Kulturë
Qazim Shehu: Motive martaneshi
E merkure, 16.09.2020, 05:09 PM
Qazim Shehu
MOTIVE
MARTANESHI
1.
Legjendat
,gulshe të jetës,
Me
zjarrmi, gjer sot ka pasur,
Por
legjenda e shpërthimit të minave
Na
asnjë gojëdhanë s`është hasur.
Ka
pasur shpella të tmerrshme
Shembur
nga tërmetet,
Tani
në zemër të maleve
Afrohen
tunelet.
Nga
liqen i Ohrit, ujërat
Vijnë
gjer në lagjen Peshk,
I
mbështetur si mbi supe vuajtjesh
Mali
kryet në diell rreshk….
Dhe
pati legjenda për hakmarrje
Kafka
zbuluar prej plorësh,
Tani
legjendat e reja në përballje
Zbukurohen
me vëllazëri minatorësh….
2
Janë
ngjitur gjeologët këtej
Gurëve
memecë plot shkëlqim
Kromi
mbi sipërfaqe shkëlqen
Pa
kërkuar mundim.
Në
tëmthat e maleve të thinjura
Fryn
erë e shkencës
Lëngu
i bimëve në lëndina
Rrjedh
në dejet e zemrës.
Dhe
rrëpirave të ngushta
Ku
ecnin dikur kreshnikët
Ngrihet
një pyll me hekura
Të
centraleve elektrikë…
Në
imazhin e pishave të prera
Në rrëpirat e djegura për mizori,
Më
duket se rri përhera
Meraku
i Isuf Plloçit plot dhimbsuri….
3.
Kronikën
e lashtë të historisë,Martanesh
E lexon
në ajrin e pastër,
Në
luginat e arat që fshihen kur i sheh
Sikur
relievi yt lëviz me dashje….
Sa
sheh një shtëpi, një kodër fsheh
Një
pamje tjetër po me shtëpi,
Kur
fshihet e para, tjetra del
Me
të njëjtën bukuri….
+++
Erdha
në shpellën e Ballem Sulltanit
Të
vendos një lule,
Për
ndashuri ndaj shenjëtorit
Me
përkushtim përulem….
Dikur
këtë shpellë, të pafetë
E
synonin për tunel ushtrie,
Por
shenjëtori me fuqinë e vet
Dritat
në duar ua fikte….
++++
Kullë
e Pashës rindërtuar
Nga
Baba Hysniu fisnik,
Përballë
Vendit të Bekuar
Me
bardhësi ndrit.
Kur
Kara Mahmuti erdhi
E
u vendos këtu,
Shuplakë
stuhie u bë gjethi
Ushtrinë
ia përplasi kuturu…
I
penduar Pashai dinak
E
nisi dashin pa njeri,
Në
këtë vend dashi u ndal
Vuri
nën thikë qafën e tij….
+++
Kompleksi
i Teqes oaz paqësor
Fton këtu për të kuptuar
Edhe
nëse ke ndonjë mendim djallëzor
Para
portës së këtij Vendi duhet prapësuar…
++++
Baba
Hysen Mali themeltar
Dhe
i madhi Baba Jashar,
E
bëjnë këtë vend behar
Edhe
në janar…
Fort
të Ndritshmit Baballarë
Baba
Selim,Baba Hajdar,
Në
zemra njerëzish mbollën ar
Me
ashk të zemrës-qelibar.
+++
Sot
i kujtoj të gjithë ata
Myhibë,
besimtarë e dorli,
Që
ngritën këtë Vend sa më lart
Dhe
Vendi u jep shëndet e dashuri….