Mendime
Kimete Berisha: Askush më i vetmuar se Albin Kurti!
E premte, 29.03.2024, 08:56 PM
Askush më i vetmuar se Albin Kurti!
Nga
Kimete Berisha
1. Kryeministri Kurti është mburojë e padijes së ministreshave të tij, mburojë e hajnave që vjedhin në emër të tij, mburojë e ekstremistëve, si Eman Rrahmani që merret me dilema gjinekologjike dhe me teste të shtatzënisë: kush duhet të lind e kush jo.
2.
Albin Kurti është mburojë e të gjithë llaskuçëve dhe...mburojë e të gjitha
kontradiktave që ekzistojnë.
-
Nuk është mburojë e Mimoza Lilës, sepse ajo i ka komunistët e saj personal,
mbetjet e Fadil Hoxhës, që ende kujtojnë se Gjakova është qytet...
3.
Është vetëm.
I
vetmuar.
Sepse...
Nuk
ka Vetëvendosje, nuk ka qeveri, nuk është askush.
Nuk
ekziston një i vetëm që ka autoritet, askush afër tij që ka personalitet dhe
individualitet, përveç Albin Kurti.
4.
'Hiqeni' Albin Kurtin nga Vetëvendosja, dhe shih kush mbetet!
Askush.
Asnjë.
Janë
tufa të uritura për torte, burra e gra që rrinë ëmbëltoreve, të uritur për mish
gjysmë të pjekur dhe ah, shqiptarët e kanë zbuluar tashmë edhe salmonin..
Janë
këshilltare që gjatë orarit të punës pinë birra mejhaneve nën qiellin e hapur
dhe nga qejfi qeshin me zë duke treguar barcoleta rreth ushkurit...
Janë
të pangopur dhe të varfër në
shpirt...derisa
të ngihen.
5.
E, pangopësinë duhet ta lësh të
'vdes'
urie, se sa më shumë që ha, aq më shumë untohesh.
6.
Kur e ke Albin Kurtin, kollaj, ti i lëshon edhe thonjtë e gjatë si shtrigë,
spitulllohesh dhe e
shndërron
Ministrinë e Drejtësisë në sallon të frizerkave.
Albin
Kurti ta mbulon ty edhe fustanin livojzin dhe darkat në restorante të 'jakave
të bardha'.
Kur
e ke Albin Kurtin ti ke luks t'i lejosh' të ti vjedhin edhe dëshmitë e krimeve
dhe vazhdon jetën qetë, sikur s'ka ndodhur asgjë.
-
As babai i viktimës s'hidhërohet me ty, hatri i Albin Kurtit.
7.
Vetëvendosje e ka veç një kapital dhe ai është Albin Kurti, prandaj është
kollaj ta mundësh Albin Kurtin, veç po përtoj...
8.
Nëse është një ministër që ka dështuar komplet dhe që nuk e ka kryer asnjë
punë, përveç që u ka dhënë kontribut butiqeve dhe kozmetikave, nga jadrankat e
zhagëzat ka kaluar në stileto, kjo është Albulena Haxhiu. .
Veç
tregoma ti mua një punë që e ka kryer Albulena Haxhiu.
Veç
një.
Asnjë.
Hiç.
I
vetmi ndryshim që ka sjellur janë shishkat.
Lëre
që nuk ndjen që ka dështuar, por e sfidon opozitën, 'kur të doni', u thotë,
'nëse doni këtë të diele shkojmë në zgjedhje'.
-
Bëhet cinike halli i saj, sepse e ka Albin Kurtin që ia paguan cinizmin.
9.
Për dështime, askush nuk i afrohet Albulena Haxhiut, e cila në fillim të
mandatit protestonte baras me popullin kundër ministrisë që e udhëheq....
ama
ministri Vitija është dështimi i dytë më i madhi i Albin Kurtit.
Shqiptarët
s'kanë Institucione shëndetësore, shërohen njësoj si para luftës, nga
solidariteti dhe shoqatat humanitare.
-
S'di qysh nuk të vjen turp të shkosh në
zyre.
-
S'e dëgjon ti vajin e shqiptarëve që qajnë...
-
S'e di ti që gruaja e varfër vdiq sepse s'kishte pare ta blinte një damar falls
të zemrës;
-
Nuk i dëgjon ti rënkimet e atyre që presin në kolonë të pafund, me vite presin
që t'u vijë rendi që të provojnë të shërohen!
-
Nuk e sheh ti që gjëma e njërit pacient e mund gjëmën e tjetrit, shqiptarë që
dergjen në grup në një dhomë të ngushtë, në shtretërit me tri këmbë, nën qatinë
ku vajtojnë korbat.
-
S'e di ti se kolonat në pritje për t'u shëruar janë kolona të vdekjes!
-
S'të vjen keq ty që nuk e kryen asnjë punë!
Se
të blesh maska luksoze gjatë pandemisë, 20 euro copa, dije boll mirë.
Ti
as nuk merresh me shëndetësi, kurrë s'të shohim, kurrë s'të dëgjojmë, sepse e
ke mburojë Albin Kurtin, i cili ta mbulon turpin.
10.
Vuajtja e shqiptarëve nuk ka privatësi.
(Pas
sulmit në Prekaz, më 1998, një grua, të xilës policia serbe ia mbytën djalkn
dhe ia dogjën shtëpinë, kur e intervistova, më tha:
-
S'do të doja gjë tjetër veçse të kem një dhomë ku do të mund të qaja shlirë...
Se,
në shtëpi të huaj, nuk mund të vuash siç ta lyp shpirti ty!
11.
Dështim të tretë nuk mund ta quaj Arbërie Nagavcin, sepse nuk besoj fare në
sistemin arsimor...
të
detyrojnë të lexosh vjersha primitive të atyre 'shkrimtarëve' që kanë hyrë në
libra me pare, me jarana dhe me klane...
-
Jo nxënësi por edhe kali bie në depresion nga shëmtia e artit të tyre.
Besoj
vetëm në një mënyrë të të mësuarit - ji autodidakt.
12.
Dështim i tretë nuk mund ta quaj as atë graxhankëm, Artane Rizvanollin sepse në
qeverinë Kurti kemi pasur rrymë pandërprerë dhe rryma ka qenë dyfish më lirë se
përpara.
Ajo
i ka pasur disa ide me çebe e me klima, që i kanë zëvendësuar antenat satelitore.
S'ke pse del në ballkon, sepse gjithmonë të pikon mbi kokë nga klima në katin
përmbi.
13.
Dështim të tretë nuk mund ta quaj as Xhelal Sveçlën, jo veç pse menjëherë ka
reaguar kur më kanë pas kërcënuar me jetë, dhe policia (faleminderit prej tyre)
më kanë ofruar mbrojtje...
Por,
po vërej përmirësim të komunikimit të policëve, që deri dje kur të ndalonin në
rrugë, të pyesnin: ku po shkon; çka jeni ndër vete me bashkëudhëtarin; a je e
martuar; dhe, pse s'je e martuar.
-
Sveçla i ka bërë disa punë të pabesueshme dhe të paarritshme në Veri.
14.
Dështim i tretë është Rozeta Hajdari, por Albin Kurtit i duket 'grua e mirë'.
Rezertat shtetërore janë vjedhur në emër të bukës.
-
Zyrtari që e ka sinjalizuar vjedhjen, është larguar nga puna.
Kjo
është e tmerrshme, e neveritshme.
Kjo
është Rozeta Hajdari, të cilës Albin Kurti ia fshinë troshat.
Pse?
Nuk
e kuptoj!
A
e humb njeriu nornal karrierën e vet për Rozeta Hajdarin!
E
nëse po, pse!
15.
Albin Kurtit i vjen inat ta pranojë që 'njerëzit e tij' janë kriminelë dhe
hajna, prandaj i mbron, si ai prindi i keq që për të mbrojtur fëmijët e tij të
lazdruar, hyn në bela me komshinjtë...pastaj vjen dita që 'fëmija' e rrah edhe
atë.
16.
Derisa Albin Kurti ka luftuar për ta bindur botën se është i ditur dhe
intelektual (e ka kompleks t'ia pranojnë dijen),
disa
ministra të tij janë pasuruar, kanë vjedhur të gjalltë e të vdekurit...
shumica
kanë shtuar peshë; takimet zyrtare janë mbajtur nëpër hotele me dritare kthyer
kah liqeni, e në mungesë të liqenit, kryen punë edhe mali!
17.
Asgjë nuk ka ndryshuar.
Në
të kaluarën me tatimet tona, disa zyrtare të qeverisë i kanë zvogëluar hundët
(në emër të sinusit), e tash mbushen botox dhe burrat vjedhin edhe më shumë
tash , se sa më shumë buxhet, aq më e madhe vjedhja.
18.
E kam thënë por ju nuk po më brsoni se nuk është problem qeverisja, kë duash
zgjedhe, gjithmonë do të jetë njësoj: korrupsion, pabarazi, padrejtësi...
-
Sepse, mentaliteti ka faj, është popull i varfër në shpirt, grabitës, që lulja
kur nuk i dhurohet, e shkul me rrënjë.
19.
Pas luftës kërrsh janë bërë shqiptarët mes vete për 'ndarjen e Lirisë'.
Serbia
e ka për qëllim ndarjen e Kosovës, kurse shqiptarët pas luftës e kanë ndarë
pasurinë e Kosovës mes vete.
-
Një politikan të varfër, a njeh?
20.
Jo veç buxhetin e Kosovës, pas luftës politikanët shqiptarë e kanë korruptuar
krejt botën: drejtësinë e UNMIK-ut, drejtësinë e EULEX-it, s'kanë lënë kënd pa
korruptuar...
bile
bile 'artistët' shqiptarë tash e sa vite po e korruptojnë edhe Serbinë.
Marrin
pare nga Serbia, për 'pajtime të rrejshme ndëretnike', aktivitete që as s'i
shikon kush, as s'i merr kush deriozisht, as nuk kanë asnjë vlerë.
