E premte, 26.04.2024, 05:37 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Logjika partizane e të menduarit

E shtune, 09.05.2020, 04:54 PM


Blerim Latifi:

Logjika partizane e të menduarit: çdo gjë që bën prijësi ynë ështe e drejtë dhe po ndodhi të mos jetë e drejtë është e justifikueshme; çdo gjë që bën prijësi i atyre është e gabuar dhe po bëri diçka të drejtë, ajo është ose e parëndësishme ose meritë e vjedhur. Bota e logjikës partizane të të menduarit është bota para zbulimit të aparatit fotografik me ngjyra; është bota bardh e zi. Ajo mirëmbahet nga dy lloj njerëzish: besimtarët e verbër dhe mercenarët e prijësit.

________

75 vite më parë Gjermania ishte sinonim për të keqën radikale. Sot Gjermania është emri i shpresës për njerëzit që duan t'u shpëtojnë mizorive të luftërave, të skamjes e dëshpërimit. Është i vetmi komb që ka ndërtuar institucionin moral të përuljes para viktimave të shkaktuara në emër të tij. Ëndrra e filozofëve të Idealizmit gjerman për Berlinin si vatër e lirisë, tanimë duket e përmbushur. "Pema e lirisë", e mbjellur nga Holderlini, Schellingu dhe Hegeli, më shumë se dy shekuj më parë, tash jep fryte për të gjithë njerëzit që besojnë tek liria.

________

Vuçiq: "Unë s’e nënshkruaj njohjen e Kosovës, serbët le të gjejnë një president tjetër".

Nëse e ka thënë këtë për arsye se synon ta mbaj për vete kartën e Kosovës në zgjedhjet e afërta në Serbi, puna ndryshon.

Por, nëse vërtet mendon kështu, atëherë krejt diskursi i kohëve të fundit mbi marrëveshjen finale me Serbinë është një broçkull e madhe.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora