Kulturë
Resmi Osmani: Gladiatorët
E enjte, 03.09.2020, 08:00 PM
GLADIATORET
Kujtimit
të viktimave të shqiptareve në kampet naziste të çfarosjes
Tregim nga Resmi Osmani
Kampi
i përqëndrimit Aushvic-birkenau, dhjetor 1944.
Pas
sinjalit me vërshëllima bilbilash, që ishte urdhëri për rreshtimin, të
burgosurat e barakave te kampit të grave, ca skelete të shfytyruara, veshur me
kostumet laragane si lëkura e zebrave, me se shumti duke hequr këmbët
zvarrë,duke u mbajtur pas mureve apo njëra-tjetrës, u rreshtuan me ngut për
tre, në hapësirën midis dy radhëve të
barakave-bujtina dykatëshe.Disa nga të burgosurat, mbartën të vdekurat gjat
natës dhe trupat e ngrirë i shtrinë anës murit të barakës Më von mbartësit do
ti mirrnin dhe shpinin në kremator.Në apel numuri i të burgosurave duhet të dilte i plotë
Të
burgosurat, në krah mbi dorë kishin tatuazhin me numrin vetiak, ndërsa në gjoks
në anën e majtë, të qepur mbi xhaketat-lecka një trekëndësh stofi: të kuq për
të burgosurat politike, te gjelber per ordineret dhe dy trekëndësha të verdhë
të mbivendosura që formonin yllin e davidit për hebrejet.
Oberleutnante SS Johana Longeifeld, e pasuar nga
kujdestarja sharfyrer Maria Mandel e
skuadrës SS ,pas komandës gatitu,nisi të bënte shikimin rreshtor.Kishte aty gra
të moshave të ndryshme, thuajse nga gjithë vendet e pushtuara dhe fliteshin
gjith gjuhet e Europes, si në kullën e Babelit. Ne njerën dorë mbante rripin e
qenit-ujk, volfit, kurse në tjetrën kërbaçin, me të cilin nganjëherë godiste
qafën e çismes. Çapiste ngadalë duke hedhur veshtrimin e saj te rreptë, që
shponte si nje thike, në sytë e pajetë e si të
vdekur të të burgosurave, të cilat i shmangeshin atij vështrimi.
Nga
komanda kishte ardhur porosia: prej kontigjentit të grave do të bëhej
përzgjedhja: ato të mbaruarat, të kthyer në skelete, për në dhomat e gazit, e
më pas në furrat e djegies, që të liroheshin vendet për dergesat e reja që
priteshin të vinin, disa të tjera për repartin e punes në fabrikën kimike
“Farben” dhe, disa te tjera, nje skuader, si kavje per klinikën mjekësore
eksperimentale të doktor Jozef Mengle. Ç’të zgjidhje e ç’të lije? Për sytë e
saj, s’ishin tjetër veç ca fundërrina të kësaj toke, të përbuzura, të shtyra e
të pështyra, ca vemje të neveritshme, skelete-fantazma. Lekurat e ndotura të
fytyrave të tyre dukeshin si ca pergamena te rrudhura apo të tendosura, si ca
kafka të mumifikuara me format e eshtrave nën lëkurë, faqet të rrufitura dhe
sytë e rrasur në kokërdhokë, pa gjallëri, por ku ende regëtinte flaka e jetës
por jo e shpresës. Ato e dinin se ç’i priste. Në harkun e portës hyrëse ishte
shkruar me shkronja metalike”Secilit hakun”.Dhe haku ishte vetëm një:Vuajtje
dhe vdekja.
Kampet
gjermane të përqendrimit, dukej se ishin bërë “të njerëzishme” të burgosurat e
kampit të grave i vrisnin me gaz
“Ciklon-B” dhe me plumb, ose i robëtonin me punë të rënda dhe më pas i linin të
ngordhnin urije. Kishte edhe raste që vareshin te trekëmbëshi që gjendej pranë dhomave të torturave. Ndokujt që i sosej
durimi, shkonte e kapej te telat me gjemba te rrethimit ku e vdiste korenti 360
volt dhe mbetej e varur në telat me gjemba.
Fundi ishte krematori ku zjarri i kthente kufomat në hi. Hiri shitej si
pleh kimik, për plehrimin e fushave,
ngaqë ishte i pasur me fosfor dhe kalcium.
