E enjte, 18.04.2024, 11:08 AM (GMT+1)

Faleminderit

Albert Zholi: Iljaz Vrioni, nënshkruesi i Pavarësisë, kryeminsitri i mbetur pa varr

E enjte, 18.03.2021, 09:23 PM


Në vitin 1946, regjimi do të zhvarroste eshtrat e ish-kryeministrit për t’i hedhur ato në lumin Osum

Iljaz Vrioni, nënshkruesi i Pavarësisë, kryeminsitri, ministri i mbetur pa varr

-Me rastin e 89-vjetorit të vdekjes 17 Mars 1882-

Përgatiti Albert Z. ZHOLI

Iljaz Vrioni ka lindur në Berat në vitin 1882 dhe ka vdekur në Paris, më 17 mars 1932, ishte latifondist, nëpunës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministër, disa herë ministër dhe diplomat i shtetit shqiptar. Për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhërin e lartë Grand Officier de la Legion d’Honneur. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmin në Janinë, kurse shkollimin e lartë në shkollën e lartë të administratës në kryeqytetin e perandorisë Stamboll, ku u diplomua më 1905. Më 1909 – 1911 shërbeu si kryebashkiak i Beratit. Më 1912 delegat i Kuvendit të Vlorës, ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. Më 1914 anëtar i delegacionit shqiptar që i dorëzoi kurorën Princ Vidit. Më 1914-1918 qëndroi në Korfuz ku e shoqja, Xhemile Dino, lindi djalin e tyre, Jusufin. Më 1920 ishte delegat i Beratit në Kongresin e Lushnjës, ku në qeverinë e dytë të dalur pas këtij Kongresi ishte kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme. Iljaz Vrioni ishte gjetje kompromisi mes palëve, qeveritë e tij disamujore u përqendruan në politikën e jashtme për njohjen e plotë të pavarësisë së plotë të vendit, fqinjësinë e mirë. Në politikën e brendshme thirrja e organizatorëve të huaj për organizimin e degëve të administratës, planifikimin e të ardhurave, përparësia ndaj arsimit, hartimin e një projektligji për zgjedhjet parlamentare.

Zgjidhet deputet i prefekturës së Dibrës 1921-1922, zëvendësohet më 1922.

Pas ndërhyrjes së ushtrive serbe më 1921, u krijua qeveria e dytë e tij në korrik si koalicion mes dy partive më të mëdha, Partisë Popullore dhe asaj Përparimtare – pjesë e së cilës ishte atë vit. Ambicia e disa njerëzve shkaktoi në tetor të po atij viti një interpelancë që rrë zoi qeverinë. Më 1923-1925 rizgjidhet deputet, tashmë i prefekturës së Beratit. Tashmë ishte përfaqësues i grupit indipendent. Emërohet në qeverinë Vërlaci, ministër i Jashtëm dhe më pas është kryeministër për dhjetë ditët para së të ndodhte Lëvizja e qershorit.

Largohet nga Shqipëria, qeveria Noli e shpall në kërkim për arsye politike.

Rikthehet me Triumfin e Legalitetit, shërben si ministër i Jashtëm në periudhën tranzitore prej dhjetorit 1924 gjer në janar të 1925 kur emërohet Imzot Gjergj Koleci. Rikthehet si ministër i Punëve të Jashtme që më 12 shkurt 1927 dhe deri më 18 prill 1929, në një periudhë brenda së cilës kryen zëvendësisht edhe detyrën e ministrit të Drejtësisë. Nga 1929 e deri në 1932 ishte ministër fuqiplotë në Britani dhe Francë për së dyti pas periudhës 1925-1926. Ndërron jetë nga infarkti në Paris, u varros në Berat. Në vitin 1946, regjimi do të zhvarroste e shtrat e ish-kryeministrit për t’i hedhur ato në lumin Osum të Beratit. Eshtrat vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë pa varr.

