E diele, 25.10.2020, 10:28 PM (GMT)

Kulturë

Atdhe Geci: Greqia kafshon Shqipërinë

E diele, 27.09.2020, 09:17 AM


Atdhe Geci

Greqia kafshon Shqipërinë

Zbrit në tokë zoti im, shih  se  çka

bëhet, atdheu ynë  po  zvogëlohet

Greqia kafshon  Shqipërinë, është

drama e kombit të ndarë  në pjesa

Serbia kafshon Kosovën është një

tjetër dramë e  varreve    hapura

Çamëria pellazgjike ia dha emrin

Evropës dhe, gjuhën  e perëndive

Ia  dha  shkencat, artin, shkronjat

e për veten zgjedhi një emër, Iliri

Më quajnë Festim Lato, jam çam

s´ jam orakull po nip i perëndive

fëmiu i nëntë çam  i  nënë  Dajes

më i vogli i 4 motrave  dhe  pesë

vëllëzërve, në  kokë  kam Pirron,

dhe 15  mijë  vjet  jetë  shqiptare

Çamëri, jeta  ime  është  ndryshe

nga  jetët  e  zakonshme , lotët  e

nënës sime janë lot    dhimbjes,

lot që thërrasin tërë qenien së saj

Çamëri, si  të vdesë pa të parë ty

Unë Festim Lato pyes: si ndodhi

Çamëria e Herkulit dhe Pirros të

pjeset, të ndahet nga  gjiri  nënës

nga gjuha dhe gjaku i Shqipërisë!

Jo, ore jo! Tërë dashurinë do t´ia

Jap Çamërisë, Shqipërisë deri në

Prevezë, në  Korfuz   dhe Janinë,

Shqipërisë gjithandej  pellazgjisë.

Jam i lindur  për  të dashuruar, ti

atje  mos u zemro, jam  vëllai  yt

Çamërinë e kam  plagë në zemër!

Unë Festim Lato kam  qenë  disa

herë në Greqi, dhimbjet e vendit

tim i kam plagë në kraharor, unë

s´jam prej të urtëve, jam i ashpër

Greqinë  e  kam  hedhur  në gjyq,

në gjyqin ndërkombëtar të Hagës

Me  shpalljen   e   Republikës 

Çamërisë, në  Kuvendin çam dhe

arban, zhvarrosëm nga heshtja një

shekullore hirin e lashtë pellazgë

Bacë! Ali! Ju atje  që na dëgjoni;

rrënjë ullirit,  e kam lidhur fjalën

aty kam lotin në pemën  e lashtë

eh, sa hënë e dritë  ka  nëpër ulli

shijen e frutit    gjuhë  e  ndjej!...

Çamëri, ti që le pikën e madhe të

gjakut, kopshteve, arave  e  malit

shesheve të qyteteve  e rrënojave

po    rilindim  me  gjak trimash,

me dashuri nënash    plagosura

dhe me gjak  trimash    atdheut!...

HIMNI I FJALËS - Poezi nga libri në dorëshkrim, "Monumenti".

Fol muzë e ngadhnjimit të artit

fletë e çdo dite, muaji dhe viti

kjo kohë më bën të vetëdigjem

për gjuhën kozmike të të parëve

Rritu bimë e gjuhës dhe e fjalës,

ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës,

je shpërthim i flakëve të shpirtit,

je lavdi e kraharorit të përgjakur

Në shpirtin plot etje të poezisë

bërë i kam betejat e secilit varg

në zemrën e gjerë të këtij libri,

jam pasagjer i planetit të kaltërt

Shqipëri, unë e ti jemi shqiptarë

që nga pellazgët e lashtë e Iliria

vendi ynë qé shesh i luftërave

dhe arenë gjaku e perandorive

Shpatijeve të luleve në Roganë

fryn frymë e re nëpër fije bari

Kosovë, kryengritëse e këngës

Në trup ende kam plagë gjaku!...

2

Liri, bëje dorën grusht mos u jep

me emrin tënd, u rritëm betejave

për ty dashuruam mes plumbave

për ty i ramë grusht pushtuesit.

