Mendime
Aurel Dasareti: A kërcejmë drejt jetës apo kërcejmë prej saj?
E diele, 21.04.2024, 07:50 PM
A kërcejmë drejt jetës apo kërcejmë prej saj?
Nga
Aurel Dasareti
Mjaftë
me grabitësit gjysmë të arsimuar marrë direkt nga rruga.
Krimineli
kryesor aktual i shtetit amë, Shqipërisë, është një përzierje e një djalli, një
shakaje dhe një tragjedie për mbarë kombin. Pa asnjë (zero) dinjitet njerëzor.
***
Nuk
jam aq i shqetësuar për t'i bërë njerëzit të më kuptojnë më. Unë besoj në
konflikt. Ka shumë kreativitet në të.
Dhe,
nëse këta sunduesit aktual janë nga politikanët më të mirë që ka Shqipëria,
atëherë të gjithë duhet të pyesim veten se sa të këqij janë të tjerët...E
tmerrshme!
Këta
banditë janë të frikësuar nga humbja e "pushtetit dhe kontrollit".
Është një nga “flamujt e kuq” të një psikopati.
Nëse
pas kësaj ligësie gjithëpërfshirëse që ndodhë në trojet pellazge-ilire ke besim
te politikanët shqipfolës (me përjashtime nderi), je thjesht një budalla.
Kjo
është një përmbledhje e mirë e gjendjes së punëve në politikën shqiptare.
Kualifikimet do të thotë pak ose aspak, libri partiak dhe farefisnia do të
thotë gjithçka. Kuvendi dhe qeveria duhet të pasqyrojnë disi popullsinë? A nuk
duhet t'i lihet qeverisja e vendit më të kualifikuarve - profesionalisht dhe
personalisht - dhe jo kundërshtuesve, gjysmë-analfabetëve, hajdutëve, vasalëve,
spiunëve, kriminelëve?
Për
fat të mirë, ne kemi disa media shqiptare të lira në mbarë botën, të themeluara
nga disa patriotë shqiptarë që përshkruajnë realitetin në mbarë botën,
përfshirë edhe atë në Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovën Lindore, Mal të Zi...
Tash
e tutje, kërkesa për ministrat duhet të jetë të kenë kryer shkollën fillore,
dhe të paktën 10 vjet në punë praktike, duke përfshirë edhe mësimin e
mirësjelljes, se gënjeshtra ka gjithmonë pasoja etj.
Nëse
ata kanë ndonjë aftësi në të folur, atëherë shumica dërrmuese e tyre do të jenë
në gjendje të bëjnë shumë më mirë se ky grup përfundimisht i madh i krijuesve
të shkatërrimit që kanë sunduar dhe plaçkitur për një kohë të gjatë dhe janë
bërë miliarderë, kështu që kanë mundësi t`i mbjellin edhe flokët...
Mendoni
se sa mund të ishin zbuluar në sektorin publik, elitën, policinë etj., do të
kishin qenë në burg nëse të gjitha mediumet të kishin bërë punën e tyre, në
vend që të bashkëpunonin realisht me këta kriminelë të korruptuar dhe në disa
raste bisha të rrezikshëm, sepse po të kontaktosh me median e ligët do të
përballesh me një ngurrim të dhunshëm.
Të
gjithë ata që qeverisin janë të korruptuar (me përjashtim qeverisë së Kosovës;
por në Kosovë opozita është e korruptuar dhe antikombëtare). Ata janë më të
rrezikshmit e vendit.
I
gjithë peizazhi politik përbëhet nga politikanë të pakualifikuar. Ka qenë
kështu për shumë vite dhe është përkeqësuar në mënyrë dramatike me kalimin e
viteve.
PS:
Letrën e shkrova brenda 15 minutave. Jam në punë dhe i shfrytëzova këto minuta
të pushimit.
Përshëndetje
të veçantë themeluesve të portaleve (gazetave) kombëtare që i botojnë letrat e
mia: https://www.botasot.info/, https://www.voal.ch/, https://www.zemrashqiptare.net/Zemra.html
https://www.drini.us/
Kalofshi
mirë. Respekt për ju, Aurel Dasareti