Babai i Jusuf Vrionit që ka përcjell  thënien e famshme:

“Më mirë bëji vetes keq, se sa tjetrit, ky ishte një nga parimet e Vrionit”, ka theksuar Edmond Tupja, përkthyesi, i cili ka punuar për vite me radhë me njeriun, i cili edhe pse shumë i nxënë në dije, i diplomuar në Drejtësi dhe Studime të larta  tregtare në Francë, me Doktoraturë në Jurisprudencë në Itali, vuajti 13 vjet burg në kampet dhe burgjet më të përçudnuara të Shqipërisë. Akuzën “agjent i Francës”, nuk e pranoi kurrë, edhe pse mbi trupin e tij u ushtruan tortura nga më të rëndat, bile  edhe famëkeqen “torturë të jelekut”. Punoi  në tharjen e kënetës së Maliqit, në ndërtimin e Aeroportit të  Rinasit, dhe  ndërroi disa herë kampet e përqendrimit dhe qelitë e burgut.

Fisi i famshëm Vrioni i Beratit

Vrioni, një nga familjet më të mëdha aristokrate shqiptare, të njohura ndryshe si konaqe ose oxhaqe, ndër të cilat më të rëndësishmet janë: Vrionasit e Beratit dhe Fierit, Vlorajt e Vlorës, Toptanasit e Tiranës, Biçakçinjtë e Elbasanit, Dinot e Janinës dhe Prevezës, Vërlacët e Elbasanit dhe Bushatllinjtë e Shkodrës, Këlcyrajt e Këlcyrës, Markagjonët e Mirditës, etj. Titujt distinktivë që mbaheshin nga anëtarët e ketyre familjeve, zakonisht Pasha ose Bej, korrespondonin me poste të catuara në administratën e Perandorisë Osmane, qëndrore apo lokale, të cilat jepeshin me Ferman ose Berat (Dekrete) të Sulltanit të Perandorisë Osmane. Burime të shumta pohojnë se Vrionasit janë pasardhës të dinastisë bizantine të Paleologëve, shfaqur si Perandorë të Bizantit rreth mesit të shekullit XI. Pas shpërbërjes së Perandorisë Bizantine, Paleologët u shfaqën si princër e sovranë në principata të ndryshme dhe u shpërhapën nëpër Evropë: në Venecia apo në Romë, në Rusi apo në Francë. Nën ndikimin e osmanëve një pjesë e Paleologëve u bënë muslimanë. Në veprën e tij Udhëtim nëpër Greqi, Pouqueville, ish konsull i përgjithshëm i Francës pranë Ali Pashës së Janinës, përmend një ndër paraardhësët e Vrionasve, Omer Pashë Vrionin (i pari), si pasardhësin e njërës prej degëve të kësaj dinastie. Të njëjtën gjë pohon edhe Aravantinos në veprën e tij Kronografia e Epirit. Po këto burime, ashtu si dhe shumë të tjera tregojnë se Vrionasit janë shfaqur në Vilajetin e Janinës rreth mesit të shekullit të XVII si spahinj timariotë, pikërisht në zonën e Beratit. Që prej fillimeve të saj familja shfaqet e integruar në administratën osmane dhe kjo traditë vazhdoi deri në ditët e fundit të Perandorisë Osmane në trojet shqiptare. Omer Pashë Vrioni (i pari) numërohet si një prej gjenaralëve më të njohur të Perandorisë Osmane të fillim-shekullit XIX, cili u shqua në betejat e Egjiptit kundër Napoleonit dhe në rrethimin e Mesolongit. Ndërkaq, është i pamohueshëm fakti që Vrionasit qenë ndër patriotët më të shquar të trojeve shqiptare dhe kontributi i pasur patriotik që ata dhanë, shpesh i vuri në konflikt interesash jo vetëm me njëri-tjetrin por edhe me Portën e Lartë, e cila nuk ngurroi të internonte, rast ky i Mehmet Ali Pashë Vrionit, pjestarë të kësaj familjeje. Kontributi patriotik i Vrionasve dendësohet me Mehmet Ali Pashë Vrionin, i cili qe anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve, i Komitetit të Janinës, i Shoqërisë së Stambollit dhe përfundimisht Nënkryetar i Lidhjes së Prizrenit 1878, anëtar i të cilës ish dhe Omer Pashë Vrioni. Më vonë Ilias Bej Vrioni dhe Sami Bej Vrioni ishin ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar 28 nëntor 1912. Në ditët e errëta të Luftës së Parë Botërore, ndërsa trojet shqiptare qenë të pushtuara nga të gjitha anët, Sami Bej Vrioni dhe Qemal Bej Vrioni, do të tentonin të gjenin shpëtim në Kongresin e Durrësit në dhjetor 1918, tek i cili qenë të dy delegatë përfaqësues së Beratit. Sërish më 1920 Ilias Bej Vrioni, ish kryetar i Shoqatës Bashkimi, do të udhëhiqte delegatët e Beratit për në Kongresin e Lushnjës, ndër të cilët edhe Hysen Bej Vrionin, kongres i cili përforcoi themelet e shtetit të ri shqiptar. Ndërkaq, aktiviteti i Vrionasve nuk ish vetëm politik, por edhe kulturor. Nyzhet Bej Vrioni, anëtar i Shoqatës Bashkimi dhe delegat në Kongresin e Triestes 1913, do të merte pjesë gjithashtu si delegat në Kongresin e Manastirit më 1908. Punën e tij për çështjen e gjuhës shqipe do ta ndiqte më pas Kahreman Pashë Vrioni si delegat në Kongresin e Elbasanit në shtator 1909, i cili pregatiti hapjen e Normales së Elbasanit, shkollë për të cilën Vrionasit dhanë kontribut të vyer fianciar dhe pedagogjik. Shkolla e parë shqipe në Berat u financua kryesisht nga Nyzhet Bej Vrioni dhe Kahreman Pashë Vrioni.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Habazaj: Miro Tërbaçja si shqiponjë e historisë së popullit Lekë Mrijaj: Mons. dr. Zef Oroshi, një mozaik i historisë shqiptare Ibrahim Kabili: Njeriu human që i'u përkushtua arsimit dhe vendlindjes! Ibrahim Kabili: Mësuesja e suksesshme e ciklit që u dha jetë veprimtarive kulturore të shkollës! Vladimir Shyti: Njeriu që krijoi portretin e vet Gjovalin Muzhani: Konsile Muzhani Sylejman Morina: Arbneshi Aldo V. Rela ishte shpallur qytetar nderi i Zarës Albert Habazaj: Halim Xhelo Tërbaçi për Luftën Kombëtare të Vlorës, si Abdyl Frashëri për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit Fran Gjoka: Një mësuese si Ana do të mbetet në kujtesën e brezave Ibrahim Kabili: Rrugëtimi i suksesshëm i një akademiku dhe ikja e parakohshme e tij! Florim Zeqa: Miftar Sejdiu, mbrojtës besnik i të drejtave kombëtare Lida Miraj: At Shtjef?n Gjeçovi, themelues i arkeologjis? shqiptare Dr. Alma Lama, nje? nga 50 Grate? Lidere te? ardhshme te? Bote?s Sinan Gashi: Mençuraku i përbuzur - Gjergj Komnino Frrok Vukaj: Personalitet i Arsimit e Mendimit Pedagogjik Anton Berisha: De?shmi pe?r Imzot Mark Sopin Gëzim Loka: Qanije Hamdi Hyka (Alushi), profili i një mësuesje fisnike dhe artisteje të përkushtuar Dukagjin Hata: Haxhi John Dauti, një misionar i çështjes gjithëshqiptare në SHBA Ibrahim Kabili: Zenel Bastari - Bejtexhiu që nderoi Bastarin dhe Bendën me vargjet e penës së tij Ibrahim Kabili: Mësuesi dhe drejtori që dha shumë për arsimin dhe vlerësohet për meritat e tij!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora