Timo Mërkuri: Tre poetë - Niko Kacalidha
Poezia "Hënë mitare njëzet vjeçe" e Niko Kacalidhës shfaq një tërësi emocionesh të heroit lirik në një çast intimiteti, duke i shprehur ndjenjat me metafora dhe imazhe sa të bukura aq dhe të misterëshme. Qysh te titulli "Hënë mitare njëzet vjeçe" poeti kombinon elemente artistike dhe realiste...


























