Mendime
Florim Zeqa: Anëtarësimi me bisht i Kosovës në KiE!
E shtune, 20.04.2024, 07:50 PM
Anëtarësimi me bisht i Kosovës në KiE!
Shkruan:
Florim Zeqa
S’ka
dyshim se klasa politike në pushtet dhe opozitë po kanë dëshirë t’i marrin
meritat e tyre për votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Por një gjë duhet ta dijnë të gjithë akterët e politikës, me tepër se meritë e
klasës politike në pushtet dhe opozitë, janë rrethanat e krijuara
ndërkombëtare. Si argument i kësaj është fakti, se në rrethana normale një
shtet nën sanksione ekonomike të BE-së, as që do të merrej në konsideratë nga
Këshilli i Evropës!
Dihet çmimi i
anëtarësimit në Kosovës në Këshillin e Evropës
Paraprakisht
marrjes së pëlqimit për votim në Këshillin e Evropës, ‘Qeveria e Kosovës’ e
pranojë urdhërin për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dhënjen e
24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit dhe zotimet e shkruara në letër për
themelizmin e Asociacionit të Komunave Serbe në Veri apo siq e parapelqente ta
quanete “Zajendinica” kryeministri aktualë në kohën gjersa ishte në opozitë!
Madje
LVV nëntë vite më parë, në vitin 2015 për të kundërshtuar “Zajednicën”
organizioj peticion dhe i mblodhi rreth 200 mijë nënshkrime të qytetarëve, i
vuri flakën ndërtesës së qeverisë dhe e kontaminoi sallën e Parlamentit me gazë
lotësjellës dhe mjete tjera piroteknike!
Por
tani, i njëjti subjekt dhe i njëjti lider partiakë në cilësinë e kryeministrit
të vendit, po i pranon të gjitha një nga një, madje shkojë edhe përtej kësaj
duke i fuqizuar me kompetenca të zgjeruara dhe territor Kishat dhe Manastiret
serbe në Kosovë.
Letra dërguar Dora
Bakoyannis thikë me dy teha për Kosovën
Letra
që tre krerët e shtetit, Osmani, Kurti e Konjufca, ia kanë dërguar raportueses
së Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis nuk është formalitet, siç e quan
pushteti, sepse gama e zotimeve në atë letër është shumë e gjerë dhe gjatë, e
cila përfshinë obligime të qarta ndërkombëtare.
Përmes
asaj letre tre liderët shtetërorë zotohen se do të zbatojnë të gjitha nenet e
marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, me thekse të veçantë Asociacionin.
E
keqja tjetër e madhe e zotimeve të tyre është se në letër është shkruar se “do
të përmbahen nga përdorimi i Policisë Speciale në veri të Kosovës për detyra të
zakonshme policore e të sigurohen se ato dislokohen vetëm në rast nevoje”.
Po
ashtu në letër tre liderët shtetërorë zotohen për shpronësimet në veri, për
mbrojtjen e pronave të Kishës Ortodokse serbe, për integrimin e pakicave, për
gjuhët e tyre, shkollimin tekstet me planprograme të Serbisë e kështu me radhë!
E
keqja nuk përfundon më kaq, liderët shtetërorë janë zotuar që do ta bëjnë të detyrueshëm
për nxënësit shumicë shqiptarë mësimin e gjuhëve të pakicave nëpër shkolla
(promovimi i mësimdhënies së gjuhëve jo-shumicë në shkolla), duke aluduar në
gjuhën serbe, si gjuhë e obligueshme në shkollat shqipe!
Pa
asnjë dyshim, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i
rëndësishëm drejt integrimit në BE, por është e habitshme se si liderët
institucionalë të Kosovës, deri më tani i kanë shpërfillur të njëjtat kërkesa
nga nivele shumë të larta, siq janë SHBA dhe BE, ku shkaku i atyre refuzimeve
sot jemi nën sanksione ekonomike dhe në marrëdhënie të acaruara me SHBA-në e
BE-në, ku këto dy të fundit na kanë detyruar t’i përsërisim zgjedhjet në veri,
të merremi me dinarin në procesin e dialogut me Serbinë e kështu më radhë deri
në katandisje përfundimtare shtetërore!