Kulturë
Tahir Bezhani: Përurimi romantik i librave të poetit Zenun Hysenukaj
E hene, 31.08.2020, 09:16 AM
PËRURIM ROMANTIK I LIBRAVE TË POETIT ZENUN HYSENUKAJ, NËN MAGJINË BUKURIVE NATYRORE DHE MAJËS SË SHKLEZENIT PLAK
Nga
Tahir Bezhani
Takimi
i mbrëmshëm i një numri të
konsiderueshëm poetësh nga disa qytete te hapësirës shqiptare, në natyrën e hapur të bukurive
natyrore të fshatit Kasaj të Tropojës, rrëzë majës së Shkëlzenit, ishte jo
vetëm një ndjenjë me peshë
madhështore,por një përjetim romantik, që dinë ta shijojnë vetëm
poetët,krijuesit me mendimeve fisnike . Në ambientin e ”Grand-Klaus-Hotel”,mbrëmjen e
22 gushtit,nga ora 20-23,u përuruan
veprat poetike të poetit Zenun Hysenukaj:”Kujtime të Fjetura”,(letra, ese,
kujtime),dhe “Largoi stinët nga fytyra jote”, poezi, për të cilat dhanë
mendimet e veta disa poet të shquar të letrave shqipe.
Me
pietet për veprimtarinë letrare të poetit Zenun Hysenukaj, folën: Hamit Alija
,Sadik Bejko ,Besim Ahmetaj ,prof. Migena Arllati ,Reshat Sahitaj, z.Jajhja
Lluka, Asllan Osmani, Hasan Selimi etj.
Poeti
tropojan, tani i dëshmuar kohë të gjatë në letrat shqipe, si poet i mirëfilltë
me vargun e tij suptil, me ndjeshmëri
karakteristike të kohës, ku dashuria
ndaj vendlindjes, dhembja, atdhedashuria ,janë pjesë e pandashme e shpirtit të
tij të sinqertë. Temat e subjektit poetik te poetit Zenun Hysenukaj, burojnë
nga një kompleks shumëdimensional i botës poetike të autorit,të cilat
reflektojnë si pasuri gërshetimin e
mendimeve të gdhendura poetike . Ndjeshmëria aq elastike e frymëzimeve
poetike,e bëjnë autorin dhe vargun e tij, të jetë në qendër jo vetëm të leximit
,por edhe të studimit letraro-poetik. Është një poet i frymëzimeve të thella, i
cili gjërat i kap në moment të duhur.....
Aktiviteti
i letrar i organizuar nga tropojanët
,ishte një madhështi në vete, ku binin në sy disa gjëra tejet të veçanta e
shumë mbresëlënëse. Në radhë të parë, ishin të ftuar poet e krijues të
mirëfilltë,të gjithë miq të autorit Zenun Hysenukaj ,nga Tirana ,Lezha dhe disa qytete të Kosovës,si
Prishtina,Peja,Gjakova etj,të cilët përbënin atë “sofrën” shpirtërore të
vetë autorit.
Element
në vete, interpretohet se për krijuesit e mirëfilltë, nuk ka epidemi që i ndal
nga takimi dhe zbrazja e katarzës shpirtërore as në rrethana që po i
përjetojmë, në kuptimin global. Kjo nuk do të thotë se nuk ishte ajo “mosdija”
e mbrojtjes nga egërsia virusale, përkundrazi, të gjithë dinin të silleshin
bukur me situatën, për të dhënë shembull
të tjerëve...
Ishte
pra, një natë poetike shumë romantike, në këtë cep të atdheut tonë, në Tropojë,
vatër e njohur e kulturës letrare, e
trimërisë e bujarisë, një çerdhe e
ngrohtë e shumë shpirtërore me shumë
rëndësi në Malësinë e Gjakovës e jo vetëm.
Në
fund të përurimit, autori z. Zenun Hysenukaj, falënderoi të pranishmit me
fjalët e përzgjedhura të zemrës ,duke u
thënë se secili nga Ju, që “keni mare rrugë të largëta për të qenë
së bashku këto çaste, u falënderoj nga zemra”.
Nga
Tropoja,pa darkë nuk shkon mysafiri në shtëpi,nuk “lejojnë” rrethanat e
traditës. Pas një kokteji, duke u përshëndetur të gjithë me njëri tjetrin, u
ndamë duke na mbetur shumë foto kujtime të përbashkëta.