E enjte, 25.07.2024, 07:30 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Gabim pas gabimi deri tek humbja përfundimtare!

E hene, 08.04.2024, 07:22 PM


Gabim pas gabimi deri tek humbja përfundimtare!

Shkruan: Florim Zeqa

Edhe pse Vuçiqi nuk po i zbaton marrëveshjet e Brukselit dhe aneks marrëveshjen e Ohrit, presioni po i bëhet në mënyrë të njëanshme Kosovës dhe jo vetëm kaq, neve po na rëndojnë mbi supe edhe masat ekonomike të vendosura padrejtësisht nga BE-ja!

Gatishmëria e Kurtit për pranim dhe moszbatimi i marrëveshjeve nga Vuçiqi

Në vend që BE-ja ta ndëshkojë Serbinë për moszbatim të planit franko-gjerman dhe marrëveshjes së Ohrit, ajo po vazhdon ta mbajë nën sanksione ekonomike Kosovën!

Po ndodhë pikërisht kështu edhe për shkak të qasjes së gabuar të Kosovës në raport me dialogun politik.

Rrëshqitja e kohpaskohshme e Kosovës nga dialogu politik në atë teknik, siq ishte rasti për targat dhe së fundmi edhe për dinarin, i shkuan për shtati Serbisë, e cila po e saboton dialogun nën justifikimin e gjërave teknike, të cilat pas marrëveshjes përfundimtare do të zgjidheshin pa asnjë vështirësi nga institucionet e Kosovës.

Përsëritja e gabimeve në dialog po i kushton Kosovës. Në vend që politika shtetërore të përqendrohej në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, po ngritë çështje të reja, siq është puna e dinarit serb.

Çfarë të mire i solli Kosovës ngritja e çështjes së dinarit serb?!

Përgjigja është asgjë, përveq shpërqendrimit nga temat madhore, humbje kohe dhe terreni politik, duke e rrezikuar anëtarësimin e Kosovës në KiE!

Në vend që të zhvillohen bisedime për përmbylljen e marrëveshjeve paraprake deri tek marrëveshja e Ohrit, po zhvillohen raunde të kota të bisedimeve rreth qarkullimit të dinarit serb në Kosovë!

Fillimi i gabuar dhe vazhdimi i gabuar i dialogut

Problematizimi i panevojshëm i dinarit serb, e ka ç’orjentuar totalisht Kosovën nga temat madhore në tema minore teknike nga të cilat po përfiton Serbia e cila tani po e konsideron dinarin serb në Kosovë si çështje të interesit nacianal, e cila po e konsideron Bankën Kombëtare të Serbisë institucion monetar e jo BQK-në!

Kur është në pyetje qarkullimi i dinarit serb si mjet pagese në Kosovë, Serbia i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së!

Fillimi i gabuar i bisedimeve me Serbinë në vitin 2011 pa kushtin themeltar që kjo e fundit ta parnojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka bërë që Serbia në bisedimet e Brukselit, Vjenës e Parisit, Berlinit e Washingtonit ta trajtojë Kosovën si pjesë integrale të saj, e cila ende figuron në preambulën e kushtetutes serbe!

Mbetët i dhimbshëm fakti që BE-ja dhe SHBA-të asnjëherë nuk i kërkuan Serbisë që ta heqë Kosovën nga premabula e saj. Për më keq se kaq, edhe përkundër njohjes së Kosovës nga 117 shtetet të botës, nuk u inicua nga asnjë shtet evro-perëndimor miratimi i një Rezolute të re në KS të OKB-së, e cila do ta bënte të pavlershme Rezolutën 1244!

Vargu i gabimeve të politikës kosovare në dialogun e Brukselit është i gjatë dhe i pambarim nga njëra qeveri tek tjetra. Gabimet ndodhën dhe po ndodhin shkaku i mungesës së një politike të mirëfilltë shtetërore, por edhe si pasojë e moskoordinimit të faktorit politik shqiptar në Ballkan.

Urojmë që politikanët tonë të këndellen “5 minuta pasa orës 12”, t’i lënë inatet personale dhe interesat partiake, për t’iu kthyer interesit shtetërorë me moton ‘Të gjithë në rimëkëmbje ekonomike dhe mbrojtje të shtetit’, në të kundërtën na pret humbja e madhe dhe përfundimtare, nga e cila më e dhimbshmja është zbrazja totale e shtetit nga shqiptarët!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora