E diele, 13.10.2024, 12:12 AM (GMT+1)

Faleminderit

Lida Miraj: At Shtjef?n Gjeçovi, themelues i arkeologjis? shqiptare

E shtune, 20.02.2021, 05:19 PM


AT’ SHTJEFËN GJEÇOVI, THEMELUESI I ARKEOLOGJISË SHQIPTARE

Nga Lida Fabian Miraj

Fretnit Françeskan? kan? qen? dhe jan? dhe sot e gjith? dit?n shumë t? respektuar p?r q?ndrimet e tyre t? drejta jo vet?m p?r “Fe e p?r Atdhe”, por edhe p?r erudicion n? t? gjitha fushat e kultur?s.  Kontributi q? ata kan? dh?n? n? kultur?n shqiptare ?sht? i pamohuesh?m, pavar?sisht nga persekutimet e vazhdueshme q? kan? p?suar gjat? shekullit të kaluar, duke filluar me vrasjen e At Shtjef?n Gjeçovit n? af?rsi te Prizrenit n? vitin 1930, apo m? pas me vrasjet, zhdukjet, torturat dhe persekutimet e Fret?nve Françeskan? gjat? viteve t? egra t? Komunizmit n? Shqip?ri.

Duke u kthyer n? subjektin e k?tij shkrimi, i cili lidhet me At’ Shtjef?n Gjeçovin, këtë themelues të arkeologjis? shqiptare dhe me Koleksionin arkeologjik, t? cilin ai e pat mbledhur me shumë kujdes e përkushtim dhe q? ruhej n? nj? nga ambientet e Kuvendit t? Françeskan?ve n? Gjuhadol t? Shkodr?s; ?sht? e dhimbshme t? mendohet q? ky koleksion nuk ekziston m?, dhe kjo gj? datohet q? n? vitet e para t? regjimit komunist.

At’ Shtjef?n Gjeçovi jo vet?m kishte koleksionuar me dashuri e pasion te veçant?, por edhe kishte botuar nj? pjes? t? materialit arkeologjik n? revist?n “Zani i Shna Ndout” n? maj-gusht t? vitit 1920.  N? k?t? botim ai prezantonte r?nd?sin? q? kishte arkeologjia n? historin? e err?t t? Shqip?ris? dhe p?rshkruante g?rmimet q? ai vet? kishte mund?suar.  Koleksioni arkeologjik i At’ Shtjefnit ose i Fret?nve Françeskan?  ishte mjaft i r?nd?sish?m jo vet?m p?r cil?sine e materialeve q? ruheshin, por edhe p?r faktin se ato kostituonin shembuj unik gjetjesh nga nekropoli i Komanit, nga Laçi Sebastes, nga Shala e Dukagjinit, Kopliku, Postrriba, Mirdita, etj., apo edhe nga gjetje t? tjera rast?sore.

N? vitin 1998, pas kthimit tim nga nj? vit akademik p?r Studime Bizantine Post Doktoratë, n? Dumbarton Oaks, Washington D.C., Institut i Universitetit Harvard, une u mora me nj? pun? k?rkimore rreth veprimtaris? s? Misionit Arkeologjik Italian n? Shqip?ri n? vitet 1924-1943.

N? Arkivin Q?ndror t? Shtetit ne Tiranë ndërmjet shum? dokumentave gj?ndet nje let?r, n? t? cilin thuhet se m? 13 Korrik 1927, zoti Ugo Sola, Minist?r pran? Ambasad?s Italiane n? Tiran?, disa kopje t? librit t? par? , “Albania Antica”, t? arkeologut Luigi M. Ugolini, ja dhuronte me dedikime personaliteteve shqiptare p?rfshir? Rektorin e Jesuit?ve dhe At Gjergj Fisht?n n? Shkod?r, At Shtjef?n Gjeçovin, i cili n? at? koh? ishte n? Kosov?, e t? tjer?.  Nj? nga kopjet e k?tij libri i ishte d?rguar edhe At’ Klement Miraj, famullitarit t? Rubikut, q? ishte njekohesisht edhe kurator i koleksionit arkeologjik t? Gjeçovit.  N? Arkiv ruhet letra me konsideratat e mendimet personale q? At’ Klement Miraj i drejtonte z. Ugo Sola, pasi kishte lexuar me kujdes librin “Albania Antica I” t? Ugolinit.

