një skenari të murëmenduar. Shumica e tyre
duhej të rekrutoheshin nga radhet e mësuesve të shkollave fillore, me stazh pune nga 4-8 vjet. Populli thote
se, çka shtëpia e tregon fëmia dhe të
rekrutuarit merrnin informata, nga fëmijët e vegjël, për familje të
caktuara të dyshuara. Femijet pyeteshin nga ish mesuesit psh se kush shkonte
mysafir me shpesh;nga cili fshat ishte mysafiri dhe çfarë fliste në odë ai.
Nese fliste mirë për shokun Tito apo për ndonje tjetër. Femijet pyeteshin per
vendndodhjen e të afërmve si dhe për miqtë e familjës. Ata
pyetëshin nese prinderit lexonin ndonje gazete tjeter veç Rilindjës. Nese
lexonin një liber të trashë e të vjetër duke aluduar për Lahutën e Malësisë e
të tjera e të tjera pyetje provokuese.
Detyrë
e veçante e tyre ka qenë edhe survejimi i këshillit të mësimdhësësve në përgjithësi
e, i ndonjë mësimdhënësi të caktuar në veçanti.
Pas
stazhit në shkollat tetvjeçare këta mësues kalonin direkt me detyrë në organet
e sigurimit me një bagazh informatash goxha të madh për cilindo qe u
interesonte . Kjo dëshmohet më së miri se mbi 80% e punetorëve të sigurimit
shtetror, kanë qenë mësues dhe arsimtare
në shkollat tetevjeçare, para se të punonin në sherbimin serb të sigurimit
shteteror.
Tetë
vjet në vijën e parë të frontit!
Pasi
u shua me zjarr e gjak kryengritja e Drenicës, pasi nuk mbeti pus i shtepive të
trojeve të gjysmës së Shqipërisë së robëruar pa i patur nga tre, katër apo pesë
shqiptar të hedhur e të mbytur në ujë, pasi u shua çdo shkëndi e armatosur e
ndezur për liri e bashkim kombëtar, pasi nuk ngeli familje që i respektonte
vendimet e Konferences se Bujanit, pa i
shkuar gjema të dera, një pjesë jo shum e madhe e popullit të Shqipërisë
natyrale, të okupuar nën serbosllavi u mund por, kurrën e kurrës nuk u
nënshtrua!Vetvetiu në këte tabor ben pjesë edhe gjaku dhe oxhaku i bijëve
e nipave të Ali Bajramit të Morinëve të Lubeniqit të Pejës.
Në
këte truall lindi Malë Morina me 6 janar 1963 nga baba Sherif Alia e nëna
Bute Cukaj bija e Bardhec Hysit nga Rugova.
Prindët Sherif e Bute Morina kishin 5 djem e tri vajza, Mala ishte
fëmija i 4 në radhë. Katër klasët e
fillorës i kreu në Lubeniq, ndërsa 4 të tjera i kreu në fshatin Raushiq,
ku nga viti 1977 e deri në vitin 1980 kreu shkollën e mesme në
gjimnazin „Vëllezërit Frashëri „ në Deçan. Në vjeshtën e këtij viti ai shkoi
për të kryer shërbimin ushtarak në Vehrnik të Sllovenisë deri në shtator të
vitit 1981.
Malë
Morina u rrit pa kaluar fazën e fëmijërisë, sepse nëna Bute, që në djep, e
gatoi si burrë para kohe, herë duke kënduar ninulla e herë duke vajtuar për të
parët e sajë që sa here ishin larë në gjak me hordhitë e Cerrnagores, e me
ushtrinë e Mark Milanit.
Sa
gjak ishte derdhur për trojet e arbërit që, sot i ka Mali i Zi. Sa here
ishte larë në gjak Qafa e Çakorrit, nga heroizmat e Jashar Haxhës, Kurt
Asllanit, Çelë Shabanit, Rrustem Ukës, Xhemë Sadrisë, Keri i Sadri Bardhit,
Zhukë Haxhisë, e për babanë e sajë Bardhec Hysin i cili vdiq me shtatë
varrë(plagë) në trup të mara në luftërat kundër Cerrnagores. Xhaxhai i
sajë, Iber Hysi, një luftëtar
trim e i pa epur në luftë kundër brigadës së Bokës së Kotorit, kishte rënë
në fushën e nderit ballë për ballë me bishat malazeze. Dajët e nënë Butes, Zenel e Tahir Kastrati nga Koshutani
ishin zënë të gjallë në këte betejë , dhe ishin burgosë në kullën e
Sheremetit në Pejë e me vone u pushkatuan por që e kishin paguar veten dhjetë
fish. Edhe në burg, në kullën e Sheremetit, ata e treguan veten
se jan gjak i Kastriotit duke i mbytur me prangat që kishun në duar dy police
serbë që ishin roje burgu në shtëpinë e Sheremetit.
Edhe
babai, Sherifi, nuk nguronte të trgonte vuajtjet dhe mjerimin
që kishte parë me sytë e tij në luftën e dytë botërore, ku si 15 vjeçar e
kishin rrembyer bandat e brigadës së Bokës së Kotorrit dhe e kishin dërguar në
luftë deri në Triestë. Ate e kishin
marrë, pa e pyetur fare, në vend të
vellait të tij, Avdylit, që ishte më i
madh (17-18 vjeç). Pasi përfundoi lufta
ai u kethye nga Triestia sebashku me disa bashkluftëtare, herë me vapor e here
me këmbë deri në Tivar, një natë pasi kishte përfunduar masakra e Tivarit.
Atë
natë ata i futën në një shtallë deri në mengjes, me që ishte terr . Gjithe natën e kishin
kalua nëper pusa uji, por kur u gedhinë në mengjes, panë me sytë e tyre se ata
pusa kishin qenë pusa gjaku të derdhur nga trupi i shqiptarëve të
masakruar një natë më parë.
Të
gjitha këto, por edhe shumë ngjarje
tragjike që kishte dëgjuar me vëmendje nga goja e nenës Bute dhe babë
Sherifit, kishin ndikuar në formimin
psikologjik të, Malë Morinës për çështjen kombëtare, duke e bëre që të vihet me
gjithë forcën e tjë morale, fizike e psikologjike në vijën e parë të
frontit, tetë vjet rresht, pa u ndalur,
frikësuar e hamendur, duke luftuar ditë
e natë për ta bërë Shqipërinë taman Shqipëri me gjithë territoret e sajë.
Në
shtator të vitit 1977, Mal Morina u regjistruanë vitin e parë në gjimnazin,
Vëllezërit Frashëri në Deçan. Duke qenë
në bangat e gjinnazit, shpeshëhere i silleshin në mendje fjalët e nënës Bute që
ndonjëhere i prishnin edhe koncentrimin gjatë orëve të mësinit. Të gjitha
theniet e saja ai i kishte regjistruar në trurin e tij të njomë, dhe ishte i
mbushur plot e përplot urrejtje ndajë okupatorit gjakatar serbomalazez e
tradhtarëve të vendit. Në orën e mësimit të historisë tregon prof. Selim Lokaj,
atij nganjëhere i mbushëshin sytë me lot, thua se kishte ndonjë hall shum të
madh. E vërteta ishte se Mala, kishte vënë mbi supet e tija të njoma një
hall shumë të madh në rrugën që kishte hyre pa kthim prapa i vendosur që
të jete ushtar i Atdheut deri sa damari i tij ti rridhte gjak .
Vrasjet
në front ballë-përball të dajeve të tij të Rugovës me cubat e
knjazit të Malit të Zi, nuk i brenin shpirtin aq sa i brente zemrën kryeçetniku
malazez Brank Zhuvali që ishte postkomandant në stacionin policor të Kuqishtës,
e që nga viti 1955 e deri në vitin 1957. Ai kishte bërë masakra të llahtarshme
ndaj malsorëve të Rugovës duke i lidhur me shallet e tyre nepër pemet
buzë Bistricës e duke i lënë me këmbë në ujë tërë natën në dimërat e egër. Këto ngjarje ia kishte treguar nëna Bute që
kur ishte fëmijë, në shkollën fillore. Bile ishte aq i lidhur ngusht me nënën
Bute, Mala sa që nganjëhere nëna i
thoshte Malës ty të ka nëna edhe djalë edhe çikë.
Në
vitin shkollor 1977-78 nder nxenësit e tjerë që kishte një respekt të madh për,
sjelljet dhe suksesin shenbullor të tyre, u shoqërua me shokun e tij të
klasës Haxhi Avdyl Berisha nga fshati Prapaqan.
Babai
i Haxhiut ishte djalë i motrës së kaçakut të maleve Bardhosh Dinë Gërvalla.
Gjatë bisedave të lira jasht orëve të mësimit, sidomos në vitin e tretë te
gjimnazit, në vitin shkollor 1978-79,
kur fituan besimin e ndërsjelltë duke biseduar çdo here kundër pushtuesit
serbomalazez, Haxhiu e njoftoi se i kishte daje të babait Hysen, Jusuf e
Bardhosh Gërvallën, dhe i propozoi që të takohet me njërin nga ta. Mala, që
tani ndihej edhe më i sigurtë sepse ishte i brumosur, motivuar dhe mbushur plot
urrejtje ndaj cubave të Malit të Zi e priti me gëzim të madh ofertën për
takimin me bijtë e kaçakut. Fillimisht ai u takua me Hysen Gërvallën, pastaj me
Jusufin e Bardhoshin. Pas dy tre takimeve u vendos që Malë Morina, të pranohet antar në organizatën ilegale
Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi.
Në
qershor të vitit 1979 brenda në makinën që kishte ardhur për pushim nga
Gjermania, Bardhosh Gërvalla, Malë Morina dha betimin para Hysen e Bardhosh
Gërvallës, në rrugën Drumi i Telit që sot quhet rruga „Lëvizja Kaçake“dhe u
pranua anetarë i LNÇKVSHJ-ë me të drejta të plota, kur ishte ne moshen 16
vjeçare. Me tu kethyer në Prishtinë Bardhoshi me Hysenin e njoftuan Jusufin
edhe për një antarë të ri që iu shtua organizatës, Jusufi u tha dy vëllezërve
të tij, se duhej pritur edhe pak sepse eshtë shum i ri . Edhe pse eshtë shum i
ri, ai eshtë shum i mençur, i vendosur,
i ngritur dhe largpamës, ia pret i vëllai , Hyseni,
prandaj jemi vonuar për ta organizuar Malën, sepse Malën e kam
provuar. Eshtë trim, eshtë i shkathtë,
eshtë i zoti, bile bile kam besim edhe më shum se në veten time, sepse
njeri më të pjekur e të formuar në planin kombëtar nuk kam takuar ndonjëhere
gjerë me tani, ndërsa mosha e re e tij
vetëm sa ja shton nderin, krenarinë e burrërinë si Malës, si neve, si
organizatës ashtu edhe Atdheut tonë të robëruar. Përmes Jusuf Gërvallës, Mal
Morina ra në kontakt me Xhemail Blakaj nga Vrella, e Istogut, dhe se bashku me
Xhemail Blakaj, Mala, në prag të vizitës se kasnecit Tito në vjeshtën e vitit
1979 në Kosovë perpiluan dhe shpërndanë traktin:
Gazeta
NIN e Beogradit gënjen, ndërsa gazeta YLLI e Tiranës flet çdo here të vërtetën,
ku ndër të tjera demaskohet Tito dhe titizmi si armik i përbetuar i kombit
shqiptar. Para çdo vizite të Totos në Kosovë, sigurimi i shtetit merrte
masa për pastrimin e terrenit per shkaqe sigurie nga nacionalistet e të dyshuar
për veprimtari „armiqsore“. Me këte rast për pak sa shpëtoi Jusuf Gërvalla i
cili u arratis në Gjermani të i vëllai Bardhoshi, ndërsa Hysen Gërvallën
e burgosen dhe e dënuan me 3 vjet burg. Kësajë gjuetie shtrigash nuk i shpëtoi
edhe 16 vjeçari Malë Morina. Me 14 dhjetor 1979 ai u e burgos. Mbi te u
ushtruan tortura nga më çnjerzoret. Ai u pyet se çfarë e lidhte ate me armiqte
e perbetuar të Jugosllavisë si vëllezërit Gërvalla. E rrahen, e keqtrajtuan, i
bënë shantazhe nga me të perbindeshmet, siç dinin të benin xhelatët e
zinj. Ai e përballonte dhunen mbi te me buzqeshje duke kujtuar qershorin
e kaluar dhe betimin e dhënë në makinën e Bardhoshit para tijë dhe Hysen
Gërvallës. Në ndonjë pauzë të torturave,
ndërroheshin inspektorët xhelatë të sigurimit,
e ata që vinin pas tyre i ofronin edhe lëmoshë e, para nese
bashkepunonte me ta. Por sa lëkunden Bjeshkët e Nemuna aq, lëkundej ushtari i
lirisë Malë Morina në betimin e dhënë per të luftuar deri në frymën e fundit
për bashkimin e trojeve shqiptare. Me që konsiderohej si i mitur, pas 21 ditë
torturash e liruan si të pafajshem.
Torturat
dhe rrahjet në SUPIN e Pejës ia shtuan akoma më shumë urrejtjen ndaj regjimit
gjakatar, dhe vendosmërinë për të
marshuar deri në fitore. Ai u rezistoi torturave dhe nuk tha asnjë fjalë edhe pse
shumë nga çeshtjet që u interesonin xhelatëve kishin autoresinë e vet Malë
Morinës. Ballafaqimi me organet e sigurimit serb në Pejë të Mala ndikoi
pozitivisht, duke patur parasyshë përmirsimin e sjelljeve të veprimtarisë dhe
ruajtjen e konspiracionit në formë e mënyrë sa më rigoroze. Në qershor
1980 ai përfundoi gjimnazin në Deçan, ku pas dy muajve në shtator të
këti viti shkoi të kryejë shërbimin ushtarak në Slloveni, në
qytetin Vehrnik, ku qëndroi deri në shtator të vitit 1981. Ndoshta ishte fat që
ai nuk u ndodh në Kosovë, në kohën e
ngjarjeve të lavdishme të vitit 1981 sepse, me siguri do të ishte,
burgosur me shumë të tjerë që u arrestuan në atë kohë.
Tre
muajte e parë në ushtri Mala i kaloi pa ndonjë ngjarje, ndërsa nga fundi i
dhjetorit e fillimi i janarit 81, kur arriti dosja e Malës nga Peja në kazermën
e tij ushtarake, filluan pyetjet nga oficeri i sigurimit, majori Stanojleviç. Deri në fund të marsit 1981, situata ishte
disi e qetë, por më pas, çdo ditë e më
shumë i shtoheshin provokimet psikologjike e pyetjet e llojllojshme,
nganjëhere duke e zgjuar nga gjumi edhe në ora 2 të pasmesnatës, siç më ka treguar vetë Mala,
Keqtrajtime në kazermën ushtarake, në
Slloveni, nuk kanë qenë të rënda , as 10% të përafërta me ato në
SUPIN e Pejës, sepse atje as edhe njehere nuk përdorën dhunën
fizike, por vetem presionin psikologjik.
Në
shtator të vitit 1981 ai u lirua nga shërbimi ushtarak, ndërsa në tetor
të atij viti u regjistru në Universitetin e Prishtinës në degën e
gjuhës dhe të letërsisë shqiptare.
Jeta
studentore e Malë Morinës ishte një sakrificë në vete. Shumë nga
aktivistet dhe udhëheqësit e organizatave revolucionare ishin burgosur,
torturuar e ishin denuar me denime drakoniane.
Jeta
ishte e zymtë ngado e kudo që shikoje. Në Prishtinë ende rrugët nuk ishin
pastruar nga gjaku i demostruesve duarthatë i shkaktuar nga armët e
zjarri të policisë dhe ushtrisë së Nikolla Lubiçiqit.
Regjistrimi
në Universitet ishte po thuaj formal. Ai tani ndihej përgjegjës për shume gjëra
që kishin ngelur në gjysmën e rrugës,
pasi, në të gjitha trojet
shqiptare, ishin burgosur dhe shkëputur thuajse shumë nga lidhjet në
radhët e organizuara. Ai i vuri detyrë vetes të shtonte radhet e organizates
ilegale me element të rinj. Terreni ishte shumë më i përshtatshëm se para
demostratave. Një pjesë e mirë e
popullit dhe studentëve ishte irrituar dhe mbushur plot urrejtje nga dhuna
çnjerzore që kishte ushtruar policia dhe ushtria serbosllave ndaj
demostruesve e, sidomos, ndajë vajzave shqiptare, të cilave, xhelatet,
pas torturave u thoshin (ne?eš da rodiš nikad albanac)nuk ke për të lindur
kurrë shqiptarë.
Tani
Malë Morina ishte në këmbë, e në aksione, së bashku me shokun e tij
Xhemal Blakaj, për shperndarjen e trakteve dhe afisheve, gazetave si
Laimtari i Lirisë, Liria e Zëri i Kosovës, pastaj literaturës nga Shqipëria
mëmë. Pas çdo akti të perfunduar me sukses, ai gëzohej pa masë. Ai u ndie i lumtur
kur shoku dhe bashkëludftetari, Jusuf
Gërvalla, u kishte shpëtuar kthetrave të çakejëve të UDB-ës, dhe ishte
arratisur e kishter shkuar te vëllai i tij,
Bardhoshi. Ai ishte i bindur se lufta e jonë do të triumfonte sepse
ishte nje luftë e drejtë.
Me
Malën më ka rënë rasti të takohem në mes të nëntorit të vitit 1982, me që
studionim në të njejten degë, ndërsa babain e tij , Sherifin dhe
xhaxhain Avdylin, i kam njohur shumë më
parë ngaqe ata ishin mjeshtër të shëpive,
Malës
i interesonte mbarëvajtja e demostratave të marsit e prillit që shkoi. Një ditë
e njoha me një shokun tim Enver Topallin, Enveri ishte entuziazmuar nga takimi
me Malën. Unë nuk qëndrova me ta, por ata kishin rene dakord që të
bashkvepronin në çdo drejtim.
