Faleminderit
Ibrahim Kabili: Njeriu human që i'u përkushtua arsimit dhe vendlindjes!
E hene, 15.03.2021, 04:06 PM
Mësuesi, drejtori, studiuesi, kolegu, intelektuali, dhe njeriu human që i'u përkushtua arsimit dhe vendlindjes!
Nga
Ibrahim Kabili
Një
jetë i përkushtuar në shërbim të arsimit. Hyseni, kolegu jonë në këtë fund maji
mbush moshën dhe del në pension. Ditë e vështirë kjo! E vështirë kjo pasi
shkëputesh nga nxënësit, kolegët, profesioni. Por ndërkohë është dhe krenari e
ligjshme! Krenari pasi përfundon me
sukses karierën mbi 45 veçare në arsim, në mësimin, edukimin dhe
ndriçimin e rrugës së gjeneratave të tëra nxënësish...Rrugëtim i gjatë dhe
sfida të përballuara me sukses nga ai!
Unë
pa asnjë dilemë kisha vendosur të bëj një shkrim për bashkëpunëtorin dhe
kolegun Hysa! Ja them projektin,dhe me këmbënguljen time pranon të bëjmë një
bisedë për veprimtarinë e tij. Pasi pimë një kafe te Gëzim Hysa bashkë me
Petritin (Kabili),për humbjen e nënës së tij Mines, Titi na propozon të pijmë
një "kafe" te lokal "Ama". Data shënon 06.02.2021, ora 07 e
15'. Biseda, në prani të Titit, zgjati mbi një orë, qe mjaft shoqërore dhe
rroku një periudhë të gjatë kohore... Kjo bisedë qe shumë tërheqëse për Titin!
Ai na ndiqte me shumë vemendje duke
forcuar dhe më shumë disa të dhëna për vendlindjen tonë të
përbashkët...Në fund Titi, paguan kafet, na falenderon dhe shkruan:
Një
kafe me dy mësuesit:
...Ulur
bashkë me të dy në një tavolinë, Dëgjoj me emocion kur flasin për
mësuesinë, Me emocion flasin që kur punë
kanë filluar, Mbi 45 vjet breza nxënësish kanë kaluar,
Flasin
me nostalgji për kolegët,
Me
të cilët një jetë me to kanë punuar,
E
për këtë janë shumë të vlerësuar, Kjo "Kafe" nuk duhet të kishte
mbaruar!...E për këtë surprizë, Hyseni, e shumë falenderon!
Ceni lindi më 30.05.1956 në Fshatin Bastar i Mesën në një familje të varfër, por me traditat më të mira të fshatit dhe krahinës sonë. Familja dhe fisi i tij qenë me tradita fetare, kulturore, me tradita në tregëti, por dhe tradita patriotike. Duke folur për këtë problen ai shprehet: " Me shumë sakrifica xhaxhai i babait tim pati ngritur një aktivitet të vogël tregëtie, dhe i ndihmuar nga vëllai i tij që bënte të njejtën gjë në Tiranë bëri një farë preokupie. Me vendosjen e pushtetit popullor, tregtarët e pësuan të parët. Kështu ndodhi edhe me fisin Hysa. Megjithëse gjatë luftës ky fis kishte kontribuar për të, kishte pritur Sali Ndreun me forcat partizane, e megjithëkëtë atyre ju konfiskua malli dhe pasuria". Ju keni tradita fetare si fis - i them por çfarë mund të shtosh: "Ju e dini vetë këtë. Tradita fetare fillon me disa breza, vazhdon edhe sot. Babai im Asllani në vitin 1967 mundi ti fshehë dhe ruaj disa libra fetar. I kemi dhe sot që flasim. Këto përbëjnë një pasuri të madhe. Babai im ruan, dhe sot në moshë të thyer, një revistë fetare "Zani i Naltë", botuar në vitin 1937 nga Ora e Shkodrës, pra mbi 83 vjet më parë. Po kështu babai mësoi shkrim e këndim gjatë kohës së Zogut dhe u mësoj dhe të tjerëve, gjatë luftës kundër analfabetizmit. Fisi e familja qe shumë arsimdashëse". Ceni shkollën fillore