Faleminderit
Ibrahim Kabili: Rrugëtimi i suksesshëm i një akademiku dhe ikja e parakohshme e tij!
E diele, 21.02.2021, 11:40 AM
Rrugëtimi i suksesshëm i një akademiku dhe ikja e parakohshme e tij!
Nga
Ibrahim Kabili
Dhe vjen një ditë e trishtë! E kur
kjo ditë është e parakohshme, dhimbja është edhe më e madhe. Kështu iku
më 24 janar 2021 ushtaraku i karrierës, që nuk deshi kurrë karierën, Koloneli,
Profesori i Associua, Doktor, Agim Qamil Sula. Njerëz të tillë si Agimi, me
virtute të larta në shoqëri, me nivel të admirueshëm intelektual dhe bagazh të
pa krahasueshëm njohurish lënë pas vetëm vepra të mira dhe shkojnë në kufijtë e
pavdekësisë. I tillë, i këtyre përmasave, qe dhe Gimi. Ai si një akademik në
fushën ushtarake, ka lënë gjurmë, vepra dhe mbresa si askush tjetër. Njerëz të
tillë si Gimi nuk vdesin, ai mbetet siç ishte një ushtarak tepër i përgatitur,
një pedagog model, një intelektual i një niveli të lartë, një patriot dhe
atdhetar i flaktë, një familjar i shembullor, një njeri me vlera të humane që i
vuri në funksion të vartësve dhe komunitetit... I lehtë qoftë dheu amë për Të!
E mërkurë 17 shkurt 2021. Ditë e
madhe historike, Kosova feston 13 vjetorin e Pavarësisë, këtë arritje të madhe
historike! Ndërsa më 14 shkurt 2021 Kosova u "çlirua" nga esadisto -
rrahmanistët. Iku "Isë"plaku, mbeti Boletini i Pavarësisë! Situata
post zgjedhore do jetë e vështirë, por optimiste. Shpresë për këtë janë liderët
e rinj Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Vjosa edhe Albin! Mos e tradhëtoni
popullin, mos rendni pas pasurisë, vihuni pas shtetësisë, mos bini në kurthin e
Serbisë, mos u firikësoni, thoni po rilindjes dhe shqiptarisë! Kjo është sfida
juaj, nuk keni alternativë tjetër.
Garanci për ju dhe shtetin e Kosovës
është krijuesi i saj, Amerika. Presidenti Biden do të bëj më të mirën për
Kosovën!
Kishim lënë me profesorin Medi Hoxha
të takonim dhe pimë një kafe me vëllain e të ndjerit, Ilmiun. Mehdiu dhe Hyseni
ma rekomanduan këtë! Takohemi në ora 10 të bar kafe "Perhati" dhe
zhvillojmë një bisedë të ngrohtë rreth dy orëshe...
Agim Qamil Sula lindi në Selitë të
Malit më 3 korrik të vitit 1962. Lindi në një familje të thjeshtë, me emër në
krahinë, shumë mikpritëse dhe me tradita atdhetare. Gjyshi i tij Islami ishte
shumë i përparuar, ka pritur e ka përcjell shumë njerëz në hanin e tij dhe
familje në Krroqe, dhe kishte një mënyrë jetese të mirë për kohën. Për këtë
problem nipi i tij, Ilmiu kujton: "Gjyshi qe shumë mikpritës. Tradita
vazhdoi me babain tonë Qamilin, dhe shpresojmë e mundohemi ta mbajmë dhe ne
sot. Hani i Islam Sulës qe aktiviteti i parë tregtar në krahinë. Në hanin tonë
të ngritur në nyjen që lidh Tiranën me Matin dhe Dibrën bujtën shumë njerëz,
shumë rrugëtar. Gjyshi dhe babai i prisnin dhe i përcjellnin, rrugtarët dhe ato
ishin të sigurtë si në shtëpinë e tyre. Ata nuk kërkonin para, dhe njerzit
jepnin sipas dëshirës e mundësive të tyre. Në disa raste kanë shpëtuar edhe
jetë njerëzish nga uria apo dhe sëmundje të çastit. Krenohemi dhe ne sot për
këtë. Babai e ruajti traditën, qe i zgjuar, familiar i rregullt, na iponohej
dhe ne me shembullin e tij. Ai ka kryer detyra drejtuese në Fshat dhe
Lokalitet. Gjyshi im ka marrë pjesë edhe në ndërtimin e hidroçentraleve të Ulzës,
Shkopetit dhe Lanabregasit". Ky qe ambienti ku u lind, rrit dhe mori
formimin e parë dhe Agimi. Shkollën fillore e kreu në Qafmollë me mësues Shaban
Gjylën, ndërsa 8 vjeçaren në Moisit. Në të dy ciklet pati rezultate të
shkëlqyera dhe mori fletë nderi. Për këtë Ilmiu citon: "Agimi ka lindur me
"libër në dorë", miku më i mirë për të qe libri. Kur babai na jepte
para, ne të tjerët i prishnim ndërsa Agimi i blente vetëm libra te Sabihaja
(Dajti). I tillë qe Gimi, ai qe krenaria jonë, por na iku papritur në moshë të
re, duke na lënë dhimbje të madhe..."