Nata
e kobëshme e 17 janarit 1982 kur,
kriminelët e Beogradit, natën vonë, i privuan nga jeta me atentat
udhëheqësit kryesore të levizjës revolucionare të Kosovës Jusuf e Bardhosh
Gërvallën e Kadri Zekën, tronditi shumë,
të gjithë bashkeluftetarët e, sidomos, ata që kishin patur fatin ti njohin
fizikisht,
Mala
thoshte se kjo ishte një humbje e madhe e pa zavendësuar për tërë kombin tonë,
por lufta duhet vazhduar,
Pas
28 ditëve nga rënia e shokëve në Gjermani, me 14 shkurt 1982, pas një ndeshje
basketbolli në sallen 25 maji(sot 1 tetori)në mes Cibonës së Ljublanës dhe
Universitetit të Prishtinës, pas mbarimit te ndeshjes, para konvikteve të
studentëve . me që ishte një numër i madh studentësh, Zela, me zërin e
saj filloi të brohorase: Jusuf Gërvalla hero i popullit, Kadri Zeka hero i
popullit, Bardhosh Gërvalla hero i popullit, dhe pastaj e tërë turma për afër
tri orë vazhdoi pa ndërpre këto thirrje për bijtë e Atdheut që u vranë në
Gjermani. Ky akt e lajm i mirë i asaj nate, per 24 orë mori dheun, Mala dhe të
gjithë shokët e organizuar morën zemër e forcë me që në çdo tubim tani e tutje
perseritej i njejti refren.
Marsi
i vitit 1982 ishte në prag. Thirrjët për të perkujtuar dhe organizuar
demonstrata në shenjë të përvjetorit të demonstratave ishin shkruar nga
organizata simotër PKMLSHJ, ndërsa Mala me shokët e tijë i shperndau me
përkushtimin më të madh dhe pa asnjë lloj frike.
Çdo
organizatë simotër respektohej në mynyrë të barabartë me organizatën që i
takoje. Nuk dukej asnjë shenjë xhelozie, lokalizmi apo urrejtëje etj. Pas përkujtimit të demostratave të marsit
1982, Malë Morina therritej, se paku 2
here në vit nga organet e sigurimit të shtetit, në Pejë, në intervista ku
edhe keqtrajtohej .
Në
fund të vitit 1982, përmes Enver Topallit, Mala u takua me revolucionarin Nuhi
Berisha ku në mes veti më shum konsideronin se janë vëllezër sesa
bashk?luftëtar.
Një
lajm i mirë kishte arritur nga mërgimi.
Grupet ilegale që vepronin të ndara,
me 17 shkurt dhe me 14 maj 1982, ishin shkrirë tri organizata në
një të vetme. Keshtu, LNÇKVSHJ, PKMLSHJ dhe OMLK, kishin formuar Lëvizjën për
Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi dhe se organi i LRSSHJ-së do të
ishte “Zëri i Kosovës”.
Komunikatën
e bashkimit e shumezuan shokët Enver Topalli, Nuhi Berisha e Malë Morina me
shaptilograf dhe u shpërnda anë e kend trojeve shqiptare nën Jugosllavi.
Ajo
që të jepte forcë e kurajo ishte se në komunikatë shkruhej se:” në
Republikën Shqiptare në Jugosllavi do të përfshiheshin të gjitha
krahinat e banuara me shumicë shqiptare”, si dhe në pikën 3. shkruhej: “për
realizimin e këtij misioni fisnik e kombëtar LRSSHJ, do të shërbehej me të
gjitha mjetet që lejon etika revolucionare duke u nisur nga bindjet politike e
deri të revolucioni i armatosur po që se e kërkon nevoja”çka konfirmonte se për
realizimin e aspiratave tona shekullore revolucioni i armatosur ishte nje
alternative reale që do të pregatitej në konspiracion të thellë. Në janar të
vitit1983, Mal Morinën e keqtrajtuan dhe
e rrahen për tre dite rresht, deri sa
humbi ndjenjat. Kështu ndodhi me te edhe në mars të vitit 1984. Kur pa të birin
as të gjallë e as të vdekur babai i Malës,
Sherif Morina, detyrohet përsonalisht, të shkoje në SUP-dhe të
kontaktojë me kriminelët që të gjithë ishin shqiptarë. Sherifi iu drejtua
xhelateve duke iu thene se veprimet e tyre ishin pa asnjë bazë ligjore dhe
kunder ligjit dhe kerkoi prej tyre që kjo të ishte hera e fundit. Njëri nga
xhelatët e atij grumbulli pa karakter njerezor, Xheladin Beqiri, i drejtohet:”
Dëgjo plak! Ne këtu nuk ushqehemi me barë dhe nuk ruajmë delet. Neve kujdesemi
dhe përkujdesemi për Jugosllavinë e Titos dhe bashkim-vllazerimin . Ata që
janë kundër kësajë Jugosllavije do i zhdukim nga faqja e dheut, . Mos
harro plak! Po e futëm edhe një herë brenda djalin tënd, Malën,
nuk e merr dot me të gjallë”!
Paralajmërimi
se do t’ia marin jetën, nuk e friksoi Malë Morinen, por i forcoi akoma më shume
bindjen e tijë se s'ka forcë në botë që ta ndalë në rrugën tonë të ndritshne të
lirise.
