Mendime
Kimete Berisha: Lavdërim marrëzisë!
E shtune, 27.04.2024, 07:55 PM
Lavdërim
marrëzisë!
Nga
Kimete Berisha
1.
Në vend se t'i shkarkojë ministrat e tij të korruptuar, Albin Kurti ka shprehur
habi me Departamentin Amerikan të Shtetit që sheh 'veç keq'.
Ka
pritur nga Amerika t'ia lëvdonte hajnat...
Çfarë
ndodhi!
-
Për ta shprehur habinë e tij Albin Kurtit i janë dashur 3 ditë.
Që
qeveria ka korrupsion 'është normale', por që kryeministri qëndron në anën e
hajnave dhe i mbron ata, nuk është normale.
-
Unë ende kujtoj se ministrat vjedhin në emrin e Albin Kurtit e jo për Albin
Kurtin, dhe mendoj se nëse Albin Kurti nuk i largon ministrat e korruptuar,
përfundon karriera e tij politike.
-
Pse përfundon?
Sepse
Albin Kurti nuk e ka asnjë kapital tjetër (nuk ka luftuar), përveç 'premtimit
për luftimin e korrupsionit'.
Është
e vetmja kartë e tij morale që Amerika dhe 'Freedom House' ia dogjën!
-
Prandaj, e vetmja rrugëdalje e tij tani është që më së pari t'ia nis luftës
kundër hajnave të qeverisë së tij.
2.
Dështimi i së kaluarës ka qenë i vetmi 'sukses' i Albin Kurtit.
-
Unë jam më pak 'i dështuar' se ata përpara meje!
-
Po, por ti s'guxon të jesh as i dyshuar!
Ty
nuk të falet korrupcioni.
Ata
të tjerët korrupcionin e 'mbulonin' me do beteja...
-
ti s'ke se si ia mbush magjen e vjedhur Rozetës;
-
s'ke si ia kthen ujin përpjetë Liburnit;
-
s'ke se si lejon që një ministreshë e paditur të vazhdojë ta shkatërrojë
arsimin - dhe një ministër i shëndetësisë që...
shko
në emergjencë shih ti se kush është ministri yt (që një maskë gjatë pandemisë e
paguante 20 euro).
3.
Domethënë, Aleksandër Vuçiq ka qenë i traumazuar me dhunën që policia e Serbisë
ka bërë ndaj grave shqiptare, dhe kur Vjosa Osmani në OKB ia ka rikujtuar
krimet dhe masakrat, Aleksandër Vuçiqit i ka ndodhur posttrauma, i janë
rikujtuar vuajtjet që ka përjetuar dikur, është dridhur, ka ripërjetuar thyerje
shpirtërore, është turpëruar dhe është ndjerë fajtor.
-
Se këto janë simptomat e postraumës.
Postraumë
përjetojnë viktimat, e që përjeton edhe xhelati postrauma, s'e dimë, sigurisht
mund të pendohet edhe vrasësi, por për t'u penduar së pari duhet ta pranojë të
vërtetën, e pasi që e pranon fajin, kërkon falje.
E
Aleksandër Vuçiq nuk e pranon të vërtetën, nuk ka kërkuar falje as për
shfarosjen e dhjetëra familjeve shqiptare, as së paku për vrasjen e fëmijëve....mos
i paça borxh, çfarë barku ka ai!
-
Nëse mendon se është vrasës, pse ti pranon të negocosh me një vrasës?
Keni
premtuar se nuk do të pranoni negociata me Serbinë pa kërkuar falje për krime!
-
Se 'kollaj' të bësh politikë me gjakun e 'huaj'.
Tregimi
shkruhet me gjakun tënd, jo me dhimbjen e huazuar.
-
Duke dashur ta sulmojë Aleksandër Vuçiqin, e ka amnistuar, sepse kjo grua nuk
ka lidhje me politikë, kjo huazon fjalë që nuk ua di kuptimin, si ajo idioma me
sherifen.
