Mendime
Arbana Xharra: Faqja e zezë, a jeni në tokë të bukës o njerëz?!
E hene, 06.05.2024, 06:58 PM
Faqja e zezë, a jeni në tokë të bukës o njerëz?!
Nga
Arbana Xharra
Ne
Tirane ne protesten pro Palestineseve mbahen pankarta qe i bejne dem ceshtjes
se Kosoves dhe kauzes sone shume vjecare per te cilen jane sakrifikuar shume
gjenerata. Te krahasohet Hamasi me UCK-ne, eshte agjende e Serbise, Rusise,
Iranit e Kines, te gjithe aleateve anti perendimor dhe kunder nesh.
Lajmin
dhe fotografine per kete proteste e pashe nga nje i ri shqiptar qe jeton ne
perendim Enis Gashi i cili po ashtu ka bere nje reagim te cilin ia vlen te
shprendahet dhe mund ta lexoni me poshte.
Izraeli:
-
shtetësia e arritur me ndihmën e fuqive perëndimore
-
i rrethuar nga një tufë arabësh armiqësor
-
u përballën me gjenocidin pikërisht përpara krijimit të shtetit të tyre
-
armiku kryesor i boshtit Rusi-Kinë-Iran-Serbi
-
ishte viktimë e terrorizmit arab me mbështetjen iraniane vitin e kaluar
-
njeh Kosovën
Kosova:
-
shtetësia e arritur me ndihmën e fuqive perëndimore
-
i rrethuar nga një tufë sllavësh jugorë armiqësorë
-
u përball me gjenocidin pikërisht përpara krijimit të shtetit tonë
-
armiku kryesor i boshtit Rusi-Kinë-Iran-Serbi
-
ishte viktimë e terrorizmit sllav jugor me mbështetjen ruse vitin e kaluar
-
njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit
Krahasimi
i UÇK-së e cila ishte një ushtri çlirimtare me organizatë terroriste si Hamasi
që kreu masaker në Tetor të vitit të kaluar është një fyerje për çështjen tonë
dhe për UÇK-në. Absolutisht e neveritshme.