Shkollën e mesme Agimi e filloi në
vitin 1977 dhe e përfundoi në 1981në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake
"Skënderbej" në Tiranë me rezultate të shkëlqyera. Këto qenë vitet më
të bukura të jetës së tij ku filloi të marrë dije e përgatitet si ushtarak me
atë staf pedagogësh e ushtarakës të pa përsëritshëm...Për këtë Ilmiu shton:
"Vëllai im Gimi kishte shumë dëshirë dhe pasion mësuesinë, admironte
letërsinë, lexonte Kadarenë, Agollin dhe shumë shkrimtar të huaj
si Dostojevskin etj. Pëlwente shumë
edhe historinë. Në njërën nga këto degë donte të vazhdonte studimet e larta.
Meqenëse kishim dhe motrën në mjekësi, nuk mundi të shkonte atje, dhe shkoi në
shkollën e "begsave". Ai doli shumë mirë këtu, shkëlqeu në mësime, qe
i pari në të gjithë treguesit dhe foto e tij gjendej në këndet e shkollës si
nxënës shembullor". Që këtu Agimi qe antar i Rrethit Rrethit Shkencor të
Shkollës dhe Sekretar i Komitetit të Rinisë. Filloi të shkruaj dhe botoi
shkrime në organe shtypi.
Vazhdoi studimet e larta në vitin
1982 në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve në Tiranë në degën Këmbësori
dhe i përfundoi ato me rezultate të shkëlqyera në vitin 1985. Këtu titullohet
oficer, nga këtu fillon karriera e tij e shkëlqyer ushtarake, fitoi gjithçka me
punë e përkushtim maksimal, dhe asnjëherë nuk qe karrierist. Foto e tij
asjëherë nuk u hoq nga muret e Shkollës së Bashkuar. Njerëz të tillë si Ai, i
bëjnë nder vendlindjes, institucioneve të shtetit vendit... Krenohet familja
me të, krenohet krahina për birin e saj... Krenohen dhe institucionet ku ai
shërbeu mbi 35 vjet me radhë, krenohen shokët që e njohën e punuan me të,
krenohen studentën për pedagogun dhe akademikun shembullor, krenohet e gjithë
shoqëria...
Agimi shërbeu me devotshmëri në
radhët e Forcave të Armatosura për 35 vjet dhe pati një karrierë të shkëlqyer
në ushtri. Në asnjë moment nuk u shkëput nga arsimimi ushtarak nga
"mësuesia" që ai e admironte dikur, por tani në ushtri. Detyrat që
kreu qenë:
Shef Edukimi Batalioni; Instruktor i
Lëndëve Juridike; Komandant Kompanie; Shef Sociologjie; Shef Organizimi;
Pedagog i të Drejtës Ushrarake dhe i të Drejtës Ndërkombëtare; Shef i Sektorit
të Rekrutimit -Mobilizimit në Ushtri; Pedagog për Shkencat Sociale; Pedagog për
Fushën Juridike dhe Këshilltar Ligjor; Këshilltar Juridik dhe pedagog i jashtëm
për të Drejtën e Konfliktit të Armatosur në Akademi; Komandant dhe Rektor i
Akademisë së F.A., Shef i Departamentit të Lidershipit; Dekan i Fakultetit të
Sigurisë së Mbrojtjes në Akademi. Ai ka pasur një karrierë brilante dhe çdo
detyrë që mori e kreu ashtu siç e dinte ai, me përkushtim dhe devotshmëri. Ky
qe modeli; ky qe profesori që dha dije e nuk u lodh kurrë me studentët; ky qe
akademiku; ky qe specialisti i një niveli të lartë; ky qe njeriu human; ky qe
mbështetësi dhe zëri i studentëve, ky qe shembëlltyra e rregullit, disiplinës,
ligjit; ky qe dhe do të mbetet modeli i vlerës, që i kundërvihej
antivlerës; ky qe ushtaraku me dije të larta në profesion; ky ka një emër; Agim
Sula. Ky qe modeli që duhet ndjekur dhe shembull për të gjithë!
