Kulturë
Hamdi Hysuka: Poete që u njohën dhe pa u parë
E diele, 20.09.2020, 12:06 PM
POETË QË U NJOHËN DHE PA U PARË
Nga
Hamdi Hysuka*
Këtë fillim muaji
shtator 2020, edhe pse në kushte bllokimi pandemie, qyteti Burrel i Matit
kishte arsye për t’u ndjerë i bukur, festiv e mikpritës. I takoi poezisë, muzës
poetike budiane, kësaj bukurie të rrallë shpirtërore me moshë të re 5-vjeçare,
të ftonte poete e poetë gjithkombëtarë në një festival poezie krejt ndryshe.
Duke i bërë nderë mbretëreshës sonë të fjalës së bukur, ftesës iu përgjigjën 52
autorë, 20 prej të cilëve për herë të parë. Me krijimet e tyre konkuruan
autorët nga Mati, Përmeti, Prishtina, Shkodra, Saranda, Drezdeni i Gjermanisë,
Tetova, Selaniku, Prizreni, Elbasani, Tirana, Metvegja, Detroiti dhe Florida e
SHBA-së, Malësia e Madhe, Istogu, Kurbini, Durrësi, Tropoja, Vlora, Fieri,
Podujeva, Dibra, Gramshi, Klina, Malësia e Madhe, Tivari, Londra, Kavaja;
Novara, Bergamo dhe Astí të Italisë, Elbasani, Kuçova...
Festivali u
zhvillua në kushte të mospranisë shoqërore të konkuruesve dhe u transmetua live
në portalin "mattv.al", në platformat "Mat Televizion",
yotube dhe rrjetet sociale facebook dhe instagram. Për të gjithë, në këtë
atmosferë poetike festive, u dha mesazhi kuptimplotë se si arti duhet të
ke?rkojë rruge? e zgjidhje pe?r t'i tejkaluar bllokazhet. Festivalit i parapriu
botimi i vëllimit të parë "Stinë e blertë", me poezitë më të
zgjedhura të katër festivaleve të mëparshëm.
* *
*
Edhe ky festival
gjithkombëtar, në kujdesin e kryetarit të Bashkisë
Mat, z. Agron Malaj, ishte festë e fjalës së ëmbël budiane, sepse poezia
e kultivuar e kombit tonë zanafillën e ka në Mat. Kjo ngjarje artistike
nderoi poezinë shqipe, poetët, por dhe Klubin Letrar “Pjetër Budi”. Me fjalët e
tyre dinjitoze përshëndetëse festivalin e pasuruan kryetari i Lidhjes së
Shkrimtarëve të Kosovës, prof. Shyqri Galica, botuesi i gazetës “Nacional” z.
Mujë Buçpapaj, prof. dr. Nikolla Spathari, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve të
Durrësit, poeti shkodran Ramazan Çeka etj.
Vërtet arti dhe
letërsia janë ura të padukshme miqësie, që lidhin popuj me njëri-tjetrin. Me
drithërima shpirti, përmes videomontazheve, në ekranin e Mat Tv poetët derdhën
frymëzimet e tyre. Me ke?të formë festivali synuam te? te?rheqim ve?mendjen e
opinionit kulturor, duke qe?ndruar të bashkuar dhe te? angazhuar pe?r te? mos
lejuar nje? erozion te? pritshe?m intelektual, letraro-artistik, i cili do te?
nxirrte jashte? rrjedhave normale koherence?n tone? kulturore, trashe?gimine?
dhe identitetin tone?, duke zbehur qe?ndrueshme?rine? pe?rballe? këtyre
realiteteve të reja.
* *
*
Mati identifikohet
me matjanë trima e të kulturës, por vitet e fundit, jashtë modestisë, dhe me
Klubin Letrar "Pjetër Budi", i cili përmes aktiviteteve që zhvillon
mban në nivelin e kohës kulturën, poezinë. Edhe pa u parë poetët e shumë
trojeve shqiptare e të diasporës në Mat u bashkuan, mes të cilëve: Basir
Bushkashi, Haqif Heta, Kujtim Mateli, Rudi Berisha, Ramazan Çeka, Farida
Ramadani, Namik Selmani, Llesh Murrani, Hysen Grajçevci, Rushit Ismajli, Kasam
Shaqirvela, Dhimitër Nica, Anila Mihali, Valentina Kurti, Tyran Prizren Spahiu,
Ermal Lala, Greta Kadare, Irena Gorrica, Majlinda Shaqiri, Sami Milloshi,
Nikolla Spathari, Maxhun Osmanaj, Fatbardha Behri (Kaçi), Liza Brozi, Vladimir
Shyti, Xhiliola Lamaj, Marjeta Shatro Rrapaj, Gëzim Buna, Zyra Ahmetaj, Myrteza
Mara, Fatmir R. Gjata, Ramë Oraca, Ilmi Dervishi, Ligor Shyti, Pozaet Qose,
Agim Desku, Rita Shkurtaj, Gjokë Dabaj, Xhavit Gasa, Adivije Hoxha, Mevlud
Buci, Albi Lushi, Riza Doda, Trandafile Molla (Baja), Valbona Kaimi, Shaban
Pllana, Sami Velçani, Irma Kurti, Ferit Rama, Bajram Canameti, Mefa Plaku,
Ramije Ukaj.
Sipas vlerësimit
të poetes sonë Lindita Doda, të gjithë bashkë në këtë festival u vumë
pe?rballe? nje? rendi dhe forme te? re komunikimi intelektual e artistik, që
arti mos ta humbte sensin kulturor të krijimit te? vlerave kulturore dhe
artistike, mos të humbnim shprehite? tona me? fisnike. Por dhe në këto kushte
të konsumojmë vlera shpirte?rore, pe?r t’i dhe?ne? hape?sire? krijimit dhe
krijimtarise?, duke sofistikuar marre?dhe?niet tona, pe?r te? nde?rtuar e
mbajtur në ke?mbë urat e komunikimit, njëkohësisht pe?r te? vlere?suar
krijuesit dhe arritjet e tyre.
Në emër të jurisë
kryetarja Lindita Doda falenderoi poetët që gjetën forcën krijuese për t’u
bashkuar me artin dhe për ta sfiduar këtë betejë të pashembullt. Sipas saj, ky
ishte çmimi më i madh që të gjithë poetët fituan, pa përjashtim. Ndërsa
vleresimi ishte specifik për të respektuar, krahas vlerave
artistike, gjithëpërfshirjen, si vlerë tonën themelore identitare e
kombëtare. U bënë vlerësime të poezive, jo të leximeve të poetëve. Juria i vlerësoi
ato pa ditur emër autori dhe autoreje. Çmimet letrare për poezinë më të mirë në
Festivalin e Pestë Virtual Gjithkombëtar të Poezisë “Muza Poetike Budiane” Mat,
janë:
Çmimi I: poezia “Bota rrotullohet rreth boshtit të thyer”, e poetes Farida Ramadani, Shkodër.
Çmimi II: poezia “Shoh të ardhmen” e poetit Albi Lushi, Kavajë.
Çmimi II: poezia “Buqeta me tinguj” e poetit Namik Selmani, Çamëri.
Çmimi III: poezia “Diçka tek unë nuk vdes kurrë” e poetit Hysen Grajçevci, Prishtinë.
Çmimi III: poezia “Mbreti i shahut” e poetit Myrteza Mara, Vlorë.
Çmimi III: poezia “Shpirtvrarë e zemërplasur”, e poetit Riza Doda, Mat.
Ndërsa me Çmimin e
karrierës, “Për krijimtari të suksesshme ndër vite me nivel të lartë
artistik e mesazhe filozofike për të sotmen e të ardhmen”, u vlerësua
poeti Basir Bushkashi, Mat dhe poeti Mevlud Buci, Dibër.
Poetëve fitues u
urojmë suksese, me dëshirën që krijimtaria e tyre në të ardhshmen ta pasurojë
edhe më shumë panteonin e kësaj poezie, veçanërisht të shenjtëruar midis
poezive të të gjithë kombeve që na rrethojnë.
-Vitin tjetër, -u shpreh studiuesi dhe shkrimtari Gjokë Dabaj, -urojmë mos të ketë
"pandemi" e të mblidhemi fizikisht, të gjithë bashkë, në Matin tonë
të mirë e të bukur, për ta mbajtur gjallë e për ta rritur edhe më shumë frymën
budiane të kujdesit ndaj fjalës dhe gjuhës shqipe, së cilës as sot rreziqet nuk
i janë larguar.
* *
*
Ishte kënaqësi
konkurimi në këtë ngjarje kulturore të mirëorganizuar si rrallë ndonjëherë në
hapësirat shqiptare. Këngëtarja Feride Kurti, Mjeshtri i Madh Ymer Nelaj,
solisti Shkëlqim Farrici dhe instrumentisti Ikli Punavija e madhështuan
mbrëmjen poetike, duke i dhënë shijen e bukur të traditës sonë popullore, me
këngët dhe meloditë e përzgjedhura burimore nga treva e Matit.
Shumë prej poetëve e dinë si festohet poezia në vendin e origjinës, në qytetin e paharruar të muzës budiane. Por mbresat që morën ishin të mëdha, të paharruara. Në këtë mbrëmje të çmuar virtuale të gjithë ndjemë kënaqësi, miqësi, vlerësim, dinjitet, ndjenjë që shoqëroi secilin, me premtimin për t’u kthyer përsëri.
*Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pjetër Budi”, Mat.