Faleminderit
Florim Zeqa: Miftar Sejdiu, mbrojtës besnik i të drejtave kombëtare
E diele, 21.02.2021, 10:34 AM
Miftar Sejdiu, mbrojtës besnik i të drejtave kombëtare
Në
92 vjetorin e lindjes së veprimtarit
Nga
Florim Zeqa
Sa
është e lehtë, po aq është e vështirë të shkruhet për njerëzit e mëdhenjë siç
ishte Miftar Sejdiu. Na ishte personalitet i rrallë, i dashur dhe i respektuar
nga familja, fqinjët, miqtë dhe farefisi i gjerë.
Padyshim
njëri nga intelektualët dhe veprimtarët më të devotshëm të komunës së Klinës
ndër vite ishte edhe Miftar (Metë) Sejdiu, i lindur me 20.02.1929 në
fshatin
Grabanicë të Klinës. Rrjedh prej një familje të madhe me tradita atdhetare,
fisnike dhe bujare.
Ishte
njëri prej veprimtarëve të kohëve më të vështira, i cili asnjëherë nuk u
gjunjëzua përballë sfidave të kohës në të cilën jetoi dhe veproi.
Miftar
Sejdiu na ishtë njëri prej veprimtarëve të periudhave më të vështira historike
që nga vitet e para të pasluftës së dytë botërore e deri në vitin 2006, kur dhe
iku në përjetësi, duke qëndruar gjithmonë vertikalisht i pathyer në sfidat e
kohës.
Ishte
një personalitet aktiv në politikbërjen e komunës së Klinës përgjatë sistemit
të kaluar politik, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen dhe
avancimin
e të drejtave kombëtare, rujajtjes së kulturës, traditës dhe vlerave të pastra
të popullit shqiptar.
Edhe
përgjatë viteve të '90-ta, të lëvizjes paqësore demokratike, me autoritetin e
tij ka dhënë kontribut të çmuar në unifikimin e faktorit politik shqiptar në
Bashkësinë
Lokale të Grabanicës dhe më gjerë.
Fjala
e tij ishte me vlerë dhe me peshë të madhe në proceset e vendimarrjeve të
mëdha, si në fshatin e tij të lindjes ashtu në Bashkësinë Lokale dhe Komunë.
Miftar
Sejdiu aktivitetin e tij politik e filloi nga mosha rinore dhe e kulmoi atë me
plot sukses në të mirën qytetare dhe të prosperimit të kombit përgjithësisht.
Pra, gjithnjë ishte në shërbim të vendit dhe qytetarëve, duke u shkrirë si
qiriri për të
mirën
e popullit, duke dhënë gjithçka nga vetja për komb dhe atdhe.
Edhe
pse atëherë ishte kohë e privilegjeve partiake, Miftari asnjëherë nuk ka
vrapuar pas tyre, nuk iu ka shërbyer interesave personale dhe as grupore, por
gjithnjë
ka sakrifikuar për interesat e klasës punëtore dhe shoqërisë njerëzore në
përgjithësi.
Miftar
Sejdiu për disa mandate rresht me devotshmëri ka shërbyer si Delegat i Kuvendit
Komunal të Klinës, si dhe një mandat ishte Deputet i Kuvendit të Krahinës
Socialiste Autonome të Kosovës në Prishtinë (KSAK), si dhe pjesëmarrës i shumë
organizimeve dhe aktiviteteve shoqëroro-politike të kohës.
Asnjëra
nga periudhat nëpër të cilat veproi Miftari nuk ishin të lehta për të qenë në
ballë të aktiviteteve, madje disa prej tyre ishin tepër sfiduese.
Mirëpo,
padyshim periudha më e vështirë ka qenë ajo e pjesës së dytë të viteve të
'80-ta, kur nacionalshovenizmi serb iu kishte vërsulur qënjes sonë kombëtare,
për të shtypur dhe zhbërë çdo gjë shqiptare.
Në
këtë kohë, regjimi i Sllobodan Millosheviqit përmes propagandës antishqiptare e
kishte instrumentalizuar pakicën serbe në Kosovë. Në këtë periudhë, pakicat
serbe kishin filluar të prishin fqinjësinë që e kishin me shqiptarët, duke u
kthyer me provokime dhe mospërfillje të vullnetit të shumicës shqiptare në
Kosovë.
Filluan
me iniciativat për ndryshimin e emrit të shkollave dhe institucioneve, rrugëve
e shesheve kudo nëpër Kosovë, të cilat kishin emërtime nga figurat më të çmuara
shqiptare.
Kështu,
cak i parë i nacionalshovenistëve serb të komunës së Klinës ishte përpjekja e
ndërrimit të emrit të shkollës fillore "Azem Bejta" në Grabanicë.
Njëri
në mesin e të parëve, në mbrojtje të emrit të shkollës, ishte edhe Miftar
Sejdiu bashkë me shtyllat e rezistencës në Bashkësinë Lokale të Grabanicës, si:
Selman Etemi, Zenun Zeqa, Riza Fazliu, Musli Sahiti, Bajram Buqani e shumë të
tjerë, vargu i të cilëve është i gjatë dhe i pambarim.
Edhe
përkundër presionit dhe shantazheve të papara të strukturave komunale dhe më
gjerë të LKJ-së për ndërrimin e emrit të shkollës, falë qëndresës heroike
edhe
të Miftarit dhe rezistencës vetëflijuese të bashkëveprimtarëve të tij,
shovenistët serb dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë nuk ia arritën qëllimit
të keq për heqjen e emrit të kësaj shkolle, e cila edhe sot e mbanë me krenari
emrin e heroit kombëtar Azem Bejta.
Kështu
pra, falë rezistencës së organizuar dhe qëndresës heroike të banorëve të
Bashkësisë Lokale të Grabanicës, shkolla fillore "Azem Bejta" në
Grabanicë ishte bërë sinonim i rezistencës edhe për mbrojtjen e emrit të QAMO-s
"Luigj Gurakuqi" në Klinë dhe shumë shkollave të tjera në mbarë
Kosovën.
Rezistenca
e Bashkësisë Lokale të Grabanicës e viteve '87-'90-ta për mbrojtjen e emrit të
shkollës kërkon një trajtim të veçantë dhe gjithëpërfshirës, por ky ishte vetëm
një shkas për të vënë në pah meritat e mëdha që kishte Miftar Sejdiu në
mbrojtje të interesave kombëtare, e në veçanti të emrit të shkollë fillore
"Azem Bejta" në Grabanicë.
Miftar
Sejdiu ishte një personalitet i respektuar jo vetëm në fshatin e tij të
lindjes, Bashkësi Lokale e Komunë, por edhe më gjerë.
Të
tillë e bëri sinqeriteti, drejtësia, besnikëria, guximi intelektual dhe
vendosmëria në arritjen e qëllimeve pavarësisht konseguencave personale.
Kur
jemi në këtë segment, me lexuesit dëshirojë të ndajë një thënje të Miftar
Sejdiut në fillim të viteve të '90-ta, po citoj: "Po u nise një rruge mos
u kthe pas,
qoftë
edhe gabim, se fundi do t'i del i mirë".
Ndjehem
me fat që Miftar Sejdiun e kam pasur dajë, e për më tepër se dajë e kam pasur
shok të mirë e të çmuar të jetës, nga i cili mësova shumë rreth artit
më
të vështirë në botë, atij të politikës, të cilin daja e kishte përsosur me
dekada.
Për
elaborimin e bisedave të shumta që kam pasur me dajën Miftar rreth zhvillimeve
politike në vend, rajon dhe më gjerë, nuk do të mjaftonte një libër
voluminoz,
por në këtë rast po e shkëpus vetëm një detaj të një bisede në mars të vitit
1993 rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës, po citoj: "E vetmja mundësi
për
të dalë fitimtar në përballje me Serbinë, është ndërlidhja e interesave
amerikane në Ballkan me interesat tona, që i bie se, nëse arrijmë të
shfrytëzojmë gërshëtimin e atyre interesave do t'ia arrijmë më lehtë dhe më
pakë viktima ta
çlirojmë
vendin, në të kundërten, na pret punë e vështirë...", përfundon citati.
Vërtetë,
edhe tani pas 27 viteve nga ajo kohë, 21 vjet pas çlirimit dhe 12 vjet shtet i
pavarur, nuk kam arritë të gjejë definicion më të qartë për zgjidhjen e
problemit
të Kosovës.
Edhe
pas gjithë atyre viteve, Kosova përsëri vazhdon të jetë peng i interesave të
fuqive të mëdha mbi rajonin e trazuar të Ballkanit.
Sikurse
dje, sot dhe përgjithmonë, ne pasardhësit e Miftar Sejdiut jetojmë me krenarinë
për autoritetin dhe veprat e tija madhore.
Ndjehem
krenar që jetova në kohën e tij, i paisur e brumosur me mësimet e tija, dhe
mbetem i përkushtuar ta çojë në vend amanetin e tij.
Miftar
Sejdiu ishte dhe mbeti promotor i drejtësisë qytetare dhe mbrojtjes besnik i të
drejtave kombëtare në nivelin lokal të qeverisjes së vendit.
Lavdi
e përjetshme jetës dhe veprës madhore të Miftar Sejdiut!
P.S. Ky shkrim është nxjerrë nga libri im i fundit, VITET E
KRENARISË KOMBËTARE, botuar vitin e kaluar, ndërsa fotografitë janë marrë nga
familja dhe nga arkivi i tezes time të ndjerë Fatime (Sadrijaj) Sejdiu.