Takimin
e fundit dhe më të gjatin me Mal Morinën e patëm të shtunën mbrema, dhe të
dielën mbrëma me 20 dhe 21 gusht vte vitit1983,
në shtëpinë e tijë në Lubeniq, ku isha i ftuar në një dasëm në këte
fshat.
Atëhere
dasmat beheshin dy ditë e net. Në dasëm vinin kusherinjt e zotit të dasmës, që
ti shpërdanin dasmorët për të fjetur . Une me Malën ishim marrë vesh që ai të
vinte në dasëm dhe të më kerkojë mua që të shkoj në shtëpinë e tij për të
fjetur dhe ashtu vepruam.
Kurrë
nuk i harroj ato dy netë. Te ne vinte herë pas here edhe vellai i tij Shabani,
për të na sjellë ujë apo kafe, por nuk
qëndronte gjate në odë. Me siguri ata ishin marre vesh per këte, sepse në
lëvizjën ilegale kishte rregulla dhe respektohej shoku edhe më shum se vëllai.
Folëm
për çështje organizative, për konsolidimin e radhëve, sepse shumë ishim dëmtuar
nga sahanlëpirësit dhe zagarët e UDB-ës. Mala ishte një shok i jashtzakonshëm.
Kishte syrin pishë e zemrën prush. Vetëm me shikimin e tij të shponte edhe
shpirtin edhe zemrën. Ishte gojë ëmbël, vizionar dhe i pa thyeshëm. Ishte njeri
konstruktiv. Edhe pse kishim 6 vite diferencë në moshë, ai qëndronte shumë e shumë para meje në
levrimin e letërsisë, shkencës dhe librit, në ngritjën edeopolitike, në rritjën
e shokëve të organizuar. Ate që e organizonte Mala kishte kishte aftësi ta mbajë
afër përgjithmonë. Ai dinte të vlersonte kohën, gjendjën dhe fuqinë tonë
revolucionare saktësisht. Ishte i matur në fjalë e tri here i matur në veprim.
Nuk e nenvleftesonte dhe as mbivleresonte kurrë armikun . Atij kurrë nuk i
kishte deshtuar ndonje aksion i ndermarre prej tij apo me shokë. Ishte shume
fjalepak por të thante me teorinë e tijë thuaj se mbanë titullin e doktorit të
shkencave. Ishte trim, besnik dhe i vendosur. Me të nuk mund të matej kush, nga
shokët e organizatës me përjashtim të Nuhi Berishës. Kurë fliste për torturat
që perjetonte në zyrat e sigurimit serb në Pejë, nuk të tmeronte edhe pse
torturat ishin tmerr në vete. Fliste me lehtësi, sikur të tregonte ndonjë
përrallë. Ka dy rrugë, thoshte ai. Rruga më e lehtë gjatë torturave eshtë mos
të pranosh asgjë, se po pranove vetëm diçka të vogël nuk të ndahen torturat
deri sa të duhet të pranosh edhe ndonjë fantazi.
Pas
kesaj nate, të hënen me 22 gusht 1983 u përshendeta me Shqiponjën e Bjeshkëve
të Nemuna me kusht që të takoheshim prap,
por kjo nuk ndodhi me kurrë. Por vendin tim e zavendësoj me
revolucionrin e pa epur dhe titanikun Gani Musën njëqind here edhe më të
furishëm se unë.
Mala
nuk ndalej. Ishte si fortuna. Nuk kishte detyrë që i caktohej që të jetë ankuar
se eshtë e vështirë. Ai, çdo detyrë e
merte me gëzim e dëshirë sepse ishte i sigurtë që do t'ia dilte. Por ndonjëhere
. . . . .
Pas
17 janarit, 1982 e 11 janarit 1984,
në Prishtinë iu vranë shokët bashkveprimtarë të tijë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Kjo ishte një
goditje e rëndë për shpirtin e tij. por
ai nuk thyhej e dorëzohej. Pas natës së kobëshme të 17 janarit, dhe pas
përfundimit të varrimit të tre dragonjve të shqiptarisë në Gjermani, shoqja dhe
fëmijtë e Jusuf Gërvallës me dëshirën e tyre dhe vullnetin e shtetit shqiptar,
vendosen të kthehën në Shqipërinë mëmë, ndërsa e shoqja dhe fëmijtë e
Bardhoshit vendosen të kthehën në Kosovë.
Nuk
mund të krahasohet apo të ketë edhe një rast në tërë shqiptarinë që me të
vërtetë mund të therritet vëlla me plot kuptimin e fjalës, si ai i vëllezërve
Gërvalla me Malë Morinen, të cilët e quanin ate, siç thote populli ynë mashkull shtëpie i
gjakut dhe oxhakut Gërvalla.
Çakenjtë
e zinj edhe pas vrasjes së Jusufit e Bardhoshit kurrë nuk e lanë rehat kullën e
gërvallajve duke i therritur ne pyetje dhe burgosëur vëllezerit e nipat e tjerë
të Jusufit e Bardhoshit, Ata kontrollonin shpesh here shtëpinë e tyre, me një
vandalizëm të paparë duke shkaterruar orenditë shtepiake si biblioteken e
Jusufit që e hodhen pa mëshirë për toke, shkaterruan pianon dhe thyen me çekan
kitarën e Jusufit, sikur të kishte të fshehur brenda ndonje arme.
Fëmijet
e Bardhoshit pësuan trauma psiqike të rënda të njëpasnjeshme. Të vegjëlit perfytyronin tre arkivole para
tyre në Gjermani, gje qe i bente të mos flinin natën. Ata ishin të stresuar se
do të pesonin edhe ata ne Dubovik të njejtin fat siç pësoi babai dhe
xhaxhai i tyre në Gjermani. Këto tortura dhe masakra psiqike mbi trurin e
fëmijve të vegjël, që as guri nuk mund t'i perballoje e jo më njeriu, e detyruan
Malë Morinën që të organizoje nxjerrjën jashte Kosovës gruan dhe fëmijet e
Bardhosh Gërvallës.
Me
ndihmën e Avni Mulajt, nga Isniqi, dhe
Isuf Halilit nga Gllogjani, i cili punonte në Belgjikë ia arriten qellimit.
Aksionin ata e filluan me datën 7-8 nëntor 1986 . Isuf Halili i
Gllogjanit siguroi tre pasaporta të fëmijëve, dhe i nxori ata, pa ndonje
problem, përtej Mariborit, në Austri.
Mala,
Avniu dhe Tushe Gërvalla tentuan t'a kalojnë kufirin me këmbë, por për fat të
keq ranë në pritën e ushtareve të kufirit jugosllav me daten 11 nëntor të
vitit 1986.
Ata
u derguan menjëhere në burgun e Lubjanës. Pas identifikimit të tyre, SUPI i
Pejës i kërkoi me urgjencë të kthehen në Pejë ku , pas tri dite arriten me
14 nëntor 1986,
Tani
filloi një torturë e re mbi Malë Morinën por ai vendosi t'u tregonte vendin
xhelateve të zinj.
Ata
i thane:”Ka kohë që të ndjekim Malë Morina dhe çdo here je mbrojtur si
ipafajshëm dhe të kemi liruar. Ne kemi qenë të bindur që je i fajshëm dhe
fajtor i rëndë dhe ke lidhje me vëllezërit Gërvalla, që janë armiq
të popullit e të Jugosllavisë!
Tani
çfarë do të na thuash, nga do t'ia mbashë”?
Mala
ju pergjegj:” Çdo here ju kam thënë se nuk kam lidhje me vëllezërit Gërvalla,
ajo që nuk u kam treguar eshtë se Vëllezërit Gërvalla i kam vëllezër, sidomos
pas 17 janarit 1982 kur ju organizuat dhe i vratë në pritë bashkë me shokun e
tyre Kadri Zekën. Nga ajo natë une jam betuar në ideal se jam biri i pestë i
nënës Ajshe dhe, do të qëndroj i tillë për jetë. ”
Pas
kësaj personat qe po e pyesnin i thane:”Pse kerkoni të ikni nga këtu?”
Mala
u pergjegj;”unë kurrë nuk kam menduar të ikij nga vendlindja ime dhe
kurrë nuk do të ikij, por desha të ndihmoj gruan e vëllait tim, Bardhoshit,
për shkak të sjelljeve tuaja të egëra e të çakërdisura kjo,
grua
dhe femijët e saj po vuajnë shpirterisht dhe psiqikisht nga ju.
Njëri
nga kriminelet pyetes u tha te tjereve:”mos flisni me me te . Ky eshtë aq i
rrezikshëm sa që nuk gjendet lis per t'a varur. ”Kështu që xhelatët e pabesë e
pa shpirt shqiptari, argate të Tomë Miçunoviqit, vendosën ta përserisin nga
këto zyra, aktin barbar që kishin berë
ndaj Xhemail Blakaj të cilin e torturuan për 6 ditë me radhë nga data 3 e deri
më 9 nëntor dhe i morën shpirtin. Edhe
Malë Morinën e torturuan dhe e rrahen me dru, deri sa u be 35 kg. Kjo ishte një
vrasje e qëllimëshme dhe e menduar mirë. Kriminelet e nxorën në këte
gjendje dhe e lanë të shkonte në shtëpi në mëngjesin e 14 dhjetorit
1986, për ta kindapuar në mbrëmje dhe
për t'a varur në një trup arre të malazezit Vojin Vukaiç.
Pra
me 14 dhjetor 1986 me duar të lidhura në një trup arre të lartë, duke i shikuar
me mendje e zemër Prishtinën, Tiranën e Preshevën të bashkuara, i varur në
litar, vdiq i vrare, në moshen 24 vjeç Shqiponja e Bjeshkeve të Namuna Malë
Morina, ashtu si dikur Sefë Kosharja .
Ai
iku kur Atdheut iu desh më së shumti, duke e lënë gjysmën e Shqipërisë së
okupuar nga serbosllavia në zjarrë e në prush, por duke u lënë amanet atyre që
i thonë vetës shqiptar e zog shqiptari që mos t'a ndalin luftën
çlirimtare deri sa Shqipëria të bëhët një vend, një Atdhe i të gjithe
shqiptarëve.
Lajmi
mori dheun se për dy muaj serbia dhe xhelatët shqipfolës e lane Kosovën nëne pa
tre djem të saj. Me 15 tetor 1986, me
torturë mbytën ideologun e lëvizjës për bashkim, Metush Krasniqin me 9 nëntor
1986 në SUPIN e Pejës me torturë, ata mbytën Xhemail Blakaj, shokun e Malë
Morinës e së fundi e varën në litarë me 14 dhjetor 1986 si sot e 34 vite
më parë, Malë Morinën.
Shokët
e idealit për këte humbje të madhe të këtyre tre ushtarëve të Atdheut lëshuan
këte trakt ;
“VETËM
PËR DY MUAJ PUSHTUESIT DHE TRADHTARËT E LANË KOSOVËN EDHE PA TRE DJEM”. Ky trakt u shpërnda anë e kënd Atdheut .
Ndërsa shoku i tij bashkveprimtar, duke
e njohur mirë karakterin burrërorë të kreshnikut Malë Morina shkruajti këte
baladë të cilen po e botojmë të plotë.
Dhjetori
Dhjetori
me borë
Dhjetori
me acar,
Një
trim ra dëshmorë
Nga
xhelatët barbar
Nga
argatët e Titos
E
të Rankoviçit
Nga
argatët e shkjaut
Tomë
Miçunoviqit
Torturë
pas torture
Siç
dinë xhelatët e zi
Për
të vetmin shkak
Që
luftonte për liri
Para
Jusuf Gërvallës,
Unë
bëra betim,
Për
bashkim kombëtar
Luftoj
me çdo çmim
Jam
betue në ideal
Që
kurrë luftën mos me ndalë
Mos
me ndalë luftën çlirimtare,
Pa
i bashkue trojet shqiptare,
Dhash
betimin mbi flamur,
S'do
t‘më thejë as një torturë,
Asë
torturat e Serbisë,
Asë
litari i tradhtisë.
Mirë
ndëgjoni shki e shkina,
Mua
lirari nuk më frikson,
Për
emër më thërrasin Mal Morina,
E
mëmë Shqipëria kurrë s‘më harron,
Nënë
lokja kurë e pa,
Birin
varë në konop
Medet
o biri i nënës
Xhelatët
të paskan kopë
Ty
birë të paskan varë,
Argatët
e Savë Batares,
Nga
sot o biri i lokës
Je
vëlla i Sefë Koshares,
Dhjetori
me borë,
Dhjetori
me acar
Malë
Morina ra dëshmor
Nga
xhelatët barbar
Kështu
që amanetin e Malë Morinës e çoj në vend e shenjëta Ushtria Çlirimtare e
Kosovës, si dhe bijtë e axhës Avdyl që ranë per të mos vdekur kurrë me 1
prill 1999, Riza dhe Qun Avdyl Morina, ndërsa djalin e axhës Qamil Brahim
Morinën e pushkatojnë me shoqën Shyhreten dhe djalin e vogël dy vjeç Muhametin.
Lavdi
dëshmorëve të Atdheut!
Lavdi
jetës dhe veprës heroike të Malë Morinës!
Nder
dhe lavdi nënë Butës dhe babë Sherifit që lindë, rritën e ja falën Atdheut
birin e tyre Malë Morinën!!!
Rroftë
Shqipëria natyrale!
P.
s. Si e ndieni vetën athue ju fëmijtë e
xhelatëve të zi të; Asllan Sllamnikut,
Demë Mujës, Nezir Sherifit, Adem Arif Gashit, Adem Ibrahimit, Fadil Hysenit, Selim Broshës, Xheladin Beqirit, Bedrush Shalës, Mehmet Locit,
Mehmet Haskut, Sinan
Zhegrës, Hasan Jakupit, Jakup Llonçarit, Istref Sadikut, Qazim Mazrrekut, Sylë Nallbanit e shum të tjerëve si këta
argat të shkaut të zi???