Kulturë
Neki Lulaj: Zilja e shkollës
E hene, 31.08.2020, 08:30 AM
Neki Lulaj
Me
datën, 17 gusht 2020 në Republikën e Rheinland Pfalz-Gjermani filloi Viti i Ri
shkollor.Të gjithë kolegëve te mi uroi lodhje te kendshme kurse nxënësve
suksese në mësime. N.Lulaj
Zilja
e shkollës
Prapë
na gëzoi cingërrima e ziles kaq shumë.
Dritë,
gaze hare po lëshon gjithë shkolla
Me
nxënës e nxënëse oborri na u mbush
Shpresa
të reja paska nëpër kthesa të forta
Nepër
korridore zëra të gëzuar jehojnë
Hapa
take e përshëndetje rinore derdhen
Prapë
u zgjuan muret nga gjumi veror
Iku
heshtja e shkolla na bashkoi si në çerdhe
Nëpër
klasë bankat vihen çantat me libra
Të
gëzuar hidhen mes gëzimit e valles
Na
u kthyen bletarët që u bashkon dija
Dhe
qeshin si në flatrojnë pëllumbat e Paqes
Dërrasa
e zezë krenarisht rri në ballë
Është
e përmalluar n mgaungesa e fëmijeve
Po
filloni e shkruani, fëmijë të mbarë
Se
jam kaq e etur për shkronjat shqipe
Mësuesi
sheh fytyrat të qeshura me dashuri
Uron
mirseardhjen krushqve të diturisë.
Ju
thotë Ditari se është befasuar këtë vit
Nota
të shkëlqyeshme rubrikat me i qëndisë.