Mendime
Florim Zeqa: Hajnia e politikaneve sikurse "Stafeta e Titos"!
E enjte, 11.04.2024, 07:53 PM
Hajnia e politikaneve sikurse "Stafeta e Titos"!
Shkruan:
Florim Zeqa
E
themë me modesti, se përpara shumkujt që është bërë deputet, ministër,
kryeministër apo president e kam pasur ofertën dhe mundësinë që të bëhem pjesë
e pushteteve të deritanishme në Kosovën e pas luftës, por e kam preferuar t'i
qëndroj besnik idealit dhe përkushtimit tim jetësorë, i të qenurit në shërbim
të qytetarëve të vendit tim dhe jo servil i pushtetarëve, për ta thënë të
vërtetën lakuriqe ashtu siq është dhe jo të kamufluar me flamuj partiak apo
ideologjik.
Ndërgjegja e pastër,
pasuria më e madhe e njeriut
I
falenderohem zotit dhe edukatës së prindërve të mi që nuk e kam në shpirtë
lakminë, urrejtjen dhe as xhelozinë, por e kam në shpirtë dashurinë dhe
respektin, besnikërinë dhe guximin për t'u përballë me secilin duke ia thënë të
vërtetën në sy.
Lumturinë
në jetën time e ndjejë nga të arriturat dhe sukseset me djersën e ballit dhe
asnjëherë nuk e ëndërroj të pasurohem mbi kurrizin apo fatkeqësinë e tjetrit.
Asnjëherë
dhe në asnjë kohë nuk kam vrapuar pas posteve dhe e privilegjeve, por kam
vrapuar pa u ndalur edhe në kohërat më të vështira për interesat e popullit dhe
vendit tim të shenjt.
Sikurse
që nuk kam vrapuar pas pushtetarëve të vjetër nuk do të vrapoj as pas këtyre të
rinjëve. Ashtu siq i kam mbajtur në thumb të kritikës pushtetarët e kaluar do i
mbajë në shënjestër edhe pushtetarët e rinj. Sa herë që punojnë për të mirën e
shtetit dhe qytetarëve do ta kenë mbështetjen time të parezervë, porqë sa herë
e bëjnë të kundërtën nuk do t'i kursej me vërejtje dhe kritika të shëndosha
derisa të përmirësohen!
Nuk
ka pasuri më të madhe në këtë botë sesa ndërgjegja e pastër. Pasuria më e madhe
në jetën e njeriut është pastërtia shpirtërore.
Pushtetet
shkojnë e vijnë, ndërsa partitë, njëra ngritet e tjetra bie, por ekzistenca dhe
forcimi i shtetit i mbanë gjallë shpresat, kurse zhvillimi ekonomik dhe
mirëqenja e ngrisin vetëdijen qytetare.
Nuk
ka dhe nuk mund të ketë pushtet që i përmbush të gjitha pritjet e qytetarëve,
sikurse që nuk ka pushtet që i zhgënjen të gjithë!
Zhvillimet
e gjithmbarshme në vend nuk shiqohen me syze "bardh e zi", por me e
objektivin e mendjes së kthjellt, me logjikën e shëndoshë dhe paanësinë
partiake.
Kur bukuria dhe paraja e
mjegullojnë intelektin e njeriut, humbet arsyeja e veprimit dhe logjika e të
menduarit pozitiv
Nuk
ishin të gjithë politikan të këqinjë në pushtetet e kaluara, por disave prej
tyre ua turbulloj mendjen lakmia pas gjërave të bukura, pas pasurimit, kënaqjes
së egos dhe epsheve hormonale.
Shpresuam
shumë që pushtetarët e rinj nuk do t'i prishë lakmia për pasurim dhe nuk do të
ndikohen nga epshet e brendshme shpirtëore.
Shpresuam
që pushtetarët e rinjë nuk do t’i prekë “virusi” i korrupsionit dhe nepotizmit.
Por,
për fatin e keq të vendit dhe qytetarëve, edhe këta të “rinjët” e ndjekën të
njëjtën rrugë të paraëndësve të tyre!
Hajnia
për politikanët kosovarë është bërë sindromë e pashërueshme, është bërë sikurse
“Stafeta e Titos”, duke e bartur hajninë nga njëra qeveri tek tjetra derisa ta zhbëjnë
çdo gjë mbi këtë tokë të bekuar dardane!
Ndryshimi
nuk arrihet asnjëherë me riciklimin e figurave politike, por me ndryshimin e
çasjes së qytetarëve ndaj shtetit.
Mentalitetin
e marrjes nga shteti duhet ta kthejmë në mentalitetin e dhënjes gjithçka për
shtetin, ashtu siq e kishim ne veprimtarët e viteve të '90-ta, ku secili prej
nesh bënim garë se cili po bëjmë më shumë duke dhënë gjithçka nga vetja pa
marrë asgjë prej shtetit në embrion.
Analisti
i mirë asnjëherë nuk bie pre e lakmisë, por i ngjanë një shigjetari në maje të
bjeshkës, që godet pamëshirshëm secilin që e devijon rrugën e drejtë të
shtetndërtimit!