Kulturë
Sevdail Hyseni: Akraballëku
E hene, 31.08.2020, 09:55 AM
Satirike
Gomari dhe mizat
Në
kohë pandemie
Vdiq
një burrë i keq,
Thonë
ky farë virusi
Nuk
njeh privilegj!
Me
vrap e groposën
Në
një varr te Mrizat,
-Le
gomari që na ngordhi,
Po
s'na lënë rehat mizat!
Sevdail Hyseni
(Karikatura
marrë nga interneti e përpunuar)
Satirike
Akraballëku
Diku
thellë ndër male ftohen kafshët me rend,
Të
ngritin një pallat për mbledhje dhe kuvend.
Mirëpo
edhe n'xhungël vlejnë ligjet shtetërore,
Për
të ngritur kështjella duhet leje ndërtimore!
Mori
rrugë me vrap Luani të shkoj n'Komunë,
Mbreti
i botës shtazore për të mbaruar punë.
U
zhgënjye keq bisha më e frikshme planetare,
Sepse
nuk arriti t'i siguroj dokumentet zyrtare!
Pastaj
u ngrit me radhë Ariu me qimen e artë,
Me
tu kthyer i heshtur, kokulur dhe duarthatë!
Pastaj
brof në këmbë Ujku zijosh e qafëtrashë,
Duke
na i mbushur hundët përplot me hashash!
Edhe
ky farë gjitari si të tjerët u kthye pa sukses,
Sepse
në këtë dynja forca nuk matet me interes!
A
bënë edhe unë të shkoj tha Gomari veshgjatë,
Nuk
i dihet në këtë nismë mbase do të kemi fat!
Kur
e dëgjuan egërsirat propozimin prej hamalli,
Desh
u shkulën së qeshuri sa tundej edhe mali!
I
thanë me krekosje je në vete more mendjevrarë,
Atë
që s'e bënë dot Luani kërkon ti për ta marrë?!
Shkon
Gomari me hap breshke drejt e në Komunë,
Merr
dokumentin nën sqetull i gëzuar dhe fatlum!
Çmenden
kafshët me të pyetura prej nga ky fat?
-
Thotë Gomari:"Soji im punon në administratë!"
Sevdail Hyseni
Satirike
Distanca...
"Fër-fër-fër
më bënë fustani,
Kur
më vjen burri nga stani".
Shpërthen
zjarri vlon kusia,
Me
gëzim mbushet shtëpia!
Ah,
ç'na ishte kohë e artë,
Kur
për qejf na shkonin gratë!
Që
kur erdh' e shkretë Korona,
Vaj
medet për t'lumet tona!
Mbajnë
kujdes me maskë-doreza,
Me
do lecka si futë të zeza!
Fër-fër-fër
s'më bënë fustani,
Nuk
më vjen burri nga stani!
Po
na shkon me gjithë merak,
N'klube
të natës t'çlodhet pak!
Më
pas vjen një lajm me mort,
Vjen
"Korona" e merr n'atë botë!
Sevdail Hyseni