Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: “Alba Life” me mësimet Online mundi Covdi 19
E marte, 15.09.2020, 09:26 PM
Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit me mësimet në Online mundi Covdi 19 nga izolimi
Nga
Keze Kozeta Zylo
Pas
një pune përgatitore intensive me mësime të hapura dhe treinimeve midis
mësuesëve nga të gjitha lagjet e Nju Jorkut prej disa javësh të drejtuara nga
Dr.Valbona Zylo Watkins filloi mësimi i Gjuhës Shqipe në Online. Kjo metodë e mëismdhënies në SHQIP ushtrohet
për herë të parë në të gjithë Diasporën Shqiptaro Amerikane. Dhe ndodh pikërisht fal përkushtimit të të
gjitha mësueseve ku gjej rastin si Bord t’ju shprehim mirënjohjen e pakufishme
si: Adelina Laçaj, Vlera Thaqi, Entela Muda, Brunilda Puli, Gela Bulku,
Fatbardha Shaqirukaj, Mirvete Krasniqi Veselaj, Dr.Manjola Duli, Vjollca
Skënderi dhe dy koordinatorët për Bronxin Arta Xhaferri dhe Blerim Gjocaj nën
drejtimin e themeluesit dhe drejtorit të shkollës Shqipe “Alba Life” z.Qemal
Zylo.
Ndonëse
për shkak të pandemisë kushtet mund të mos jenë të përshtatshme, por gjithmonë
mësuesi është nje krijues i vërtetë dhuruar prej Perendisë dhe di bukur të
përshtatet me situatën dhe të sjellë metoda efikase në mësimdhënie. Është e vërtetë që puna parapërgatitore me
mësuesit ishte shumë e lodhshme (very stressful) kur thonë amerikanët për arsye
të metodave të reja teknike kompjuterike, frikës nga Covid 19, problemet që
solli pandemia botërore, por ato me qetësi dhe dashuri ia dolën mbanë në ditën
e parë të mësimit të Gjuhës Shqipe në Online.
Si
një mësuese me një përvojë me dekada midis dy kontinenteve Europës dhe
Amerikës, kurrë nuk e kishja provuar një ditë të paë të shtatorit që t’i takoja
nxënësit në ekranin e kompjuterit. Atje
pashë fytyrat e tyre të qeshura dhe të bukura me librin përpara të Abetares dhe
të Gjuhës Shqipe. Ishte një përvojë që
do të më ngelet gjithë jetën në fletët e ditarit tim të kujtesës dhe sytë e
tyre gjithë dritë ndriçonin dhe më shumë botën e izoluar nga pandemia. Mësueset me shumë profesionalizëm ditën të
mbanin të fokusuar para ekranit gjithë nxënësit e klasave të tyre dhe ky ishte
një sukses i dukshëm.
Më
lejoni të dashur lexues ta ilustrojë me një shembull fokusin e nxënësve në këtë
ditë të parë të mësimit shqip. Kur ne shkuam në online t’i përshëndesnim
nxënësit dhe mësuesit dhe konkretisht u ndalëm në klasën e Entelës në Staten
Island me një grup shumë të interesuar për të mësuar shqip, befasia ishte se
ata nuk donin të largoheshin nga ekrani qëndruan gati dhe një 20 minutsh më
shumë nga ora e planifikuar. Ata kishin
mall për njeri tjetrin, pasi kanë vite që janë bashkë, ata janë miqësuar aq
shumë sa nuk po ndaheshin dot dhe kjo është një mrekulli se si Shkolla Shqipe
“Alba Life” vepron si një familje e bukur shqiptare. Ka shumë gjëra të bukura nga kjo ditë për të
ndarë, ashtu siç ndodh gjithmonë me ditën e parë të shkollës, por siç thashë
dhe më lart ato ngelen ne kujtesën e gjithësecilit dhe ditarin e mësuesit. Nuk kishte më emocion dhe të mos lotoje, kur
dëgjova nxënësit e kësaj klase të këndonin Hymnin Kombëtar dhe me dorë pranë
zemrës të interpretonin aq bukur. Në këtë klasë kishte dhe nga Long Island si
Saranda Halsted që u regjistrua për të mësuar në Online.
Mësimi
në Online solli risi të tjera për Shkollën Shqipe pasi nuk kishte nxënës vetëm
nga Nju Jorku, por dhe nga shtete të tjera të Amerikës, sepse këtë mundësi ta
jep mësimi në Online ngaqë takohesh vetëm virtualisht. Kështu në klasën e mësuese Vjollcës në Queens
ishin dhe dy nxënës nga Washington State.
Me
shumë emocion i mirëprita dy nxënës inteligjent nga Washtington State
Christiana dhe Blake Brewer të cilët kanë nënë shqiptare Loreta Cibuku dhe baba
Amerikan Darren J Brewer. Ata ishin çuar qysh herët, sepse ka diference me orën
në New York, pasi ne jemi 3 orë më përpara. Dhe ky veprim i tyre të frymëzon.
Mamaja
dhe gjyshërit në Tiranë si mësuese Nexhi dhe Dr.Agron Cibuku ishin shumë të
etur që Christiana dhe Blake të mësojnë Shqip.
Dhe ja sot ata u ulën pranë ekranit me një vëmendje të jashtëzakonshme,
ku Loreta shkruajti se Blake ka mbajtur gjysmë faqe shënim në Shqip…
Asnjëherë
nuk do t’i harroj lotët e mësuese Vjollcës në ekran, kur ne po e intervistonim
si Bord për ta pranuar në shkollë këtë vit.
Ajo ndjente një mungesë të madhe të Atdheut, të shkollës, të nxënësve,
ndaj i ridhnin lotët e nxehtë të mallit papushim. Pasi e pranuam dhe i besuam klasën ajo tha
se: “Prane jush gjeta një copëz Atdheu që më djeg si prush nga malli”… Lotët e
mësueseve peshojnë rëndë në shpirtin tim…
Shumë
prindër mezi po prisnin që fëmijët e tyre të fillonin mësimin Shqip, sepse
mjaft prej tyre në qindra e-maila na shkruanin qe t’i kishin aktiv dhe të
sfidonin izolimin nga Covid 19. Ja si më
shkruante Adelina Halim Shehu një prind prej disa vitesh që sjellë fëmijët e
saj të mrekullueshëm në Brooklyn si: “Blenda dhe Rilindi po ëndërrojnë që të
fillojnë sa më shpejt mësimin Shqip”.
Të
gjithë këto e-maila të shkruajtura nga dora e prindërve janë shumë frymëzuese
për të vazhduar punën më tej. Ndonëse
kemi marrë kërkesa nga Bota e diasporës jashtë Amerikës ku unë po përmend vetëm
në Suedi, Greqi, Gjermani, Spanjë etj të cilët na shkruajnë për t’i vendosur
fëmijët e tyre pranë Shkollës sonë, përsëri Bordi po punon për shkak të orareve
dhe kohës që është komplet e ndryshme me orën tonë këtu në Amerikë. Le të shpresojmë për t’jua realizuar këtë
dëshirë të etur të tyre.
Hapja
e Shkollës Shqipe “Alba Life” në kohën e pandemisë botërore e sfidon si vaksinë
Covid 19 nga izolimi dhe jeton me besim të plotë dhe shumë pozitivitet, pasi
nuk ka kohë më cilësore dhe më aktive se të sjellësh fëmijët në Diasporë për të
mësuar Shqip, në vend që t’i “burgosësh”
para lojnave kompjuterike që mjerisht shpesh jane të pankontrolluara dhe t’u
mpish gjymtyrët.
Shkolla
Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit me mësimet në Online mundi Covdi 19 nga
izolimi.
12 Shtator, 2020
New York