Kulturë
Remzi Limani: Poezi me aromë gruaje prej trëndafili
E premte, 25.09.2020, 05:12 PM
POEZI ME AROMË GRUAJE PREJ TRËNDAFILI
Poetja,
Linda Dërvishi, na dhuron më të bukurën që mund ta mendojmë në prehrin tonë,
për ta përjetuar hyjnoren parajsore nëpërmjet fjalës së shkruar nga një poete e
arrirë dhe e padiskutuar për vlerat e saj
Shkruan:
Remzi Limani
Kur
flasim për poezinë mirëfilli të ndërtuar, pashmangshëm na bien në vesh
vjershërimet e poetës respektive, Linda Dërvishi. Znj. Linda, në vukabularin e
saj poetik, rrjedhës së fjalës i mundëson rrjedje të lirë, pa e fshehur të
bukurën e shpërfaqur, të cilën të gjithë ne e admirojmë, ta lexojmë dhe ta
përjetojmë si ngjarje dhe si përjetim, duke i anashkaluar ca zëra të fshehur në
botën e njeriut provincional, i cili na shtiret si "profet" dhe kundërshtar
i të bukurës poetike, të cilën poetja jonë di ta servir me të gjitha pikat
neuralgjike, për ta zhveshur kurmin e një trupi të bukur në një seancë
dashurie, pa të cilën, bota do të vafërohej në kuptimin e një panorameje,
pamjesh ndër më të bukurat, që mund t'i zë syri i njeriut të edukuar për të
dhënë dhe për të marrë nga e bukura hyjnore, e stërpikur me aromë trëndafilash
mbi lëkurën e një femre të mbular me push pjeshke gjithnjë të lakmuar. Në
kontekst të së bukurës, dashurisë dhe lojës hyjnore mes dy zjarreve të ndezur
nga yjet ngjitur qiellit, poetesha Linda na thotë: /Mallit për Ty/ Ndez vendet
e shenjta me sy/. Pastaj vazhdon më poshtë: Këputem e bie në gjunje?/I
shkopsitem diellit/Për dy rreze të zjarrta/Mes gjinjsh/Ku thithmat shpërthejnë/
Aromën e ujit të drandofiltë/. Ja pra, sesi ndërtohet poezia e një dore e
mendjeje të sigurt, për të thënë atë që duhet thënë pa hezituar, sepse bota e
njeriut është e ndërtuar nga ndjenjat dhe emocionet, të vetmet që na bëjnë të
ndihemi njerëz dhe të dallojmë nga kafshët, të cilat s'dinë t'i shpërfaqin
përjetimet e tyre - ose nga ca njerëz, që derdhin jargë nga lakmitë dhe shesin
moral të cilin nuk e posedojnë. Kjo pra, poezia e Lindës, na dhuron më të
bukurën që mund ta mendojmë në prehrin tonë për ta përjetuar të bukurën
parajsore nëpërmjet fjalës së shkruar nga një poete e arrirë, siç është, Linda
Dërvishi.
Së
fundmi, poetës, Linda i dëshirojmë edhe shumë shpërthime poetke, të këtij
niveli - poezish të padiskutueshme për kah vlerat e një poezie moderne.