Faleminderit
Vladimir Shyti: Njeriu që krijoi portretin e vet
E shtune, 13.03.2021, 07:47 PM
Portret
Njeriu që krijoi
portretin e vet
Nga
Vladimir Shyti
Nuk
kishim asnjë portret të saj, një miniaturë pa ndonjë vlerë, kur filloi punë si mjeke
dentare në një lagje të Durrësit, ardhur nga jugu i Shqipërisë. Dukej një vajzë
mendimtare që të nxitë kuroizitetin, apo të të ftojë të kërkosh diçka nga
shpirti që rri pas asaj fytyre të ëmbël e miqësore. Intimiteti saj qëndronte
shumë më thellë se lëkura vet. Sekreti stamotologes Geralda Himollari mund të
përvijohet dhe të përcaktohet duke u nisur vetëm nga pamja e jashtme, që tregon
një këmbëngulje në pasionin e saj për profesionin e fituar me aq vështirësi,
por me një vullnet të paparë, gati heroike.
Ende
e parritur e panjohur mundi të hapë me ndihmën e një të afërmi klinikën e parë
në atë lagje periferike të qytetit. E paisur me mjete dentare disi primitive
filloi punë tepër entuziaste duke mundur emocionet fillestare dhe e sigurtë ndërvete. Tek ajo
shihet qartë se kush ka luftuar me mjerimin dhe nevojën e vërtetë, ka më pak
frikë nga to, sesa ata që i njohin vetëm me të dëgjuar. Pacientët e parë i pret
me një buzëqeshje karakteristike të veçantë, që u jep atyre një siguri
sinqeriteti për shërbimin që do të marrin nga ajo vajzë ende pa përvojë. Ata
shohin tek ajo një mjeke, ku ka në zemër më tepër sesa në mendje, një besim që
Geri e krijoi dita, ditës me punën dhe sjelljen e vet shëmbullore. Kështu ajo
mund të thërrasë çdo mëngjes:”kjo ditë është e imja!”Ajo nuk është e prirur
shumë pas pasurisë, trashëgon vlerën dhe fatin e individit e pajisur me
talentet më të mëdha shpirtërore. Dhe, për këtë arsye është e privilegjuar
dyfish nga fati dhe mund të jetojë gjeniun e vet. Duke punuar me listë dhe këste
pagese për të varfërit, duke kryer atë që është e pamundur për të tjerët dhe
duke krijuar vepra, të cilat i japin nder jo vetëm mjekes dentare, por që i
interesojnë edhe gjithë shoqërisë.
Edhe
ky përshkrim, gjithsesi i pamjaftueshëm, flet më tepër për karakterin sesa për
pamjen e jashtme të saj. Kaluan të gjithë para saj dhe nuk e vunë re, por e
kanë të fiksuar në kujtesë vetëm së brendëshmi. Mbanë gjithçka të hapur në
vetvete;pasionet e mjekes arrin të ngjiten gjer sipër, deri tek sytë që flasin për
magjinë e një shpirti që rrëmbehet lehtë nga pacientët e vet. Dhimbjet e
mjekimit dhe shërbimet e ndryshme dentare, ajo i lehtëson me artikulimin e
fjalëve të një komunikimi hyjnor.
Ka
dhe njerëz të tjerë, që në rrethana të volitshme mund të meritojnë nderimin e
njerzimit duke ndjekur aspiratat filantropike. Por Geri nuk e ka ndërmend të
bëj asgjë të tillë, qoftë edhe për provë, ajo vjen nga varfëria, nuk shpërfill
studimet shkencore dhe del mbi të tjerët, duke qenë e lumtur për aktivitetin e
vet. Për individin që nuk ka tituj fisnikrie, por është i pajisur me talente
personale, të qenurit fukara është përparsi reale dhe shërben si një rekomandim
për të.
Tashmë
me punën e saj, ku arrin të marrë shumë çertefikata mirënjohje e lavdëruese
arrin të punësoj edhe puntorë të kësaj fushe dentare. Të zgjerojë ambientin
deri në një pavion modern e madhështor, falë ndihmës bankare dhe punës së saj
të palodhur, ku emërtohet;Roal Crown Dental Center. Ajo nuk e fsheh krenarinë
për arritjet dhe talentet që mbart se përndryshe do të ishte naive. Cilësitë e
larta reale që Geralda zotëron janë tërësisht personale, por s’e bëjnë atë të
mburret. Lavdia duhet të fitohet dhe nderimi duhet të ruhet, ndaj ajo ka hyrë
në mardhënie mirëbesimi me të gjithë pacientët e më gjërë dhe, qëndron ashtu,
me vendosmëri, nën qiellin e shndritshëm të fatit të saj. Ka një pranim të
vendosur për të ruajtur pastërtinë shpirtërore dhe të ruaj veten nga përlyerjet
e llumit shoqëror.
Prandaj,
kjo mjeke me një botë shpirtmadhësie, me talent të lindur dhe me një
profesionalizëm të lartë, krijoj portretin e saj fisnik vetëm nëpërmjet
kopromisit që bëri midis vetes dhe shtirjes së realitetit.