e vazhdoi në vitin 1962 në Majë të Gurëzve te shkolla e vjetër, dhe e mbaroi më 1966 me nota shumë të mira e fletë nderi,te godina e re që është edhe sot. Duke e pyetur për mbresat për shkollën fillore shprehet: "Mësuesi i klasës së parë qe Murat Shaba nga Shëngjergji. Qe shumë i përgatitur dhe metodist shumë i mirë. E gjithë baza mësimore vinte nga Tirana. Etja për dije, qe e madhe pavarëdisht se nuk kishte dritë elektrike, ne kemi mësuar me kandil me vajguri, më pas me llampa me vajguri, këto qenë "luks" për ne, apo jo?; - Luks i madh krahasuar me kandilin...ja kthej unë. Në klasën e katër mësues pata Murat Xhepën, një mësues model, respekt e nostalgji për këtë". Hyseni kujton me nostalgji dhe mësuesit e tjerë të arsimit 8 vjeçar si: Abdyl Asllanin, Bashkim Kodra, Janaq dhe Areti Likoka, Dulejman Doçi, Reshit Begu, Shaban Shima, mësuesen model të matematikëz Flutura Thaçi, drejtoreshën Myrvete Fetiu kur qe në klasën e 8 - të, drejtorin e parë Vasil Zhaba, e më pas drejtorin Skënder Shkreta. Po kështu Ceni përmend me nostalgji, duke na kujtuar mësues të artë në arsim, si edhe: Shpresa Duka, Sadete Toparja, Gjyle Shurdhi, Ahmet Kamberi etj. Shkollën 8 vjeçare e përfundon në vitin 1970 me rezultate të shkëlqyera dhe vlerësuar edhe me fletë nderi. Duke kujtuar atë periudhë të bukur Ceni flet me admirim të veçantë për babajin e tij, Llanin. Duke u kthyer në kohë shton: "Ruaj në memorje dhe kujtoj me nostalgji dy momente me babain. E para ai duke qenë kryetar këshili shkon në një ekskursion në Lushnje dhe më merr dhe mua. E dyta më ka dhuruar një stilolaps para nxënësve në oborrin e shkollës".Po si është historia e këtij stilolapsit,se ma ke përmendur dhe herë të tjera? "Vjen babai te shkolla dhe pyet mësuesin si shkon djali me mësime. Mësuesi i thotë shkon shumë mirë dhe shkruan me kaligrafi shumë të mirë. Nga ndonjëherë mërzitet se i lëshon bojë shumë pena dhe ja prish fletoren. Babai nxjerr stilolapsin dhe ma jep në sy të klasës. Kjo më lumturoi shumë. Me këtë stilolaps filluan të shkruajnë të gjithë nxënësit e klasës. Shkruante dhe shoku jonë i përbashkët, i ndjeri
Bajram
Hysa. Dhe ky kishte shkrim të shkëlqyer dhe ishte nxënës shumë i mirë. U
diplomua shkëlqyer për oficer, e mori para kohe azotermia. Kështu e ka
jeta". Po i tillë qe Bajrami, nxënës i shkëlqyer, shok, oficer dhe
familjar shumë i mirë...Hyseni në cikilin fillor ka patur pasion recitimin.
Edhe sot pas 60 vjetësh ai mban përmendësh vjershat që recitonim që fëmijë. Ma
thuaj pak vjershën që recitoje atëherë i them unë. "Po do i them më thotë,
por me kusht që do shkruajmë edhe vargjet e vjershës që recitonit, ju". -
Mirë ja kthej.
Zakonet
prapanike.
Trashëgim
i borgjezisë,
Barrë
e rëndë i mbet malsisë,
Se
këtu nga Malësia,
Një
zakon na la Turqia,
Me
u shit vajzat si bagëtia.
Ngarkesa
me barrë në shpinë e grave.
Shoh
Sofinë dhe Aretinë,
Të
ngarkuara si kali,
Çështë
me ju kjo hata,
Kafshë
jeni apo gra.
Hidhet
shoqja Aretia,
E
don gjënë e gjallë shtëpia,
Po
su dhe kafshëve të hanë,
E
ke humbur gjithë davanë.
Ishte
kohë e luftës kundër zakoneve prapanike dhe paragjykimeve të kohës...
Pas
mbarimit të shkollës 8 vjeçare me nota shumë të mira Ceni vazhdon me bursë shteti Shkollën e Mesme
Teknologjike në Tiranë. E filloi në vitin 1970 dhe e mbaroi në vitin 1974 me
nota shumë të mira. "Patëm mësues mjaft të përgatitur dhe me nivel të
lartë, metodista shumë të mirë, kishin kërkesë të lartë llogarie dhe na dhanë
më të mirën e mundëshme nga ana e tyre. U regjistruam 47 nxënës në vit të parë dhe
mbaruan vitin e katër nga ne, 16 nxënës". Duke kujtuar atë periudhë Ceni
fol me shumë konsideratë për mësuesit: Aleko Dhima, Novruz Maluka, Leonora
Bogdani, Mihal Habdari, Suzi Vehbiu, Fatmir Frashëri, Galip Dauti, dhe
drejtoreshën e mirë Anthulla Dedej etj. Nxënësit që pretendonin të vazhdonin
arsimin lartë duheshin të përgjigjeshin shumë mirë me gojë dhe duhet të
përballonin një test dy orësh me plot kërkesa". -Ceni qe një ndër këto
nxënës shembullor dhe sot pas 46 vitesh ruan si një relikë të çmuar testin prej
8 faqesh të realizuar në dy orë mësimi...Si nxënës shumë i mirë caktohet të bëj
një vit stazh pranë I.S.T. Me kërkesë të babait të tij, meqenëse ishte në
kushte të vështira ekonomike, merr letrën e punës dhe në shtator 1974 futet
mësues në Shkollën 8 Vjeçare Bastar i Mesëm, punoi deri në vitin 1977. Këtu
filloi misioni i mësuesisë por dhe pengu i "ndarjes" prej
inxhinierisë...Po në këtë vit regjistrohet në Shkollën Pedagogjike "17
Nëntori" Tiranë, pa shkëputje nga puna. Këtu "kërkon" dhe merr
vetëm nota të mira, në të kundër nuk pajtohej dhe refuzonte notën. E mbaron atë
më 1976 me rezultate të mira. Kujtime të bukura, provimin e formimit të
psikologjisë e kemi dhënë bashkë në pedagogjike rreth orës 12 të natës, dhe pas
provimit vijmë në këmbë nga Tirana, për të fjetur te xhaxhallarët tanë, Zenuni
dhe Shefqet, te Ura e Kamzës...Kujtime të bukura por dhe vlerësim maksimal për
njerëzit tanë që na mbështetën fuqimisht dhe u kujdesën per arsimimin
tonë...
Në vitin 1977 deri në vitin
1979 kryen shërbimin ushtarak në repartin e Ndërlidhjes në Tiranë. Kjo qe një
periudhë që Hyseni u përgatit për të dhënë provimet pas ushtrisë në Insitutin e
Lartë Pedagogjik në Elbasan në degën e Bio-Kimisë.
Pas
mbarimit të ushtrisë fillon punë si mësues në Shkollën 8 Vjeçare Bastar të
Mesëm në vitin 1979 në ciklin e lartë dhe teknikumin bujqësor, natën.
"Qenë kohë të bukura dhe një përkushtim maksimal i imi. Këtu punova me
drejtorët e pasionuar Jani Mano dhe të ndjerin Nezir Isaku. Mësuesit që vinin
nga Tirana qenë heroj të arsimit. Kujtoj mësuesit Bestar Ruli, Bashkim Balluku,
Agron Banushi, Xhemal Allmuça etj.Vazhdoi punë këtu deri në vitin 1983. Unë dhe
vëllai im Besimi, për koinçidencë nuk filluam punë në profilet që mbaruam në
arsimin e mesëm.Edhe Besimi filloi punë jasht profilit, deri sa iku me vizë
amerikane, dhe sot banon familjarisht atje".
Në
shtator të këtij viti, Hyseni emërohet mësues në Shkollën e Mesme Zall-Bastar.
"Këtu u hap shkolla e mesme bujqësore me shkëputje nga puna. Drejtor i
shkollës qe Nazmi Shima, autoritar, punëtor, i pa përtuar, serioz në punë.
Shokë jasht orarit të punës, dhe sot ne një grup shokësh mbajmë lidhje me të.
Vite të bukura dhe të pa përsëritshme. Nxënës të disiplinuar dhe të etur për dije.
Në shkollë punonin plot përkushtim mësuesit; Sadik Kalaja, Vehbi Mansaku, Agron
Morava, Aida Kola, Bilal Koçi, Sefer Gracari etj. Bëheshin mësime të hapura dhe
funksiononin komisionet lëndore." Si qe problemi me orën e hapur në
biologji - e pyes unë? "U përgatita shumë për atë orë. Ora doli shumë e
mirë në këndvështrimin e kryetares së komisionit lëndor, por sipas saj, unë
kisha bërë një gabim shkencor. Diçka duhej thënë, pasi u ballafaquam me librin,
doli se kisha të drejtë. Momenti i dytë është rasti kur drejtori, thotë para
kolektivit, se Hyseni e ka lejen në xhep, ai duhet vetëm të më thotë kam një
problem, vetëm kaq. Ky qe motivim dhe vlerësim për mua! Dhe një moment i tretë
është kur unë vij si nëndrejtor me Ju. Ruaj kujtimet më të mira, bashkëpunuam
shumë shkolla pati shumë rezultate,
shumë nxënës u regjustruan në arsimin e lartë. Mendoj se bashkëpunimi jonë pati
sukses". Të falenderoj Hysen për këtë! "Më fal kam dhe një brengë që
duhet ta them. Kjo ka të bëjë me ju, ku në vitin 1993 erdhe bashkë me një koleg
dhe më prezantove si drejtor shkolle në Bastar, dhe pas dy javësh si pasojë e
Nenit 24/1 do emëroheshe mësues në Bastar. Kjo më vrau shumë në shpirt dhe unë
thashë para kolektivit se vërtet unë jam drejtor, por "drejtor
shkolle"praktikisht është Ibrahimi, dhe ti më mirëkuptove".
Faleminderit Hysen, unë duke kujtuar atë moment të vështirë për mua, atë
ndëshkim pa asnjë arsye, të falenderoj dhe sot për mbështetjen që më dhe në atë
kohë të vështirë. Njeriu i mirë provohet në kohë të vështira...E zgjatëm pak
por, kujtime janë këto, tepër i hidhur për mua... Secili ka kujtimet e tij dhe
askush smud ta kufizoj në shprehjen e tyre! Kjo duhet të vlej dhe për ne!
Në
vitin 1986 Hyseni emërohet drejtor shkolle në Bastar-Murrizë, detyrë të cilën e
kryen deri në vitin 1993. Zevendesoi në
këtë detyrë Hekuran Ballën. Duke kujtuar këtë kohë Ceni shprehet:
"Shkollën e gjeta të kompletuar. Drejtori Balla kishte bërë një punë të
shkëlqyer. Mua mu desh të ruaj arritjet e parardhësit dhe kolektivit dhe
gradualisht ti çoja dhe më përpara treguesit. Mundësitë ishin pasi ishte një
kolektiv i përkushtuar e të përgatitur si: Kostandin Dhjamanti, Fredi Shalsi,
Abdulla Dushku, Ymer Ademi, Hysni Hoxha, Syzana Çuni, Agim Isaky, Mustafa Kabili, Kadri Fehza, Ylli Selmani
etj. Mendimi im në vite dhe i përforcuar dhe më shumë tani, është fshati më
arsimdashës dhe me nxënës shumë të përkushtuar. Unë kisha mbështetjen maksimale
të kolektivit dhe prindërve në ato vite". Disa tregues të shkollës qenë:
?
Rregullimi i ambientit të shkollës.
?
Pajisja e klasave me bazë materiale e didaktike.
?
Të eleminoheshim plotësisht braktisjet e nxënësve nga shkolla.
?
U fut për herë të parë gjuha e huaj në shkollë.
?
Me konkurim tre nxënës të shkollës arritën të regjistrohen në Liceun Artistik
dega muzikë, dhe ta përfundonin me sukses, atë.
Në
vitin 1993 Hyseni emërohet drejtor i Shkollës 8 Vjeçare Bastar i Mesëm. Këtë
detyrë e kreu deri në vitin 2002. Në këtë shkollë punoi me mësuesit: Xhelal
Hysa, Mustafa Kabili, Ramazan Lila, Xhume Hysa, Fatbardha Kabili, Lulzime Hysa,
Besnik Tarja, Kurt Disha, Lime Kabili, Sajrie Alla, Sajrie Hysa etj. Në këtë
shkollë u arrit:
?
Të bëhej dhe pajisej me bazë materiale dhe didaktike lokali i ri i shkollës.
?
Rregullimi i ambienteve dhe ana figurative e shkollës.
?
Ti mbijetonte shkolla vitit të mbrapshtë 1997, dhe mësimi vijoi normalisht.
?
U minimizua numri i nxënësve braktisës në shkollë. Nga viti 2006 deri në vitin
2021 Ceni vazhdon të punoi si mësues bio-kimie por dhe në lëndë të tjera në
këtë shkollë. Duke folur me drejtoreshën e shkollës, Sadete Duka ajo shprehet:
"U bënë vite që punoi me Cenin, e kam pasur dhe mësues. Ai është shumë i
përkushtuar dhe mua si drejtoreshë me stazh më të vogël në drejtim, më ka dhënë
gjithë eksperiencën e tij nga përvoja e gjatë në arsim dhe si drejtor shkolle.
