Mendime
Enver Bytyçi: E vërteta e Shqipërisë në NATO!
E premte, 05.04.2024, 07:58 PM
E
vërteta e Shqipërisë në NATO!
Nga
Enver Bytyçi
U
bënë 15 vite nga dita e prënimit të Shqipërisë në Aleancën më të madhe politike
dhe ushtarake në historinë e botës, NATO! Një vend dhe një popull që kurrë nuk
e kishin ëndërruar të zinin vend në këtë aleancë përkrah aleatëve tanë më të
mëdhenj, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë,
Francës, Italisë, Turqisë, Greqisë dhe vendeve të tjera anëtare të kësaj
aleance.
Pranimi
në NATO i Shqipërisë ishte produkt i krijimit të besimit! Ishte jo vetëm
interes gjepolitik e strategjilk, por edhe çeshtje e plotësimit të standardeve.
Askush, askujt nuk i jep diçka, qoftë dhe një stilolaps, nëse mes partnerëve
nuk ka besim! Ndërkohë Shqipërisë nuk po i jepej ndonjë gjë e zakonshme. Më 5
prill 2009 asaj iu dha vendi i nderit në mesin e gati 30 vendeve më të
zhvilluara të globit tokësor! Madje me të drerjtë vetoje. Me të drejtën që të
vendosë vetë ajo për interesat jetike të vendit të saj. Kjo është NATO! Një
organizatë politike dhe ushtarake që respekton vendimmarrjen e vendeve të
vogla. Ky është gjithashtu asset besueshmërie për Shqipërinë.
Shqipëria
u ftua për pranim në NATO vetëm dy javë pasi ndodhi ngjarja e Gërdecit, aq
shumë e përfolur dhe e keqpërdorur nga pushteti i sotëm dhe opozita e
atëherëshme për ta penguar pranimin në NATO të saj. Kjo e vërtetë zbardhet
lehtësisht edhe sikur një studiues t’i referohet medieve të kohës. Pa patur
nevojën e verfikimit të dokumenteve të padeklasifikuara.
Shqipëria
u pranua në NATO për shkak të plotësimit të kritereve të pranimit dhe aspak për
shkak të nevojës gjeopolitike, siç e interpretojnë relativizuesit shqiptarë.
Nëse do duhej të pranohej një vend në këtë organizatë për shkaqe të
gjeopolitikës, ai vend do të ishte Maqedonia. Por jo. Shqipëria u bë anëtare e
Aleancës së Atlantikut në ditën e 60 vjetorit të NATO-s. Ndërsa NATO kishte
bombarduar Serbinë e çliruar Kosovën në kohën e kremtimit të 50 vjetorit të
saj!
NATO
është e shenjtë. Eshtë njëkohësiht shenjtëria e sigurisë së shtetit dhe kombit
shqiptar. Si rezultat, Shqipëria sot është në NATO dhe vetë NATO është në
Shqipëri e qebesa edhe në Kosovë! Kjo është mrekullia e anëtarësimit në
Aleancë. Zanafilla e kësaj politike dhe strategjie ze në kohën kur Partia
demokratike dhe lideri i saj, Sali Berisha, shpallën qysh në vitn 1991
objektivin e anëtarësimit në NATO të Shqipërisë. Ishte koha kur Partia
Socialiste vazhdonte të artikulonte leksione e programe armiqësie me NATO-n. Më
pas, ky projekt u konkretizua kur qeveria e demokratëve dhe lideri Berisha
kërkuan të parët në Lindjen ish-komuniste partneritetin për paqe me Aleancën
Atlantike (1993) dhe e fituan këtë vend pranë saj. Ndërsa kurorëzimi i
politikave dhe strategjisë kombëtare të PD-së, si dhe zotit Berisha, ishte
anëtarësimi në NATO i Shqipërisë.
Ka
politikanë shqiptarë që turren si ulkonja me pamje dhelpre për të marrë meritat
e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Ndër ta është edhe Lulzim Basha! Në fakt
Bashës këtë shans ia ka dhënë vetë Doktori, sepse i dha besim të tepruar në të
gjithë karrierën e tij. Por pa hyrë në këtë histori, e vërteta duhet thënë siç
është: - Ndër forcat politike merita e pranimit në NATO i takon Partisë
Demokratike. Ndër personalitetet politike, këtë meritë e bartë dhe do ta bartë
në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve Sali Berisha! Le ta retushojnë dhe ta
interpretojnë si të duan historinë maskarenjtë e të gjitha llojeve brenda e
jashtë vendit. E vërteta është aty. Ajo nuk ndryshon për shkak të egos dhe
ambicieve të individëve as të konjukturave politike që ndodhin.
Shqipëria
në NATO është projekti më madhor i të djathtës shqiptare! Eshtë arritja më e
madhe në historinë e Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë. Nuk do ta ketë
këtë peshë as anëtarësimi në BE. Nuk e ka dhe nuk do ta ketë asnjë urë e
ndërtuar, për të cilën punohet dhjetë vite radhazi. Nuk do ta ketë asnjë shifër
në numrin e turistëve që vijnë në Shqipëri, ndërkohë që bujqësia në shërbim të
tyre rrënohet! Shqipëria në NATO ishte dhe do të mbetet vizion, mision dhe
realizim i njerëzve dhe burrave të shtetit si Sali Berisha që kanë vokacion
patriotik e perendimor!
Shënojëni
këtë të vërtetë dhe mos luani me të!