N? librin e Ugolinit nj? vend mjaft t? r?nd?sish?m zinte edhe p?rshkrimi i Seksionit Arkeologjik pran? Muzeut Historiko-Gjeologjik t? Jezuit?ve n? Shkod?r, i Koleksionit Arkeologjik t? familjes Vlora ekspozuar n? pallatin e tyre n? Vlor?, si edhe pershkrimi i Koleksionit Arkeologjik te mbledhur me kujdes nga At’ Shtjef?n Gjeçovi dhe qe ruhej ne Kuvendin e Franceskaneve ne Gjuhadol.

Ugolini p?rshkruan (fq. 18): Questo sincero discepolo di San Francesco è una di quelle persone che, seguendo una nobile tendenza insita naturalmente nel proprio animo, nei pochi momenti di libertà si dedica con fervoroso ed illuminato trasporto verso tutto quanto costituisce argomento o sussidio per lo studio della storia del suo paese.  E poichè gli avanzi archeologici più lo attraggono, egli non solo li raccoglie e custodisce con amorosa cura, ma cerca anche d’interrogarli intelligentemente.

Luigi M. Ugolini, n? botimin e tij, falenderon At’ Shtjefnin, q? me bujari ja kishte ofruar t? gjitha objektet e koleksionit p?r studim, gjat? vizitave t? tij n? Shqip?ri n? pranver? e vjesht? t? vitit 1924, dhe i p?rshkruan ato me detaje duke n?nvizuar se ndon?se koleksioni nuk ishte i shumt? n? num?r, ishte shum? i r?nd?sish?m si p?r cil?sin? e objekteve q? ruheshin, ashtu edhe p?r faktin se n? shum? raste ishin shembuj unik t? llojeve q? ai vet? kishte par? dhe n?nvizon se t? gjitha objektet vinin nga zonat q? ai i quan zemra e Shqip?ris?.  N? menyr? t? p?rmbledhur, sipas pershkrimit te detajuar te Ugolinit, koleksioni kishte objekte prehistorike si çekiç? guri, s?pata hekuri dyteh?she, s?pata te ashtuquajtura shqiptaro-dalmate; vazo t? vogla qelqi e vazo qeramike t? periudh?s helenistike, fibula bronzi t? periudh?s romake; perla me past? xhami, vath?, unaza, si edhe monedha t? periudhave t? ndryshme.  Interesante ishin edhe disa objekte t? antikitetit t? von? nga nekropoli i Komanit, t? cilat kishin shenj?n e kryqit, gj? q? lidhej me prezenc?n e herëshme  Krisht?rimit n? k?to treva.  Sipas Ugolinit banor?t e zon?s s? Komanit krijonin objekte speciale me simbolin m? karakteristik t? besimit t? tyre, dhe lejonin formula t? veçanta si p?r t? treguar q? nuk d?sh?ronin t? ishin t? trajtuar si pagan?.  N? fakt nuk dihet me sakt?si se kur Krisht?rimi u p?rqafua nga banor?t e k?tyre zonave t? thella, por të dhënat nga burimet historike thonë shumë qart? se Durr?si e Salona ishin dy portat kryesore t? p?rhapjes s? Krishterimit n? Ballkan.  Për pasojë dekorimi me simbolet e Krishtera n? Antikitetin e von? tregon se kishte koh? q? popullsia e këtyre trevave kishte p?rqafuar Krishtërimin.

Nd?r fragmentet arkeologjike t? koleksionit t? At Shtjefnit veçohej nj? unaze e madhe ari me nj? gur sip?r, e cila ishte e dekoruar dhe ruhej mjaft mir?.  Unaza ishte gjetur n? nj? Tum? n? Kod?r Bogez, pran? Laçit te Sebastes.  Kishte diamet?r t? br?nd?sh?m 17 mm, lart?si 32 mm dhe datohej n? shek VII.  Nd?rsa guri ornamental, sipas p?rshkrimit t? Ugolinit, dukej q? ishte m? i hersh?m dhe datohej i periudh?s romake.