Mësues i pa përtuar, metodist shumë i
mirë, komunikues dhe mjaft human e njerëzor. Intelektual në kuptimin e plotë të
fjalës". Natyrisht që shkolla sot nën drejimin e Sadetes ka arritur:
?
Ti ketë të gjithë mësuesit e kualifikuar e të ndarë sipas profilit.
?
Të hapë kopështin dhe të siguroi funksionimin normalisht të tij.
?
Të zhvillohet me nxënësit gjuha e huaj.
?
Shkolla të vazhdoi në kushte normale të gjithë proçesin mësimor - edukativ.
Hyseni
është edhe një studiues i zoti dhe
zotëron një bagash të madh njohurish edhe në fusha të tjera. E njeh shumë mirë
zonën dhe ka dhënë një kontribut të madh në pasqyrimin e vlerave më të mira të
vendlindjes, Bendës, dhe njerëzve të saj. I veçantë në llojin e vet, si askush
tjetër në kushtet familiare të tij, aktivizohet si bashkëautor në librin:
"Benda në rrjedhën e historisë". Ceni për këtë shton: " Qe një
projekt i vështirë, i gjatë në kohë që përfshiu vitet 2007-2012, shumë sfidues dhe falë punës ja dolëm, bashkë. Këtu duhet
thënë diçka e re, që unë kisha një farë "leje" nga Drejtorit i DAR të
Qarkut Tiranë, nga i ndjeri z.Ylli Xhaferri.Libri u prit mirë në
përgjithësi nga opinioni shoqëror,
kritika dhe specialistët. Vetëm Samiu, nuk e mirëpriti librin tonë! Mirë deri
këtu! Libri ka nevojë të plotësohet. Ai vetëm shan, ofendon, tregohet shumë
banal, nuk ka asnjë argument dhe bën të gjithëmone të diturin! Ne, kemi të
gjitha faktet, argumentet,
dokumentacionin e nevojshëm dhe gjithë aftësitë profesionale dhe intelektuale
ti hedhim poshtë "botimet" e tij, si kundërvënje ndaj botimit tonë,
dhe të provojmë të kundërtën e broçkulave të tij...Zoti dhe shoqëria i
mëshiroftë, njerëz të tillë". - Po Hysen, në lidhje me Samiun, ne ramë
dakort për qëndrimin e mësipërm dhe nuk ja vlen që ne, ti
"kundërvihemi" dhe harxhojmë energji negative. Kemi shumë mundësi që
të çlirojmë energji pozitive në projekte të reja...
Hyseni
në vite ka qenë dhe është një veprimtar shoqëror dhe me vlera humane. Ka marrë
pjesë në shumë evenimente të organizuara në krahinë. Kohët e fundit ka dhënë
kontribut në krijimin, organizimin dha punën e Shoqatës Atdhetare Benda. Ai ka
marrë pjesë në evenimentet e saj sidomos për veprimtaritë figura historike të
saj.
Së
fundmi por jo nga rëndësia, Ceni ka dhe një krijimtari të pasur publiçistike
dhe poetike si:
?
Ka shumë artikuj publiçistik të botuara në gazetën "Benda dhe gazeta të
tjera.
?
Ka krijuar dhe botuar në organe shtypi, Vargje për: Sali Manin; Ilir Shaqirin;
Dritëro Agollin; Skerdilajd Llagamin; Veli Allën; Azem Nelën.
?
Krijime të tjera të publikuara kohët e fundit si: Stop virueseve; Të lutem babi
rri me mua; Dinjiteti dhe fukarallëku; Qetësi vrastare etj.
?
Me rastin e daljes time në pension më 06.06.2020 ai krijon vargje për mua. Bën
mrekullisht jetëshkrimin tim në vargje dhe i boton në gazetën, Nacional.Kjo më
gëzoi shumë dhe suprizoi tej mase. Gjej rastin ta falenderoi publikisht për
vlerësimin maksimal të punës sime të shtrirë në kohë.
Me
këtë rasti i uroj Cenit shëndet, mbarësi në familje dhe suksese të mëtejshme në
krijimtarinë e tij!
IBRAHIM KABILI
Tiranë më 14.02.2021