Nuk ka paqe për lumin me vaj

nuk ka paqe për lumin e ndarë

Të rënët do të bëhen më të rinj

e të gjallët do të luftojnë për liri

Rritu pemë e gjuhës dhe e fjalës

ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës

je shpërthim i flakëve të shpirtit

je atdheu i engjëjve të shenjtë.

Të gjitha ditët janë për të jetuar

në pasqyrë i shoh armiqtë e mi

kjo botë vërtetë qenka përrallë,

prapa më ndjekin hije të fqinjëve

Shqipëri, yjësi yjesh të perëndive

trashëgimtare e gjakut pellazgë

këtë jetë e çmoj si forcë krijuese,

Shqipëri ka vetëm në gjuhën time.

Atdhe Geci - Dortmund, 2020

MARRËVESHJET

E parrokshme nga mendja dhe truri

që Kosova të jap Trepçën e Ujmanin

të jap Kishat dhe Luginën e Moravës

dhe të bie në nënshtrim e poshtërim

Pyes, ku na mbeti krenaria dardane

mendja e më trimave, më të urtëve

respekti për dëshmorët  e  heronjtë!

Teuta Zogu pyet; Kosovë, pse e linde

Isën, Hashimin, Ramën e Edi Ramën

Njëri falë detin e tjetri falë Kosovën

truri s´më beson Marrëveshje të tillë

Kot i trokas mendjes dhe mendimit,

logjika ime s´e  kupton  kapitullimin

Teatër famëkeq i adresohet Kosovës

Trepça Iliriane t´i dhurohet Serbisë

kjo është e parrokshme për mendjen

Kush po e kërkon poshtërimin tonë

dhe hapjen e luftërave të reja në Ballkan

Ju që jetoni jashtë arsyes së kohës

Trepça nuk falet dhe as s´tregëtohet

Në Trepçë është palca e atdheut tonë

më e gjakëta flakë e të gjithë kombit

Zgjohu fitore nga gënjeshtra, zgjohu

se oligarkët Kosovën po e copëtojnë!...

Atdhe Geci , 3 shtator, 2020

MISION I RËNDESËS

Nëpër jetën  tonë  kaloi  e  tërë ajo luftë

jemi    mbijetuar    dashurisë  për  ty

lulet e jetës nuk janë    lehta  të kapen

toka dardane  as  s´blihet  e  as  s´ shitet

Tre  Drina  rrjedhin  tokës  së Shqipërisë

të tre Drinat bartin flamuj të ndryshëm

tre Drina flasin  me pasaporta mes vete

tre Drinat i thërrasin  ndërgjegjjes  sonë

Kosovë, fol si në kohët  e kryeherit tënd,

si në kohën e Selman trimit nga Rogana,

Atdheu s´jept  e as s´dhurohet për asgjë

Kosova njeh  vetëm  flamurin  kombëtar

Kosovë, je koha jonë e shenjtë, je  Troja

gjaklindësja e një jete  tepër heroike, je

gjevahir i kombit, je shtëpia jonë e lirisë

po ku i gjete ata zhgana t´vendosi për ty

Qemë shumë duar  e  tani  s´ di  sa  jemi

pyes, ku mbetën mësuesi  dhe  studenti

pse heshtin akademia dhe univerzitetet

ku treti hiri i zotave pellazgë e dardanë!?

Atdhe Geci - Dortmund, 2020

Poetit, shkrimtarit dhe studiuesit, Çlirim Hoxha

Nga “A” e lashtë e deri te “H” më e lashtë

nga “A” pellazge deri te “Zh” e Manastirit

gjuha jonë i ka dy afabete të shkruara; dy

alfabete nëpër kohëra të ndryshme. Në

antikë, Alfabetin pellazg të 54 shkronjave,

apo si njihet në popull, Alfabeti i Janinës, i

njëjtë me Alfabetin pellazgjik të Kristoforidhit

Në shekullin e XX-të, u shkrua Alfabeti i

Manastirit me 36 shkronja, të dyja alfabetet,

me vlerë të përjetësisë sonë kombëtare!...

Falë shqirtit hyjnor të Alfabetit pellazg

Me fuqinë e “A”s, pellazgo-ilire dhe “H”s,

U lind Evropa dhe njëqind gjuha të tjera!...

Mik, mburem, jemi popull gjysh i Evropës!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora