Kulturë » Ypi
Edison Ypi: E vrau kurvi
E enjte, 03.09.2020, 06:51 PM
E vrau kurvi
Nga
Edison Ypi
Me
Andrea Stefanin më prezantoi hirësia e saj kafeneja.
Unë
u fasinova me Andrea Stefanin për shkak të diçkaje që kapërxente të gjitha
imagjinatat, për adhurimin të tij të pafundëm ndaj kurvit. Megjithse
halucinant, unë ja besova Andrea Stefanit atë adhurim.
Andrea
Stefani bënte muhabet me mua i mahnitur nga mbrojtja e pakondicionuar që unë i
bëja Doktorit. Megjithse reale, Andrea nuk e besoi kurrë atë simpati.
Serioz,
familiar, korrekt, i vëmendshëm, i kujdesshëm, ishin cilësi lehtësisht të
konstatueshme tek Andrea.
Që
Andrea Stefani nuk kishte asnjë diplomë universitare, kishte qënë ushtarak,
kandidat për anëtar i komitetit qëndror të rinisë, më proletar se Marksi, më
bolshevik se Lenini, më hilacak se skilja, më helmues se nëpërka, më i pabesë
se gjarpëri, këto dhe të tjera që nuk i kam ditur dhe kurrë nuk jam interesuar
t'i di, m'i kanë thënë pa i pyetur dhe me zell të papërmbjtur ca ndyrësira që
sot bëjnë sikur për Andrea Stefanin u vjen keq.
Para
se të shembej diktatura, pak mbi 20 vjeç, Andrea kishte nisur karrierë kurviste
në gazetën "Bashkimi". Shembja e diktaturës kishte qënë një tërmet
lëkundjet e të cilit Andrean e shoqëruan deri në fund.
Shkruante
për Ekonominë, por humbi pare në piramida.
Ishte
në krye të IREX për ngritjen cilësore të gazetarëve dhe gazetarisë, por nuk
bëri kurrë transparencë financiare, askush nuk e di sa pare shpenzoi, cilët
gazetarë instruktoi, çfarë rendimenti pati.
Bëri
disa video dokumentarë antikorrupsion të një cilësi neveritëse. Nuk mund të
ishin ndryshe ato video përderisa nuk punësoi të rinj të talentuar por ca
skërbythje dhe ca veremlinj nga ata që të thonë peqe-lepe mjaft që t'i paguash.
Shkroi
shumë. Por ishte tmerrësisht përsëritës. U përpoqa pa sukses ta bëja të
shkruante më shkurt dhe të mos citonte aq shpesh. I thosha; Po ti sikur ha
bythë turtulli mor burr i dheut.
Hiqej
i pavarur. Por ishte i përkëdheluri i të gjitha zyrave pushtetare majtiste dhe
të shoqërisë civile. Tek e djathta nuk konstatoi kurrë asnjë cifël
pozitiviteti.
Më
kishte bërë disa video të shkurtëra ku unë ulurija se Andrean me shokë Doktori
do t'i fusi në varr, ose të tjera të tilla. Më thoshte gjysëm me shaka gjysëm
me kërcënim se një ditë do t'i nxirrte ato video. Nuk e kuptoja nëse e kishte
për të mirë apo për të keq. Sa herë ma thoshte këtë i lutesha; Po aman o Andrea
nxirri ato të shkreta video se kam shumë qef ta shoh veten duke bërtitur kundër
komunistave. Nuk i nxori. Që muhabetin e këtyre videove e kishte pas për keq ma
bëri vet' të qartë më vonë kur u takuam rastësisht pak para se Partia Socialiste
të vinte në pushtet. I thashë atë ditë atë që ja thosha sa herë e takoja;
-Ato
që ti Andrea bën nëpër gazeta nuk janë shkrime, janë pshurrje.
U
nxi. Zbrazi të gjithë qelbin dhe zeherin që mbante përbrenda. Tha diçka të
përbindëshme, tmerrësisht të turpshme, diçka që ja hapi barkun në çast, diçka
që Andrea Stefanit ja zeron të gjitha, seriozitetin, trimërinë, ndershmërinë,
intelektualizmin, qytetarinë. Ja çfarë, fjalë për fjalë, tha;
-Edhe
pak sa të marrim pushtetin do më shohësh se çfarë do të bëj.
Pas
kësaj mu pështiros përfundimisht. Nuk e pashë më me sy.
Mos
ja vini emrin e Andrea Stefanit ndonjë rrugice. Nëse ajo marri' do ndodhi,
duhet bërë çmos që autostrada Tiranë-Elbasan të quhet "Ilir Yzeiri".
Ja
pati me hile edhe kurvizmit edhe Demokracisë. Prandaj Zoti e dënoi, kurvi e
vrau.