Kulturë
Poezi nga Xhevahir Cirongu
E shtune, 05.09.2020, 05:21 PM
Xhevahir Cirongu
Trokitjet…
Një
çast mendova për ty,
dhe
lulja e vetmuar
sigurisht
në saksi,
ishte
në pritje
të
vije edhe ti.
E
ndjeva atë çast
të
ëmblën trokitje,
e
cila u ul pa zhurmë
në
buzët,
e
një foleje zogjësh.
Atë
çast prapë ndjeva,
dhe
zemra trokitjes
seç
i tha ca fjalë:
Të
erdha,
të
ndjeva,
s’vonava,
si
dy yje në qiell
fluturimet
erdhën me trokitjet
e
fjetën bashkë me ne!
Durrës, 22 Gusht 2020
Takim me vjeshtën
Diku
stinët ikin e struken,
dhe
ne pas tyre si mjalti bletës,
ngadalë
ecim ashtu pa zhurmë,
e
butësisht puthim buzët e vjeshtës.
Atje
në pemët janë gjurmët e tua,
bashkë
me to ngjyrat e gjetheve,
edhe
ne si njerëz ndjejmë një çast
sërisht
gjethet ranë mbi supe te mua.
Në
kopshtin afër të asaj shtëpie
frutat kish’ zverdhur një ftua,
dhe
kjo sigurisht ishte me të vërtet
me
vjeshtën takimi aty seç u tret.
Ngado
tinguj ngjyrash të ndezura,
dhe mbetën të varura në krahët e reve,
me
ty o vjeshtë me mall prapë u takova
në
gjokse kopshtesh zjarre atje ndeze.
Durrës ,31 gusht 2020