Faleminderit
Albert Habazaj: Halim Xhelo Tërbaçi për Luftën Kombëtare të Vlorës, si Abdyl Frashëri për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
E diele, 28.02.2021, 03:34 PM
Halim Xhelo Tërbaçi për Luftën Kombëtare të Vlorës, si Abdyl Frashëri për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Halim
Xhelo Tërbaçi. Historia, vepra, shkrimet, këngët, nderimi dhe vlerësimet
Nga
MSc. Albert HABAZAJ
Vendlindja dhe heroi
Në
rrafshin etnokulturor, nëse përdorim një organigramë të linjës, vertikalisht
deri në bazë, Tërbaçi është një fshat i njohur në krahinën e madhe etnografike
të Labërisë, në krahinën e Lumit të Vlorës me histori kompakte, në ngushtë në
krahinën e Mesaplikut dhe më ngushtë akoma në krahinëzën e Rrëzës. Tërbaçin e
kap dielli më shumë se çdo fshat tjetër, që sa del herët mbi Çipin, shumë orë të
ditës deri sa ikën i lodhur, por i ndritshëm tej Çikës, në vargmalet e Vetëtimës
(Akrokeraunet). Krahina e Mesaplikut ndahet në dy
pjesë: Rrëza (në anën e majtë të luginës, rrëzë vargut Çikë - Lungarë - me
fshatrat Vranisht, Tërbaç, Brataj, Lepenicë, Gjorm) dhe Shullëri (në anën e
djathtë të luginës, rrëzë Gribës dhe Çipinit - me fshatrat Velçë, Ramicë,
Bashaj, Matogjin dhe Shalës - Mesaplik).
Në
rrafshin administrativ territorial,Tërbaçi është një fshat i njësisë
administrative Horë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, Rajoni Jugor. Parë në planin
historik dhe të antropologjisë kulturore,me ligjin
115/2014 “Për ndarjen administrativo - territoriale të njësive të qeverisjes
vendore në Republikën e Shqipërisë”, mund të themi se po shkon haka te i
zoti. Është njëkëngë shumë e vjetër që na vjen si mesazh historik i së vërtetës
jetësore: “Që në Gumenicë e lartë/ Himarë
quhet çdo fshat/ qemë rigatë me fesat/ Osmanlliu me zanat,/ na ndau e mbemë
pak,/ nganjëherë biem në gjak. Himarë-Vlorë,
1944[1]”.
Fjalafesat përdorej në kuptimin që
mund t’u bënin dhe gjëmën armiqve. Ndërsa për këtë këngë, qyshkur thuhej se është
ngritur në Himarë (ku dhe është mbledhur), e cila, në kohën e Ali Pashës, u fut
në vilajetin e Janinës.
Në
botimin e nivelit më të lartë akademik, sikurse është Fjalori Enciklopedik
Shqiptar, për Tërbaçin shkruhet: “Gjetjet arkeologjike dëshmojnë se ka qenë i
banuar që në shek. IV p.e.r. Me emrin e sotëm Tërbaçi njihet që nga viti 1431.
Banorët e Tërbaçit kanë marrë pjesë në kryengritjet kundër Tanzimatit, ku u
shquan luftëtarët Lulo Abazi [Habazaj] dhe Miro Tërbaçi [Strati]. Gjatë LANÇ
kanë rënë 55 [60] dëshmorë nga Tërbaçi, ndër të cilët 3 Heronj të Popullit. Tërbaçi
është vendlindja e Halim Xhelos. Në Bramyshnjë të Tërbaçit në[20] janar 1944 u
formua [përurua] Brigada V [Hero i Popullit][2]. (Fjalët, shifrat, plotësimet
në kllapa janë saktësimet e mia - A.H). Vetëm duke lexuar paragrafin e cituar
nga FESH, kuptojmë që Halim Xhelo nuk doli si rrufe në qiell pa rè, nuk lindi në
një tokë djerrë, por në një fshat të dëgjuar me histori dhe të nderuar me këngë.
Dhe ç’ka është më e rëndësishme, kjo stafetënderi u përcoll me dinjitet e u
trashëgua bujarisht brezave me Shqiponjën e Labërisë, Besnikun e Lirisë Hysni
Kapo e të tjerë bij e bija që dhanë ndihmesën e tyre në të gjitha fushat e jetës,
të shkencës dhe diturisë në përgjithësi, në vendlindje, Vlorë, Tiranë, anekënd
Atdheut dhe matanë hapësirave shqiptare, si profesorët e paharruar Qemal Xhaka
e Nasi Bozheku, apo albanologu i njohur Bardhosh Gaçe,sikurse Vehbi Hoxha, Arif
Hasko, Delo Balili, Muço Delo, Haki Gjondeda, Halim Habazaj apo Kastriot Gjini,
Pëllumb Çela e Aurela Gaçe e shumë të johur të tjerë.
Është
shkruar herë pas here për Halim Xhelon, por gjithmonë ka çthuhet diçka e pa
thënë më parë. Profili historik i Halim Xhelos (1894-1937) na vjen i lartësuar
si emblemë e plotësuar e atdhetarit të shquar, qëpërqëndrohet në kuartetin:
atdheu, liria, dituria, drejtësia.(Do të përpiqemi, që brenda hapësirave që na
lejon standardi shkrimor,t’i motivojmë telegrafisht katër
fushat që, fisnikërisht e shqiptarisht zotëronte Halimi).Në lëvizjen
demokratike të kohës ishte emër i përveçëm, që feks edhe sot si modeli i vërtet
i pishtarit. Në Fjalorin enciklopedik të përditësuar, shkruhet “Veprimtar i lëvizjes
demokratike e komuniste, Hero i Popullit. Lindi në Tërbaç të Vlorës [në derën e
madhe të Skëndojve]. Kreu shkollën e mesme në Korfuz. Mori pjesë në çetën
kryengritëse të Spiro Bellkamenit (1911) [edhe pse vetëm 17 vjeç, tregoi trimëri
të rrallë në betejën e Orman Çiflikut kundër pushtuesve osmanë dhe për aktet
heroike që shfaqi u cilësua “Trimi lab i vogël”]. Pas Shpalljes së Pavarësisë
punoi si arsimtar në fshatrat e Vlorës. Në
Matogjin hapi shkollën e parë shqipe, më shtator 1913, [ndër të parat
dallëndyshe të arsimit shqip në rrethin e Vlorës. Zhvilloi
propagandë dhe veprimtari të dendur për mbrojtjen e tërësisë territoriale të
shtetit shqiptar, ku spikati me shkrimet atdhetare. Më 1915-1916 kur çelet
shkolla fillore për djem në Vlorë u caktua mësues së bashku me Jani Mingën e
Thoma Papanon me drejtor Kolë Kamsin]. Dha ndihmesën e vet në krijimin e shoqërive atdhetare më
1918-1919 [dhe më pas qe pjesë aktive në Luftën e Vlorës me bashkëvendasit e
vet terbeçtë]. Ndihmoi në përgatitjen e Luftës së Vlorës.Në vitet 1921-19124,
H.Xh. u aktivizua në shtypin e kohës për përhapjen e ideve demokratike dhe
kryerjen e reformave shoqërore në Shqipëri. Mori pjesë në Revolucionin
Demokratik të Qershorit 1924 bashkë me të rinjtë e shoqërisë “Bashkimi”, në të
cilën bënte pjesë. Pas fitores së Revolucionit u rreshtua në krahun radikal të
tij dhe luftoi për reforma të thella, duke kritikuar pavendosmërinë e qeverisë
demokratike. Me rikthimin e [Zogut] qeverisë së I. Vrionit në pushtet, H.Xh. u
largua nga Shqipëria.Në vitet 1924-1927 kreu studimet për shkencat politiko -
shoqërore në Universitetin e Firences. Pjesëtar aktiv i Komiteti të Çlirimit
Nacional [në Francë]. Në vitin 1928 u caktua redaktor politik i gazetës “Liria
Kombëtare”, detyrë të cilën e mbajti deri në fund. Në mërgim jetoi dhe punoi në
disa vende: Itali, Francë, Zvicër, Belgjikë, Greqi, Austri, Gjermani. Ishte
anëtar i Partisë Komuniste Zvicerane. Kishte lidhje të ngushta me seksionin
ballkaniktë Komiternit, me Gj. Dimitrovin dhe u përpoq të zbatonte porositë e
tyre për luftën revolucionare në Shqipëri. Në vitin 1932 hyri fshehtas për pak
kohë në krahinën e Vlorës për të marrë kontakte me lëvizjen revolucionare dhe për
ta ndihmuar atë. Në kushtet e rritjes së rrezikut fashist kundër Shqipërisë
H.Xh e të tjerë bënë përpjekje në radhët e të mërguarve për krijimin e frontit
popullor për luftën kundër fashizmit”[3]. Ndër të dhënat
enciklopedike shtesë mund të përmendim, se Halimi u ftua në një takim si
pjesëtar i grupit të pesë shqiptarëve, të cilët shkuan nga Franca në Bashkimin
Sovjetik, ata ishin: Ali Kelmendi, Sejfulla Malëshova, Koço Tashko, Llazar Fundo dhe
vetë Halimi. Takimi u shtri në dy mbledhje nën drejtimin e përgjegjësit të
Sekretarit Ballkanik të Kominternit, Ëilhelm Pieck, njëkohësisht sekretar i
Partisë Komuniste të Gjermanisë. Thuhet se Halim Xhelo u sëmur gjatë mbledhjes,
refuzoi të vizitohej, por sëmundja iu shpejtua. Vdiq në shkurt të 1937, në
varrim morën pjesë pjesëtarët e mbledhjes, e motra, Sali Hidri dhe përfaqësues
të partive komuniste. Varrimi iu bë në krematoriumin e Moskës, hiri i trupit të
tij mbeti në një poçe porcelani. Nuk mund
të mohojmë edhe një variant tjetër që qarkullon sikur Halimin e kanë
helmuar, por për këtë gjë nuk kemi prova dhe ndoshta s’do të kemi kurrë ...
