Kulturë
Ndërroi jetë zonja Sabrie Lushaj, bashkëshortja e publicistit, poetit dhe redaktorit tonë z. Zeqir Lushaj
E shtune, 26.09.2020, 06:25 PM
Këto
ditë shtatori, pikërisht më 14, ndërroi jetë zonja Sabrie Lushaj, bashkëshortja
e nderuar e publicistit dhe poetit, redaktorit të Përgjithshëm të revistës
Zemra Shqiptare zotit Zeqir Lushaj. Vdekja e parakohëshme e Sabries ka pikëlluar
edhe shumë e shumë njerëz, shokë e miq të familjes Lushaj në Tropojë, Tiranë,
Shëngjin dhe diasporë.
Edhe
Redaksia jonë i shpreh ngushëllimet më të dhimshme Zeqirit, djalit Lulzimit në
Lozanë të Zvicrës, mbesës Noemi, studente në Universitetin e Zyrihit dhe
gazetare e revistës PSIKOLOGJIA, mbarë familjes Lushaj. Bashkohemi me
ngushëllimet e shumta që kanë ardhur për Sabrien nga shumë e shumë vende të
Europës, Amerikës e më tej, dhe lutemi që familja Lushaj të gjejë forcë ta
kapërcejë këtë dhimbje e humbje të madhe. Sabria pastë gjetë Parajsën e
përjetëshme të Perëndisë.
Me
këtë rast po ribotojmë një Cikël poetik që Zeqiri ka publikuar për shoqen e
jetës Sabrien, me rastin e 60 vjetorit të lindjes së saj, nga NJ, USA, ku kanë
punuar e jetuar plot 17 vjet dhe janë rikthyer në atdhe si pensionistë dhe
shtetas amerikanë.
REDAKSIA
E ZSH
___________________
NË
EKRANIN E VITEVE
E Marte, 14-02-2012,
07:59pm (GMT)
Nga
Zeqir Lushaj
(6
vjersha, si dhuratë për gruan, Sabrien,
në
60-vjetorin e lindjes. -15 shkurt 1952)
1. BISEDË INTIME
-A
ke shkruar vjershë për mua?
Më
pyeti, ime shoqe,
Një
ditë në plazh.
Hodha
syte mbi rërën e nxehtë,
E,
duke buzëqeshur lehtë,
–
I thashë:
–
Në qoftë se, më lejon t’i krahasoj,
Me
kokrriza rëre,
Vjershat
e mia,
Ti,
je shkëmbi i tyre burimor,
Nga
më lind …,
Dhe
më vjen poezia…
./.
Durrës, 1978
------------------
2. SITA…, E MËNDAFSHIT
-OSE, PUSHKA E PLAKUT TE
BEGAJVE-
-Duke marrë shkas nga
një ngjarje e para, rreth 100 vjetëve-
Ç’do
Hyqymet, (or lum miku),
Ja
len një pushkë një plaku,
Jo,
për t’i vrarë të tjerët,
Për
t’i provue ata ,ma s’paku !
…!
Pasha,
ngrehi çadrat në Çillaj,
Urdhëroj:-
ç’armatim në Malësi!
Fjala
ish, mbi baza “vullnetare”,
Që
të mos bahej ndonjë tollovi.
Do
armë batalle, të vjetra,
Thonë
se, u dorëzuan jopak,
Stamolliu,
ishte skile e regjun,
Buzëqeshi,
por, nuk u kënaq!
Kallxojnë
se, një plaku nga Begajt ,
Që
i çonte, te çadra, mana e qershi,
Pashë
Xhaviti, si shenjë mirënjohje,
Një
pushkë, (ashiqare), i’a fali Atij !
U
kthyen mileti, i ranë në fushim,
(Pasha
i Turqisë, shihte inatosur!),
-Pse
ja fale pushkën këtij plakut?
Do
na vrasi, -jemi të çarmatosur !