-
Sillet si pedagoge që do ta edukojë Vupiqin, e ta mbush mend.
-
Ne duam drejtësi jo 'orë pedagogjie' se kush kë po e mund me fjalë.
-
Është thjesht një grindavece, një grua konfliktuoze, që kurrë nuk e tha një
fjalë të butë e të urtë, as kurrë nuk e dëgjoi kush duke folur për paqen dhe
për të ardhmën.
-
Pse nuk inicon padi për përdhunimin e grave në luftë, por i përdorë viktimat
për llafe dhe për ambiciet e t'ua karrieriste!
E
përsëris:
Përdhunuesin
e V.K. Drejtësia e Kosovës e ka liruar nga 'faji'!
Pse?
4.
Ndoshta unë po gaboj, se Qerkinit i duket 'heroinë' veç pse presidentja tha se
'Serbia fle mbi varreza'.
Njerëzit
flenë edhe brenda varrezave, dhe durojnë deri në kiamet, po merru ti me ta dhe
ngrite një padi kundër vrasësve, e mos lyp etikë nga Serbia zyrtare sepse ty nuk
të duhet një Serbi etike!
5.
Thonë se mbi varreza është ndërtuar edhe teatri kombëtar, që sot është i lënë
shkret, i shpallur i shkatërruar (pa qenë i shkatërruar), për hir të varreve
nën të.
-
Më shumë kanë 'shpurdh' të vdekurit nën teatër se që janë ankuar aktorët e
gjallë për teatrin...
Se,
nëse ti proteston, ta marrin inat, të ekskomunikojnë, mbetesh i vetmuar, pa
pare (që domethënë, pa shokë), pa role, pa asgjë...
Krijon
armiq në vend të artit.
Është
marrëzi.
-
Por më të marrë se veten ende s'kam parë.
Armiqësohem
me të gjithë, nuk fitoj asgjë...e
kam
menduar dje në buzëmbrëmje, se nëse do të niste një luftë e re, më shumë do të
isha në rrezik nga shqiptarët, që do ta shfrytëzonin rastin...
-
Por, është një ndjesi, si rebelim, si nervozë, që nuk ma pyet logjikën.
Është
njëfarë premtimi i drejtësisë që më duhet për të mbijetuar.
Aq
fort e urrej padrejtësinë....sa që çdo ditë prishem e ndreqem me 'Zotin' (pse i
drejti vuan), e lëre më me juve që nuk ju bëj hesap.
6.
Teatrin e tij kombëtar e shkatërroi Edi Rama dhe s'u bë gjë.
-
Shqiptarët dhe Teatri.
Tubohen
5 veta në një hotel, bëjnë llaf për teatrin:
-
njëri njohës i teatrit: 'valla teatri duhet të zhvillohet;
-
tjetri njohës: 'pajtohem me parafolëson,
se kemi nevojë për teatër';
-
i treti njohës: 'nuk po i përsëris ato që u folën, dakord me gjithçka që u tha,
teatri është art elitar, prandaj nuk
duhet të presim shumë publik'.
Kalon
gati 1 orë nga debati, mbyllet debati, 'njohësit' shkojnë për t'u dehur me pare
të shtetit, dhe ky projekt (që nuk e shihni), paguhet nga taksat e popullit 100
mijë euro.
-
E teatri mbyllur me dry.
7.
Xhavit Hajdari ka treguar se ka luftuar për të fjetur në hotel Grand në
shtratin e dhomës ku ka fjetur Tito.
Kur
pas luftës populli i vajtonte humbjet, Xhavit Hajdari e realizoi ëndrrën e tij
jetësore për të fjetur në shtratin e Titos (falas).
Pse
ka qenë i magjepsur me Titon?
Si
u dashurua në të, nuk ka treguar...
se
është pasion i dhimbshëm edhe ky - të fiksohesh që të flesh 'me diktatorin'.
E
pastaj të futesh në saunë...
-
Unë mendoj se për pushtetin që ia ka dhënë vetes Xhavit Hajdari ka bërë më zi
se Tito.
Paramendoje
sikur të kishte pasur pushtet sa Tito.
8.
Një hero prej letre po krijohet edhe në Maqedoni: Ali Ahmeti.
Erion
Veliaj do t'i jap mirënjohje që Ali Ahmeti i ka bindur shqiptarët e Maqedonisë
të mos kërkojnë bashkim kombëtar dhe sidomos që nuk ia ka prishur qejfin Edi
Ramës.
-
Për t'u dukur hero i kompletuar, Ali Ahmetit po ia postojnë fotografitë me
cigare të gjata sa pushka, thuajse është pronar i fabrikës së duhanit (që
ndoshta edhe është).
-
Veç shqiptarëve u ndodh të bëhen heronj pa fitore.
Fitorja
më e madhe e BDI-së është ndaj një shqiptari tjetër.
-
Ali Ahmeti e festoi ngadhënjimin mbi një shqiptar, me tupana.
Grubi
i Ali Ahmetit tregoi se me 'strujën dhe me Ali Ahmetin nuk ka lojë se të
shkymen dritat, tha'.
(Shkymja
e dritave vlen veç për shqiptarët).
-
Derisa shqiptarët shtyhen më mëhalla, fitojnë maqedonët.
9.
Nuk është e çuditshme që shqiptarët t'i 'përzihen' njëri-tjetrit në Kosovë,
Shqipëri, Maqedoni...por, e çuditshme është se pse për shembull Menduh Thaçi
nuk mërzitet që kanë fituar maqedonët, por gëzohet që i ka fituar një grusht
vota më shumë se Taravani.
-
Ky Taravani ka premtuar se do ta lë politikën nëse nuk bëhet president.
Por
nuk e la polirikën se është është mashtrues, është rrenës....mashkull lap!
P.S.
Profesori i cili u shkarkua nga UP për shkak se ka bërë komente mbi buzëkuqin e studenteve (dukej si koleksionist
i karminëve), i kish 200 mijë euro kesh.
-
Kish thënë se nga pagat është pasuruar, por më ka shkuar mendja mos i ka fituar
duke ngjeshur...
-
Ngacmimet janë të bezdisshme. Nganjëherë komentet pozitive kanë efekt
pozitiv...por ne jemi mësuar me komente dhe vazhdojmë të marrim komente mbi
pamjen tonë në rrugë dhe kudo...!
-
Je e obliguar të dukesh bukur se të bëjnë 'horë' meshkujt në rrugë!
-
Në vitin e parë gjimnaz, një arsimtar nuk më thoshte gjë, por më shikonte, m'i
ngulte sytë veç mua, nga fillimi i orës deri në fund, thuajse në klasë isha veç
unë.
Më
shumë më nervozonte se sa që më vinte turp se po e vërenin shoqet e shokët e
klasës.
-
Një ditë i thashë nanës: Unë më nuk shkoj në shkollë se kështu...kështu!
-
Të nesërmen, nana erdhi me mua në shkollë.
Shkuam
bashkë tek drejtori.
Drejtori
na tha se arsimtari 'është i pasherr, i pamençur', se s'do të përsëritet
më...dhe na luti të mos e bëjmë të madhe se është i varfër, gjynah tha...
E
ftoi arsimtarin që ndërsy neve t'ia tërheq vërejtjen.
Arsimtari
(një djalë i ri, i hollë), tha:
-
Unë kam femra të bukura që Kimeten e mbajnë në vegën e rripit të pantallonave
(dhe e demonstroi 'pozitën time' me dorë duke e prekur vegën e rripit).
Nuk
qesha aty për aty, për të qeshur pastaj përgjithmonë.
-
Shikimi i tij ngulitës ka vazhduar, kurrë pa pushuar...nuk u ankova më, u
mësova...!
(Sikur
të më kishte pëlqyer shikimi i tij, kuptohet se nuk isha ankuar).
https://www.facebook.com/kimete.berisha