Halimi
vdiq në Moskë, në kulmin e veprimtarisë së tij atdhetare. Për të, Petro Marko
ka botuar romanin “Halimi” (1969) dhe
e ka ndër personazhet kryesorë e më të dashur tek romani etnologjik “Ultimatumi” (1972). Musa Muho ka shkruar
biografinë e letrarizuar “Dritë në
mjegull”[4], ndërsa
Akademia e Shkencave, botoi monografinë “Halim
Xhelo militant dhe ideolog i shquar revolucionar: studim, material e dokumente”[5], përgatitur nga
Viron Koka historian dhe Sazan Xhelo, i biri i Halimit (Tiranë, 1975).Është përfshirë në të gjitha botimet akademike të derisotme, ku mund të
veçojmë “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar”
(FESH), ASHRPSSH, Tiranë, 1985, f. 1187, si dhe FESH, vëll. 3, ASHSH, Tiranë,
2009, f. 2950.
Nga
vetë Halim Xhelo kemi këtëautobiografi
të shkurtër në frëngjisht, e cila në shqip përkthehet: “Kam lindur në katundin Tërbaç të prefekturës së Vlorës, më 1894, nga
prindër fshatarë. Kam kryer disa klasa të shkollave fillore e të mesme turke e
greke. Më 1919 kam marrë pjesë përherë të
parë në jetën politike të vendit tim si revolucionar nacionalist. Në vitin 1911
mora pjesë në lëvizjen kryengritëse kundër regjimit turk. U zura rob nga
ushtria turke dhe bëra 7 muaj burg.
Në vitin 1920 mora pjesë
në kryengritjen kundër italianëve. Në
1924 isha redaktor i gazetës “Politika”, organ i nacionalistëve demokratë
të Vlorës.
Më 1924 mora pjesë në
kryengritjen antifeudale. Më vonë shkova në Itali, në Francë, për të studiuar
shkencat shoqërore.
Më 1927 punova në Francë
për organizimin e punëtorëve të emigruar shqiptarë.
Më 1932 u futa në mënyrë
të fshehtë në Shqipëri. Më 1925 aderova në komunizëm, pa hyrë megjithatë në PK
italiane.
Më 1930 aderova në PK
sviceriane. Prej kësaj kohe kam punuar në redaksinë e gazetës “Liria Kombëtare”
(Organ i Komitetit Nacional Revolucinar Shqiptar) dhe në udhëheqjen e Komitetit
në Paris. Halim Xhelo, Moskë, 16.X.1936”[6]. Ky dokument është i AKQ.
Fondi i Grupit Kom. të Moskës. Fotokopje e dok.origjinal datë 16.X.1936. Autobiografia
e Halimit është shkruar gjithashtu edhe në gjuhën ruse. Halim Xhelo vdiq në
Moskë më 7 shkurt 1937, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në një mbledhje të
organizuar nga Komiterni.
Me
një paragraf mund të shprehemi se Halim Xhelo Skëndaj ishte luftëtar lirie, mësues,
sekretar i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare dhe përgjegjës i Organizimit e
Propagandës pranë Komisionit Ushtarak, gazetar i madh, veprimtar i çmuar dhe
ideolog demokrat revolucionar i ndritur. Zemra e zjarrtë e liridashëse e tij
zieu si kushtrim lufte dhe lirie afro 30 vjet me radhë në jetën e turbulluar të
vendit tonë.
Në
Luftën Kombëtare të Vlorës, ku i pari i Tërbaçit Halim Xhelo në Beun të Vajzës,
të mërkurëne 2 qershorit 1920 mblodhi burrat e trimërisë, në krahë të Osman
Haxhiut dhe Komisionit (“Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare” hodhi kushtrimin për
çlirimin e Vlorës nga pushtuesit apeninë. Në atë mbledhje, mori pjesë jo vetëm
Halimi me organizatorët, por edhe shumë burra të shquar tërbaçiotë, krahas 480
luftëtarëve të tjerë nga krahinat e Vlorës dhe qyteti. Fill pas mbledhjes,
pjesëmarrësit mblodhën fshatin dhe çdo
familje pa përjashtim u përfaqësua në çetë me një burrë[7].
Ky ishte ligj i padiskutueshëm edhe pse i pashkruar, se ashtu qe vendosur nga
krahinarët, burrat e kuvendeve. Nuk qe vetëm për Tërbaçin, ky vendim burrash,
por për të gjithë, atje ku ra e u ndie bobla: nga Kolonja e Devolli në Çamëri,
nga Skrapari në Elbasan e Kavajë, nga Myzeqeja në Korçë e jo vetëm në Lumin e
Vlorës, Kurvelesh, Tepelenë, Mallakastër, Himarë e Labëri. Edhe kënga e thotë:
“Binte bobla fshat më fshat…”. Bobla,
një mjet akustik prej briri me të cilin jepej kushtrimi, një bri dashi në formë
hinke, ishte sinjali i alarmit, i kushtrimit për liri, për të shporrur hasmin
që shkeli në kufi e livadhiste në trojet e tyre, as i ftuar si mik, as për
ndihmë kërkuar.
Pak
është folur për rolin madh të Halim Xhelos, si nismëtar, i cili bashkë me
avokatin e njohur Sali Hallkokondi nga Vranishti (autori i parë i tekstit
“Historia e Shqipërisë së re”(1923), organizuar Kuvendin Zakonor Mbarëkombëtar
të Kuçit, më28.11-4.12.1924, ku morën pjesë 300 delegatë nga Vlora, Tepelena,
Gjirokastra, Delvina, Saranda, Bregdeti,Përmeti, Mallakstra, Çamëria, Kruja,
Lumi i Matit, Mirdita, Oroshi, Kurbini, Ohri, Shoshi, Dukagjini dhe shqiptarë tëMalit
të Zi për të kuvenduar mbi forcimin e unitetit kombëtar për të përballuar
situatat si ato të viteve 1914-1920, për të biseduar mbi kanunin dhe forcën e
zakonit, reformat e jetës shoqërore dhe përmirësimin e zakoneve të shenjta,
pajtimin e gjaqeve (gjakrave/ belave)dhe ndalimin e hakmarrjes si zakon barbar
që rëndonte e dhe gjendjen, forcimi i luftës kundër zakoneve që rëndonin gruan,
si ngarkesa e grave, fejesa e vajzave që të mitura, kasniqet e tepërta, ulërimat
në rast vdekjesh, për zbatim të normave dhe dokeve që rregullojnë sa më mirë
marrëdhëniet ndërnjerëzore. Kuvendi lab i Kuçit, me kryetar Sali Hallkokondin,u
quajt historik, sepse qe reformë zakonesh, i cili dha ndihmesë të fuqishme për
emancipimin e gruas dhe shoqërisë shqiptare në tërësi, falë edhe peshës së
mendimit, fjalës dhe gjykimit të atdhetarit të zjarrtë Halim Xhelo.
Halim
Xhelo është quajtur me të drejtë “Robespjeri i pakorruptueshëm i vegjëlisë.Si vëlla
me Avni Rustemin, mik me Jani Mingën, Luigj Gurakuqin, Riza Cerovën, bashkëpunëtor
i ngushtë i Fan Nolit, por,ndoshta qe nga të rrallët apo i vetmi qënuk
ngurronte ta kritikonte për dobësitë e të metatqë shfaqi kryeministri i Qeverisë
(për periudhën 16.06-26.12.1924), Halimi ishte luftëtar i pamposhtur i së së
vërtetës, të drejtës, lirisë e përparimit.
Është
ai që Rrapin e Gurrave në Beun për rëndësinë historike që pati e quajti Rrapi i
Burrave. Është ai që ka lënë thënien e famshme dhe aq krenare për brezat e
Shqipes: “Në pati Greqia e moçme një Spartë e një Thermopilë, Shqipëria e Re ka
një Labëri dhe Qafën e Koçiut”[8].
Është ai e quajti muajin qershor muajin e dy revolucioneve në Vlorë, Luftën e Vlorës, që nisi ditën e shtunë më 5.06.1920 dhe shpërtheu më ora 02 të natës që gdhihej 6 qershor, duke sulmuar tërë qendrat usharake italaiane të Kotës, Gjormit, Llogorait, Drashovicës, Jonufrës etj., e quajti “Revolucioni Nacional i 1920-s” dhe tjetrin që nisi të dielën e 1.06.1924, të cilin para viteve ’90 e quanin "Revolucioni Demokratiko-borgjez i Qershorit”, pas viteve ’90 e emërtuan "Revolucioni i Qershorit” e sot “Lëvizja e Qershorit”, ai e quajti qartësisht “Revolucioni Social i 1924-s”.
Këngët për Halim Xhelon
Janë tre botime të nivelit akademik, ku është pasqyruar edhe cikli i epikës historike kushtuar Luftës Kombëtare të Vlorës (EHLV), udhëheqësve, heronjve, dëshmorëve dhe trimave të saj. Janë përkatësisht “Këngë popullore historike”, Instituti i Shkencave, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë, 1956; “Kujtime dhe këngë popullore për luftën çlirimtare të viteve 1918-1920”, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Instituti i Folkorit, Tiranë, 1970; si dhe “Epika historike, 3”, botim i vitit 1989 i Akademisë së Shkencave. Po marrim në shqyrtim vetëm vëllimin e fundit “Epika historike, 3”. Nga 500 këngët e botuara në këtë libër për të tri periudhat historike të shek. XX, 159 i kushtohen ngjarjeve që zhvillohen dhe personazhev që veprojnë e bëjnë histori brenda dy muajve të stinës së verës 1920. Kuptojmë që ky cikël është shumë i pasur, po të bëjmë një krahasim për të tri periudhat, kur për periudhën e parë 6 vjeçare 1913-1919 janë regjistruar 183 njësi folkorike, ndërsa për periudhën e tretë 14 vjeçare 1925-1939 janë shënuar 78 këngë.Folkori, si lloj i veçantë artistik, ka ca “ligje” të pashkruara, parime specifike si karakterin e tij sinkretik; përhapjen gojore; improvizimin; prirjen ndaj së bukurës, sublimes; lidhjen e së bukurës me të dobishmen; pasqyrimin e atypëratyshëm apo menjëherë pas ngjarjes, ndodhjes apo shfaqjes së dukurive të ndryshme; zgjidhjen e çështjeve të shtruara nga pozitat e bashkësisë apo të komunitetit; kontrastin e prerë; dinamizmin estetik; përgjithësimin tipologjik; parimin e zbukurimit, koncizitetin, simbolizmin nga pozitat e bashkësisë në qarkullim foklorik me pëlqim - ndryshe nga historia që ka parësor kriterin e historizmit, si parim dialektik studimi, parim metodologjik historik sipas të cilit ngjarjet, dukuritë, personat etj. vështrohen e vlerësohen në zhvillimin e tyre historik të pandërprerë e tërësor dhe në lidhje të ngushtë me kushtet konkrete historike. Pa dalë nga objekti i shkrimit, kujtojmë se nëEHLV, 3 më shumë këngë ka Selam Musa Salaria - 14 njësi folkorike, Zigur Lelua - 9, Kanan Mazja - 7, Sali Vranishti - 6, Hodo Zeqiri - 6, Toto Hosi - 5, Selman Hyseni - 4, Memo Mete- 4, Mehmet Selimi - 3 etj. Ndërsa për anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, që ishin udhëheqja e Lufëtës (apo Komisionin si flitej me gjuhën popullore), kënga është më e rezervuar në përmendje emrash. Për “Komisionë” pa emra të përveçëm janë 7 njësi folkorike, ndërsa nga anëtarët e Komitetit me emra: Osman Haxhiu ka 5 njësi folkorike, Ahmet Islami (Lepenica) -3, Hamit Selmani - 2, Murat Miftari -1, Qazim Koculi - 2, Qazim Kokoshi - 1. Ndërsa Halim Xhelo ka 9 njësi folkorike[9]. Në librin në fjalë nuk përmendet asnjë tjetër nga udhëheqja e luftës...
***
Më kujtohet që kur ishim të vegjël,
në vitet 1967-1974, nxënës në shkollën 8-vjeçare “Halim Xhelo” të vendlindjes
time, në Tërbaçin e dashur, drejtori i shkollës, mësuesi madh, që vërtet e
meritonte të ishte Profesor, poeti popullor i teksteve të këngëve të grupit të
madh të Tërbaçit, dragoi i këngës labe
Kujtim Mici,punonte si ai edhe me folklorin. E veçanta e tij qe puna në
sistem zinxhir me grupet e të rriturve, të burrave, të grave, të djemve, të
vajzave, me grupin miks, të pionierëve dhe të fatosave. “Nder i madh i këtij fshati/
Halim Xhelo demokrati”[10]
janë vargjet e këngës me shtatë strofa distik “Tërbaç i pasur sa deti”, thurur nga ky poet i lartë i shpirtit të
madh lirik të Labërisë. Kjo këngë edhe sot e kësaj dite bën jetëaktive
folkorike dhe është e regjistruar në
stilin muzikor të Tërbaçit në tre variante: nga Grupi i Madh i Tërbaçit, nga
Grupi i të Rinjve të Tërbaçit dhe nga
grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”. Në një këngë tjetër kushtuar trimit të Njëzetës,
kushërit të Halim Xhelos, komandantit të çetës së fshatit në LANÇ, dëshmorit të
Atdheut Beqir Selim Skëndaj (1895-1.01.1943), autori Kujtim Mici thur vargjet për
grupin e Tërbaçit: “Do këndojë mbesa për
trimin,/ për gjyshin, Beqir selimin,/ Vëlla e shok me Halimin,/ Ndaj kish
vuajt’ internimin…”[11]
Kënga e Petro
Markos për Halimin. Mbaj mend, qysh
nga klasa e parë deri në të tetën, që këngën “Halim Xhelo trim, o trim” e këndonte grupi i madh, ai miks dhe
grupi i vogël, yni, i shkollës, vit pas viti (me variantet përkatëse). E dinim
këngë të popullit, ku krijuesi rrjedh në përroin e përjetshëm të anonimatit. Në
fakt ajo qe bërë këngë e dashur e popullit. Kur u rritëm, morëm vesh që ky
tekst kishte një autor. Autor i këngës, aq të dashur edhe sot e kësaj dite në
Tërbaç, në Labëri dhe në Vlorë është Kalorësi Rebel i Lirisë, i pamposhturi dhe
i pavdekshmi Petro Marko Dhërmiu, që e adhuroj aq shumë, sa do të doja të qe
lindur në Tërbaçin tim. Tekstin e këngës e kam lexuar më vonë në librin e parë
me poezi të Petros “Horizont”
(Tiranë, “Naim Frashëri”, 1959), ribotuar në vitin 2001. Ja teksti i këngës me
titull “Djal’ i popullit, Halim”: “Të ka rritur Labëria,/ Djal’ i
popullit, Halim,/ Të ka pritur Shqipëria,/ Halim Xhelo, trim o trim!/ Të prit
të delje në Vlorë,/ Djal’ i popullit, Halim,/ Me flamur të kuq në dorë,/ Halim
Xhelo, trim o trim!/ Po u trete i mërguar/ Djal’ i popullit, Halim,/ Vegjëlin’
për të shpëtuar,/ Halim Xhelo, trim o trim!/ O Halim, njeri s’të qau,/ Djal’ i
popullit, Halim,/ Mbahu, puntoria, mbahu,/ Halim Xhelo, trim o trim!/ Halimi
rrugën ta çau,/Komunist Halim, o trim” Fronti i Lirisë, Spanjë, 1937[12].Ky tekst është botuar dhe më librin “Ata
janë të pavdekshëm”, kushtuar60 dëshmorëve të Tërbaçit në Luftën
Antifashiste Nacionalçlirimtare, por vjen me një variant me pak ndryshime
(heqje, shtesa)nëpërmjetkëtyre vargjeve: “Të kish rritur Labëria,/ Djal’ i
popullit Halim,/ Halim Xhelo trim o trim,/ [vargjet 2, 3 janë refren që përsëriten
pas çdo vargu shën. im - A. H] Të kish pritur Shqipëria,/ Të prit të delje në
Vlorë,/ Me flamur të kuq në dorë,/ Po ti u trete i mërguar/ Në Francë e në vend
të huaj,/ Shqipërin’ për ta shpëtuar./ Mbahu, moj djalëri, mbahu/ Halimi rrugën
e çau,/ Hall e popullit e qau”[13]. Kjo
këngë, sa e thjeshtë, aq e bukur, në shtratin e shtruar të labërishtes, është
thurur si një këngë e përvajshme qysh në vitin 1937, sepse Petro Marko qe
adhurues idealist i shpirtzjarrtit për atdhe Halim Xhelo Tërbaçi. (Dhe i
ngjante në karakter, në dinjitet). Vetëm një lexues i vëmendshëm mund të merrte
informacion dhe tepër shkarazi, që këtë tekst e ka bërë P. Marko. Tek vepra
përgjithësuese “Historia e Letërsisë Shqiptare” 1983, kur trajtohet P. Marko si
një nga poetët dhe prozatorët kryesorë të brezit të viteve ’30 të shek. XX,
shkruhet: “Poeti do t’i këndonte Halim Xhelos, një nga komunistët shqiptarë të
shquar të kohës, dhe vjersha do të bëhej më pas popullore”[14].
