Faleminderit
Sylejman Morina: Arbneshi Aldo V. Rela ishte shpallur qytetar nderi i Zarës
E merkure, 03.03.2021, 10:53 PM
Arbneshi Aldo V. Rela ishte shpallur qytetar nderi i Zarës
Nga
Sylejman Morina
Aldo ishte i lindur në nëntor të vitit 1931 në Arbanas të Zarës . Ishte fëmija
i parë i Mihovill V. Relës
dhe Marije Bajlos. Kjo familje
kishte pasur shumë fëmijë (5), sikurse
familjet tjera arbneshe, tre vëllezër dhe dy motra. Babanë
ia kishin pushkatuar partizanët
komunistë pa kurrfarë faji. Dikur
arbneshët kanë pasur shumë
fëmijë, këtë e pohon edhe Aleksandër Stipçeviq, i cili në biografinë e tij shkruan “ Në kohën e lindjes sime në Arbanas, kishte
familje që kishin 10 fëmijë, e disa deri
15 fëmijë”, ndërsa prindërit e mi kishin
tre fëmijë. Disa vendas u kishin
thanë atyre se ishin” qytetëruar” dhe kishin pak
fëmijë sipas modelit të qytetit “
Aldon si fëmijë moshatarët e kishin distancuar
duke e quajtur bir “fashisti”, kjo edhe më shumë e brengoste atë
duke menduar se nuk ka vend për të jetuar
në Zarë. Për familjen ishte kujdesur
nëna e tij, në duart e saj kishte mbetur fati i familjes.
Ajo është dashur të punojë shumë që të ushqejë familjen
e cila kishte damkën e keqe
(Tradhtare).Alldo para luftës kishte qenë në shkollën industriale, pas luftës
mësimet i vazhdon në shkollën teknike në
Varesh (Bosne), në të cilën shkolloheshin fëmijët e komunistëve. Kah fundi shkollimit e zbulojnë origjinën e tij
armiqësore, dhe ishte dashur të ikë nga
atje, fatmirësisht arrin edhe të punësohet në Zarë, në fabrikën e përpunimit të
konopit” BorisKidriq”. Në moshën 19 vjeçare martohet me Biankom Begonja,
një sportiste e dalluar në mënyrë që të ikin së bashku në Itali. Edhe pas luftës (Lufta e Dytë Botrore).
Ikjet e qytetarëve ishin të mëdha,
qoftë për shkaqe ideologjike, për shkak varfërisë e frikës të cilën e kishin sjellë komunistët me
burgosjen e qytetarëve pa ndonjë arsye e
pa fakte. Njerëzit largoheshin nga Zara
e rrethina, sidomos prej viteve ’50 deri 1957. Iknin në Itali e pastaj për të
vazhduar edhe përtej oqeaneve. Familja e
Alldos me përjashtim të vëllait,
Steglio, ikën në Itali : Nëna, dy vëllezërit, dy motrat, Alldo me gruan dhe dy
fëmijët Antonin e Silvanon. Atëherë ai ishte në moshën 26
vjeçare. Në Itali punësohet në fabrikën
e prodhimit të veglave të makinave, ku pas 6 viteve kishte arritur të jetë
përfaqësues i saj për botën e jashtme. Nostalgjia për vendlindjen –Arbanasin e shtynte ta
vizitonte më shpesh Arbanasin, Ai
fëmijëve ua kishte kultivuar
dashurinë ndaj Arbanasit e Zarës dhe
shtëpisë së vjetër në Arbanas të cilën
më vonë e kishte rinovuar .
Me pensionim në vitin 1985, jetoi më tepër në Arbanas se në Itali.
Ëndrrat qetnike,
Gjatë luftës kroato-serbe (1991-1995), qyteti
i Zarës ishte në shënjestër të paramilitarëve dhe APJ-së, Armiqtë e Kroacisë
luftonin që Zara t’i bashkohej shtetit fantom, Republikës Srpska Krajina, prandaj
serbët kishin koncentruar forca të mëdha
njerëzore dhe teknikë luftarake përreth Zarës. Zara ballafaqohej me shumë
vështirësi, kishte probleme në furnizimin
me ujë, rrymë e gjëra ushqimore, si dhe përjetonte bombardimet epamëshirshme
çetnike. Ato kohëraishin të vështira për
banorët e Zarës dhe refugjatët që ishin strehuar aty. Serbët prisnin që qyteti të dorëzohej, sa më parë. Ata
ishin optimistë në qëllimin e tyre.
Kryeçetniku serb Vojisllav Sheshel (i dënuar i Hagës), porosiste
se së shpejti "Përkundër që është muaji tetor, unë do të lahem në detin serb
dhe do të pi kafe në “Zelenitrg” (Tani Sheshi i Popullit)"[1]
APJ ekishte tejkaluar neutralitetin dhe
bashkëpunonte me serbët lokal, me "Shqiponjat e Bardha" të kriminelit Sheshel,për tësulmuar ashpër Zarën.
Qyteti është në prag të rënies, Sheshel
dhe Mlladiq po thonin me zë të lartë:
"Le të përgatiten femrat e Zarës të jenë të gatshme t’i përshëndesin luftëtarët
serbë kur të hyjnë në Zarën serbe"[2]
Ëndrra
çetnike nuk u realizua, sepse luftëtarët kroat
e mbrojtën heroikisht Zarën, duke shndërruar në kështjellë të pamposhtur dhe simbol qëndrese e krenarie.
Aldo hero i kohës
Është
e ditur se secila kohë i krijon heronjtë që i duhen asaj, natyrisht edhe kjo
kohë i kishte krijuar heronjtë e
ndryshëm që i duheshin asaj.Kësaj radhe
po e përmendim humanistin ArbneshAlldoVladoviqRelja, i cili jetonte në
Itali-Bergamo. Vuajtjet e popullatës së
Zarës ishin të mëdha,sepse ishte e
rrethuar në tri anë dhe kishte nevojë për ndihma humanitare . Gjendja e tillë
në vendlindje nuk e kishte lënë të qetë,prandaj vendosi të bëj diçka për
atdheun. Ai në Bergamo kishte organizuar
mbledhjen e ndihmave humanitare, të cilat i kishte sjellë në qytetin e lindjes
në Zarë dhe në vende tjera ku kishte nevojë. Kontributi i tij u vlerësua nga qeveria lokale e cila i ndau mirënjohje
më 1994-“Qytetar Nderi i Zarës”, ku
thuhet:
“Për shkak të rolit të madh në ndihmën materiale për
qytetin e Zarës në kohërat më të
vështira gjatë luftës, kryebashkiaku i
parë i Zarës pas pavarësimit të
Kroacisë Dushko Kuqina,
ia dorëzoi mirënjohjen “ Qytetar
Nderi” i qytetittë Zarës”[3].
Ishte rritur jetim me kujtimin si e
kishin arrestuar babanë e tijMihovilin partizanët komunistë, të cilin e kishin pushkatuar
me 11 të tjerë, më datë 05 mars 1945, në moshën 35 vjeçare, ndërsa familjes
nuk i ishte lejuar ta shihte dhe ta
varroste kufomën sipas traditës. Ai
identitetin e tij kurrë nuk e kishte mohuar, publikisht e kishte thënë :“Kam
qenë dhe jam Kroat -Arbnesh”.Vdekja e
gjeti në vendlindje më 2009, vdes në
Arbanas dhe ishte varrosur në varrezat e qytetit të Zarës . Gazetari i
njohur kroat Drago Mariq, shkruan :“Tregimi
jetësor i zotëri Alldos Vlladoviq Reles është një rrëfim
udhëzues i njeriut të vyeshëm dhe të ndershëm i cili në kushte të vështira
jetësore gati nga hiqi u ngrit te
respekti i lartë”[4]
Alldo V. Rela nuk ishte hidhëruar në
Zarën e Kroacinë, për atë që kishte përjetuar ai dhe familja e tij, sepse e
dinte se atdheu nuk ishte fajtor për krimet dhe të këqijat tjera të individëve
e të sistemit politik.
Pavarësisht vuajtjeve dhe arrestimit të
babait të tij nga partizanët komunistë, ai nuk e harroi kurrë vendlindjen.
Atdheu për të ishte diçka shumë më tepër dhe këtë e dëshmoi me kontributin e
dhënë për Zarën e Kroacinë, me ndihma në momentet më të vështira.
Fatkeqësisht, te ne, disa individë, për
shkak të politikave të gabuara e të dështuara të disa politikanëve të
papërgjegjshëm, e urrejnë edhe atdheun.
Atdheu nuk është fajtor, ai është më
shumë se individët. Ata janë të përkohshëm e të nëmur, kurse atdheu është i
shenjtëruar nga gjaku i derdhur për të gjatë historisë.
Mëkat është t’ia kthejmë shpinën
atdheut dhe të ikim, të zhgënjyer e pa krenari, për inate të elitave politike, të cilat dështuan t’i hapin
rinisë perspektivë në shtetin e tyre.
Atdhedashurinë nuk duhet ta shuajmë
kurrë, por atyre politikanëve që vazhdimisht na mashtruan me fjalë e premtime
të bukura, duhet t`iu themi MJAFTË MË...
[1](
https://narod.hr/hrvatska/15-rujna-1991-pocela-bitka-za-zadar-grad-koji-je-trebao-biti-najveca-srpska-luka).
[2]https://www.index.hr/clanak.aspx?id=1008861
[3]https://www.zadarskilist.hr/sites/default/files/turnjsmagazine/98557/turnjsmagazines/sourcepdf/publikacija_21102019.pdf
[4]DragoMari?, BLAGOSLOVI BOŽE ZADAR,Zadar ,2019,faqe 33