Të
ftohtit u bë therës.Kupola e përhinjtë e qiellit që mbulonte kampin nisi të
zbriste tatëpjetë cuflat e borës që zbrisnin duke u spërdredhur por pa mundur
të vinin shtresë. Nga oxhaku i krematorit, gulfat e tymit dilnin me shtëllunga
të zeza. Era që frynte nga lindja, e shtynte dhe e shtrinte si një peshtaf
përmbi kamp, fare ultas mbi barakat. Shkrumbi i mishit dhe eshtrave të djegura,
përzjerë me erën e rëndë të qymyrit, kishin një kundërmim të padurueshëm, që
mund të shkaktonte të vjellët. Oberleutnante Johana Longfield, megjithëse
kishte tre vjet që shërbente në kamp, nuk u mësua që nuk u mësua dot me këtë
ndyrësi që çlirohej nga djegia dhe shpërbërja e trupave njerëzore. Që të hiqte
trazirën e stomakut, nxori faqoren me konjak francez dhe piu një gllenjkë të
mirë. Ndjeu ngrohtësinë dhe gjallërinë e pijes që iu përhap nëpër damarë.
Pas
ndarjes në tre grupime që bënë kujdëstaret SS, ishin veçuar tre grupet e të
burgosurave, të ngrira në qëndrim gatitu, në pritje të urdhërave të mëtejshme.
Bora prajti, por të ftohtit ishte therës. Oberleutnant Johana, ndjeu një mërzi
që kohët e fundit, i ishte ngjitur si një shtresë pisllëku në trup e nuk i
shqitej. Ajo kishte nisur të mërzitej, ngaqë gratë e kampit, ishin shndrruar në
skelete dhe torturimi i tyre nuk i sillte më asnjë zbavitje apo kënaqësi, sepse
skeletet e gjalla nuk duronin gjat dhe
nuk e kundërshtonin të keqen. Por një e keqe që nuk kundërshtohet, nuk
ngjall urrejtje e nuk sjell as atë
kënaqësinë sadiste të poshtërimit e kafshërimit të njeriut. Pas goditjeve,
këputeshin si kallzat e prera nga drapri dhe jipnin shpirt. Ato të mbetëshin në
duar, pa asnjë kundërshtim. Ishte një shfaqje pa emocione, që nuk e fashiste
urrejtjen. Ndrronte gjëndja vetëm kur sirena e lokomotivës lajmëronte ardhjen e ngarkesave të reja, që ishin të afta për të
duruar vuajtjet. Atëherë skuadrat SS-e gjallëroheshin. Nëpër natë nga kazermat
dridhnin ajrin ulërimat e të
sapoardhurave.
Mërzi
e madhe.
Pa
që njëra nga të burgosurat nuk rrinte gatitu.Ishte rasti për tu shfryrë. Ju turr
sipër:
-Moj
kërmë, lavire, ngordhësirë, morracake, mos kam dhënë gjë komandën qetësohu?
Vetëm atëhere ti mund të bësh ç’të duash me ato këmbët e tua te qelbura prej
zebre!
Të
burgosurës, që s’kish fuqi të qëndronte më këmmbë, i ra të fikët dhe u këput e ra palmuç mbi
llucë. Ajo i dha disa goditje të forta me majën e çismes në brinjë, e në kokë
por e burgosura nuk dha shenja jete. Kishte vdekur. Të burgosurat qëndronin
gatitu,të heshtura duke u dridhur nga të ftohtit. Ishin mësuar me të tilla
skena zemrimi e dhune.Çdo kundërshtim ishte i kotë e vdekjesjelles.
Po
shkonte ora nëntë e paradites. Nga qendra e zërit lëshuan muzikë. Ishin marshe
luftarake naziste për të gjallëruar shpirtin luftarak të skuadrave SS të
kampit, po pse jo, edhe të burgosurave! Më pas në eter u përhap melodia e
këngës “Lili Marlen”, që vitin e fundit ishte bërë popullore. Sido që muzika
niste me ritmin e trompës, kënga e
kënduar nga Lale Anderson, që me të ishte bërë e famshme, tingëllonte melankolike
dhe e trishtuar, një këngë dashurie e ushtarit për vajzën gjermane. Në atë çast
oberleutnante Johana Longfield, iu kujtua se po afronin krishtlindjet dhe po
mbyllej viti 1944. Ajo psherëtiu. Sido që mbaheshin sekret, lajmet nga frontet
e lindjes dhe të perëndimit nuk ishin të mira, për të mos thënë katastrofike.
Frontet në lindje dhe perëndim ishin thyer. Qytetet gjermane po bombardoheshin
nga aviacioni aleat. Mbaheshin shpresa te armet e reja sekrete që, sipas
premtimeve të Fyrerit, do të sillnin
fitoren. Deri atëhere kishte kohë. Ajo po u afrohej të tridhjetave. Beqare, me
disa dashuri të dështuara, egoiste, zemërake, skpirtkazmë, karrieriste, ithtare
e bindur e Fyrerit, me një lëmsh urrejtjeje ndaj kundërshtarëve, që gjente
kënaqësi në vuajtjet e tejskajshme të tyre. Sido qoftë, mendoi ajo, duheshin
gjetur mënyra për të thyer njëtrajtshmërinë e zymtësisë së përditshme, për t’u
zbavitur dhe vrarë mërzinë edhe në këtë shtrofkë të vdekjes.
Asaj
ju kujtuan ndeshjet e gladiatorëve-skllevër në Romën e lashtë dhe i feksi në
mëndje një ide djallëzore. E pse jo? Ishte një mundësi. Midis atyre qindra
skllaveve, mund te zgjidhej nje çift që të luftonte për jetë a vdekje, pa
shpata, me thonj e dhembë, qenërisht. Një vendim i atypëratyshëm. Një shfaqje
ku do të ndesheshin dy skelete. Si në një teatër kukullash. Një shfaqie
tragji-komike skeletesh, që në pritje të vdekjes, si dy fantazma, do të
luftonin edhe për një minut jetë, se çdo minut jetë është edhe një shpresë për
të pashpresin.
-Qetsou!
Trupat
e të burgosurave u shkrehën. Pikçuditset u kthyen në pikpyetëse.
-Po
afrojnë krishlindjet. Para se të shkoni në vendet per ku u veçuat, kemi dëshirë
të organizojmë një shfaqje që t’u dëfrejmë dhe shkrifim e gjallërojmë paksa. Si
thoni? -S’pati asnjë përgjigje.-Besoj se keni dëgjuar për ndeshjet e gladiatorëve
në romën e lashtë. Në arenë, para mijëra shikuesve. Ishte një luftë për jetë a
vdekje. Jetonte fitimtari. Humbësi hidhesh në gropën e luanëve.
Oberleutant
Johana, priti të shihte efektin e kumtit që dha, por skeletet heshtnin, si të
mos kishin dëgjuar asgjë.
-Le
të dalin dy vullnetare që kanë dëshirë të ndeshen.
Të
burgosurat heshtnin.Askush nuk doli vullnetare.
-Po
pres.Si nuk ka vullnetare? Mirë. Le të hedhim shortin; të dalin numrat 3309 dhe
2086. Shpejt, pa vonesë.
E
para doli nga rreshti e burgosura me numrin 3309. Shtatmesatare, që s’duhet të
ishte më shumë se dyzet kilogram,rrobet i loznin në trup, vështirë ti caktohej
mosha, por duhet të ishte rreth te tridhjetave. Në fytyrën që duhej të kishte
qënë e bukur, spikasnin vetëm sytë me ngjyrën e çelur të qiellit. Flokët e
qethura shkurt ishin krejt të thinjura.Tashmë kishte katër vjet në kamp, bënte
pjesë te veteranet. Qëndroi para oficeres duke u dridhur nga të ftohtit. Në
xhaketë në anën e majtë të gjoksit- dërrasë kishte trekëndëshin e kuq.
E
burgosura 2086, që erdhi pas saj, ishte më e re dhe dukej fizikisht më e
mbajtur, ende nuk ishte shndrruar në skelet.Ishte nga ardhjet e vonshme në
kamp. Pak më e gjatë nga shtati se ajo që do të ishte “kundershtarja” e saj.
Edhe ajo kishte në xhaketën me vija
bardh- e zi trekëndëshin me stofë të kuqe. Ishte nga të burgosurat politike.
Oberleutenant
Johana vrejti çiftin që do të ndërluftonte.Vuri re njëfar pabarazie, por
zgjedhja kishte qëlluar interesante:të dyja politike, ndofta komuniste, të dyja
armike të rajhut, që do tëluftonin t’i hanin kokën njëra-tjetrës. Që shfaqja të
ishte e plotë dhe të kishte spektatore, ajo thirri skuadrën e kujdestareve SS,
që u rreshtuan në të dy krahët e saj. Njëra prej tyre u ngarkua të arbitronte
ndeshjen.Hoqi një vijë dhe në të dy anët vendosi ndërluftueset. Pastaj sqaroi:
“Do të ndesheni, për jetë a vdekje. Kush humb, vdes dhe përfundon në furrën e
djegies. Kush fiton, i falet jeta, përgjithmonë, e kuptuat, isha e qartë?” -
dhe dha komandën:
-Ndeshuni!
Dy
të burgosurat, panë në sy njëra-tjetrën, por nuk luajtën nga vendi.
-Ndeshuni
pra!
Përsëri
asnjë lëvizje.
Sharfyrerja
u nervozua. Si guxonin të kundërshtonin urdhërin? Rrëmbeu kërbaçin dhe u dha të dyjave nga
një goditje në shpatulla.
Të
burgosurat iu afruan njëa-tjetrës tinëzisht, te kujdesëshme, me duart e shtrira
përpara dhe u mbërthyen e kacafytën.Trupat e tyre të drobitur, mblodhen gjithe
fuqinë dhe energjineë e mbetur në këtë ndeshje për jetën. Shtrënguan fort
njëra-tjetrën dhe filluan të silleshin rrotull. Më e reja,2086, i vuri
stërkëmbshin dhe 3309 u rrëzua përtokë, por u ngrit sërish. Filluan të
gjuheshin me grushta, por grushtat e tyre s’kishin fuqi,të çirreshin me thonj,
ishte si të boksonin fantazmat. Fytyrat e shfytyruara ishin shfytuyruar edhe me
keq,nga tendosja, ishin handakosur, gulçonin, parzmet uleshin e ngriheshin.
Nisën të gjuheshin me shkelma, pastaj u mberthyen sërish nga beli dhe kokat u
afruan e u puqën. Më e reja, pa në gishtin e dorës së tjetrës unazën e rrethit të martesës. Në ndërkohën që
ato ishin të kapërthyera e kokë më kokë, këmbyen me zë të ulët disa fjalë: “Mua
më quajnë Shqipe, jam shqiptare, nga qyteti i Durrësit”,”Unë jam Ivana, nga
Polonia,qyteti i Varshabës”, “Je e martuar?” , ”Po, kam edhe tre fëmijë”, “PO
ti?”, ” Jo”.”Atëhere ti duhet të jetosh,të kthehesh te fëmijët. Unë e vdekur se
e vdekur do të jem”.
Sharfyrere
Maria Mandel, kërciti kamzhikun në erë që vërshëlleu si gjarpër dhe thiri me
zëmëratë: “Pse pushuat, ç’farë pëshpërisni? Ndeshuni moj lavire, kërma,
qelbesira të fëlliqura, morracake.S’kemi ndërmend të rrimë këtu me ju gjithë
ditën!”
Sharfyrerja
kishte fjalor rrugaçëror të pasur, që do t’ia kishte zili çdo pijanik.
Të
dy gladiatoret rifilluan të goditen, te rroken, te bien e të ngrihen. Rrobat e
ronitura nisën të grisen e u kthyen në lecka. Nën ‘to u dukën mishrat e
zverdhura dhe laprat. Skuadra e kujdëstareve SS filluan të bëjnë tifo duke i
nxitur:”Bjeri, shqyeje, kafshoje, shtrije, thyeja brinjët….!”
Nuk
kaloi kohë dhe 2806-ta mbeti e shtrirë, e mbledhur kutullaç, me duart e hapura
anash, dihaste por në dukje pa fuqi për t’u ngritur, teksa 3303-shi mezi qëndronte në këmbë por mbahesh që të mos
rrëzohej apo ti binte të fikët. Ishte fitimtarja. Kur panë që tjetra nuk po
përmendej apo ngrihej, sharfyrerja Maria Mandel, e shpalli 3308 fituese.
Oberleutenant
Johana Langiefeld, vendosi ti shkonte lojës deri në fund. Ju drejtua skuadrës
së kujdestareve SS:
-Ti
falet jeta apo të vdesë?
Ashtu
si në arenën romake, ato shënuan me gishtin posht:të vdesë.
Oberleutnate
Johana, nxori nga këllëfi revolverin ”Valter”, i hoqi siguresën dhe pa iu
dridhur dora shënoi prapa kokës së gladiatores humbëse. Një krismë dhe një
pllangë gjaku.Gladiatorja dha shpirt.
-Shfaqia
mbaroi. Thërrisni mbartësit e kufomave ta shpien ngordhësirën në furrën e djegies. Shpërndahuni!
Më
vonë, Ivana nga Polonia, u rrëfeu shoqeve se Shqiponja nga shqipëria, ishte
vetsakrifikuar që ajo të shpëtonte dhe të kthehej te fëmijët e saj. Kjo u bë e
njohur në gjithë barakat dhe të burgosurat erdhen dhe plot respekt pergëzuan
për fisnikërinë e baskëkombases së tyre, ato
të burgosura shqiptare që gjendeshin në kampin e grave të
Aushvic-Birkenaut.
Në kohë pandemie, Tiranë, gusht 2020.