Ugolini n? botimin e tij t? par? p?rshkruan edhe Ekspozit?n Missionare t? Vatikanit n? vitin 1925 ku Shqip?ria paraqitej mjaft mir? me materiale etnografike dhe arkeologjike, por nuk jan? t? p?rshkruara materialet etnografike nga koleksioni i At Shtjefnit, gjithashtu pjes? e ekspozit?s.

Koleksioni arkeologjik i At’ Shtjef?n Gjeçovit fatkeqësisht nuk gj?ndet m? dhe, as nuk dihet se ku ka p?rfunduar.  Nuk gjendet as koleksioni i tij etnografik.  Nuk gjendet m? as koleksioni i Jezuit?ve n? Shkod?r, dhe as Koleksioni Arkeologjik i familjes Vlora.

Q? n? krye t? librit te tij ‘Rrno vetem per me tregue’,  At’ Zefi (fq. 24) shkruan: ‘N? fillim t? dhjetorit 1944, ia behi n? Kuvendin Françeskan t? Gjuhadolit nji grup i rand?sishem prej 7-8 vetash, i shoqnuem prej Kol? Jakovës; thuhej se ky grup kryesohej prej Nako Spirut.  Prun? me vedi shum? urdhnesa, si mbylljen e revist?s kulturore HYLLI I DRITËS, si edhe t? gjitha revistave t? tjera fetare  Zani i Shna Ndout, Zgjimi i djelnmise, Bijat e Zoj?s, etj.  Urdhnonin mbylljen e shtypshkronjes si edhe t? gjitha shoqatave fetare.  ”Vizituen” edhe Bibliotek?n e Muzeun e At Shtjef?n Gjeçovit.  Kola k?rkoi unaz?n e Gjeçovit.  K?shtu thirrej nj? unaz? antike, me gjas? e shek. I, arit, punim i dyfisht? me mjeshtri t? madhe, q? kishte nji gur t? nalt? joproporcional me unaz?n…..  Nd?rkaq Kola e muer dhe l?shoi nj? leter-v?rtetim.’

At’ Zefi në një paragraf m? posht? (fq. 24) tregon se: ‘Gjat? muejve janar-shkurt 1945 masat e terrorit erdh?n tue u randue…..  Nji m?ngjes u gjet i rrethuem prej partizan?ve edhe Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit.  Ishte kontrolli i par?.  Na mblodh?n t? gjith?ve nd?r dhomat e pritjes dhe, nd?rsa bahej kontrolli vetjak, partizan?t e tjere v?rshuen me turr n?p?r koridoret e dhomat e Kuvendit.  Mbas 4-5 or?sh, kur kontrolli mbaroi dhe na lan? te lire me u kthye, pam? se gjithshka ishte permbys?.  Ishin marr? t? gjitha makinat e shkrimit, çiklostilat, radiot, dylbit?, aparatet fotografike.  N? Muzeun e At Shtjef?n Gjeçovit kishin marr? t? gjitha arm?t antike t? punueme me argjend, si edhe arm?n t? cil?n ai e kishte gdhend? e zbukurue me dor?n e vet.  Natyrisht q? nuk i gjet?m mâ as shum? orendi t? bukura e t? vogla…..  K?to lloj ”kontrollesh” u ban? system veprimi p?r t? gjith? qytetin e Shkodr?s dhe t? gjitha pasoheshin me arrestime t? shumta.  Kuvendit ton? iu p?rs?rit?n shpeshher?’.  At Zefi (fq. 75) shton se ‘…ne 14 Nandor 1946 Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit u gjet i rrethuem q? n? or?t e para….  Para or?s 8 erdh oficeri Dul Rrjodhi me nj? skuad?r ushtarak?sh….  Duli i kishte marr? n? dor?zim t? gjitha çilsat e Kuvendit, jo vet?m t? hymjes e daljes, por edhe t? gjitha zyrave, ashtu t? Arkivit, t? Muzeumit, t? Bibliotek?s, te Od?s-Muzeum t? Fisht?s, t? ambienteve t? tjera t? kultur?s e çlodhjes, ashtu edhe çilsat e odave t? Fret?nve q? ishin n? burg.’

Dhe bashk? me objekte, libra, apo dokumenta t? tjera me shum? vler?, pron? e Provinc?s Françeskane, u zhduk edhe koleksioni me objekte arkeologjike i mbledhur me shum? kujdes nga At Shtjefni, i ruajtur po me aq kujdes nga t? gjithe Fretnit Françeskan?e dhe i vler?suar nga studiuesit e koh?s.

Let?r-v?rtetimi i l?shuar pas marrjes s? ndonje objekti apo marrjet pa let?r-v?rtetim nuk d?shmuan asnj?her? se ku p?rfunduan objektet arkeologjike e etnografike t? mbledhura e t? ruajtura me shum? kujdes e dashuri, dhe t? ekspozuara n? nj? nga ambientet e Kuvendit t? Françeskan?ve n? Gjuhadol.

At’ Zefi shpesh diskutonte rreth arkeologjis? dhe mua, pas nj? experience relativisht t? gjat? pune n? k?t? fush?, gjithmon? m? çudiste fakti se ai jo vet?m q? kishte lexuar shum? p?r arkeologjin?, por dinte t? diskutonte me detajet e nj? profesionisti.

N? këtë shkrim doja të kujtoja At’ Shtjefen Gjeçovin, si themelues të Arkeologjisë Shqiptare.  Në bibliotekën e Institutit të Arkeologjisë ka qenë e vazhdon të jetë portreti i këtij Frati të mrekullueshëm, pikturuar me mjeshtëri nga Hasan Nallbani. Krahas kujtimit të At’ Shtjefen Gjeçovit nuk mund të mos përmendet dhe kujtimi i t? gjith? Fret?nve Françeskan?, te cilët ma bukur se kushdo i ka quajtur At’ Zef Pllumi: ‘Atyne q? vdiq?n njerz, atyne q? q?ndruen njerz gjat? asaj periudhe t? v?shtir?…’.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Dr. Alma Lama, nje? nga 50 Grate? Lidere te? ardhshme te? Bote?s Sinan Gashi: Mençuraku i përbuzur - Gjergj Komnino Frrok Vukaj: Personalitet i Arsimit e Mendimit Pedagogjik Anton Berisha: De?shmi pe?r Imzot Mark Sopin Gëzim Loka: Qanije Hamdi Hyka (Alushi), profili i një mësuesje fisnike dhe artisteje të përkushtuar Dukagjin Hata: Haxhi John Dauti, një misionar i çështjes gjithëshqiptare në SHBA Ibrahim Kabili: Zenel Bastari - Bejtexhiu që nderoi Bastarin dhe Bendën me vargjet e penës së tij Ibrahim Kabili: Mësuesi dhe drejtori që dha shumë për arsimin dhe vlerësohet për meritat e tij! Lekë Mrijaj: Imzot Mark Sopi ishte dhe mbetet një erudit i pavdekshëm i krenarisë së ditëve tona Ibrahim Kabili: Mësuesi, drejtori, studiues dhe intelektuali që i bën nder vendlindjes! Mursel Muçolli: Kadri Muçolli, njeriu që meriton të përkujtohet Halil Gashi: Iku nga jeta dhe një veprimtar i orëve të para Gëzim Loka: Dëshmori Artan Cuku, krenaria e Lurës dhe gjithë Shqipërisë Nue Oroshi: Tash e 10 vjet pa nacionalistin e Shqipërisë Etnike Kapidan Ndue Gjon Marku Hysen Kobellari: Haki Stërmilli, shkrimtar i emancipimit shoqëror Bajram. R. Preteni: Dom Pashk Dani është dhe mbetët në zemrat e mitrovicasve Hasan Hasanramaj: Përkujtojmë Prof. Dr. Mark Krasniqin Ibrahim Kabili: Intelektuali, mësuesi dhe drejtori që rrezatoi dije, mësoi dhe edukoi breza Sinan Gashi: Dy zonja të nderuara të skenës artistike shqiptare të Kosovës Mehmet Musa: Shqiponja e Bjeshkëve të Nemuna!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora