E marte, 10.12.2024, 11:08 AM (GMT)

Kulturë

Ilir Çumani: Lamtumirë Gaqo Çako!

E shtune, 26.09.2020, 09:55 AM


Ilir Çumani:

Sa herë dilja çdo mëngjes nga shtëpia ime, takohesha shpesh me artistin e madh GAQO ÇAKO. Ishin të rralla ato ditë që nuk takoheshim për tu përshëndetur, atje tek Pazari i Ri, ku jetonte në apartamentin e tij. Pothuajse ky takim, ishte kthyer në ritual i përditshëm, dhe sa herë takoheshim, e shihja me një qenush të vogël, leshator i bardhë që, me sa dukej, vitet e fundit të jetës ia kishte dedikuar vetes, qetësisë së tij, por edhe asaj krijese me të cilin gjente paqen kur kalonte orë të tëra shëtitjeve. Unë, sa herë e takoja, i bëja pyetjen e zakonshme: “...Si je profesor, si ndjehesh....!? Sot më dukesh në formë...”, - e komplimentoja edhe për ta inkurajuar për shëndetin jo dhe aq të mirë që kishte vitet e fundit.... Pastaj, instiktivisht i fëshkëlleja lehtë nëpër buzë tingujt e këngës së famshme që Ai e ka kënduar aq bukur me titull: “Këputa një gjethe dafine”, të interpretuar me aq mjeshtëri ato mote kur debutonte në skenë.... Sapo dëgjonte atë fëshkëllimë, ngrinte kokën dhe më ngulte sytë gjithë adhurim, dhe me atë shikim të ngrohtë e të ëmbël, dukej sikur më thoshte: “....Vazhdoje, mos e ndërprit këngën, (fishkëllimën)...” Ja, kështu komunikoja ngahera me të madhin Gaqo Çako.... Ishte magji kur e dëgjoje në skenë... Magji ishte edhe kur e takoje në rrugë e bisedoje me maestron, kur e dëgjoje atë zë aq të qetë e të shtruar. Kështu janë virtuozët e mëdhenj. Janë të mëdhenj edhe në modestinë e tyre.... Këtu, në këtë foto, jemi së bashku me këngëtaren dhe artisten e madhe Justina Aliaj. Ai u kënaq kur u takua edhe me Justin.... Artisti ka nevojë të komunikojë, të takohet dhe të bisedojë me artistin, sepse ata mes vetes kanë kodin e tyre të heshtjes, por, edhe të komunikimit... I paharruar qoftë kujtimi i Tij!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora