Kulturë
Nebi Dragoti: Poet, mos rri në guackë
E enjte, 17.09.2020, 05:23 PM
PROLOG MBI PROLOG KRITIK
NGA
NEBI DRAGOTI
Prolog
mbi prolog të shkencës së kritikës për të qënë e dobishme, aktive, paraprijëse
në proçesin e krijimit letrar në çdo kohë. Kjo ka rëndësi, se jo gjithë
krijuesët kanë mentalitet objektiv për t’i dhënë publikut art dinjitoz.
Krijuesi kap çdo temë, (është e drejta e tij), ndërsa kritiku vlerëson se në ç’kënd e trajton temën, a është në interes të shoqërisë, a ka bukurinë estetike
për të frymëzuar, edukuar, për të kënaqur ndjenjat e lexuesit. Ky eshtë
objektivi i çdo arti dhe kush e mohon këtë, është dashakeqës. Këtu kritika
ndërhyn dhe shpreh me kompetencë fjalën, sigurisht, ndërhyrje kuptimplote për
të mos patur krijimtari letrare për stoqe siç shihet në çdo kohë. Pse duhet
bërë kjo? Ka krijues që nuk janë të përgatitur, që nuk e njohin mirë artin letrar,
që nuk njohin jetën politiko-sociale dhe frymëzimi i çastit i dërgon të
livadhisin andej e këndej, livadhisje ëndërrimesh pa qëllim, me sy hapur, ku
krijimtaria që bëjnë nuk ka peshë, nuk ka vlerë. Të tillët përdhosin edhe
rregullat gjuhësore. Të tillëve kritiku u jep komandën ndal për t’i
ndërgjegjësuar. Të tillë komandë duhet t’u japin edhe shtëpitë botuese, edhe
publikuesët e gazetave, e portaleve që e bëjnë syrin qorr e veshin shurdh.
POET, MOS RRI NË GUASKË
Shikoj
çfarë shkruhet brenda, posepo, por edhe kur më bie në dorë material, shoh dhe
si shkruhet jashtë. Them se kemi të bëjmë me krijimtari virtuale, por edhe
kjo,realisht, po del jashtë virtualitetit, tejet virtuales, sepse ka shkarje të
dukshme nga objektiviteti që kërkon arti. Madje, madje krijuesi sikur është
vetëizoluar, jeton në circus vicioza, sikur vetëm ky jeton dhe sikur krijon për
vetveten. Ja, kjo është e keqja më e madhe. Jo çdo gjë që shkruhet ka vlerë për
t’u publikuar sado talent të jesh. Sasia, cilësia, vlera e kujtdo që publikohet
vihet në site a kandar edhe nga lexuesi, që ka horizont në fushën e letrave
shqip. Mirëpo guacka e poetit, ky qëndrim prish rregullatorin e krijimit të
poezisë. I mbyllur në guackën e vet merret me krijimtari, ku guacka nuk e lejon
të shohi se çfarë ka, çfarë bëhet, si
lind e si perëndon dielli, si ecën e me se merret shoqëria njerëzore. Shkurt,
është i shkëputur nga bota e jashtme dhe krijon art fantazie, art ëndrrash,art
mitik, art erotik pllatonik. Guacka e
mbyllur e ka matufepsur, e ka larguar nga problematikat e shumta që ka jeta.
Dhe, është çudi, kur ca kalemxhinj i bëjnë hosonna duke e mburrur dikushin si
fenomenal. Jo, ky nuk është art për njeriun. Poetë, që rrinë në guaskë, duhet
ta thyejnë atë dhe të shohin , të jetojnë jetën bashkë me shoqërinë njerëzore.
Nuk rrinë në guaskë shpendet që shumohen me anë të vezëve, por me sqepin e tyre
e thyejnë dhe fluturojnë hapsirave duke kënduar këngë e duke përhapur melodi që
na kënaqin. Pra, poet, mos rri në guackë.
PSE NUK LEXOJ ME QEJF
NJË VOLUM ME POEZI?
Pse,
pse, pse? Pyetjen ua drejtoj gjithë krijuesëve. Ka poezi të dobëta, ka
përmbajtje të rëndomta sikur po ndëgjon biseda të përditshme, ka vargje pa
figuracion dhe jo të ndërtuar me gjuhë sa më të bukur, ka vargje që nuk janë
vargje, ka poezi thurur me rreshta proze, që as të bëjnë që t’i lexosh,por të
ngjallin neveri për kohën e humbur, kur merresh me to. Këto shfaqje negative i
shoh, kur publikohen në facebook edhe pse mirrem me to për t’i vlerësuar. Ca i
anashkaloj duke u bërë , shkurt, ndonjë sugjerim të vogël.Te ndonjëtjetër
ndalem për t’i dhënë ndihmë më tepër. Arti letrar duhet të jetë i kulluar si
burim bjeshke. Ja, pra, pse një volum nuk e lexoj me qejf, apo pse një volume
nuk dua t’i kthehem për ta rilexuar. Pse, pse, pse? Në të gjitha kritikat e
mia, për format dhe mënyrat e shtjellimit, mikrokomentet kritike për të treguar
ka a nuk ka vlerë krijimi i kam thenë e publikuar gjithandej. Në këtë dukuri
rutinë, se rutinë është, mund të përmend kritikën e publikuar, enkas për këtë
atmosferë GODITJE RUTINËS. Shoh se krijuesët nuk bëjnë përpjekje për kapërcim
të këtij KAPËRCYELLI,(kritikë tjetër e imja). Ka që i bëjnë trajtim shumë të
thjeshtëzuar dhe mburren se kanë bërë poezi. Nuk e mendojnë se kanë bërë,
thjesht, një hartim, ku nxënësi edhe hartimin mundohet ta bëjë sa më bukur. Nuk
kam qejf t’i kthehem leximit të një volumi a vjershe, sepse nuk ka bukuri,
sepse nuk ka risi në shprehje e në mendime. Ka monotoni, gjëra bajate. Këto
përcillen nga krijuesi pa qënë fare tendencioz, që të krijojë me art të
bukurën. Nuk ndëgjoj: “Lexoje volumin e filanit, lexoje poezinë e iksit se ka
bukuri. Me gjithë qejf do t’i lexoja e rilexoja, por…