Kulturë
Albert Habazaj: Njomësi e bukur
E hene, 31.08.2020, 07:45 AM
Njomësi e bukur
Nipit
tim, Mares Habazaj pasi mbushi 10 muajsh
Nga
Albert Habazaj
Me
këmbë e me duar, duke ecur
Mares
sikur flet, tek më sheh habitshëm:
-
Ka tre muaj që pena të ka ngecur,
Ku
humbe, o gjysh i “vargut të ndritshëm”?!
Apo
shkruan mençurira të tjera
Që,
ca herë, as vetë nuk di ç’thua,
Ç’i
bëre fjalët? Mos t’i mori era?
Si
merr gjumë e s’bën vjersha për mua?!
I
papërmbajtshmi im me syrin serbes
Nuk
më kupton që e kam një shqetësim,
Mares
i vogël, trëndafil me vesë
Druhem
të të pikturoj në vargun tim.
Njomësi
e bukur çel herët çdo mëngjes
Tek
zgjat doçkëzat ta marr hopa-hopa,
Sikur
më fal dhjetë planete me shpresë
Sa
Mares hedh këmbën, merr dritë bota.
Me
guriçkat në breg loz si zog i kaltër,
Futet
në ujë ta vërë detin përpara,
Qesh
ëmbël, si ujë qielli i pastër
Dhe
zgjatet të lozë me pulëbardhat...
Lixha,
Çikallesh, Malësi e Elbasanit
14.08.2020
Kujtime të qeshura...
-Me
Mbesën time Perla, shpatën e Skënderbeut dhe qenin e xha Markos-
Nga
gjyshi Albert Habazaj
Sa
gjëra kujtojmë e qeshim bukur
Sot
që Purushja katër vjeçe u bë,
Shpatën
e Heroit në mill kemi futur,
Se
dhe qeni i xha Markos nuk leh më...
Kur
ishim të vegjël, si jemi sjellë?!...
S’hanim
ushqim pa filma vizatimorë,
Nga
krevati i vjetër hoqëm një ristelë,
E
mbanim trimërisht si shpatë në dorë.
Dhe
si dy trima, ishim të vëmendshëm
Mos
qeni i xha Markos fillonte të lehte,
I
paepur bëhej ky vullnet i brendshëm
Kur
gjella, për tekat tona, s’na pëlqente.
Se
mund të fillonte nga çasti në çast,
E
trembnim me shpatë të Skënderbeut,
“Pam
e pam” e rrihnim në distancë
Dhe
vetëshpalleshim Më të Fortët e Dheut.
Tek
zbresim e hipim shkallët, pa u mbajtur,
Ngaqë
s’jemi bebelushe të fjetura,
Si
të mençur, dalim në horizont të hapur,
Kënaqemi me kujtime të qeshura...
12.08.2020
Lixha, Hotel kurativ
Kuqja, Çikallesh, Malësi e Elbasanit