E premte, 19.04.2024, 04:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Rruga e jetës

E enjte, 24.09.2020, 06:42 PM


Neki Lulaj

Rruga  e jetës

Rruga arterje e re vitale do gumëzhijnë pa pushuar

T`ia rikthejë gjallërinë Plavës - Belles -Pleqes së braktisur

Pllasin hijena ulurijnë për tokën e huaj

Si I krijoi Zoti ndër shekuj këta korba të uritur?

Me shekuj ne Kishën  e Deçanit u këndua kënga e lisit të gjelbër.

Lutjët e Zotit janë ligjëruar në gjuhën  shqipe dardane

Moti patën vërshuar do kërcuj  horangutana te egër

Zaptuan kisha toka e na robëruan shtetin tanë

Me fanitet zëri  shqip në tempullin e shenjtë

Ne kishën tonë kishim e kemi në sy kaqë blerim

Grumbulli i besimtarëve në tirqe e gajtana në brez

Me buzagaz ecnin pas uratave  në qetësi.

Edhe varrezat kurrë nuk e ndalën gjëmimin

Afër kryqit të lashtë atje në mali përbri

Te Kulla e Qelisë atje fle thesari me  amëshimin

Të gërmojmë themelet e atësisë në përjetësi

Vjen një engjëll me mendjen e preht e sy skifter

Qe ta lidh Deçan e Plavë me duar shtrënguar me qytet

Ulurijnë laraskat e korbat gënjeshtare

Nuk lejojnë asfalt pranë kishës tonë që dymijëvjet

Sa do thellë që do na djegë „mirësia“

Si një vegim në breza do të shkëndijojë

Te hapet qielli të shembet meteori me shkëndija

Rruga e Re  Deçan -Plavë do shndëritë në  çdo horizont.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora