| E merkure, 03.03.2021, 09:53 PM |
Arbneshi Aldo V. Rela ishte shpallur qytetar nderi i Zarës
Nga
Sylejman Morina
Aldo ishte i  lindur në nëntor të vitit  1931 në Arbanas të Zarës . Ishte  fëmija 
i parë i  Mihovill V. Relës
dhe  Marije Bajlos. Kjo  familje 
kishte  pasur shumë fëmijë (5),  sikurse 
familjet  tjera  arbneshe, tre vëllezër dhe dy motra. Babanë
ia kishin pushkatuar  partizanët
komunistë pa kurrfarë faji. Dikur 
arbneshët kanë pasur  shumë
fëmijë, këtë  e pohon  edhe   Aleksandër Stipçeviq, i cili në biografinë  e tij shkruan “ Në kohën  e lindjes sime në Arbanas, kishte
familje  që kishin 10 fëmijë, e disa deri
15 fëmijë”, ndërsa  prindërit e mi kishin
tre fëmijë. Disa vendas u  kishin
thanë  atyre  se ishin” qytetëruar” dhe kishin pak
fëmijë  sipas modelit të qytetit “
Aldon si fëmijë  moshatarët e kishin  distancuar 
duke e quajtur  bir  “fashisti”, kjo edhe më shumë e brengoste atë
duke menduar se nuk ka vend për të jetuar 
në Zarë. Për familjen ishte kujdesur 
nëna e tij, në duart e saj kishte mbetur fati i familjes.
Ajo është  dashur të punojë shumë që të ushqejë familjen
e cila kishte damkën  e keqe
(Tradhtare).Alldo para luftës kishte qenë në shkollën industriale, pas luftës
mësimet  i vazhdon në shkollën teknike në
Varesh (Bosne), në të cilën shkolloheshin fëmijët e komunistëve. Kah fundi  shkollimit e zbulojnë origjinën e tij
armiqësore, dhe ishte dashur të  ikë nga
atje, fatmirësisht  arrin  edhe të punësohet  në Zarë, në fabrikën e përpunimit  të 
konopit” BorisKidriq”. Në moshën 19 vjeçare martohet me Biankom Begonja,
një sportiste e dalluar në mënyrë që të ikin së bashku në Itali. Edhe pas  luftës (Lufta e Dytë Botrore).
Ikjet e qytetarëve ishin të mëdha,
qoftë për shkaqe ideologjike, për shkak varfërisë e  frikës të cilën e kishin sjellë komunistët me
burgosjen  e qytetarëve pa ndonjë arsye e
pa fakte. Njerëzit largoheshin   nga Zara
e rrethina, sidomos prej viteve ’50 deri 1957. Iknin në Itali e pastaj për të
vazhduar edhe  përtej oqeaneve. Familja e
Alldos me përjashtim të  vëllait,
Steglio, ikën në Itali : Nëna, dy vëllezërit, dy motrat, Alldo me gruan dhe dy
fëmijët  Antonin  e Silvanon. Atëherë ai ishte në moshën 26
vjeçare. Në Itali punësohet në fabrikën 
e prodhimit të veglave  të  makinave, ku pas 6 viteve kishte arritur  të jetë 
përfaqësues i saj për botën e jashtme. Nostalgjia  për vendlindjen –Arbanasin e shtynte  ta 
vizitonte  më shpesh  Arbanasin, Ai 
fëmijëve ua kishte  kultivuar
dashurinë ndaj Arbanasit e Zarës  dhe
shtëpisë së vjetër  në Arbanas të cilën
më  vonë e kishte rinovuar .
Me pensionim në vitin  1985, jetoi më tepër  në Arbanas se në Itali.
Ëndrrat  qetnike,
Gjatë luftës kroato-serbe (1991-1995), qyteti
i Zarës ishte në shënjestër të paramilitarëve dhe APJ-së, Armiqtë e Kroacisë
luftonin që Zara t’i bashkohej shtetit fantom, Republikës Srpska Krajina, prandaj
serbët  kishin koncentruar forca të mëdha
njerëzore dhe teknikë luftarake përreth Zarës. Zara ballafaqohej me shumë
vështirësi, kishte  probleme në furnizimin
me ujë, rrymë e gjëra ushqimore, si dhe përjetonte bombardimet epamëshirshme
çetnike. Ato kohëraishin të vështira  për
banorët e Zarës dhe refugjatët që ishin strehuar aty. Serbët  prisnin që qyteti të dorëzohej, sa më parë. Ata
ishin optimistë në qëllimin e tyre.
Kryeçetniku  serb Vojisllav Sheshel (i dënuar i Hagës), porosiste
se së shpejti "Përkundër që është muaji tetor, unë do të lahem në detin serb
dhe do të pi kafe në “Zelenitrg” (Tani Sheshi i Popullit)"[1]
APJ ekishte tejkaluar neutralitetin dhe
bashkëpunonte me serbët lokal, me "Shqiponjat e Bardha"  të kriminelit Sheshel,për tësulmuar ashpër Zarën.
Qyteti  është në prag të rënies, Sheshel
dhe Mlladiq po thonin  me zë të lartë:
"Le të përgatiten femrat   e Zarës  të jenë të gatshme t’i përshëndesin luftëtarët
serbë kur të hyjnë në Zarën serbe"[2]
Ëndrra 
çetnike  nuk u realizua, sepse luftëtarët  kroat 
e mbrojtën heroikisht Zarën, duke shndërruar   në kështjellë të pamposhtur dhe simbol  qëndrese e krenarie.
Aldo  hero i kohës
Është 
e ditur se secila  kohë i krijon   heronjtë që i duhen asaj, natyrisht edhe kjo
kohë i kishte krijuar heronjtë  e
ndryshëm që i duheshin  asaj.Kësaj radhe
po e përmendim  humanistin  ArbneshAlldoVladoviqRelja, i cili jetonte në
Itali-Bergamo. Vuajtjet e popullatës  së
Zarës ishin të mëdha,sepse  ishte e
rrethuar në tri anë dhe kishte nevojë për ndihma humanitare . Gjendja e tillë
në vendlindje nuk e kishte lënë të qetë,prandaj vendosi të bëj diçka për
atdheun. Ai në  Bergamo kishte organizuar
mbledhjen e ndihmave humanitare, të cilat i kishte sjellë në qytetin e lindjes
në Zarë dhe në vende tjera ku kishte nevojë. Kontributi i tij  u vlerësua   nga qeveria lokale e cila i ndau mirënjohje
më 1994-“Qytetar Nderi  i Zarës”, ku
thuhet:
“Për shkak të rolit të madh  në ndihmën materiale  për 
qytetin e Zarës   në kohërat më të
vështira  gjatë luftës, kryebashkiaku i
parë i Zarës pas pavarësimit  të
Kroacisë  Dushko  Kuqina,  
ia dorëzoi  mirënjohjen “ Qytetar
Nderi” i qytetittë Zarës”[3].
Ishte rritur jetim me kujtimin si e
kishin arrestuar babanë e tijMihovilin partizanët  komunistë, të cilin e kishin  pushkatuar 
me 11 të tjerë, më datë 05 mars 1945, në moshën 35 vjeçare, ndërsa familjes
nuk i ishte  lejuar ta shihte dhe ta
varroste kufomën  sipas traditës. Ai
identitetin e tij kurrë nuk e kishte mohuar, publikisht e kishte thënë :“Kam
qenë dhe jam  Kroat -Arbnesh”.Vdekja e
gjeti në vendlindje më 2009, vdes  në
Arbanas  dhe ishte varrosur  në varrezat e qytetit të Zarës . Gazetari i
njohur kroat Drago Mariq, shkruan :“Tregimi 
jetësor  i zotëri  Alldos Vlladoviq Reles është një rrëfim
udhëzues i njeriut të vyeshëm dhe të ndershëm i cili në kushte të vështira
jetësore gati nga hiqi  u ngrit te
respekti  i  lartë”[4]
Alldo V. Rela nuk ishte hidhëruar në
Zarën e Kroacinë, për atë që kishte përjetuar ai dhe familja e tij, sepse e
dinte se atdheu nuk ishte fajtor për krimet dhe të këqijat tjera të individëve
e të sistemit politik.
Pavarësisht vuajtjeve dhe arrestimit të
babait të tij nga partizanët komunistë, ai nuk e harroi kurrë vendlindjen.
Atdheu për të ishte diçka shumë më tepër dhe këtë e dëshmoi me kontributin e
dhënë për Zarën e Kroacinë, me ndihma në momentet më të vështira.
Fatkeqësisht, te ne, disa individë, për
shkak të politikave të gabuara e të dështuara të disa politikanëve të
papërgjegjshëm, e urrejnë edhe atdheun.
Atdheu nuk është fajtor, ai është më
shumë se individët. Ata janë të përkohshëm e të nëmur, kurse atdheu është i
shenjtëruar nga gjaku i derdhur për të gjatë historisë.
Mëkat është t’ia kthejmë shpinën
atdheut dhe të ikim, të zhgënjyer e pa krenari, për inate të  elitave politike, të cilat dështuan t’i hapin
rinisë perspektivë në shtetin e tyre.
Atdhedashurinë nuk duhet ta shuajmë
kurrë, por atyre politikanëve që vazhdimisht na mashtruan me fjalë e premtime
të bukura, duhet t`iu themi MJAFTË MË...
[1](
https://narod.hr/hrvatska/15-rujna-1991-pocela-bitka-za-zadar-grad-koji-je-trebao-biti-najveca-srpska-luka).
[2]https://www.index.hr/clanak.aspx?id=1008861
[3]https://www.zadarskilist.hr/sites/default/files/turnjsmagazine/98557/turnjsmagazines/sourcepdf/publikacija_21102019.pdf
[4]DragoMari?, BLAGOSLOVI  BOŽE  ZADAR,Zadar ,2019,faqe 33