Gjatë karrierës ushtarake në vite ai
ka kryer arsimim plotësues akademik civil si:
•Në vitin shkollor 1990-91 ka
përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, dega Drejtësi, në Universitetin
e Tiranës.
•Në vitin 2006 ka fituar gradën
shkencore "Doktor në Fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes".
•Në vitin 2013 ka fituar titullin
akademik "Profesor i Asociuar .
Si oficer në vite ka kryer një sërë
programesh arsimimi dhe kualifikimi në fushën ushtarake si:
•Kursin e Orientimit të Oficerëve të
Shtabit, në Kolegjin Ushtarak të Hollandës në Hagë.
•Studime në Akademinë e Mbrojtjes
Tiranë.(Studime të thelluara pasuniversitare).
•Kursin Didaktik në Akademinë e
Mbrojtjes.
•Kursin e Lartë për Sigurinë dhe
Mbrojtjen në Tiranë.
Ka kryer gjithashtu edhe disa Kurse
si:
• Për menaxhimin e krizave në
Shkollën e Natos, në Gjermani viti 2000.
• Mbi Ligjin e Luftës, në Ankara,
Turqi viti 2002 dhe 2007.
• Kurse të tjera mbi aspektet
ligjore dhe fushën e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare në SHBA, periudha
kohore të ndryshme.
Agimi kishte një formim të gjerë dhe
kudo që punoi rrezatonte kulturë dhe mirësi. Ai ishte një studiues i lindur dhe
zotëronte dhe dy gjuhë të huaja, anglisht dhe rusisht, në të folur dhe të
shkruar.
Karriera e gjatë dhe e suksesshme e
profesor Agimit në ushtri nisi me detyrat më të thjeshta, si Komandant Toge dhe
arriti në nivelet më të larta të Dekanit dhe Rektorit në Ushtri. Arritjet janë
falë punës së tij, talentit, ndershmërisë, përkushtimit dhe motivimit për ti
shërbyer besnikërisht Atdheut! Ndjenjat e larta morale qenë bashkëudhëtare të
përhershme të rrugëtimit të suksesshëm, dhe aspak karrierist, të tij! Ai ka
dhënë një kontribut të madh në studimet shkencore, programet dhe doktrinën
ushtarake, dhe ka disa botime shkencore që mbajnë emrin e tij. Po kështu ai ka
udhëhequr, drejtuar dhe vlerësuar shumë tema Diplome dhe Doktoratura. Serioz në
çdo hap, por mjaft social e njerëzor... Këto cilësi e ngritën në nivelin e Tij,
pa këto virtute shkenca në këtë fushë do ishte e cunguar! Virtutet janë
parësore për njeriun, pastaj shkenca, posti, detyra!
E pata të vështirë shkrimin nga
njohja e pakët që kisha për të, por Ilmiu vëllai i tij, dhe Mehdiu si
studiues e shok i Gimit, me materialin e siguruar dhe bisedën e bërë më sqaruan
shumëçka.
Duke folur për punën e vëllait në
ushtri Ilmiu krahas atyre që u thanë më lart shton: "Gimi qe tip
studiuesi. Ai nuk pranoi poste të larta në ushtri, i ka refuzuar disa herë. Ai
qe gjithmonë në oponencë me padrejtësitë. Ai qe "mik" i studentëve
dhe përkrahës i tyre. Ai nuk ngelte njeri në klasë, autoritetin ja dha puna. Në
një rast, në morinë e tyre, vjen i mërzitur në shtëpi. Çfar ke i them, Unë?
Asgjë, thotë probleme të vogla pune. Më vjen një student në zyrë dhe po qante
se kishte marrë katër. Ik, i them studentit, mos qaj nuk do ngelësh. Në
çast mblodha pedagogët dhe u thashë, studenti po veshi rrobat, pajimet dhe
armën ushtarake, e ka marrë pesën, ndaj mos ngelni studentë, po pati mbi 50
përqind ngelsa në provim do ikni vetë, nga puna. Notat e tjera jepen sipas
përgatitjes, nivelit, - ju them. Kjo më bëri pak nervoz, dola jasht natyrës
sime por u pas u mirëkuptova me kolegët". Po kështu duke kujtuar vitin e
mbrapshtë '97 dhe Shkollën Skënderbej Ilmiu thotë: "Gimi e përjetoi shumë
keq shkatërrimin e Shkollës Skënderbej, shkatërrimin e Ushtrisë në vitin e
mbrapshtë 1997. Në Zall-Herr bashkë me disa kolegë dhe ushtarët u armatosën nuk
lejuan që të shkatërrohej Reparti i Ushtarak. Ka ndenjur një muaj pa ardhur
fare në shtëpi. Kur erdhi qe shumë krenar për mbrojtjen e repartit. Agimi qe
ushtarak me rregulla të ngurta. Deviza e tij qe "Ushtari nuk duhet të
qëlloi mbi popullin, por ta mbrojë me çdo çmim atë"- përfundon
Ilmiu". Agimi si tip studioz dhe ambicioz ishte i zënë shumë me punë, por
asnjëherë nuk e harroi vendlindjen e tij Selitën. Madje Ai qe shumë krenar për
Të. Duke e kujtuar atë, Kryetari i Shoqatës Selita, Mehdi Hoxha thotë:
"Kam pasur njohje të hershme dhe lidhje me Gimin. Ai në çdo vend ku shkoi
dhe punoi la gjurmë dhe përshtypjet më të mira. Qe njeri me shumë horizont dhe
i dhënë pas shkencës ushtarake. Bisedonte shumë për letërsisë dhe shkrimtarët
dhe artistët. Në shumë veprimtari të shoqatës duke qenë i zënë, mi binte të
falat, përgëzimet për punët e bëra dhe ndonjë sygjerim, me babain e tij,
Qamilin. Ai më ka dhënë kurojo, më ka ndihmuar me ekspertizën e tij edhe nër
Librin për Selitën që është në proçes botimi. Sa i urtë, i qetë, i matur,
gojëëmbël e komunikues, ai qe dhe shumë korrekt dhe i prerë në qëndrimet e tij.
Mendova që librin në fjalë ta redaktonte Gimi. E para se kisha besim të plotë
te ai dhe e dyta se ai e njihte mirë historinë e saj. E marr në telefon në
shtator dhe i them do të vë në dispozicion librin e fotokopjuar dhe dëshiroi
t'ma redaktosh ti. Po më thotë me të parën, jam në dijeni të librit, do ta
redaktoj unë pa asnjë pagesë, vendlindja është e shtrejtë dhe kemi detyrime
ndaj saj. Kam besim se ke shkruar gjëra me vlerë pasi je i fushës dhe e bën me
pasion. E mori materialin, e ke punë të kryer më tha, dhe sa më shpejt do ta
përfundoj. Nuk kam asnjë dyshim i them ti je njeri i punës dhe letrave. Ndahemi
për tu takuar përsëri... Më vjen një mesazh: "Mehdi jam me kovid, jam në
spital në luftë me jetën". Mehdi do më falësh... Shih shëndetin i them, se
kjo punë rregullohet. Luftoi me sëmundjen 55 dit, por nuk ja doli. I pa harruar
do jetë kujtimi i tij"-përfundon Mehdiu.
Profesor Agimi qe edhe një prind,
bashkëshort dhe familiar shembullor. Ai u martua me Liri Dishën që vinte nga
një fis me tradita nga Selita. Liria ka mbaruar studimet e larta në inxhinieri,
ka punuar me dinjitet, ka qenë pjesë e sukseseve të bashkëshortit duke qenë
krah tij. Ato kanë dy fëmijë të mrekullueshëm. Denin vashdon studimet në
vitin e tretë për Inxhinieri ndërtimi në U.T. dhe është student ekselent. Dioni
po përfundon gjimnazim me nota shumë të mira. Ai qe shembulli i prindit
model!
Agimi qe
një patriot i flakë. Ai ka ndihmuar dhe në luftën e Kosovës, mbante lidhje me
djalin e Adem Jasharit dhe patriot të tjerë. Disa herë ka vizituar Kosovën.
Unë ndjehem shumë krenar për këtë
shkrim që i kushtohet njërit prej bijve më të mirë të Krahinës sonë, akademikut
dhe profesorit Agim Sula! Ai do mbetet në memorjen e brezave si njeri model, si
specialist i zoti dhe drejtues dinjitoz që parësore kishte shembullin personal.
Profesor Gimi qe vlerë, e vlerat nuk shuhen kurrë!
IBRAHIM KABILI
Tiranë më 18.02.2021