Kulturë
Gëzim Llojdia: Ali Asllani dhe ''Kënga e një plaku''
E marte, 08.09.2020, 07:13 PM
Ali Asllani dhe ”Kënga e një plaku”
Nga
Gëzim Llojdia
1.
Kur
dilte në rrugë Ali Asllani ishte veshur shik me kostum dhe ecte një
zotni.Vashat dhe gratë të marrosura pas
asaj bukurie, pas penxhereve përgjonin këtë dalje në rrugët e kryeqendrës .
-Shikoni
moj gra, në rrugë po ecën poeti!Kështu e kujtonte një miku im kur për herë ta
parë shikonte poetin lirik dhe autorin e shumë poezive të tjera,diplomatin apo
ish kryetarin e bashkisë së Vlorës.
Në
Vlorë poeti ka jetuar në një banesë afër
Skelës,atje ku sot jeton F.Sh.E shikoja dhe nuk ngopesha me aromën, që kishin
mbajtur këto murre,frymën dhe djersën e poetit lirik shqiptar.Ja shkallët që
ngjiti sipër në tarracë.Atje ishte F.Sh. i cili zbriti me kujdesë.Dhoma e madhe
kishte një bibliotekë të madhe aq sa mund të kenë sot institucionet
bibliotekare në këtë vend.Poeti ishte transferuar në Tiranë dhe shpesh ai
vizitonte atje ngrehin e artit ku mblidheshin shkrimtarët për një dorë muhabet
për të dëgjuar lajmet fundit apo të biseduar për krijimtarinë e tyre.Poeti rrinte i heshtur nw atw kulvi
ngase se shokwt evjetwr ishin
larguar . Mirëpo duke zgjedhur të
qëndronte nën një regjim, që nuk e shikonte më sy të mirë,poeti s’kishte rrugë
tjetër.N, Jorgaqi ka shkruar rreth kësaj çështje. Nëse Lasgushi u mbyll nën
vetëvete ngaqë edhe në shkollarët e dinim të vdekur ,madje u habitën kur shtypi
dha njoftimin për ikjen e tij në parajsë,poeti lirik lab provoi më kotë të
vazhdonte atë rrugë me poezinë e bukur të tij ,poezinë e lirë ,të pastër dhe të
sinqertë, që e kishte shkruar vite më parë dhe nën një regjim tjetër.
Shumë
nga miq të tij,i propozuan Ali Asllanit,në përfundim të luftës,që të largohej
nga Shqipëria,por ai një gjë të tillë nuk e pranoi. Ja vlerësimi i Ago Agaj nga
Smokthina në librin për luftën e Vlorës,1920,faqe 149:”Qofsh i mallkuar-o Ali
Asllani,në të dyja jetët-që s’u arratise “bashkë me ne dhe ti kishe kënduar
lirisht,dhe denjësisht këngët e kësaj epopeje…”.Autori shkruan me respekt për
Ali Asllanin,kur përmend atje poemën “Vlora-Vlora” dhe me të vërtetë ,në ato
vende të lira që Ali Asllani i njihte shumë mirë,patjetër që do të këndonte më
shumë e më bukur,asaj ngjarje,sepse kushtet , andej ishin më të mira e të
favorshme për të. Por ai,si patriot,atdhetar i madh që ishte,nuk u largua nga
vendi i tij,duke mbetur kështu një shembull i shkëlqyer .
2.
Ja poezitë e tij botuar në gazetën :”Drita” viti
1966.
Kënga e një plaku
Them
të shkruaj një poemë
qoftë
lirike,qoftë epike,
do
ma vargjet me derhem,
të
mos dalin shtatanike.
Rrëmoj
gjurmët titanike,
Dëgjoj
këngët heroike,
Dëgjoj
këngët,ato këngë,
Këngë
e gunave pa mëngë.
A
e njihni Arbërinë,
mos
ja prekni krenarinë,
tanimë
na erdhi radha,
e
udhëhequr nga një dritë,
Shqipëria
monolitë,
merr
e jep me re të bardha.
Po
ju flas sepse këtu,
treqind
muaj edhe t’hu,
e
vërteta ja bën mu.
Vendi
ynë tani po thuaj,
di
ta ndez dhe di ta shuaj,
le
të jetë lumi turbull,
ne
do hidhemi përtej,
kjo
shqiponjë që di e ngrihet,
e
di mirë se ku do vej*.
Pra
poemë e një poeti,
S’do
rëkojë pas këtaj
kjo
muzikë eterniteti,
do
vazhdoj në tel të saj.
Vendi
ynë përherë’ nerënzë
kurdoherë
sumbulloret,
kënga
jonë përhera këngë,
sevdallesh
e këtij vendi,
veshur
petka prej argjendi,
mot
e jetë do rrotullonet.
3.
Poezit
e tjera të panjohura të botuara në këtë gazetë në vitin e ikjes së poetit
lirik.Në gazetën :”Drita” të vitit 1966 gjejmë edhe poezi të tjera të cilat nuk
kanë atë shkëlqimin e dikurshëm të lirikut poet,që ashtu si kishte mbiemrin
kishte edhe vargun poetik:asllan. Sigurisht, që në kontekst të kohës, Asllani
ashtu vetëm mund të gjente hapu,r për autorin e këngës së Vlorës,pra një
dritare të vogël botimi .Poeti ishte gjallë,mirëpo poezia e natyrës së tij,
mund të thuhet në këto vite kishte lindur e vdekur. Kur vdiq poeti ,këto poezi
të kësaj kohe janë anashkaluar me të drejtë,mirëpo për hir të së vërtetës, po i
risjellim, 65 vjetë më pas .Poti A.Asllani mbahet mënd për lirikat e bukura aq
poetike e shpirtërore saqë një poeti tillë mundtë ti thurte e ti latonte
mjeshtërisht e bukurish ,bukur. Shiko si e thur ai poezinë e lirë ,atë që
shpirti i buron vetë. Ali Asllanit për fshatin Vajze:”
Në
krye të fshatit, ka një deli krua,
uj'
i tija akull derdhet në përrua,
dhe
në krahun tjeter varet nga një mal
një
përru' i rreptë me utrim' e val'.
Mu
në mes të tyre bregu - Allatoj-
dhe
shtëpit e fshatit si fole fajkoj.
fshati
babëgjyshit, fshati më i mirë,
nga
ata që thuhen: Labëri e lirë.
Aty
nënë shkallë blegërin shelegu,
aty
përmbi shkallë po gjëmon dybeku,
rreth
e rrotull lëmit djemtë hedhin valle,
nënë
rrap, në hije, pleqtë qajnë halle....
Lab
mor tunjatjeta, s'ka më shumë nevojë,
ky
punon për nam, nuk punon për gojë,
S'ka
sevda për leka, s'ka sevda për grosh,
nuk
e ha meraku për gjë e për llosh.
Po
ku ja do qejfi, di për fjal' të nderit,
di
e kren kafshitën nga sqep i skyfterit.
Dimrit
nëpër fshatra, verës nëpër stane,
e
ç'kërkon më mirë në këtë jallane!?
Nje
poete e huaj shkruante e duke e shkruar e mendonte kështu kohë vdekjen e
saj.Unë nuk jam kështu. Unë sdo të dua kurrë të mos të jetë kështu, edhe pse
unë bisedoj me njerëz të tillë, çdo ditë dhe unë nuk them asgjë e pse, kjo më
bën mua të ndjehen e vështirë….