…!
-Si
e vrajka një plak, tan’ Malsinë,
Me
një pushkë të vjetër, k’sodore?
E
pra, kur ta ndërroj sitën e miellit,
Do
t’jau kthej qeserka e pishtole ! *
-E
paç vu sitën, me e’lshue paskajin,
Qe
kjo sitë, veç krundet mi ka lshue,
Ditën,
kur ta ndoj at’, sitën e imtë,
Ju,
kini me ardhë, me u pa me Mue !
Se
ç’ka ishte , “sita e mëndafshit”,
Këndohet
në kangë, hala, edhe sot,
Parija:
-Shaban Aga-Abdulla Hoxha,
Midis
Gjakovës, drejtë e në konop
…!
Ç’do
Derzhavë, (or burazer),
Ja
len një pushkë një plaku.
Jo,
për t’i vrarë të tjerët,
Për
t’i provue ata,ma s’paku !
./.
*qeserka e pishtole =
armë të vjetra,të para një shekulli
(Subjektin e kësaj
vjershe,e kam marrë nga bisedat me plakun 90 vjeçarë,
Murat Beka,i Begajve të
Gashit, në vitin 2003).
-----------------
3. TË GJITHË PLEQËVE
Ju,
ecni ngadalë nëpër trotuare,
Të
mençur si koha, të menduar,
Nuk
është e rëndë trokama e bastunit,
Gjithkush
nga ne, ka për ta provuar.
Nuk
bën dallime, ky ligj i natyrës,
Çdo
gjë që lind, ka edhe vjetrim
Nuk
duhet trembur kurr nga pleqëria,
Ajo,
le të vijë, me nder e me gëzim.
Nuk
ka rëndësi sa vite mbushe,
Ecën
ngadalë a mbahesh me bastun,
Me
një fjalë të mirë, që kujtohesh nesër,
I
ri do mbetesh, gjithmonë e gjithkund.
./.
Tiranë, 1975
--------------------
4. GRUAJA…
- Gruas time, Sabrinës –
- Flete ditari, në 40
vjetorin e martesës, shtator 2008 –
Mbas
40 vjetësh martesë,
4
dekada, luftë–ndryshim!
Gjithsesi,
gruaja ime, Sabrina, *
(Jo,
thjeshtë, për kortezi),
E
meriton një falënderim.
…!
Të
mos shohim, aq shumë nga gruaja,
Që
të të ndihmojë, (kushedi!) në jetë,
Ka
bërë boll, kur nuk bahet pengesë,
…E
meriton emrin: –grua e vërtetë!
./.
* Në Amerikë, emri
Sabrina, është shumë i përhapur ndër femra.
Kështu, po e thërrasin,
të gjithë, dhe gruan time Sabrien, (pra,
Sabrina!)
------------------
5. PARAJSA
-Telefonatë …, për Vitin
e Ri, 2012-
Noemi,
këtë Vit të Ri,
Ka
dashur, dhe e festoj,
Në
Shëngjin, në Shqipëri.
Nga
atje, (e kënaqur),
Gjyshërit
në USA telefono,
Ku
krahas urimit, edhe i qorto!:
-Gëzuar-gëzuar!
Pse
nuk erdhët?
Tek
shtëpia jonë, në Shëngjin?
-…!
Këtu,
është vet-Parajsa,
Të
lutëm më besoni,
…Ooo
shpirti im!
./.
----------------
6. GURBETIT
Gurbet,
Kush
të shpiki?
Që,
na re’ për hise,
Edhe
ne’ ?!
…!
Me
siguri,
Njerëzit,
pa atdhe’!
./.
-----------------
(Ekskluzivisht, për ZemraShqiptare, nga NJ,USA, shkurt 2012)
_________________
DISA
NGA NGUSHELLIMET E SHUMTA PER NDARJEN NGA JETA TE SABRIES
Sabrie
Lushaj qofte e paharruar!
Skender Bucpapaj,
Elida Bucpapaj
I
dashur Zeqir!
Me
hidhërim të madh e morëm lajmin e papritur për ndarjen nga jeta të zonjës suaj Sabrie Lushaj!
Zoti
ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe!
Ju
shprehim ngushëllimet tona ty, Lulzimit, Noemit, gjithë familjes, miqve, të
afërmve tuaj!
Sabrie
Lushaj qoftë e paharruar! Pastë dritën dhe paqen e përjetshme në Parajsë.
------------------
Në
vend të përkujtimit
Sejdi BERISHA:
PESHA
E DHEMBJES DHE E KRENARISË NUK MATET VETËM ME VDEKJEN
I
nderuari, z. Zeqir Lushaj,
Me
hidhërim mora lajmin për vdekjen e bashkëshortes tuaj, znj. Sabrije, dhe
menjëherë më doli para sysh ajo madhështia e saj prej njeriut të madh dhe të
ndershëm, prej një femre, prej një nëne, prej një bashkëshorteje, e cila sa
herë që kemi kthyer tek shtëpia e juaj, me mikpritjen e saj të paparë çdo gjë e
bënte të lumtur, të ngrohtë, hyjnore dhe
njerëzore.
Nuk
e harroj dot drekën që na shtronte me të gjitha të mirat, dhe shërbimin e saj,
që secili prej nesh, shokëve të tu ta ndjenim veten të lirë. Të gjitha këto
ishin ato reflektimet e një njeriu të madh, e një njeriu që ia shton namin
familjes, që ia rritë madhështinë familjes dhe juve, z. Zeqir Lushaj, që edhe
mikpritja dhe bujaria juaj dhe e saj gërshetoheshin, dhe nga kjo krijonin
kopsht me lule të jetës dhe të lumturisë.
Ishte
një zonjë e vërtetë, e që tash, çdo gjë ka gjurmën, fytyrën, frymën, mikpritjen
dhe gjithsesi dritën e zonjës së shtëpisë. E di, se prej sot të mungon shoku i
jetës, por e di edhe një gjë se vepra dhe madhështia e saj përjetë ka për të
mbetur si lapidar lumturie dhe krenarie, që do të shoqërojë kudo, bile edhe në
shokëve tuaj, e që unë ikjen e saj nga kjo jetë aq me dhembje shpirti e ndjeva.
Prandaj,
jeta dhe vepra e znj. Sabrije, le të jetë si ujë i freskët dhe si oksigjen, që
do të bëjnë të fortë e krenar.
z.
Zeqir,
Pranoni
ngushëllimet e mia dhe të familjes sime për shokun e jetës, dhe se sa herë që
të kthej tek ju(nëse kthej ndonjëherë), çdo gjë do të më duket e zbrazet dhe e
shurdhet pa atë zonjë shtëpie, e cila ia ngriti respektin dhe namin familjes me
veprën dhe urtësinë e punën e saj...
Me
respekt, Sejdi BERISHA
Pejë,
e martë 15 shtator 2020
-------------------
SABRIE
LUSHAJ KISHTE UNIVERSITETIN E JETES
Dr Domenika Gjekmarkaj
(Kapllaj)
Nje
nder ditët me te dhimbeshmet te jetes sime kjo e sotmja, do te mbetit gjithmone
e tille. Sabria mori rrugen per ne parajse duke marre nje pjuse te zemres time
me vete e duke lane gjurme te hidhura ne te... Sabria pati nje Universitet
shumë interesting, ndryshe nga te tjeret, qe quhet , Universiteti i jetes, por
qe un pata fatin te mesoj diçka prej saj. Zemre ime qan e do te qaje gjate per
të. Parajsa eshte fatlume qe e pret , por ne nuk do ta harrojme kurr per jete.
Force , kurajo e besim per ta perballuar këte dhimbje, o Zeqir Lushaj, dhimbje,
pje e se ciles jemi dhe ne, miqtë e tu të shumtë!
-Shengjin,
shtator 2020-
----------------
Shprehim
ngushellimet me te thella
Adil Fetahu, Prishtine
Me
dhembje e pikellim mora lajmin (nga doktoresha Domenika), se zonja Sabrije
paska nderrua jete.
Une
dhe Hava, dhe gjithe Familja jone, ju shprehim ngushellimet ma te thella, dhe
lutemi qe Zoti i Madherishem ta meshiroje shpirtin e te ndjeres, ndersa Ty dhe
te gjtihe familjareve t'u jep force e durim ta perballoni dhembjen.
Adili
dhe Familja
----------------
Nuk
gjej fjale me te ngushllue!
Fritz Radovani, Australi
I
dashtun Mik, bash sikur te me kishte ndrrue jete nje nga njerzit e mije fort te
dhimshem,
po
me vjen keq per kete lajm krejte te papritun per mue.
Zeqir,
paske humbe nje Njeri fort te shtrejte te jetes s' Ate!
Nuk
gjej fjale me te ngushllue! Ambelsia e Fjales Saj e ka dergue prane te
Lumnueshmit!
Asaj
i ka fale Zoti Parrizin, po Miku im paska pase fatin e keq me provue kete
dhimbje te pashoqe...
Zoti
te forcofte me perballue kete prove te madhe!
Zoti
te ruejt gjithshka ke per zemer, e te forcofte ne keto dite te veshtira!
Me
dhimbje te madhe, me zemer marr pjese prane Teje,
Fritzi.
----------------
Te
rroni e t’a kujtoni Sabrien
Prof. Dr. Kole Tahiri,
Bruksel
I
paharruar kumbara Zeqir !
Me
hidherim te thelle mesuam per humjen tuaj aq te rende, sa pesha e bjeshkeve
tona. Te rroni e t’a kujtoni Sabrijen, ate zonje te rende qe ka sjellur, aq
lumturi ne familjen tuaj ! Me jeten, sjelljen, qendrimet dhe marredheniet e
veta, aq humane, ajo do te mbetet e paha-rruar ne mendjet dhe zemrat e atyre qe
e kane njohur. Perpiqemi te kuptojme, se dhimbja juaj eshte ne kufijte e se pa
durueshmes. Por, jeta gjithesesi vashdon, ashtu sic ka vazhduar prej shekujsh.
Kujto, se sa vuajtje, humje, vdekje etj. te kesaj natyre kane kaluar prinderit
tane. Madje pa nxjerr lot, perpara te tjerve.Te sjell ne mendje. se babaj im,
ndjese paste ka humbur nga stuhia verore papritmas vellain, ne moshen 22
vjecare, ndare oroku i nuses per ne muajin shtator te atij viti. Si dhe kushurin ne moshen 27 cjecare duke lene nusen
veje me dy jetima. Per me teper, ne vitin 1961 pat humbur djalin, ne moshen 15
vjecare aksidentuar me bombe te mbetur nga lufta. E megji-thate pat gjetur
forca e pat qendruar. Ne vite pat rritur tri pal femije, ne dy shtepi dhe e ka
mbyllur jete tek une ne Bajram Curr. Ai nga natyra ka qene shume i forte. Por
edhe jeta e kishte mesuar qe mos te mirrej e vajtonte te kaluaren, po te
punonte erreterr pa pushim. Ne pune, pa u marre shume me te kaluaren kishte
gjetur qetesine shpirteror dhe ne mesonim prej tij. Shembujt jetesor jane per
te me-suar prej tyre. Dimri sado i gjate mbaron dhe e zevendson pranvera. Dhe
ky cilkel perseritet perjetesisht. Njeriu ka ardhur ne jete qe te mesoje nga te
mirat e te keqijat, te njohe diten edhe naten dhe te eci perpara.
Sapo
kisha mbaruar studimet dhe nisur punen ne Shkoder, po papritmas me njoftojne
per te vajtur ne shtepi ne Shengjergj. Vellai ne moshen 15 vjecare ishte
vetehehur ne ere me bombe. Per fat kishte qene larg shokeve me te cilet
kullosnin bagetin. Udhtova per Bajram Curr e naten per shtepi. E kishin pas
varrosur dhe me thane, se ishte demtuar, aq shume, sa nuk shihej me sy. Ja, me
ngjarje te tilla tron-ditese eshte e mbushur jeta, o burri i maleve, o djali i
atij burri qe pat kapecyer te gjitha tallazet e jetes me ndere e faqe te
bardhe. Veni mendjes e zenres nje gur te madh e qendro, si burrat e malesise.
Popu lli me ate pervojen e vet pat gjetur edhe nje mekanizem tjeter te
habitshem : «Thuhej, ne rast fatkeqesish, se dhimta e burrit asht, si dhimta e
bryllit qe dhem shume po kalon shpejt. Ti, a je bir i denje i atyre aneve kreshnike,
a po jo ! ? Edhe njehere ngushllime !
Pran
jush me mendje e zemer. Kole Tahiri me bashkeshorten Ollga dhe femijte tane,
Bruksel,
---------------
Sabria
ka lene prapa gjithcka te mire qe do ta kujtoni pergjithmone
Sokol Necaj, USA
Me
hidherim te madh mesuam vdekjen e parakohshme te Sabries se dashur!
Ju
shprehim ngushellimet me te sinqerta per kete humbje te madhe. Shpirti fisnik i
Sabries pushofte ne paqe!
Prinderit
e mij kane ndjenjat me te thella vellazerore ndaj Sabries dhe juve i dashur
Zeqir. Kurre nuk kam degjuar te flitet aq me pasion dhe dashuri sa flasin ata
te dy per ju te dy, por veçanerisht Sabrien. Jeta eshte me te papritura dhe
here pas here tragjedi te tilla na zene deren.
Por kam shume besim se karakteri juaj i forte, dashuria dhe respekti qe
keni per Sabrien nuk do tu lere te bini ne merzitje e deshperim te madh. Sabria
ka lene prapa gjithcka te mire qe do ta kujtoni pergjithmone.
Me
shume respekt dhe keqardhje ne kete dite teper te veshtire per ju,
Sokol
Necaj
-------------------
Me
pikëllim të madh e morëm lajmin ...
Demir Krasniqi, Gjilan-
Kosove
Shumë
i nderuari dhe i respektuari vëlla i shtrenjtë Zeqir Lushaj !
Me
pikëllim të madh e morëm lajmin e hidhur për vdekjen e bashkëshortës Suaj
Sabrie Lushaj !
Në
emrin tim përsonal dhe në emër të mbarë familjes sime , Ju lutëmi që t'i
pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta, si Ti, ashtu dhe mbarë familja e juaj
Lushaj!
Ne
i lutëmi të madhit Zot, që atë ta shpërblejë në amshim , tokë të lehtë dhe
xhenet , kurse Juve të gjithëve t'ua jap
durimin dhe gajretin !
Në
emër të Zotit , Ju ngushëllon Demir Krasniqi me familjen e vet nga Gjilani i
Kosovës !
-------------------
Sabria ne 62 vjetorin e lindjes , në NJ, USA
Mbesa Noemi ka ardh nga Zyrihi të jete pranë nanës Sabrie në castet e fundit të
jetes se saj.
Shumëçka në këtë përshendetje të fundit të Sabries nga ballkoni i shtepise së saj të pushimit në Shengjin.
Në një status të Zeqirit në WhatsApp këto ditë shkruhej: "po oxhakut në
oborr, moj Sabrie, çka me i thanë tash!?".
Shtator 2020