Kulturë
Gjon Keka: Ideologjia dhe shkatërrimtarët
E shtune, 24.08.2013, 10:00 PM
Ideologjia dhe shkatërrimtarët
Nga Gjon KEKA
Ardhja e
pushtuesit barbar osman në kontinentin tonë solli me vete edhe ideologjinë e
tyre të islamit politik, fanatizmin dhe urrejtjen. Madje këta barbarë
shkatërruan monumentet e shkencës, artit dhe të kulturës dhe e futën vendin në
kolaps dhe primitivizëm.
Ishte
pikërisht ideologjia islamiko-politike qe i kishte mbyllur hapësirën shqiptarëve
për të lëvruar në fushën e dijes dhe arsimimit, por edhe ne fushën e kulturës
dhe identitetit kombëtar, Pra ishte kjo ideologji që i la shqiptarët në
errësirën e madhe aty ku i kishte futur perandoria barbare osmane. Prandaj
nisur nga kjo mund të them se islami politik ka në vetvete natyrën barbare dhe
atë të brutalitetit jonjerëzor. Ambicia demoniake e perandorisë barbare osmane
ishte identike me atë të ideologjisë islamike, madje ajo e kishte ideologjinë
islamike mjetin kryesor të mbjelljes së saj aty ku i pushtonte popujt. Në
momentin që ra kjo perandori u pa tepër qartë se si ra edhe petku i kësaj
ambicie ideologjike, por mbetjet që ajo la vazhduan me ushqimin e tyre me këtë
ideologji deri sa një ditë kur do të shohim se si do të bie ashtu si ra më parë
ajo në pragun e fatalizmit islamik-politik.
Problemi
që solli perandoria osmane me sjelljen edhe të ideologjisë së saj islamike
ishte i këtillë, sepse ata e konsideron veten si të vetëmjaftueshëm, të
përsosur ndërsa të gjithë që nuk i takojnë kësaj ideologjie janë mëkatarë, apo
siç i quanin (Gjaurr) ofendim tepër i madh një krahasim në mes të qenit dhe
derrit. Por arroganca dhe errësira e tyre ideologjike shpërndahej nga njerëz me
nivel tepër të ulët të arsimit madje edhe me analfabetë, dhe e mbushur me
gënjeshtra dhe budallallëqe e iluzione.
Kjo si më
parë edhe tani zbulon humnerën e thellë të arrogances, neveritjes dhe fatalizmit
që barte me vete kjo ideologji politike. Ky krahasim që bënin sulltanët me
vezirët e tij duke gjykuar sipas ideologjisë së tyre të islamit politik shihej
atëherë, por shihet edhe sot si një mendjemadhësi, një arrogancë dhe mjerim
shpirtëror e moral, ja kjo edhe sot shihet si një gjuhë e ashpër e mendimit të
kalbur të ideologëve të saj edhe në Kosovë dhe në disa pjesë të trojeve tona
arbërore. Mund të nënvizoj një gjë se është pikërisht ky gjykim, kjo
“vetëmjaftueshmëri absurde” dhe “përsosmëri e rrejshme” e tyre ka shfaqur edhe
në ditët tona konfliktin Lindje-Perëndim si dy botë shpirtërore të papajtueshme,
pra si një pengesë në marrëdhëniet e këtyre dy botëve të ndryshme.
Pra është
kjo që na tregon tepër qartë se kjo ideologji që sollën barbarët osman është e
çyndyrosur dhe derë e humbjes kombëtare e shpirtërore për kombin tonë arbëror
europian.
Sepse
thelbi i barbarizmit është islami politik, që gërryen nga brenda kombet dhe i
futë ata në errësirën e tyre ideologjike që nga koha e mbjelljes së saj.
Vetë
Sulltani kur pushtoi kombin tonë arbëror pas vdekjes së Gjergj Kastriotit duke
urdhëruar rrënimin e tërë vendit dhe vrasjen e shumicës së popullatës shprehej
kështu, ” çdo mysliman është i lindur për të urryer të pafetë dhe t’i
konsideroj ata si armiq të tyre”
Ndërsa
disa nga xhuxhët dhe maxhuxhët e sotëm të kësaj ideologjie në Kosovë duan të
hyjnë në një betejë të pamundshme dhe që tani mund të them se e kanë të humbur,
pra të shndërrimit apo futjen e këtij vendi me kulturë europiane nën krahët e
këtij përbindëshi ideologjik sulltanist duke i dhënë imazh islamik vendit.
Pra duan
këta xhuxhë dhe maxhuxhë të fusin popullin shqiptar brenda kushteve politike
barbare, të traditës së tyre, sociale, përtacisë dhe primitivizmit ideologjik
aziatik.Duke u munduar që vendin ta ideologjizojn dhe varfërojnë e fusin në
krahët e fatalizmit të tyre ideologjik.
Këta
xhuxhë dhe maxhuxhë nuk e dinë se nuk mund ta fusin popullin tonë të lashtë
shqiptar europian në errësirën e mendjes së tyre dhe ta veshin me ideologjinë e
saj, duke i ndaluar apo shqelmuar edukimin e përgjithshëm kombëtar e arsimor, pastaj
traditën arbërore, flamurin e Kastriotit, gjuhën e lashtë arbërore, kulturën
europiane, pastaj të artit, imitimit të natyrës dhe bukurisë së saj, jurispudencës
moderne, demokracisë etj.
Edhe
perandoria osmane kur zbriti në tokat tona për t’i pushtuar ato, dhe pasi i
pushtoj e i futi nën kthetrat e saj
ideologjike, niveli i arsimit ishte zero, ndërsa pasi kishte kapur
islami politik edhe karakteri kombëtar kishte filluar të dëmtohet sepse kjo
ideologji nuk njeh asnjë komb tjetër pos kombit të tyre ideologjik islamik.
Duhet
potencuar se gjatë kohës së pushtimit të kësaj perandorie dhe ideologjisë së
saj, fshatrat dhe qytetet shqiptare ishin futur në mjerim, errësirë dhe varfëri
të paparë, sepse ishte lakmia e tyre që i gërrye të gjitha, hajnia është
specialiteti thelbësor i kësaj ideologjie.
Kështu që
me pakë fjalë mund të nënvizoj se zbritja e barbarëve osman së bashku me
ideologjinë e tyre islamik-politike në kontinentin tonë të lashtë europian, respektivisht
në trojet e kombit tonë arbëror përbën, njësoj si të kishte zbritë Luciferri me
tërë shkatërrimtarët e tij.
Sigurisht
se ky shkrim imi për ata që kanë veshët dhe mendjen e sulltanëve dhe vezirëve e
renegatëve është tepër i rëndë, por të vërtetën duhet thënë gjithmonë edhe nëse
ajo dikë e shurdhon, dikë e verbon e dikë e çmend. Unë shpresoj se kombi ynë do
të marrë frymë gjithnjë nga shpirti i tij, nga gjuha e tij, kultura e tij
arbërore e lashtë .Sepse gjuha është shtylla bazë e edukimit shpirtëror e kombëtarë. Edhe ne, por të sigurte që edhe
brazat e ardhshëm do të flasin gjuhën e Aleksandërit, Pirros, Gjergj Kastriotit
etj., sepse kjo ishte gjuha e lashtë e jona, gjuha e të parëve tanë, gjuha e
përditshme e të folurit dhe të shkruarit që do të rrjedhë në breza
përgjithmonë.