Kulturë
Vahit Nasufi: Hashim Shala
E shtune, 19.09.2020, 09:07 AM
Vahit Nasufi
HASHIM
SHALA
Me
rastin e dyvjetorit të ndarjes nga jeta
Moj
Kosovë kafaz bilbilash,
Fole
solistësh dhe shahirash,
Shumë
prej tyre janë të ndjerë,
Por,
nuk harrohen asnjëherë.
Për
një këngëtar shpesh bie fjala,
Për
rapsodin, Hashim Shala,
Në
jetë erdhi n`fshatin Vërboc,
Afër
Drenasit, ish Gllogoc.
Në
vitin 1936 -të, lindi Hashimi,
Nga
nënë Fatimja, babë Xheladini,
Lindi
n`gjirin e ngrohtë familjar,
Pak
i varfër, por, shumë bujar.
U
rrit bashkë në një votër,
Me
tre vëllezër dhe një motër,
Zoti
i fali zërin unik,
Një
zë të ëmbël melankolik,
Ishte
një burrë me shtat të lartë,
Kishte
kulturë dhe edukatë,
Me
tipare t`larta morale,
Ishte
njeri që s`luante prej fjale.
Që
në rini punësohet si puntor,
Në
minierën e Hades, si minator,
Meqë
Hashimi bukur këndonte,
Për
karrierë, shpesh ëndërronte!
Jonuz
Rukiqi, kur e dëgjoi,
Një
çifteli rapsodi ia dhuroi,
Me
ca fjalë e këshilloi,
Drejt
karrierës e udhëzoi.
Duke
menduar për ardhmërinë,
La
Vërbocin, shkoi n`Prishtinë,
Në
RT Prishtina, u punësua,
Mbi
dy dekada, aty ka punua.
Gjatë
karrierës shumë vjeçare,
Këndoi
në shumë treva shqiptare,
Në
shumë koncerte e festivale,
Në
ahengje e dasma familjare...
Ishte
këngëtar ëmblematik,
Këndonte
n`zhanrin folklorik,
Për
melosin tonë burimor,
La
një thesar t`pasur muzikor.
Me
çiftelinë bashkëudhëtoi,
Me
vëllezërit e vet ai këndoi,
Dhe
me shumë tjerë këngëtarë,
Që
i njihte populli shqiptarë.
Ky
doajen, gojëbilbil,
Këndoi
dhe me Bacën Qamil,
Me
Tahir Drenicën të pandarë,
Një
duet i famshëm legjendar!
Veprat
e mëdha artistike,
I
sollën shumë çmime publike,
Dekorata
dhe shpërblime...
Që
do t`mbesin në kujtime.
Më
19 shtator 2018 -të,
Hashim
Shala ndërroi jetë,
Shuhet
një yll, nga qielli muzikor,
Humb
një kolos, folklori burimor.
Trupin
e pajetë të Hashimit,
E
përcollëm n`botën e amshimit,
Prej
rapsodit për t`u ndarë,
Mijëra
njerëz pjesë kanë marrë.
Për
këtë urdhër që e jep Zoti,
Prej
të gjithëve pikonte loti,
Me
kurorë lulesh varrin ia mbuluan,
Për
kontributin, referate i lexuan.
Të
dashurit kurrë nuk vdesin,
Në
zemrat tona të gjallë mbesin,
Veprat
poetike dhe muzikore,
Do
të mbajnë të gjallë prore!
Aty
ndër lule ku je i shtrirë,
Prehu
në paqe i dashur shahir.
Ne
do të duam si gjithmonë,
Faleminderit,
lamtumirë ikonë.
Hashim
Shala, kantautor,
Mbi
60 -të vjet me pendë n`dorë,
Ke
lind dielli, e perendon hëna,
Rapsod
të tillë, s`lind më nëna!?
Kërçovë, shtator 2020