Faleminderit
Dukagjin Hata: Haxhi John Dauti, një misionar i çështjes gjithëshqiptare në SHBA
E marte, 12.01.2021, 04:38 PM
Haxhi John Dauti, një misionar i çështjes gjithëshqiptare në SHBA
Nga
Dukagjin Hata
Në
rrugën përkushtuese të një misioni, që ka nisur tash sa kohë në oxhakun e
shpresës së miqësisë shqiptaro-ameriakne e që do të vazhdojë përjetësisht, nga
brezi në brez, radhitet dhe një misionar, strugani Haxhi John Dauti, tek i cili
mishërohet shpirti qëndrestar e kërkimtar, shpirti organizativ dhe përkushtimi
pa limit, dashuria e flaktë për trojet e të parëve, që e kanë motivuar dhe
motivojnë atë në çdo hap të tij, në këtë rrugëtim mbresëlënës, në diasporën
shqiptare në SHBA.
Janë
të shumta ëndrrat dhe devizat shqiptare, që i kanë ngritur burra si ai në
lartësinë e një misioni, që mbart dashurinë dhe vullnetin e gjithësecilit prej
nesh, për të bërë më të mirën e mundshme, për shqiptarinë në cdo cep të trojeve
tona etnike.
Të
shkruash për këtë figurë emblematike, duhet të shkruash për gjithë atë botë të
flakëruar pasionesh dhe vlerash, që ai mbart mes shqiptarëve në Tokën e Re,
pasi në çdo detaj do të gjeshë një kuptim të ri të shpalosjes së vlerave të një
idealisti dhe progresisiti, që di të verë në punë zembrekun e orës shqiptare në
SHBA.
Pjesë
e mërgatës emblematike shqiptare, të vendosur në SHBA për shkak të përndjekjes
pansllaviste diktatoriale, është dhe shqiptari strugan Haxhi Dauti, pinjoll i
një familje me kontribute atdhetare historike ndër shqiptarët që jetojnë në
Maqedoni, larguar nga trojet etnike të të parëve të tij, drejt botës së lirë,
për t’iu ikur valëve të dhunës dhe persekutimit mizor të ish Jugosllavisë ndaj
familjeve qëndrestare shqiptare.
Ai
është një ikonë e këngës dhe muzikës moderne shqiptare, sipërmarrës i
suksesshëm, kulturolog, veprimtar i përkushtuar i çështjes kombëtare,
personalitet me lidhje të fuqishme në qendrat e botës politike amerikane, të
cilat i ka shfrytëzuar dhe i shfrytëzon pa ndërprerje në favor të kauzave të shtruara
për zgjidhje gjithëshqiptare.
Ish
kryetari i parë i Partisë për Prosporitet Demokratik të Nevzat Halilit, dega
SHBA, në fillim të viteve ’90, më vonë tërhiqet nga jeta aktive politike për të
themeluar Këshillin Shqiptaro-Amerikan, të cilin e drejton prej shumë vitesh,
duke u angazhuar fuqishëm, së bashku me veprimtarë të tjerë të çështjes
shqiptare në SHBA, në veprimtari të shumta të kauzës sonë kombëtare, duke
përfshirë ato për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Çamërinë, viset
e tjera shqiptare dhe të drejtat e popullsisë shqiptare në përgjithësi.
Në
rrugën e pakthyeshme të atij kontributi madhor që shqiptarët e Amerikës kanë
dhënë dhe vazhdojnë të japin për shqiptarinë, janë të shumtë përkushtuesit e
këtij misioni, nga brezi në brez, por emri i
Haxhi Dautit është kryeemblema dhe figura numër një rreth të cilit u
mblodhën shqiptarët në atë tokë të bekuar lirie e dinjiteti. Tek ai u mishërua
shpirti qëndrestar e kërkimtar, bujaria dhe çiltërsia, shpirti organizativ dhe
përkushtimi pa limit, shfaqur në çdo hap në këtë rrugëtim mbresëlënës.
Ndjekës
dhe inkurajues i politikave integruese të botës shqiptare në kursin e hapur
demokratik euroatlantik, Haxhi Dauti ka kontribuar fuqishëm që zëri panshqiptar
të dëgjohet siç duhet në qarqet e politikëbërjes amerikane, duke sensibilizuar
publikun dhe opinionin amerikan në favor të problemeve të shtruara për zgjidhje
të shoqërisë shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, (sot Maqedonia e
Veriut).
Falë
lidhjeve të forta me kongresmenë, senatorë dhe presidentë amerikanë, ky
atdhetar vizionar ka bërë çfarë ka mundur që çështja shqiptare jo vetëm të
dëgjohet në qarqet vendim-marrëse të Uashingtonit, por të shihen me përparësi
rrugët e mundshme për zgjidhjen e tyre.
Njëzetë
e nëntë vite më parë, në vitin 1991, në Neë Jersey, nisi rrugëtimin e tij
Këshilli Shqiptaro Amerikan (Albanian American Council), hapin e parë drejt të
cilit e hodhi me përkushtim dhe energji të pashembullt z. Haxhi John Dauti, një
atdhetar dhe veprimtar i përkushtuar i çështjes shqiptare, të cilës që atëhere
nuk i është ndarë asnjë çast, duke lobuar me figurat më përfqësuese të
politikës dhe shoqërisë civile amerikane në favor të shqiptarëve, kudo që
jetojnë në trojet e tyre etnike.
Haxhi
Dauti e nisi rrugëtimin e angazhimit atdhetar në krye të herës në Ligën
Shqiptaro Amerikane, si drejtues i degës në Nju Xhersi, të udhëhequr nga i
mirënjohuri Joe Diogardi.
Fotot,
dokumentat shkresore, arkiva e ruajtur në mëyrë perfekte në zyrat e Këshillit
Shqiptaro-Amerikan dëshmojnë kontributin e çmuar të këtij atdhetari, i cili
ishte i pari, që në emër të Këshillit Shqiptaro Amerikan, dëshmoi në instancat
më të larta të shtetit amerikan dhunën dhe keqtrajtimin e shqiptarëve në
republikën e re maqedonase, e cila sapo qe shkëputur nga trungu pansllavist i
ish Jugosllavisë.
Zotëri
Haxhi John Dauti, i ftuar për të qenë pjesë e një takimi në Uashington, të
organizuar nga Kongresi i të drejtave të njeriut, ku ishin të pranishëm zyrtarë
të lartë të qeverisë së Maqedonisë, si ministri i jashtëm Denko Malevski dhe
përfaqësuesi i Patriarkanës maqedonase, të cilët do të njoftonin me detaje
qeverinë Amerikane lidhur me shtetin e sapoformuar të Maqedonisë dhe të drejtat
e shqiptarëve në këtë shtet, deklaroi se çështja thelbësore në Maqedoni është
shtypja dhe diskriminimi i popullit shqiptar. Kjo binte ndesh me frymën
propogandistike të shefave të agjitpropit maqedonas, që po gënjenin ditën për
diell para përfqësuesve më të lartë të shtetit amerikan. Këta të fundit, të
ndodhur para një deklarate të tillë, i dhanë drejtim tjetër takimit dhe nuk
lejuan që agjendën ta zotëronin
përfaqësuesit e shtetit maqedonas, me radhën e mashtrimeve të tyre të stisura,
për t’iu hedhur hi syve perëndimorëve.
Haxhi
Dauti ka ndikuar me lidhjet e tij të fuqishme miqësore me politikanë e
biznesmenë të sferave të larta amerikane për t’iu ardhur në ndihmë shqiptarëve
të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, sidomos në fillim të periudhës
trazniztive në trojet e trungut amë, drejt tregut të lirë, kur shoqëria
shqiptare trashëgonte një nivel të ulët dhe diskrimues ekonomik për disa
shtresa në nevojë, krejt të zbuluara nga kthetrat e një kapitalizmi të egër dhe
kaotik, jashtë standardeve të botës euro-atlantike.
Haxhi
Dauti ka ndikuar me autoritetin dhe lidhjet e tij që zhvillimet në Maqedoni të
marrin një rrjedhë ogurbardhë për shqiptarët, ku në krye të Këshillit Shqiptaro
Amerikan, ka zhvilluar një fushatë sensibilizuese të dokumentuar për rëndësinë
e Marrveshjes së Ohrit, duke organizuar dhjetra takime me figurat kryesore
politike në Maqedoni, për t’iu bërë me dije atyre, rëndësinë e madhe dhe
thelbin e këtij dokumenti për të cilin janë garant edhe SHBA-të. Në bashkëpunim
me mikun e madh të shqiptarëve, ish ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William Walker, realizuan
takime intensive bllokun politik
shqiptar në Maqedoni, duke synuar një bashkim të qëndrueshëm rreth një kauze të
qartë për shqiptarët në Maqedoni.
Talenti,
pasioni dhe përkushtimi i tij është për secilin shqiptar në SHBA një nxitje për
të vepruar në dobi të kauzës sonë kombëtare, një mesaz i madh për të gjithë
njerëzit e për të gjitha kohët: njeriut ia rrit vlerën jo fjala e bukur, por
veprimi i bukur. Njeriun e bën të gëzoj reputacion mes njerëzve të tjerë jo
uni, mburrja dhe egoizmi, jo autolëvdatat, por fakti se çfarë arrin të bëj ai
ose ajo për ata që e rrethojnë, për ata që besojnë tek fjala dhe vepra e tij
ose e saj.
Dhe
diaspora shqiptare në SHBA, struganët, shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët e
trojeve amë, shqiptarët e Kosovës dhe të Malit të Zi, besojnë tek misionarë si
Haxhi Dauti, se ai nuk i shkëputi asnjë çast fjalët nga veprat, të thënën nga e
bëra, duke qenë gjithmonë në ballë të Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, me
kontributin më të madh nga të gjithë të tjerët, me performancën më të çiltër
njerëzore, duke iu falur të gjithëve përkujdesje e mirësi, siç dinë të falin
njerëzit me shpirt të madh dhe zemër bujare.