-
Se sikur ta ndalonte luftën 'shfaqja e keqe teatrale', nuk do të kishte
ekzistuar lufta.
-
Ata e dinë, siç e dimë edhe ne, që paratë në emër të 'pajtimit ndëretnik'
vjedhen.
-
Se, zemra nuk fal.
Veç
drejtësia do ta qetësonte këtë zemër që digjet flakë!
21.
E Teatrit i janë fikur dritat.
-
Kur i shikon 'çmimet e teatrit', e sheh se juria e shpërblen me çmim shfaqjen
që nuk e ka parë.
Paramendoje
sikur ta kishte parë shfaqjen çka do t'i jepte...
-
Dhe, në terrin e plotë të sallës së improvizuar, në teatrin me perde të zeza,
duket sikur çmimet dalin nga errësira, dhe shihen vetëm fytyrat e 'fituesëve'
që as nuk gëzohen, sepse të gjithë janë
shokë mes vete dhe çmimet i marrin me rend: - unë ty sivjet, ti mua ma jep
vitin e ardhshëm. Sivjet ia jep koliqi - morinës, vitin e ardhshëm morina ia jep
koliqit.
-
Klani i teatrit është mafia më primitive që ka ekzistuar deri tash.
Asnjëri
nuk dallohet nga tjetri për talent...
Ata
rriten dhe shpërblehen në terr.
Por
e dinë që shfaqjet nuk ua pëlqen kush.
-
Teatrin nuk e kemi sepse s'kemi nevojë për të.
Nga
ndërtesa ka zbritur në rrugë dhe tash Teatri Kombëtar konkuron me teatrot e
qyteteve dhe katundeve...
Nuk
del përtej provincializmit shqiptar.
-
Ngjitja dryrin.
22.
E Hekuran Muratin nuk po ia nguc Albiniit, sepse Hekurani nuk s provokon askënd
pa qenë i provokuar.
Është
defenziv, sinqerisht dhe kategorikisht nuk e pranon kritikën, ama nuk ka sevda
(si Albulena) të grindet për qejfi...dhe të fyej.
23.
Opozita nuk është e rritur në mënyrë falls, është e vogël por e vërtetë, ndërsa
Vetëvendosja është e madhe në mënyrë artificiale, se në fakt veç Albin Kurti e
mbulon vogëlsinë e Vetëvendosjes, që, pa të, do të ishte vetëm një OJQ që merr
pare nga shteti për të punuar kundër shtetit.
P.S.
Më ka marrë malli me pi nga një gotë
dardhe me ty, dhe unë me fol për Hashim Thaçin...e ti me m'dëgju, pa më
ndërpre', qysh e ke pasur zanat.
Unë
me t'thënë: bëhu vetjak, hiqu shqiptarëve...se askushi s'janë...s'e sheh ti,
Hashimi u harrua për së
gjalli
e s'mërzitet kush për të...
-
e ti të mos ma kthesh fjalën, të më thuash si gjithmonë, po, mirë e ke.
-
Më ka marrë malli të ulemi ballë për ballë e të flasim për vetminë time të
rrejshme, të krijuar nga filmi e nga poezia.
-
Të të tregoj ty se si një ditë njëri më tha: Kur ti lexoj shkrimet, duket sikur
vuan shumë, dhe prekem, por kur të takoj gjithmonë të shoh të lumtur (demek po
'rrej' unë)!
Se
kjo vetmia ime është higjiena ime shpirtërore, sepse shpirti pastrohet veç në
heshtje dhe në vetmi.
Aty
jam, siç më ke ëarë për herë të fundit: më e hollë, më e qetë, cigare nuk pi,
raki nuk pi, ilaçe të shpirtit nuk pi, askënd nuk e pres të vijë, s'të pres as
ty.
Nuk
kërkoj qetësi...sepse e di se qetësia nuk ekziston.
-
E pamundur pa ta përmendur Ibrahim Rugovën, që e kishe shok, e mua më pëlqente
të ta ngacmoja.
Kur
mërziteshe që të shkelte politika e njëjta për ty, si në robëri - si në liri,
thoje:
-
Të gjithë shokët e mi kanë vdekur: Jusufi, Ibrahimi, Xhaferi...mua më lanë
vetëm...
-
Kur të thoja: paramendoje sa i mençur ka qenë Ibrahim Rugova, kurrë asgjë nuk
ka blerë, çdo gjë i është dhuruar.
-
Dhe, kurrë asnjë fjali të plotë nuk e ka thënë, por ngjehet më i mençuri!
-
Nuk e ka ditur sa kushton një pako cigare, anipse 5 pako i ka pirë në ditë.
-
Më ka marrë malli të protestoj me këngë, siç e kam zanat, kur injoroj, nuk
hesht, por këndoj!
-
Dhe, pastaj ti vdiqe edhe vet, dhe kështu mori fund ciklii i vuajtjes: nuk e
kam më asnjë shok që do ta kisha lënë keq.