Kënga për Halimin
e mësuesit krijues, të paharruarit Zaim Hoxha: Mësues e bir mësuesi, Zaimi jepte gjuhë e letërsi në
shkollën 8 vjeçare “Halim Xhelo”, Tërbaç. Gjatë gati dhjetë vjetëve, që punoi
në vendlindje, ai krijoi edhe një këngë shumë të bukur me vlera artistike,
estetike dhe emocionale “Veshur bronx e ballë lartë” kushtuar
tërbaçiotit të madh Halim Xhelo, këtij burri të lartë kombi, kësaj figure
demokratiko-revolucionare për pavarësi, liri e përparim, e rangut kombëtar. Ja
teksti i plotë i botuar në librin “Ata
janë të pavdekshëm”: “Flet Halimi, ësht’ i gjallë,/ Për atë s’ka
vdekje./ Do sikur të thot’ ca fjalë/ Bashk’ me ne në mbledhje./ Rri e do të puthë
dheun,/ Rri, po nuk i rrihet;/ Për të shikuar muzeun/ Do ai të ngrihet./ Bijt’
e tij u ngjitën lart,/ Ndaj ësht’ i gëzuar/ Historia jonë e lashtë/ Me gjak është
shkruar./ Varfanjakët e Halimit,/ Që rruan me shpresë,/ Sot në kulmin e
gëzimit,/ Gazit dhe haresë./ Veshur bronx e ballëlart,/ Bir i fukarasë,/ Sot
para kongresit t’ gjashtë/ Do të brohorasë./Fshatin e mbuloi shkëlqimi,/ Gëzon
Shqipëria./ Atë që donte Halimi,/ E bëri Partia”[15]. Këto janë6 strofat e këngës me 24 vargje të
alternuara 8 me 6 rroksh e rimëtë kryqëzuarab ab, që thuri mësues Zaimi për
grupin e shkollës, që ngriti drejtor Kujtimi dhe mësues Rexhepi me ne, që kur u
bë kjo këngë, më 1973, ishim në klasë të shtatë. Si e përjetësuar në bronx na
vjen portreti i Halimit në këngën recitative të mësuesit veteran, dritanit të
paharruar të arsimit në Vlorë, fisnikut Zaim Nuro Hoxha. Kënga botohet sipas
origjinalit dhe vjen me ngjyrat e kohës, ngaqë ne nuk mund të vemë dorë në të,
sepse kënga nuk pranon redaktor, si poezia, përndryshe i humbet shija e
burimit…
Mjeshtri i madh
Muhamet Tartari për Halim Xhelon. I
mirënjohuri i Vranishtit të valleve së vetëtimave, Muhamet Tartari ka qenë mësues
në Tërbaç në vitet 1968-’69, ku ka dhënë
lëndën e gjeografisë dhe të historisë.
Ai ka bërë disa këngë për Halim Xhelon, të cilat i ka kënduar grupi i Tërbaçit,
ai i Vranishtit etj. Po prezantojmë vetëm një, sa për të dhënëimazhin e një
pikture poetike të peizazhit epik të vendlindjes së Heroit: “Ç’po rrjedh ujë
nga burimi,/ Ujë mali, ujë bore,/ Po ushton një këngë labe,/ Këngë trimash, burrërore./ Ja fillon e para Çika,/ Iso Çipini,
Stogoi,/ Ja hedh bukur Bogonica/ Për Halim Xhelo dragoin./ Doli nga gjiri ‘ Tërbaçit/
Hodhi shtat në tokën labe,/ Mori forcën e stërralit/ Se kish lerë në këto
male./ Ku nuk vajti në Evrpoë, Halim Xhelo mendimtari,/ Se mbreti Zagoll me
shokë/ E kish bërë gati litarin./ Halim Xhelo, Halim labi,/ Kënga jote gojë më
gojë,/ Halim Xhelo Demokrati,/ Përmbi piedestal Heroi”. Shkurt 1977[16].Kjo
këngë vjen dhe me një variant tjetër, me pak ndryshime tekstore, në strofën e
tretë, që këndohet kështu: “Nga balt’ e Tërbaçit doli,/ E ushqeu toka labe,/
Mori forcën dhe qëndresën,/ Trimërin’ në këto male”.
Vlerësimet për Halim
Xhelon
- “Hero i Popullit”:Titulli“Hero
i Popullit” është titulli më i lartë, pas atij të Heroit Kombëtar.
Ky titull gjatë periudhës së
Republikës Popullore të Shqipërisë, jepej
nga Presidiumi i Kuvendit Popullor,
i propozuar nga kryesia e Byrosë Politike të PPSH.
-
“Personalitet i Shquar i Labërisë”:
- “Nderi i Kombit”:Urdhri “Nderi i Kombit” është
një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që
u jepet qytetarëve shqiptarë që me veprat dhe emrin e tyre nderojnë kombin
shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Dekorata jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë. Ky urdhër është i artë.
Sikurse
është vlerësuar Abdyl Frashëri simbol i Lidhjen e Prizrenit, Halim Xhelo vlerësohet
simbol i Luftës Kombëtare të Vlorës. Halim Xhelo Tërbaçi quhet Frymëzimtari i
kësaj Epopeje dhe cilëzohet si Abdyl Frashëri i Njëzetës.
Për
kontributin e shquar patriotik dhe për merita të veçanta atdhetare, Presidiumi
i Kuvendit Popullor e dekoroi me
titullin e lartë të nderit “Hero
i Popullit”, më nëntor 1974. Duke vlerësuar këtë nderim të madh, Hysni Kapo i
shkruan Sazan Xhelos, djalit të Halimit: “Puna dhe lufta revolucionaree Heroit
të Popullit, Halim Xhelo, zë një vend të shquar në faqet e ndritura të popullit
tonë. Ai gjithnjë, jetën e tij ia kushtoi çështjes së popullit dhe atdheut,
realizimit të aspiratave shekullore, për të cilat ka ëndërruar e luftuar në
shekuj populli ynë”
Diploma
“Personalite i Shquar i Labërisë”
Medalja:
Dekorata “Nderi i Kombit”, [02.09.2020]Halim
Xhelos (pas vdekjes) Nr. Dekretit 11679, data e dekretit: 26/08/2020 Përshkrimi: “Atdhetar i shquar i lëvizjes kombëtare për konsolidimin,
mbrojtjen, demokratizimin e shtetit shqiptar dhe zgjimin kulturor të shoqërisë
shqiptare. Demokrat revolucionar i radhëve të para, frymëzues i popullit
shqiptar drejt lirisë, arsimimit e përparimit të kombit shqiptar. Pjesëmarrës
aktiv në betejat për mbrojtjen e Pavarësisë së vendit. Për kontribut të shquar
në organizimin, zhvillimin dhe drejtimin e Luftës së Vlorës (1920).
Busti i Halim Xhelos në Tërbaç
[1] ) MBLEDHËS të folkorit, vëll. 8, “Këngë popullore të Labërisë”, mbledhur, përgat. e pajisur me shën.: Fatos Mero Rrapaj, Tiranë, Bot. i Institutit të Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave të RPSSH, 1990, f. 772 [nr. 695].
[2] ) FJALORI Enciklopedik Shqiptar (FESH), vëll.3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2009, f. 2695, zëri përgat. nga Farudin Krutaj.
[3] ) FJALORI Enciklopedik Shqiptar (FESH), vëll.3, vep. e cit. , f. 2951, zëri përgat. nga Viron Koka. FJALOR Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e RPSSH, Tiranë, 1985f. 1187
[4] ) MUHO, Musa: “Dritë në mjegull: kronikë letrare nga jeta e Halim Xhelos”, Tiranë, Naim Frashëri”, 1973, 159 f.
[5] ) AKADEMIA e Shkencave e RPSSH, Instituti i Historisë: “Halim Xhelo militant dhe ideolog i shquar revolucionar: studim, materiale e dokumente”, përgat. nga Viron Koka dhe Sazan Xhelo, Tiranë, 1975. f. 200.
[6] ) AKADEMIA e Shkencave e RPSSH, Instituti
i Historisë: “Halim Xhelo militant dhe ideolog i
shquar revolucionar...”, vep. e cit., f. 190-191.
[7] KOKALARI, Mexhit, Trima të kryengritjeve popullore, Naim Frashëri, Tiranë, 1983, f. 188 - 197.
[8] )
AKADEMIA e Shkencave e RPSSH, Instituti i Historisë: “Halim Xhelo militant dhe ideolog i shquar
revolucionar...”, po aty, f. 97
[9][9] ) “EPIKA
Historike, 3”, Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1989, f. 308-311, 316, 337,
339, 417, 419.
[10] ) MICI, Kujtim, “Shqipëri, nuse
bregdeti”, Tiranë, Kumi, 2012, f. 16.
[11] ) MICI, Kujtim, “Shqipëri, nuse
bregdeti”, vep. e cit., f. 34
[12] ) MARKO, Petro: “Horizont”, Tiranë, “Omsca-1”, 2001, f. 129.
[13] ) “ATA
janë të pavdekshëm”, përgat.: Hysni Berdaj, Tiranë, 1974, f. 195
[14]) “HISTORIA e Letërsisë Shqiptare që nga fillimet deri te Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare”, Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë 1983 f. 577.
[15] ) “ATA
janë të pavdekshëm”, vep. e cit., f. 196.
[16] ) TARTARI, Muhamet, “Vallja e vetëtimave”, poezi, Tiranë, Jerusalem, 1999, f. 61